TETËMIJË DJEM TË GJALLË

 

MINA A. PAPAJORGJI

  

TETËMIJË DJEM TË GJALLË

 

Tetëmijë djem të gjallë
Djemtë e nënave Kosovë.
Nga kufiri i hoqën zvarrë,
Në Tivar ata të gjorë.

Të veshur ishin ushtarë,
Gjerdanë e armë munguar
Shkonin drejt për kasapanë,
Në karvan ishin rreshtuar.

Tradhëtia ish nga brenda,
Mbleksur me bandat titiste,
Tetëmijë djem Kosove,
Nuk e dinin se ç'i priste!

Por erdh çasti, e kuptuan,
Mitrolozat kur i panë,
Si në legjendat epike
Në krah njeri-tjetrit ranë.

Shumë vjet kanë kaluar,
Nuk u mbyll dot ajo plagë....
Tetëmijë të masakruar,
Pamvarësinë duan shpagë.

(Postuar nga “tschameria”)

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Create a free websiteWebnode