ZEQIR DURAKU / DY POEZI

POEZI

 

   Zeqir DURAKU

 

NJERI, KUJDES, N J E R I!

 

Njeri, vetëm sa të jesh në këmbë

në këtë BOTË e sa të jesh gjallë, JE;

 

Prandaj, derisa të jesh gjallë

kij shumë kujdes SI TË JESH. . .

 

Sepse, kur të vdesësh, vetëm

një kohë të shkurtër do të jetë gjallë

edhe KUJTIMI për ty. . .

se, pastaj, edhe kujtimi për TY

do të zhduket përgjithnji!

 

Kujdes maksimal pra, N J E R I

 si do të jesh sa të jesh gjallë

ngase, si do të JESH sa të jesh gjallë

do të jetë edhe KUJTIMI për ty

 i shkurtër apo i gjatë!?!

 

 

EH, NJERI, N J E R I!

 

Mirë me të MIRËN,

KEQ me të mirën;

 

Keq me të KEQËN,

MIRË me të keqën!?!

 

"Hip se t'vrava,

zhdryp se t'vrava"!?!

 

. . .Eh, njeri i ngratë

e N J E R I fatshkretë

 sa ngusht e sa keq je

derisa të jesh gjallë

në këtë BOTË!?!

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Create a free websiteWebnode