TI NUK JE AGO YMERI

POEZI

 

Mehmet BISLIMI

 

TI NUK JE AGO YMERI 

 

etiketoje atë në përkujdesje 

të mos e bësh situatën komike 
ti deshe ta fyesh 
duke i thënë naiv 
mbi punën e tij pameritore në vrap 
edhe për kaq sa vrapoi 
as dash as cjap 

në këto topitje ndjenjash 
e situatash përgjuese 
zinxhirët e ndryshkur kush do t’i këpus 
gjuhë e shpatës zënë ngushtë 
ti nuk je ai 
që zinxhirët e Ago Ymerit 
i këputë me një të rënë shpate 
pshurr në besën që i dhe Mbretit 
nëse tualet nuk ke 
tërhiqe fjalën tënde 
të mbreti mos u kthe 
nuk të falë ai më 
as ty 
as të nëntë shokët 
nëse pazar më të s’ke bë 

mos i qëndro besës së dhënë pa vend 
Ago Ymerin mos imito 
në rrugën e imitimit do digjesh 
pluhuri i harresës mbuloi besën e dikurshme 
sot 
të vret besa jote në nëpërkëmbje 
vërtetë e rëndë 
janë kohë tjera tani 
vet nënçmuese e vet komprometuese 
Ago 
që nuk hyre dot në këngë 

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Make a website for freeWebnode