ZEQIR DURAKU, VEPRAT DHE VEPRIMTARIA E TIJ SHQIPTARE

ZEQIR DURAKU, VEPRAT DHE VEPRIMTARIA E TIJ SHQIPTARE

 

Shkruan: Tafil DURAKU

 

Zeqir Zymer Duraku, u lind në Burojë të Drenishtës, më 25 janar 1948. Shkollën fillore e kreu në Turiçefc, të mesmen në Mitrovicë dhe studio e kreu Artin Dramatik - Degën e Aktrimit, në SHLP të Prishtinës. Si i ri, i mbrumur me ide atdhetare e kombëtare, Zeqiri, jo vetëm u dallua, por, ishte dhe mbeti njeriu më besnik i shqiptarizmës, njeriu bosht dhe njeriu më karizmatik i kauzës së shenjtë kombëtare, duke u shndërruar në prijës të vërtetë shpirtëror i të rinjve që e pasonin me besnikëri. Zeqiri, shquhej për gjithçka karakteristike, sepse, për kohën, qe edhe shembull tipik i thyerjes së dokeve të huaja, prapanike, të imponuara me dhunë e dredhi të pushtuesve dinakë, dhe, atyre "patriotike" të shqiptarëhuajve, e, sidomos, të "shqiptaro"-titistëve.

Zeqir Duraku, pas kryerjes së SHLP, punoi në Teatrin e Kombësive, në Shkup, prej ku u përndoq për shkak të pikëpamjeve të tij shqiptare. Vazhdoi të punojë në Ferizaj, e, pastaj, në ish Teatrin Krahinor të Prishtinës, prej ku, po ashtu, për shkak të pikëpamjeve të tij shqiptare, u përndoq prej "shqiptaro"-titistëve më të rafinuar antishqiptarë, prej "profesionistëve" dhe "aktorëve të mëdhenj" të atij teatri "shqiptaro"-jugosllav. Pastaj, migroi në Suedi, ku jeton tash e 25 vjetë, por pa e ndalur, kurrë, veprimtarinë e tij shqiptare, pikëpamjet e tij të shëndosha kombëtare, të trashëguara nga Rilindja Kombëtare Shqiptare dhe nga Shqipëria Socialiste e Xhaxhit Enver Hoxha, e cila figurë e ndritur shqiptare vazhdon të mbetët kryefigura e bashkimit kombëtar të shqiptarëve, dhe, natyrshëm, kryefigura e idealeve të tij e tonave, shqiptare.

Kudo, ku punoi e jetoi Zeqir Duraku, si dhe bashkëveprimtarët e tij, u shqua për vendosmërinë e tij shqiptare, të trashëguar nga familja dhe të mbrumur e të pasuruar edhe me veprat e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, të vëllezërve Sami, Naim e Abdyl Frashëri, të Migjenit, Ndre Mjedës, Filip Shirokës, Pashko Vasë Shkodranit, Hasan Prishtinës, Luigj Gurakuqit, Bajo e Qerqiz Topullit, Mihail Gramenos, Ali Asllanit, Petro Markos, Zef Serembes, Nonda Bulkës, etj. dhe pasardhësve të tyre të mëdhenj.

Hapave të Zeqirit, ecën me vendosmëri e krenari edhe vëllai Shyqëriu, motra Hajria, nipi Debatiku, etj. Pas tyre hapëruan e hapërojnë edhe të tjerët, kushërinjtë, nipat, mbesat. Por, si është e mundur qe, nën pushtimin serbo-jugosllav e "shqiparo"-titist, i përndjekur, dhe, sot, sërish, i përndjekur dyfish, tok me shokët e idealit të tij shqiptar?!...

Veprimtaria madhore e Zeqir Durakut, qe dhe mbetët ndër udhët e mëdha të shqiptarëve, për ta bërë Atdheun - ATDHE të shqiptarëve dhe lirinë LIRI të tyren kombëtare. Madje, në çdo kohë, ajo veprimtari e pastër kombëtare, si ujët e Valbonës së lashtë shqiptare, mbetët kreyfisnikja e shqiptarisë. Veprimtarinë e tij kombëtare e pasojnë edhe veprat e tij, të botuara në mërgim, të cilat, kurrën e kurrës, nuk do ta shihnin dritën e botimit prej censurës së "patriotëve" dhe të komunistëve të kuqë "shqiptaro"-titistë, jugosllavë, siç nuk e panë dritën e tyre të botimit edhe shumë vepra të tjera, të denja, të shumë autorëve, veprimtarëve e krijuesve shqiptarë.

