VEÇ HAMZALLARËT OTOMANË DHE SLLAVOFILË E SULMOJNË RIBSHKIMIN E KOMBIT SHQIPTAR, JO KASTRIOTËT, AS VASO PASHË SHKODRANËT...!

 VEÇ HAMZALLARËT OTOMANË DHE SLLAVOFILË E SULMOJNË RIBSHKIMIN E KOMBIT SHQIPTAR, JO KASTRIOTËT, AS VASO PASHË SHKODRANËT...!

 

Shkruan: Prof. Dr. Mehdi HYSENI

*** Napoleoni: “Më të rrezikshme janë katër gazeta armiqësore se 100 mijë ushtarë të armikut.”!

*** Nuk është kurrfarë nonsensi përmbushja e amanetit dhe e veprës së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut për ribashkimin e shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, por thika e ndryshkur pas shpine asaj nga hamzallarët e dikurshëm dhe të sotshëm osmanë dhe sllavofilë. Ky është NONSENSI! Ky është TURPI”! Kjo është TRADHTIA e pafalshme që po i bëhet ASAJ në sy të mbarë kombit shqiptar dhe të gjithë botës së civlizuar dhe demokratike!

Të gjithë hamzallarët (të vjetër dhe të rinj) të padishahut, të dreqit e të birit..., duhet ta dijnë se, nuk është “nonsens” lufta dhe kërkesa e drejtë dhe legjitime e shqiptarëve për bashkimin e tyre nën çatinë e Shqipërisë së Ribashkuar, gjithnjë të lidhur me besa-besë të Vaso Pashë Shkodranit: “Mos shikoni kisha e xhamia se feja e shqiptarit është shqiptaria!”, por nonsens është tradhtia, servilizmi, injoranca, makutëria, hajdutëria, pirateria, shallvaria, skllavëria, fundamentalizmi hibrid ekstrem dhe pirateria kompllotiste e eksponentëve të ndryshëm shqipfolës antibashkim, të rreshtuar nën flamurin e terrorizmit dhe të gjenoicidit sllav në Ballkan, që kanë për qëllim të fundit-shfarosjen e shqipatëve dhe të djegies së djepit të tyre të lashtë-Shqipërisë Etnike.

- Nonsens është shpifja, intriga, tradhtia, rreshtimi dhe shërbimi në dhe për aleanca të huaja sllave, shitja dhe vrasja e interesave vitale të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, JO IDEJA, sakrifica, gjaku, djerësa, përpjekja dhe lufta mbinjerëzore e brezave të derisotëm shqiptarë që kanë luftuar me pushkë dhe me penë për liri, për pavarësi, për shkolonizimin dhe për ribashkimin e mbarë kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike.

 

“O, kirenarë”, o barbarë, të kuq, të verdhë e të zi, luftoni nonsenset e tiranisë kolonialiste, fashiste, terroiste dhe gjenocidale të osmanllinjve, të sllavëve dhe të bizantinëve të Ballkanit, të cilët me qindra dhe me mijëra vjet kanë luftur për asimilin dhe për zhdukjen e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike në Gadishullin Ballkanik, e jo, mos luftoni, mos shpifni, mos akuzoni asnjë shqiptar, as një parti, asnjë lëvizje, asnjë front, asnjë shoqatë etj., që si kështjellë e pamposhtur janë vënë në mbrojtjen dhe në afirmin e inetresit të përgjithshëm të RIBASHKIMIT të kombit dhe të Shqipërisë Etnike.

Të gjithë ata propagandues shqipfolës, që ribashkimin e kombit dhe të Shqiperisë Etnike, e quajnë “NONSENS”, duke ia mbyllur portat e hekurta, që të mos figurojë në “shtyllat teleferike” të “stacioneve” dhe të “nënstacioneve” të regjimit të verdhë mediatik, me të drejtë dyshohet se ata i përkasin të së njëjtës gjenealogji të kombit shqiptar dhe Shqipërisë Etnike, ndryshe nuk do ta quanin “nonsens” as Platformën e Shqipërisë Natyrale të autorit Dr. Koço Danaj, të botuar në vitin 2009 në Tiranë., e cila është një projekt strategjik vizionar shumë i dobishëm dhe i mirëseardhur për të rindërkombëtarizuar urgjentisht zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare në Ballkan. Ndryshe, nuk do t’i anatemonin, shantazhonin, sabotonin dhe sfidonin përpjekjet, veprat dhe veprimtarinë politike dhe kombëtare të atdhetarëve shqiptarë, që janë në funksion të ribashkimit të kombit dhe të Shqipërisë Etnike.

Të gjithë ata propagandues shqipfolës, që ribashkimin e kombit dhe të Shqiperisë Etnike, e quajnë “NONSENS”, dyshohet se ata i përkasin të së njëjtës gjenealogji të kombit shqiptar dhe Shqipërisë Etnike, ndryshe nuk do ta quanin “nonsens” as Platformën e Shqipërisë Natyrale të autorit Dr. Koço Danaj, të botuar në vitin 2009 në Tiranë., e cila është një projekt strategjik vizionar shumë i dobishëm dhe tejet i mirëseardhur për të rindërkombëtaruzuar urgjentisht zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare në Ballkan.

