ZCN-JA DHE BE-JA ANTISHQIPTARE

 ZCN-JA DHE BE-JA ANTISHQIPTARE

 

Shkruan: Tafil DURAKU

 

Për deklaratën antishqiptare të ZCN-së dhe BE-së, mësuam nga një shkrim i qëlluar i z. Besnik Prishtina, në Albaniapress. Dhe, këtu, është koha e fundit të thuhet se Brukseli, sundimin e vet fashist, antinjerëzor dhe antishqiptar, në emër të demokracisë dhe në emër të gjoja Evropës së bashkuar, e ka shtrirë në Kosovën e trepushtuar shqiptare, madje, pa asnjë pengesë, mbështetur në idetë fashiste e gjakatare të Serbisë pushtuese dhe të Akademisë së saj të Shkencave dhe të Arteve, si  dhe në elaboratet famëkeqe antishqiptare të Ilia Garashaninit, Vasa Çubriloviçit, Dobrica Çosiçit, etj.

S’do mend se deklarata e ZCN-së dhe e BE-së, se “… ZCN-ja do t’ishte e kënaqur që realizimi i tërësishëm i pakos të nënkuptonte kthimin e qeverisjes së Serbisë në Kosovë”, jo vetëm që është jonjerëzore dhe johumane, provokuese, në shkallë të lartë, luftënxitëse e luftëmbështetëse, ajo, në esencën e saj, është edhe armiqësore e antishqiptare.

Pyetja që duhet ta shtrojmë këtu, është: Kush u paraprinë atyre deklaratave tejcinike të “demokracisë” evropiane dhe cili është qëllimi final i tyre?... Ndërsa, për mjetet e “informimit” në Kosovë, nuk duhet të flasim fare, sepse, ato, edhe para, edhe gjatë, e, edhe pas luftës së UÇK-së, e kanë treguar “fytyrën” e tyre të vërtetë “patriotike” e “kombëtare”, në stilin e tyre, tashmë, të njohur “patriotikisht” e “kombëtarisht”. Pra, gazetat e ish-regjimit dhe të regjimit të “ri”, motikohë, kanë dëshmuar se janë më antishqiptare se të gjitha gazetat e armiqve të shqiptarëve dhe të Shqipërisë. Ndërsa, një udhë shqiptare, do të thoshim, pa dyshim, po e mbajnë dhe po e ruajnë “Albaniapress”, “Radio Kosova e Lirë” dhe rrallë ndonjë tjetër krah tyre.

Të gjitha punët e pamira në kurriz të shqiptarëve të Kosovës i dëshmuan bindshëm aksioni ndërkombëtar UNMIK-ian i mbledhjes së armëve të UÇK-së dhe burgosja e luftëtarëve të saj, pas përfundimit të luftës, si dhe vrasja e demonstruesve shqiptarë, nëpër demonstrata paqësore, kudo në Kosovë. Politika antishqiptare e Titollkut pati një udhëzues, ku, trojet e pushtuara shqiptare i copëtoi edhe në tre republika tjera jashtë Kosovës, në atë të Serbisë, të Maqedonisë dhe të Malit të Zi.

E, sot, dymbëdhjetë vjetë pas luftës së UÇK-së, në Kosovën e trepushtuar shqiptare, është koha të thuhet se shqiptarët janë më të dëmtuarit, e më të përndjekur edhe se në kohën e pushtimit serbo-jugosllav të tyre, ndërsa, mbi ligjet janë vetëm ndërkombëtarët dhe “shqiptaro”-titistët e rafinuar. Këtë mëse miri e dëshmon aksioni i UNMIK-ut për mbledhjen e armëve të UÇK-së dhe burgosja e luftëtarëve të saj, përzënia e shqiptarëve nga puna, mbyllja dhe falja e fabrikave e matrapazëve “shqiptaro”-titistë dhe këlyshëve të tyre, e të tjera pisllëqe evrondërkombëtare.

Pra, në Kosovën e trepushtuar, qe dymbëdhjetë vjetë, hiç pa pushim, zbatohen politikat antishqiptare të Beogradit, gjë që e dëshmon bindshëm edhe emërimi i shumë zyrtarëve “shqiptarë” në poste të larta “shtetërore” dhe funksione të tjera “shoqërore”… Të gjitha këto të pamira, shihen dukshëm, po zbatohen në kurriz të shqiptarëve, e, po i tumirin evrondërkombëtarët, duke ndërruar emra e destinime.

Prandaj, është koha që të gjithë organizmat ndërkombëtarë, në Kosovën e trepushtuar serbo-evrondëkombëtarisht, ta kuptojnë se pa u zgjidhur drejt çështja shqiptare, nuk ka zgjidhje të drejtë njerëzore e humane për çështjen në fjalë, sepse, lufta dhe betimi i UÇK-së duhet të çohen deri në vendin e Nderit të tyre. Dhe, këtë duhet ta kuptojnë e ta dinë edhe ZCN-ja dhe BE-ja, e, edhe organizmat e OKB-së në Kosovë dhe duhet të angazhohen maksimalisht e fuqishëm për zgjedhjen e Çështjes shqiptare në Mesdhe dhe duhet ta kuptojnë njëherë e mirë, përfundimisht, se pa zgjidhjen drejtë të saj, kurrë nuk do të ketë qetësi Evropa dhelpër, me politikat e saj ndëshkuese në kurriz të shqiptarëve dhe të Shqipërisë – SHQIPËRI.

Pra, është koha e fundit që t’i tregohet edhe ZCN-së, e, edhe BE-së e OKB-së së antishqiptarit Ahtisari, se, pavarësisht dëshirës së patundur të “shqiptaro”-titistëve&Co, për ta zgjatur sundimin e Serbo-Jugosllavisë dhe sistemin më antishqiptar “demokratik” evrondërkombëtar, në trojet e pushtuara shqiptare, se, ai, ka përfunduar përgjithmonë. Atë kthim ZCN-ja dhe BE-ja, do të mund të bëjnë dhe ta realizojnë, vetëm atëherë kur të zhduken nga faqja e Tokës shqiptarët dhe emri fisnik i të fundit të tyre.

Bashkësia ndërkombëtare dhe ZCN-ja duhet ta kuptojnë dhe ta dinë se nëse duan të jenë miq të pushtetarëve mizorë “shqiptaro”-titistë, nuk janë miq të shqiptarëve dhe të Shqipërisë – SHQIPËRI!...

Burojë, më 25 gusht 2010

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Make a website for freeWebnode