 

Ndër veprat e tij, për kryevepër mund të radhitet "Prometheu modern", Monodramë, e cila u shkrua në mars të vitit 1984, pas demonstratave të vitit 1981, me të cilën, Zeqiri, dëshmoi bindshëm se pa organizimin e një force ushtarake, borizan i të cilës u bë me shumë shokë të idealit të tij shqiptar, kurrë nuk do të ketë bashkim kombëtar dhe Shqipëri shqiptare. Pas saj, pasoi përmbledhja me poezi "Pështyrje-sharje prometheojane", prill 1991, Suedi. Zhgënjimi i tij shihet që në poezinë me titull "Populli i mjerë", "Shërbëtorja e shpërkëndyer", "E vërteta që vret", "Tradhëtia e vrau, - jo të tradhëtuarit", "shqiptarët - antishqiptarë", "Shumë më qen njeriu se qeni", etj. Kryesisht, poezia e Zeqirit, është një zë i qartë dhe thirrje e vazhdueshme për luftë, për ta bashkuar e për ta bërë Shqipërinë - SHQIPËRI. Për këtë, përkushtimin e tij shqiptar, mëse miri e rrëfejnë poezitë "Shaban Shypnia", "Rijehon heroika - Shaban!", etj.

Veprimtarinë e tij atdhetare e shqiptare e dëshmon edhe vepra tjetër me poezi, "Thellim pështyrje-sharjesh të Prometheut modern", dhjetor 1992, Suedi. Se poezia e artistit të madh e të veçantë dhe e poetit shqiptar Zeqir Duraku është një poezi e kushtrimit për liri e për Shqipëri, dëshmon poezia me titull "Kushtrimi i lirisë", "shqiptari i vërtetë", "Rrënimtarët e Shqipërisë"," Alarm!", "Zezonë e tmerrshme", "Epiko-tragjika shqiptare", etj. Poezia e Zeqirit, e Zëqiriut shqiptar, është një poezi e thellë filozofike, që pulson shqip, poezi e një lashtësie shqiptare, kapriçioze, por, që vazhdimisht godet në cak, pa e huqur atë në asnjë kohë e rrethanë. Dhe, për ta dëshmuar autenticitetin e tij poetik e kombëtar, në dhjetor 1995, po në Suedi, boton përmbledhjen tjetër, me titull "Tej thellim pështyrje-sharjesh të Prometheut modern", ku veçohen poezitë, si "Në kuptimin e plotë të fjalës", "Vërejtje patriotike", "Melankoli që s'kapërdihet", "He-heeeeeeej, popull, - A ke veshë, sy, A ke krye?!", "Ou, predsednik!", "Vaki - e jo mahi!", "Skandaloze!", "Eh, - na ishte, - por kuku ç'na është!?", "Kuku e medet!", "Por dielli nuk vdes!", "Kali i Trojës", "Kronologjia e vetëm një mbrëmjeje!", "Në vija të trasha!", "Dashuri dhe urrejtje patriotike!", etj., që janë kushtrim i vërtetë lirie e Shqipërie, për popullin e kudondodhur shqiptar.

