Tafil DURAKU: GËRSHET I PËRGJAKUR

21/07/2015 13:55

Tafil DURAKU

GËRSHET I PËRGJAKUR

 

Shotë

gërshet i përgjakur në shekuj

kudo rreth teje hapet mali

kushtrimi në sy nuk të kotet

prite Azem Galicën o heeej

 

gërshetin

ta thurin malet

 

 

KUSHTRIM

 

fushë më fushë

mal më mal

nuk të tremet syri

 

sokoleshë

 

 

SYRI I PUSHKËS

 

pa të parë se ma ke zënë udhën

në shokë nuk e fus dorën

 

pa të parë

kah troket në dyer

nuk i afrohem dritares

 

pa të parë sytërbuar

kah e zbardhë këmbën e zezë

nuk ta mbyllë shtegun

 

se të shoh kur thua

kam këmbën e bardhë

 

ujk i pangopur

 

ta mbylli syrin e pushkës

pse nuk më thua

 

(Marrë nga përmblerdhja "Kohë njerkë", botoi Rlinindja, Prishtinë, 1992)

 

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Make a website for freeWebnode