Poezi
Tafil DURAKU
BIBLIOTEKË DRITE
“DRITA E NAIM FRASHËRIT”
një gjysmë shekulli
në Drenishtë
bibliotekë drite
gjëllin Naimi i ynë
me gjuhën e tij
prej qiriri
gjëllin
e rritet
përditë me librin
drejtësisë sime
dritë bën
zemra e tij vulë
në veri
të Shqipërisë
edhe zogjtë flasin shqip
e heqin vargonj
prangash
me emrin e tij në gojë
në Burojë
me emrin e tij
Dritë
plot një gjysmë shekulli
rritet një bibliotekë shqip
për ditëlindjen e tij
dhe unë në veri Shqipërie
Naim e shkuar tij
e kisha gjyshin në shtëpi
Burojë, mars 2015
NË FRASHËRIN TONË
në Frashërin tonë përmetar
“Dita Naimiane” e Poezisë
i nisë kumtin qiellit
poetë shkrimtarë e kritikë
shqiptarë
festojnë Ditën historike
atje në gishtat e një dore
mund t’i numëroje
ata nga krahu i “trimërisë” Kosova
e tash dërdëllisin
se kanë qenë të gjithë
dhe kurrë mos pyet njeri
kur i bjen vetes aq keq
se në Frashër nuk ishe fare
poet e mik
se kur lexoj
t’”vërteta” të tilla
s’i besoj as poezisë as jurisë
NË GRYKËN E KËLCYRËS
sa mbrëmje e bukur
në atë grykë përrallore
a i zihet pritë poezisë
nuk dinim jo
u vraftë buka mrume
ç‘pritë kishte zënë juria
dhe gjithçka shkoi mirë
derisa u shpërblye
politika
po mos i merr
të huajat për vete
se s’të bëjnë mirë
se poezia
u bë kundër politikës
në poezi
po bëni punët pas shpine
se ato nuk e shpiejnë
askund SHQIPËRINË
MOS I BJER VESHIT
(Duke lexuar poezinë “FITOI… DHE DO TË FITOJË PËRHERË:
NËNË SHQIPËRIA ET(N)IKE”, publikuar më 21 qershor 2015, t
1.
kot shkruan poezi
në këto kohë të liga
e të pakohë lum miku
kanë vlerë ndërskamcat e vjetra
kanë vlerë kleçkat titiste
kanë vlerë juritë e zeza
2.
edhe unë e kam një vëlla
mik
të burgosur politik në ish-APJ
por s’i dhanë azil kurrë
as n’Evropë
as n’Amerikë
unë nuk jam poet “kalërues”
që “kalëroj” kah fryen era
pyet veten kush dhe cili je ti
3.
unë jam poet përvëlues
që djeg myqe
të vjetra
prandaj
mos i bjer veshit tënd
mik
se për Shqipërinë
SHQIPËRI
krah më ka çdo shqiptar
e mos të të djegë
aq fort
e vërteta me karar
4.
në Përmet
nuk i kish fajet poezia
lum miku
po juria
i kish fajet
e mëdha
atë natë
në Këlcyrë
u vra poezia
DIMËR NË AÇAREVË
në mars 1998
botova një cikël
poezishë
për UÇK-në
për trimat me iniciale
veteranë të luftës në ballë
e titullova atë cikël
“Pranverë në Açarevë”
me hijedrite në ballë
ne u takuam ato ditë
para Pallatit të Shtypit
Rilindja
e më pyete
si ke menduar ashtu
sa kryengritëse është poezia
e unë atëherë dhe tash
e dija dhe e di
nga po i vjen e keqja Atdheut
kush po ia mihë nën këmbë
e prapa krahëve
dheun
dhe tash po e shoh
me ç‘dimër të ashpër
po përballet Açareva
e kush po e kthen
atë Pranverë
në Dimër
në Açarevë
i njëjti dimër po sillet
furtunë serbo-ruse i thonë
me çizme shqiptaro-titiste
po e shkelë e me gjuhë po e përbuzë
gjakun tonë
SHARJE NGA QIEJE TË HUAJA
nga aeroplanët
e ikjes
prej atdheut tënd
mos më kërcëno
me poezi
as mos më gjuaj me gurë
e shoh sa fort
t’paska djegur
hatrit tënd fajtor