Zeqir Duraku, edhe pse i përjetoi të gjitha të këqijat e "shqiptaro"-titistëve, tok me të gjithë shokët e tij të idealit shqiptar dhe bashkëveprimtarët e denjë të çështjes shqiptare, nuk pushoi së shkruari e së vepruari, i kërcënuar në çdo hap, në çdo kohë dhe për çdo ditë, nga bandat kriminale e "patriotike" të "shqiptaro"-titistëve të kuqë jugosllavë, rankoviçisto-titisto-ibrahimrugoviste, të cilat, ishin një ushtri e tërë "patriotike", shumë e organizuar dhe e kamufluar edhe në diasporën shqiptare, kudo, në Perëndim. Por, Zeqiri, si zëqiriu i denjë shqiptar, nuk u dorëzua kurrë para shantazheve dhe kërcënimeve të tyre "patriotike" dhe antishqiptare. Madje, atë përkushtim të tij shqiptar, e vazhdoi edhe më fuqishëm me përmbledhjet poetike "MENDIME, hiqmuni qafe dhe mosni, MENDIME", dhjetor 1997, Suedi, dhe, "Prometheu modern - ngadhnjimtar", dhjetor 1999, Suedi. Në përmbledhjen e parë takojmë poezitë e alarmit dhe të shqetësimit të thellë shpirtëror e shqiptar të artistit, poetit e veprimtarit të shquar, madje, bie në sy, që në fillim, poezia "… Vazhdoj të alarmoj!", "E parandiej tronditshëm…!", "Çfarë fati ciniko-tragjik!?", "Mizoriteti i jetës", "Shqetësim dhe pohim-mohim!?", "Fragment nga jeta e tejshqetësuar!?", "Mërgimi dhe mërgimtarët", "Nuk po flas as kuturu as përçart!", "Dashuria dhe dhembja ime alarmojnë!", "Pa ekuivok!", "Realitet i tej pështirë!?", "Pa e merituar lirinë - s'mund ta kesh!", "Shqipëri, o nëna ime!", "Deklarimi im më i sinqerti!", "Duhet të ketë qenë i shenjtëruar!", "Prononcim zëqiriu!", "Sado që bjeshka nuk shtyhet me gjoks", "Prometheu modern", etj.

Në poezinë shqiptare të Zeqir Durakut, takohen pashkëputshëm dashuria ndaj Atdheut dhe ndaj Shqiptarëve, por, ndaj shqiptarëve - shqiptarë. Takohen e bisedojnë shqip, me trazim e shqetësim të paparë, dashuria dhe urrejtja për të paditurit dhe për shqipfolësit, sepse, në thelbin e tyre, shqipfolësit, edhe mund të mos jenë shqiptarë, por, janë shqipfolës, sikurse të gjithë "shqiptaro"-titistët antienveristë dhe antishqiptarë, prej të cilëve edhe sot po e vuan të zitë e ullirit intelegjenca shqiptare, në trojet etnike shqiptare dhe jashtë tyre, prej të cilëve po vuan Atdheu dhe populli shqiptar. Këto dy pole të kundërta njerëzore gërshetohen përmes vështrimeve kritike të gjendjeve reale, situatave e të skenave dramatike të bashkëkohësisë së çoroditur dhe të paparë, antishqiptare, shkaktuar prej vetë "shqiptarëve". Në përmbledhjen poetike "Prometheu modern ngadhnjimtar" takojmë shumë poezi të përkryera të autorit dhe të artistit shqiptar, e, ndër to, do i veçonim: "Zëqiriu dhe pikë!", "Modeli i shqiptarit të lirë!", "Urra prometheojane!", "Urra dhe lavdi!", "… Ishin vitet 1986/87", "Nuk fshehet dielli me shoshë!", "Le ta dinë kohët dhe brezat në vijim!", "Mjerim që kalon çdo përfytyrim!", "Bubullimë zëqiriu!", "Dëgjojeni zëqiriun se ç'thotë!", "Pështymlëpirësit!?!", "Sa e mirë e keqja!", "Të poshtërit unikatë", "Kutërbim mjerimi!", "Në Shqipërinë e Enver Hoxhës", "Zëqiriu - për lirinë!", "Bumerang fatal!", "Vlera e paçmuar e Enver Hoxhës së madh!", "'Të keqen' e ka krijuar e mira!", "Dëshmim zëqiriu!", "Zëqiriu së poshti dhe së larti!", "'Intelektuali' fetar", "UÇK-së, miradije dhe lavdi", "Maksimë zëqiriu", etj.

Poezia "Se këto më përjashtojnë nga njëra-tjetra", dëshmon mëse bindshmi se poeti di të dashuroj në çdo kohë, edhe pse, dashurinë nuk e gjen ashtu siç e dëshiron, të shkallës së nivelit të tij intelektual e shqiptar, prandaj, poeti shqiptar, e bën një krahasim të mrekullueshëm, të madhërishëm, origjinal, në mes të lirisë dhe femrës, dhe, thotë:

 

Femrat e bukura përherë MË KANË BËRË që ta dua Lirinë

dhe Liria përherë MË KA BËRË që t'i dua femrat e bukura!

