U SHËNUA 75-VJETORI I DITËLINDJES SË PROZATORIT HALIL KAJTAZI
Halil KAJTAZI
Sot, më 16 tetor 2010, në Sallën e Institutit Albanologjik të Prishtinës, duke filluar në orën 12:00, në prani të shumë njerëzve të dijes, të shkencës dhe të artit, si dhe të familjarëve e miqve të autorit, u bë përurimi i dy librave, vëllimeve: Proza popullore e Drenicës 4 dhe 5, si dhe u shënua 75-vjetori i ditëlindjes së prozatorit tonë të njohur, shqiptar, Halil Kajtazi.
Veprat e përuruara të prozatorit tonë, Halil Kajtazi: Proza popullore e Drenicës, 4 dhe 5
Fjalën përuruese e mbajti Prof. Dr. Zymer Neziri, pastaj, me fjalët e tyre, atë, e madhështuan edhe fjalimet e Bacë Adem Demaçit, Fazli Hajrizit dhe Jetish Kadishanit, për jetën dhe veprën madhështore të autorit, sidomos, në fushën e folklorit shqiptar, me theks të veçantë, atë të Drenicës. Ndërsa, 75-Vjetorin e jetës dhe krijimtarisë, autorit Halil Kajtazi, ia uroi e mbesa, Rina Kajtazi.
Mbesa Rina Kajtazi, i uron gjyshit 75-Vjetorin e ditëlindjes
Fjala e Simbolit të rezistencës, Adem Demaçi para auditorit përurues
Prof. Shefki Sejdiu, Zymer Neziri, Halil Kajtazi dhe Bacë Adem Demaçi, gjatë koktejit të organizuar
Të pranishmit i përshëndeti edhe autori.
Në përmbyllje të këtij përurimi, për të pranishmit, në hapësirat e Institutit Albanologjik, u dha një koktej.
artEX