 

Propaganda e rrezikshme e amalgamës sllavo-shqipfolëse antibashkim(!)

Sa e dëmshme dhe me pasoja të paparashikuara katastrofike për një komb dhe për një shtet të caktuar, mund të jetë propaganda e zezë dhe e bardhë ( e padukshme dhe e dukshme), këtë më së miri e ka përkufizuar Napoleoni, duke pohuar se “ më të rrezikshme janë katër gazeta armiqësore sesa 100 mijë ushtarë të armikut”!

Prandaj, të gjithë patriotët shqiptarë, që janë rreshtuar nën flamurin e ribashkimit të kombit dhe të Shqipërisë Etnike, nuk duhet të jenë të përgjumur, nuk duhet të pajohen me të keqen antibashkim, por gjithmonë, duhet të jenë të zgjuar dhe vigjilentë, kur është fjala si për shpërthimin e çdo afere, e çdo skandali dhe e çdo bllokade në skenën mediale, ashtu edhe për parandalimin e përhapjes së çdo forme të propagandës subverisve antikombëtare ngado që të vijë ajo qoftë nga elementët e brendshëm destruktivë “hamzallarë” shqipfolës, qoftë nga armiqtë e jashtëm.

Nuk mund të ketë kurrfarë koketimi dhe kompromisi me ata shqipfolës, të cilët haptazi dhe fshehurazi po zhvillojnë veprimtari propagandistike armiqësore kundër ribashkimit të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike.

Me asnjë skemë dhe, me asnjë “axhendë” me përmbajtje antibashkim, të sajuar nga hamzallarët e amalgamës filosllave, nuk duhet të pajtohemi, as të bëjmë kurrfarë koncesionesh, as kurrfarë kompromisi me ta në disfavor të politikës dhe të diplomacisë së ribashkimit kombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike.

Të gjitha ato foprca dhe subjekte politike kombëtare shqiptare që janë vënë në shërbim të kauzës madhore të ribashkimit të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, nuk duhet të heshtin, nuk duhet të shtiren (kinëse nuk po ndodh asgjë rreth nesh), nuk duhet të jenë pasivë dhe të qëndrojnë indiferentë, kur shohin dhe lexojnë materiale me përmbajtje antibashkim nëpër masemdiat e ndryshme qoftë shqiptare, qoftë të huaja, por përmes mekazmave përkatës insititucioanlë, etikë, ligjor, demokratik dhe profesional dhe, me përgjegjësinë më të lartë, duhet të reagojnë në përgënjeshtrimin e tyre, sepse ato kanë për qëllim për ta frikësuar dhe për ta dezorientuar popullin nga ideja, nga lufta e përditshme, si dhe nga rruga e tij e pashmangshme drejt shkolonizimit dhe ribashkimit të Shqipërisë Etnike.

Duhet të luftojmë çdo përpjekje tendencioze dhe subjektive të hamzallarëve antibashkim (pavarsisht se ku reflektohet ajo), të cilët në froma të ndryshme po e bllokojnë fjalën e lirë dhe demorkatike, që të mos penetrojë në masmediat e tyre shqipfolëse. Ndaj këtij fenomeni kancerogjen politiko-propagandistik antibashkim, nuk duhet të jemi zemërgjerë dhe tolerantë, por duhet përgënjeshtruar me fakte dhe me argumente të qëndureshme se, ribashkimi i shqiptarëve dhe i Shqipërisë Etnike nuk është kurrëfarë nonsensi, as kurrfarë utopie, as kurrfarë talljeje, as kurrëfarë tregtie, por është detyrë mbi detyra e çdo shqiptari, që e ndien veten shqiptar, siç thoshte dikur, patrioti dhe diplomati ynë i shquar, Ismail Qemali me rastin e përplasjes së tij me hamzallarët turkoshakë gjatë rrugëtimit për në Vlorë për ta shpallur pavarësinë e Shqipërisë Etnike.

Ribashkimi i Shqipërisë Etnike, nuk ndien kurrfarë nevoje dhe, kurrfarë kërkese për “analiza” dhe për “komente” komerciale tregtare dhe përçmuese të karagjozëve të regjimit mediatik shqipfolës, që janë jashtë kornizave të drejtës së historike dhe vlerave kombëtare dhe shtetërore të saj..

Ribashkimi i Shqipërisë Etnike nuk ka nevojë për ata karagjozë “analistë” profiterë tregtarë të agjenturave të ndryshme të nëntokës dhe të mbitokës, të cilët “produktet” e industrisë tyre toksikologjike antibashkim po i shesin kryesisht në tregjet e mëdha të bursës së zezë antishiptare në Serbi, në Rusi, në Greqi, në Mal të Zi dhe në “Maqedoni” vetëm për vetëm që ta pengojnë dhe ta kompremetojnë procesin e ribashkimit kombëtar shqiptar-zgjidhjes kombëtare shqiptare në Ballkan.

Ç’themi tjetër më shumë në këtë temë antibashkim të hamzallarëve osmanë dhe sllavofilë, veç “uratës” mallkuese, - i shpërbleftë dovleti dhe dreqi për këtë "punë aq të vlefshme" në shërbim të tyre!...

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Make a website for freeWebnode