 

LIRIA dhe FEMRAT E BUKURA kanë qenë për MUA dhe j a n ë

gj a k i m; gj ë m ë, k ë n g ë dhe o f sh a m ë!

 

Ou! NUK PASKA fat më të pafat në këtë j e t ë

sesa BUKURUSHET dhe LIRINË t'i duash nj ë j t ë

apo gati-gati nj ë j t ë !?!

 

Edhe çka t'i shtohet kësaj poezie të kulmit mendor e filosofik të artistit e poetit të pamposhtur, prej graniti shpirtëror shqiptar?!... Gërshetimi fatkeq i dashurisë dhe urrejtjes, thuajse, e përcollën poetin dhe artistin e madh shqiptar, gjatë gjithë jetës së tij të denjë shqiptare, brengë e të cilit mbetët, gjithsesi, gjetja e një gruaje shqiptare, por, ama, enveriste të përbetuar, me të cilën do ta linte pas një teste fëmijësh shqiptarë. Po e japim, në vijim, poezinë e plotë:

MË PENGU IM, JEHO PËRHERË!!!

 

Desha aq shumë e SH U M Ë në J E T Ë

që ta merrja NUSE një shqiptare, patjetër

. . .por, që të ishte edhe shqiptare e B U K U R . . .

Edhe të ishte ENVERISTE e padiskutueshme . . .

Dhe, t'i bëja ME NUSEN TIME së paku, dhjetë fëmijë

- të gjithë - DRAGONJ, ZANA dhe SH Q I P E . . .

 

e t'i rritnim besnikë të përjetshëm të ENVER HOXHËS

dhe të SHQIPËRISË SË BASHKUAR - ETNIKE !!!

 

. . . Por, ja që, nuk qenka thënë - oh, M E D E T . . .

Që të më plotësohej KJO DËSHIRË e IMJA në jetë;

dëshirë e imja mbase më e MADHJA; më e zjarrta . . .

Sepse, erdh një DITË e zezë e STERRË E Z E Z Ë

Kur . . . heu, papritmas, shkoi përjetë Enver Hoxha !?!

 

...Dhe, për t'u bërë E KEQJA, - deri edhe tej gjëmëmadhe

bashkë me ENVER HOXHËN shkuan dhe i k ë n . . .

jo vetëm - edhe SHQIPTARIZMI dhe SHQIPTARËSIA

. . . gati e të gjithë SH Q I P T A R Ë V E . . .

Por shkoi, mbase, edhe çdo vlerë e virtyt tjetër I TYRE.

 

Padyshim, kulmet e vlerave shqiptare të Zeqirit i takojmë kudo në jetën e tij të varfër e të denjë, por, mbi të gjitha, të thjeshtë, njerëzore e humane. Këtë e dëshmon përndjekja e vazhdueshme që i është bërë e i bëhet Zeqirit dhe shokëve të tij të idealit shqiptar, prej zinxhirit 'patriotik' "shqiptaro"-titist, i cili ishte pjesë e zinxhirit tjetër "UDB-asho - KOS-ist, serbo-jugosllav, LKJ-isto - LKK-isto - LDK-ist, i cili, Zeqir Durakun&CO e kishte radhitur ndër shqiptarët më të rrezikshëm për Jugosllavinë antishqiptare të Rankoviçit, të Titos e të Milosheviçit. Disa nga shokët kryesorë të Zeqirit, nuk ishin në atë listë, por, sigurisht, janë në dosjet tjera sekrete të UDB-së e të KOS-it dhe të shërbimeve tjera më antishqiptare në historinë e “re” dhe "demokratike" të “shqiptaro”-titistëve dhe të Evropës plakë.