po mos i merr
për vete
ato që s’janë për ty
KUR S’DI
kur s’di
mos fol
as mos shkruaj
mik
mos përrallis veten
kot së koti
se po paralajmëroj
se “don me ndërrue moti”
e do një tjetër gjel për këngë
KOT FLAS
kot flas edhe unë poeti
se zoti
nuk jep mend aty ku s’ka
he ‘jarebi’
ja ua pruftë
ja ua huptë krejt
se marre më të madhe
se atë natë n’Këlcyrë
nuk kam parë
LAKU NË KULTURË
sesionet
letrare
kudo
janë bërë
për marre
të zotit
lexohen
kumtesa
për interesa
përmenden emra
plehra titistë me damkë
dhe gjeluca e pulëzeza
sesionet letrare fort
i kanë mbuluar
me plehra
sikurse
juritë
poezitë
në çdo sesion
a orë letrare
laku në kulturë
UNË JAM POETI
s’pate nevojë fare
miku im
t’i biesh veshit tënd
nëse nuk të mrizon
miza
pas veshi
unë jam unë
gjithmonë unë
shqiptari dhe poeti
ATË NATË NË PËRMET
i dimë dhe i pamë
vlerat dhe “vlerat”
miku im poet
mos i merr
për vete
fajet e huaja
e mos më bjer
në qafë së koti
kur ti rrije atë natë me të tjerë
zieje zieje sa të duash poezinë
po mizën mos e fut
nën kësulën tënde
kur nga ti
nuk bëj me gisht
unë poeti
atë natë
nuk më rrihej me ty
se rrije me të tjerë
SOKRATI JAM
1.
mos kërko
të më përziesh
me egjër
se nuk t’afrohem unë
qysh dëshiron ti
as ku e kur dëshiron
i di unë ato rende
njerëzore
sokrat i përvuajtur jam
2.
mos kërko
të më përziesh
me egjër
se buka me egjër
vret
më shumë se çdo armë
dhe mos i detyro
të vjellin të tjerët
helm e vrer
mjerimin kësaj here
ia ke rezervuar
vetes tënde të mjerë
se kush flen me qen
veshit t’vet i kumbon kujtesa
e çohet me pleshta
mos i fut grurë dhe egjër
në një thes
nëse vërtet je shqiptar dhe poet
MOS M’U DREJTO ME TUREÇKË
mos m’u drejto me tureçkë
po rri si shqiptar
nëse i tillë je
dushk për gogla
nuk blej as kam blerë
në asnjë pazar
preke me gisht
rradaken tënde të mjerë
nëse fare në të ka mbetur ndonjë vlerë
mos m’u drejto me tureçkë
kurrë më
asnjëherë
as gishtin
e maskuar
mos e drejto nga unë
se vërtetë dua
pranverë shqiptare
dua pranverë edhe në Açarevë
SA LART RRINË LUKUNITË
e di që shqiptaro-titistët
qëndrojnë
shumë më lart se unë
vetëm për dy punë
me të pistat e kriminalet
pas shpinës sime në lukuni
për intriga shpifje e mashtrime
të popullit shqiptar
dhe për hajni
e kuptova tashmë
mjaftueshëm
se i tillë je dhe ti i ziu si
e sa lart rrinë lukunitë
“intelektuale”
në “kulturë” “kritikë” e “poezi”
LOJË ARRASH
arrash dhe kapuçash
kush këmbën para
s’ma ka qitur as ma qet
pa e kryer dorën
kapuçave
kokrrën e gjej
arrat
turrë e tek
i bëj pifti
“arrat e forta” i bluaj
i bëj përshesh
i bëj lesh për dhi
arrash e kapuçash
mos qit lojë
më mua
fitoret
e mia
buzëqeshin të fundit
Maldelenë
e vetmja je
që e di lojën time shqipmike
CUNGA N’UDHËN TONË
po ta kujtoj
që ta keshë të qartë përherë
se shqiptaro-titistët janë cunga n’udhën tonë
e ti mos shti të tjerë llugave
e mos u bë me ta
lum miku
mos e prek veshin
pa të thirrë kush gjë
pa të thirrë me emër armiku
Përmet - Burojë, Maj-Qershor 2015