Poezi
Tafil DURAKU
KALORËSIT E SHPËRBLIMEVE
kalërojnë
anekënd
atdheut
kalorës
të zgjedhur
huajsisë tonë
i marrin
shpërblimet
kudo atdheut
në emër
të shqiptarizmës
kalorësit titistë kudo
grykësisë
së tyre
të njohur
vrasin
poezi
e kulturë
për apetitet
e tyre
për t’u dukur
për të qenë
gjithmonë
të parët
kalërojnë
tërë
Shqipërisë
kalorësit
e shpërblimeve
pa asnjë vlerë
nga Përmeti
poetët
u kthyen me mirënjohje
shpërblimet
si përherë
ua mori politika
duke mos ditur
se më vlerë kanë
mirënjohjet tona
sesa shpërblimet
e tyre
të ligësisë së jurive shekull
Përmet, 25 maj 2015t