U D H A E G J Y S H I T

 

TAFIL DURAKU

 

U D H A   E   G J Y S H I T

- Babait, Shaban Duraku

 

e këputën kohët

e këputi malli për ju

të vegjlit e gjyshit

 

deshi të vijë

t'u shohë në Gjermani

të çmallet me ju

 

e u bë udhë e rëndë

për ne

kjo udhë e gjyshit

 

e u bë i rëndë

loti dhembja

pikëllimi

 

në Burojë qanë Mimoza

Mikloni

me zë dënesë

 

Mikena nuk di gjë

ç'i ka ndodhur gjyshit

Migjeni vetëm qeshë

 

në Prishtinë

Lozarta

shtrigninë mallkon

 

qanë Liridoni

në Gjermani

as Drenusha nuk pushon

 

qajnë Driloni Besmiri Buqja

dhe Jehona e mirë

 

qanë Egzoni

Gentiana

qanë dhe nuk pushon

Egzona

 

trupi i gjyshit

artësohet

udhë e tij lartësohet

(Marrë nga Faqja për Fëmijë e gazetës "Bujku", e martë, 9 prill 1996)

 

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Make a website for freeWebnode