Pavarësisht përndjekjeve të vazhdueshme, Zeqiri me shokë nuk pushoi së vepruari për asnjë çast të vetëm, për ta parë Shqipërinë dhe shqiptarët, ashtu siç mendonin e dëshironin vetë shqiptarët - shqiptarë, të cilët nuk kursyen asgjë për t'i çuar në vend amanetet e paraardhësve të tyre, sidomos, amanetet e shenjta të Rilindjes Kombëtare Shqiptare e të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Prandaj, Zeqirin e takojmë, të frymojë shqip, kudo. Ai, është mjaft aktiv tek shumë faqe të internetit, pasi që nga shtypi i ri recidivist e "shqiptaro"-titist i bëhet censurë e vazhdueshme mendimit të tij të pavarur shqiptar, si shumë të tjerëve, si tek: www.neneshqiperi.info, www.albaniapress.com, www.atextd.tk, www.cameriagroups.com, www.radiokosovaelire.com. www.lajme.dervina.com, www.shkupipress.posetous.com, www.forumishqiptar.com, www.albforumi.com, www.unitedalbania.org, www.uniartproi1.tk, www.tribunashiptare.com, etj. Dhe, kontributi i tij kombëtar, sot, si gjithmonë, gjatë gjithë veprimtarisë së tij shqiptare, është i madh dhe i pakrahasueshëm, me atë të "patriotëve" shqipfolës e "shqiptaro"-titistë.

Dhe, sesi iu përgjigjet një shqiptar, sigurisht njohës i mirë i veprimtarisë shqiptare të Zeqiri Durakut dhe shokëve të idealit të tij, disa forumistëve të pacipë "shqiptaro"-titistë, të parapaguar për të nxitur e bërë faqe të zeza "patriotike" nëpër uebfaqet e internetit, por, gjithsesi, antishqiptare, po e japim në vazhdim mendimin e tij, të lektoruar, por, duhet të themi, këtu, se nuk është ky mendimi i vetëm shqiptar për Zeqirin dhe bashkëveprimtarin e tij të ngushtë, Tafilin.

Për Zeqir Durakun

 driton zeka        14-03-2010, 10:52pm

O, "shqiptar të ndershëm", mos shkruani këso fjalë të poshtra, se, Zeqir Duraku është yll i Kosovës, është njeriu më i pastër se çdo shqiptar; dua të them se lum Kosova e Drenica për Zeqir Durakun e Tafil Durakun, e, ju, njerëz me shumë fytyra, këta nuk janë as komunistë, as tradhtarë, po, n'daçit me ditë: janë bijtë e heronjve të gjallë të Kosovës (shqiptare, v.i., T. D.). Turp, kush i shanë këta dy njerëz, dhe, ju, vëllezër e motra, qe lexoni këto sene që kanë shkruar këta njerëz me shumë fytyra (është fjala për forumistët "shqiptaro"-titistë&Co, v.i., T. D.), nuk është e vërtetë asgjë që thonë për ta, e, nëse doni ta dini se kush është Zeqir Duraku e Tafili, pyetni në Burojë të Drenicës.

 

Që ta shohë lexuesi shqiptar, paanshëm, po i zbardhim disa poezi të artistit të madh shqiptar, Zeqir Duraku, i cili, kur ishte fare i ri kishte idol artistin e madh shqiptar, Aleksandër Moisiu, dhe, po të ishte në një shtet tamam shqiptar, Zeqiri, padyshim do t'i kalonte vlerat e çdo artisti të derisotëm shqiptar, por, e lanë nën hije, sepse, ia patën dhe ia kanë frikën, sikurse të gjithë shqiptarëve të kalibrit të tij njerëzor e shqiptar.

 

PIKA, QË S'U BIE !?!

 

Kurrgjë nuk janë të dëmshëm;

prapavajtës dhe të rrezikshëm përgjithësisht

për shoqërinë njerëzore, njerëzit   f e t a r ë;

zbatuesit e drejtpërdrejtë të f e v e

 

- çka janë të dëm-dëmshëm, prapavajtës e prapashpënës;

të rrezikshëm dhe të tej rr e z i k sh ë m

pseudointelektualët dhe intelektualsharlatanët,

 

të cilët, jo që s'kanë asgjë kundër f e v e,

por edhe i favorizojnë, fshehtas e haptas - ato;

e, madje-madje edhe iu dalin KRAHË - fetarkretenëve !?!

 

SHQIPTARË, KUPTONI SA S'ËSHTË TEPËR VONË!?!

