U MBAJT FESTIVALI NDËRKOMBËTAR I POEZISË "DRINI POETIK"

 

U MBAJT FESTIVALI NDËRKOMBËTAR I POEZISË "DRINI POETIK"

Nën patronazhin e Kryeministrit të "Republikës së Kosovës", i cili nuk e pa të arsyeshme as të duket në festival dhe as ta dërgojë një përfaqësues të vetin, organizuar nga Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës dhe Kuvendi Komunal i Prizrenit, për dy ditë rresht, më 10 e 11 qershor 2010, u mbajt Festivali Nërkombëtar i Poezisë "Drini poetik", të cilin, sipas Programit, e përshëndeti Kryetari i Prizrenit, z. Ramadan Muja. Pas përshëndetjeve dhe ceremonive tjera zyrtare u dha një program i pasur artistik, dhe, më pas, nisi Ora e Lidhjes.

Ajo që u pa në festivalin e parë ndërkombëtar të poezisë, qe mungesa e publikut, mënyra joprofesionale e menaxhimit me një festival të përmasave të tilla dhe mungesa e plotë e poetëve nga bota, apo, qoftë edhe nga Rajoni.

Ajo që i dha ngjyrë dhe shije shumë të keqe atij manifestimi letrar, qenë, pikërisht, shpërblimet Metafora, I, II dhe III, të ndara nga juria (para)politike e atij festivali, e cila juri, në radhë të parë, shkeli rregullin e lojës, sepse, poezitë duhej të ishin të papublikuara më parë, dhe, ajo që është më e keqja, nuk u respektuan fare vlerat letrare të krijuesve të ftuar.

U pa, po ashtu, në surpinë të ngjarjeve, edhe joserioziteti i shumë të ftuarve "poetë" e "letrarë", të cilët as që dënjuan të kenë një disiplinë që do përkonte me manifestimin dhe shkallën e organizimit të Festivalit ndërkombëtar të poezisë "Drini poetik"...

Sidoqoftë, bashkimi i poetëve të të gjitha trojeve të copëtuara shqiptare, në një manifestim të përmasave të tilla, e arsyeton organizimin e atij festivali. Ka shumëçka për t'u diskutuar, për ta lënë atë festival, mbi themele të forta njerëzore e kombëtare.

 

artEX

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Make a free websiteWebnode