POEZI
Tafil DURAKU
NJË KOKËRR GRURI
1.
vargu i im
një kokërr
gruri
rritë zogj
e fluturojnë
horizonteve të mia
e cicërojnë liri
lartësive
e rrinë ballë shtëpie
2.
vargu i im
gjuhë dheu
e sy shqiponjeje
stërgjyshor lahet
deteve të veta
gjakun pastron në gjinjët tu
3.
vargu i im
gjuhë qiejsh
fytyrë njerëzie
syshqiponjajsh
këtu
krahët e vet forcon
4.
plot guxim
ecën
vargjeve të mia
vargjeve të dheut
lart
ku lindë liria
ecën dhe piqet kokrra
kokrrën kur sheh
dhe bëhet Shqipëria
5.
në shpinë dallgësh
vargu i im
vetveten gjen
varg e det ilirë
syrit tënd piqet
një kokërr gruri
6.
vështroj nga afër
ardhmërinë time
kallinjve të arës Alb
një kokërr gruri
vargu i im
lahet gjirit tënd sy
Maldelenë
në udhëtimin tonë shqiptar
udhë përjetë nuk then
7.
një kokërr gruri
vargjeve të mia
arë e jetë
thithë shiun
e qiellit
të vet
pushon
në kraharor dielli
miklon ftonj mbi det
E PANJOHUR
e ngjet për zemër
vargun tim
sy
me gjeth
i flet barit
një shekull
nuk e zgjedh
kurrë
ëndrrën
zgjohesh
siç lindë dielli
befasi
UDHË ZJARRI
ecën
papushim
udhës së zjarrit
bën roje diku
qiellor mbi dete
ai sy
etjes sime
vjel buzëqeshje
qielli
FJALA IME
e mbështesë
mendimin
e rrafshtë
rrasapetë
mendjeje
çdo fjalë
mendjebashkuar
kapërcejmë
bjeshkë e det
Maldelenë
Shtëpi e gardh t’i ruajmë ne
vetë
DASHURI
një trekëndësh sy
Udhës së Qumështit
qiellor horizonteve të mia
plot sekrete
udhës së dashurisë
a derdhë gëzim zemre
liqene
lumenj
dete
shtatë palë tokë
e qieje
bëj qejfe Shqipërie
PARTI E VEZË KRIMI
degëve të atdheut
dikush ngrohë
vezët e krimit
kryeshtëpie
pikon gjak
vëllezërish
e vezët
herë i ngrohë nëna
e shpesh njerka kuku
sa shtrenjtë shiten
këta zogj krimi
kudo
a ka hije krimi
që bën
politika
ç‘moshë ka
ç‘brirë po i mprehë
ç‘shtagë po i japë
kush po i ngrohë
vezët e krimit
mbi Atdhe Shqipërie
TOKË E RE
në mungesë buke
çelëm
toka të reja
i bëmë krejt arë
edhe cunga e rrënjë të huaja
i hoqëm prej tyre
tokë buke
bëmë
për qejfi
sot
e atë ditë
merak kam
e çelë
toka të reja
se ara do farë
e fara për të mbirë
do farë
të mirë
në butësinë e syrit
lagështinë e do
çdo arë për farë
NJË PIKË UJI
vargu im
një pikë uji
kokrra gruri bën
i pjekë
me rreze dielli
zogj atdheu rritë
NJË RREZE DIELLI
një kokërr gruri
vargu i im
sy
një pikë uji
ti
në vargun tim
një rreze dielli
jep bukë
e ti gjinj
JETA ËSHTË LUFTË
në këtë botë
luftë
hileqare
shekujsh
vjen
me dredhi
kush e ka bukën
e fiton luftën babëlok
më thoshe TI
Burojë, mars 2014