URAGAN POETIK SHQIPTAR
Arben DUKA
SI NË KOHËT MË TË ERRËTA TË MESJETËS!
Tani po e kuptojmë,
po ja dëgjojmë këngën,
se ç’do të thotë tamam:
“Të bëftë Kina nënën!”
Një qytet i largët,
që s’e dimë ku bie,
na futi të gjithëve,
në arrest shtëpie!
Dalin shumë idiotë,
jo veç një e dy,
që thonë se kjo mbyllje,
është një mrekulli!
Këta të kalojnë,
drejt në çmenduri,
se ka shumë që mbylljen,
e kanë fobi!
Bota sot në fakt,
nuk është e bashkuar,
por është-për turp,
krejt e izoluar!
Sot s’kemi aspak,
një Botë më të mirë,
po një Botë ku jeta,
gjer në rrënjë ka ngrirë!
E shoh si harxhon,
dhjetëra vjet Planetin,
miliarda për armët,
qindarka për shëndetin!
Shpesh ato armë,
kohët i thërrasin,
çfarë shërojnë sot,
nesër prapë i vrasin!
Gjithë Zotat ku janë,
për Botën i lus,
gjersa e fundos,
edhe një virus!
Shkenca më e madhe,
e thënë midis nesh,
këshilla idiote:
“Lani duart shpesh!”
“Lani duart shpesh!”,
si kushtrim në Botë,
se diçka më shumë,
shkenca s’mund të thotë!
Doni-apo s’doni,
kjo është e vërtetë,
jemi të pa ditur,
aq sa në mesjetë!
Duart lart ka ngritur,
çdo lloj qeverie,
dhe i ka rënë shkurt,
me arrest shtëpie!
Dimë që virusi,
si “atdhe” ka Kinën,
porse gjer më sot,
s’ja dimë origjinën!
Nuk e dimë aspak,
nga erdhi-nga mbiu,
edhe si u fut,
brenda tek njeriu?!
Në arrest shtëpie,
tash mund ta kuptojmë,
një gjë të panjohur,
si mund ta luftojmë?!
Dhe ky izolim,
është torturë vërtetë,
pa miq e pa shokë,
pa kafe -gazetë!
Askush mos na thotë,
se s’do t’ja dijë fare,
ne sot po jetojmë,
në kohë mesjetare!
Sa do zgjasi kjo,
as “shefat” s’e dinë,
por mund që të bëhen,
qindra për çmendinë!
Dhe kjo histori,
s’është vetëm shqiptare,
po këtu-çmendina,
tani s’kemi fare!
DITA