TAFIL DURAKU
THELLËSIA E THJESHTËSISË
ai
nuk e sheh
thellësinë e thjeshtësisë
atë mendje
fare
nuk e njeh
bën operacione të kota
me teori të huaja
e thonë
e huaja
të lë në baltë
nuk e sheh
thellësinë e thjeshtësisë
një popull
thjeshtësinë
e thellësisë
me sy
atë mendje nuk e njeh
Burojë, mars 1985
(Botuar në gazetën e studentëve “Bota e Re”, më 15 qershor 1988)