 

Nëse ka ZOT; nëse ka Zot t'vërtetë; të ndershëm dhe të drejtë;

 

Atëherë, unë i siguroj të gjithë sh q i p t a r ë t

 

Se, ZOTI I VËRTETË, I NDERSHËM DHE I DREJTË

 

Kurrë s'ka për t'i ndihmuar sh q i p t a r ë t

- as si muslimanë; as si katolikë; as si orthodoks

dhe, as në cilëndo qoftë formë a mënyrë tjetër TË HUAJ

 

sepse, ZOTI, - ooo shqiptarë MENDPAK dhe MARRAKË

ka mundur dhe ka ditur që t'iu falte: - qoftë edhe turq;

madje, edhe arabë; edhe çifutë; bile, edhe sllavë apo, edhe grekë

 

...dhe, madje - edhe çkadoqoftë tjetër ka mundë t'iu falë

mirëpo, megjithatë, iu ka falur pikërisht SH Q I P T A R Ë !?!

 

Pra, iu ka falur krejt TË VEÇANTË, jo pa qëllim, nga të tjerët

 

Që, edhe JU, në fund të fundit, - qoftë edhe ZOTIT VETË

T'i drejtoheni SHQIP; t'i drejtoheni - SHQIP ME KA KREJT!?!

 

Se, përndryshe, jo që ZOTI - s'do t'iu merr parasyesh - K U RR Ë

Po, në vend që t'ju ruaj; ndihmoj dhe përparoj

- vazhdimisht ka për t'ju H U M B U R !?!

 

Suedi, 1. 12. 2009

 

O, ZOTI SHQIPTAR

 

Sa ishe gjallë TI, o E N V E R   H O XH A

shqiptarët dhe shqiptaret - rr e p t ë s i sh t

 

e kishin të ndaluar të   sh n d ë rr o h e sh i n

 

 . . . edhe në Q E N Ë dhe në K U D R A . . .

  

Por, ç'prej se sh k o v e   TI - o    Z O T

 

shumë nga ta - u SH N D Ë RR U A N - tap-fap

në qenë, qenushe, zagarica   dhe   z a g a r ë

 

dhe, pak syresh - mbetën   n   j   e   r   ë   z

dhe - akoma më pak shqiptare dhe sh q i p t a r ë !?!

       

Derisa ishe TI, ENVER HOXHA - o, të rroftë f a m a

            

qentë dhe qenushet shqiptarë dhe shqiptare

...nën   h a m b a r e, k o sh e dhe të   kamufluar/a

 

e kishin të N D A L U A R që të HANIN   M U T A...

 

Por, ç'prej se po mungon TI - O   ZOTI SHQIPTAR

qentë dhe qenushet që i zura këtu   n g o j e

 

po hanë veç M U T   dhe   M U T A A A A A A A A . . .

 

dhe, kund një M U T - nuk po dojnë më e lanë !?! 

 

MODELI I SHQIPTARIT TË LIRË!!!

 

 O   Z O T, nëqoftëse    TI   ke   l i dh j e

me Krishtin çifut ose me Muhamedin arab

 ... apo, me këdoqoftë tjetër në këtë B O T Ë

- më shumë sesa me MUA -Zëqirin shqiptar;

 

a t ë h e r ë, TI nuk je ZOT - por, je D J A LL !?!

 ... Ndaj, si i tillë - do jeshë i injoruar;   m o h u a r

... dhe, i l u f t u a r

- nga UNË - stoikisht dhe p ë r gj i th m o n ë...

 

sepse, ZOTI i v ë r t e t ë, as nuk   d u h e t

- dhe, as nuk mund të jetë

i pabarabart ndaj njerëzve dhe i p a d r e j t ë !?!

 

Kështu mendoj dhe kështu them   UNË, ZËQIRIU

me ndërgjegjshmëri dhe përgjegjësi të plotë !!!

 

Suedi, 25. 1. 1998

 

(Marrë nga përmbledhja me poezi, "PROMETHEU MODERN NGADHNJIMTAR", botuar në Suedi, Dhjetor 1999)

 

Kjo tregon qartë dhe bindshëm, se Zëqiriu shqiptar rron e gjëllin shqip, pavarësisht vuajtjeve që ia shkaktojnë "patriotët" e kalibrit të njohur recidivist e "shqiptaro"-titist, të cilët, fatkeqësisht, janë instaluar edhe në Tiranë, sepse, atje, që herët, shkonin me leje të Titos antishqiptar, për ta bërë e për ta copëtuar kësisoji Shqipërinë dhe për t'i përçarë shqiptarët kështu, në këtë shkallë, për t'i përtallur e gjithë bota, për t'u kënaqur me ta thiu e qeni bashkë.

 

Burojë, shtator 2010

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Create a free websiteWebnode