Tafil DURAKU, NA VRASIN ZILE TË BARDHA

Tafil DURAKU

 

NA VRASIN ZILE TË BARDHA

 

hapësirës pa skaj

rrugëve pa anë Shqipëri

horizontit pa fund

 

në qafë të ogiçëve

të huaj varur

zile prej letre

 

në qafë të deleve rudina

tringëllojnë zi kuku

këto pela troje me zile

 

kudo këtij horizonti

mrizojnë hilet e huaja e tonat

na vrasin zile të bardha

 

unë thërras pranverë

me Açarevë me Burojë

me Prekaz

 

po na vrasin

zile të bardha kudo

në Prishtinë në Shkup e në Tiranë

 

po na vrasin katrash

zile të bardha

në qafë

 

Burojë, më 28. 8. 1999

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Make a website for freeWebnode