RIBOTIM
SI MË MORI NË PYETJE UDB-a NË TIRANË?
Shkruan: Tafil DURAKU
Ishte dhjetori i ftohtë i vitit 1998. Dhjetori me borë, ngrica dhe acar. Dhjetori më i rëndë i UÇK-së. Në Tiranë mbahej Panairi i Librit, ku, do ta përfaqësoja Shtëpinë Botuese “BUROJA”. Por, jo vetëm kaq! Dashuria ime e madhe për ta parë nga afër Atdheun Mëmë, Atdheun që deri atëherë kisha pasë rast ta shoh vetëm përmes ekranit të televizorit (RTSH), mundte çdo gjë tjetër. Dhe, kjo ishte kënaqësia ime e veçantë, përkundër gjendjes së rëndë të luftës që mbretëronte, të cilën ma mundësoi kushëriri im, Shkëlqimi, duke më autorizuar zyrtarisht ta përfaqësoj shtëpinë e tij botuese, e cila kishte botuar kompletin e veprave të shkrimtarit tonë të madh Nebil Duraku (pas vdekjes së tij), prej dhjetë librash, në një panair të tillë dinjitoz e shqiptar.
Dy ditë para se të nisesha për Tiranë, isha në Zonën e Lirë të Luftës, në Drenishtë. Konkretisht, në Burojë (dhe katunde tjera), ku takova disa ushtarë dhe komandantë të UÇK-së, disa prej të cilëve i luta, që, nëse do të bisedonin me Komandant KAPUÇIN, i cili ndodhej për shërim në Tiranë, t’ia përcillnin kërkesën time që të më priste atje, sepse, doja ta shihja dhe ta takoja atje. Por, më thanë se KAPUÇI kthehet këto dy-tre ditë, edhe pse nuk është shëruar plotësisht, sepse, i është bërë mendja top për t’u kthyer e për t’i dhënë krahë shqiponje luftës së UÇK-së!... – “Dje kam biseduar me të, AI kthehet, sepse, nuk mund ta lë luftën për liri e për Shqipëri vetëm, se nuk mund t’i lë shokët e vet të idealit në zjarrin e luftës, edhe pse i plagosur, por, do të jetë me ne e krah për krahë me shokët tjerë të lirisë e të Shqipërisë!”, - më tha daja Cel. Por, unë, sërish i luta dhe insistova që, nëse do mund të bisedonin me të, t’ia përcillnin kërkesën time... U përshëndeta me të gjithë dhe u ktheva, shtigjeve të ngushta e plot rreziqe të luftës (të cilave kisha kaluar shumë herë gjatë luftës së lavdishme të UÇK-së), deri në Prishtinë (dhe anasjelltas), prej ku do të nisesha për Tiranë.
Udhëtuam me autobus, natën. Nëpër Maqedoninë e pushtuar shqiptare. Në mëngjes, arritëm në Tiranë. Dhe, kjo ishte kënaqësia më e madhe e jetës sime, sepse, përjetoja, për herë të parë, nga afër, gjithçka shqiptare.
Posa arrita, provova t’i merrja në celularë disa të afërm, njerëz të UÇK-së, por, më kot. Shqetësimet e mia u shtuan dhe ndieva në vete diçka të çuditshme e të rëndë, prandaj, edhe dyshoja për më të këqijat që mund të kishin ndodhur në kufirin shqiptaro-shqiptar, ku, vazhdimisht, binin në pritë luftëtarë të devotshëm të UÇK-së, luftëtarët e Lirisë e të Shqipërisë, por, sërish, më mbante shpresa se Komandant KAPUÇIN do ta takoja në Tiranë, se, ndoshta, ia kishin përcjellur dëshirën time për ta parë e takuar në Tiranë. Po, këtu, është me rëndësi ta shtrojmë një pyetje themelore: Kush, vallë, i qitte në pritë luftëtarët shqiptarë të UÇK-së?... Besoj, tashmë, se përgjigjja është e qartë për të gjithë shqiptarët.
Por, pas shumë përpjekjeve të kota për ta marrë në celular një komandant të UÇK-së, u detyrova të shkoj këmbë deri në shtëpinë ku jetonte familja e tij, në Lagjen Porcelani, ku, më thanë se Komandant KAPUÇI ishte nisur mbrëmë për në Zonën e Luftës dhe dyshohet se është vrarë nga pritat serbe në kufi, duke luftuar, burrërisht, deri në frymën e fundit, me të vëllanë Aliun, dhëndrrin Beqirin dhe shokët e tjerë të idealit. Ky ishte lajmi më i rëndë që mund ta dëgjoja dhe përjetoja në ditët e gëzimit tim më të madh në jetë, kur kisha mundësi të kënaqesha duke e parë dhe përjetuar Atdheun tim e tonin nga afër, Shqipërinë e të madhërishmit, Xhaxhit, ENVER HOXHA.
Si nisi Panairi i Librit?
Panairi u mbajt në qendër të qytetit, në QNK, në Piramidë, në një atmosferë të vërtetë festive të librit shqiptar e ndërkombëtar, nën një organizim të vërtetë të përmasave ndërkombëtare, dhe, ajo mënyrë e shkallës së organizimit të tij, si përnga ambientimi, mikpritja dhe menaxhimi, përbënte të veçantën e tij, çka më kënaqte mëse shumti dhe mburresha e mburrem edhe sot me Shqipërinë tonë dhe me shqiptarët-shqiptarë. Aty u njoha me shumë personalitete shqiptare të kulturës, shkencës, politikës dhe fushave tjera të dijes, me botues të njohur shqiptarë dhe të tjerë, si dhe me bashkëkombasë të mi që nuk kisha pasur rast tjetër t’i takoja e t’i njihja aq përzemërsisht dhe të kaloja çaste aq të mrekullueshme, duke e ndarë atdhedashurinë shqiptare me shumë sish, madje, edhe me kryetarin e atëhershëm të shtetit shqiptar, z. Rexhep Meidani, të cilit, gjatë vizitës që u bëri stendave të Panairit, i bëri shumë përshtypje e veçanta e mirëpritjes dhe emërtimi i Shtëpisë Botuese “BUROJA”, dhe, jo vetëm atij.
Gjatë ditëve të Panairit, vizitorë të shumtë interesoheshin jo vetëm për botimet, por, edhe për prejardhjen toponimike të emërtimit Buroja. Por, prej të gjithë vizitorëve, më i pazakonti erdhi dhe u paraqit njëfarë Llesh Dod Biba (me disa miq të tij), me profesion skulptor (drupunues), i cili kishte marrë raki dhe gota më vete, për të ngritur dolli dhe për të më testuar e provokuar në emër të udbashëve “shqiptaro”titistë të Kosovës, të cilët, atëherë, përfaqësonin Ndërmarrjen Botuese “Rilindja”, të cilën ndërmarrje e kishin përfaqësuar për dy dekada e më tepër, rresht, po të njëjtët njerëz, me kompetenca të plota e të përjetshme të UDB-së jugosllave të Titos e të Milosheviçit, në të gjithë rruzullimin, dhe, me po ato kompetenca kishin krijuar UDB-në në Tiranë dhe gjetkë, tokave shqiptare, gjatë gjithë jetës së tyre “politike” në pushtetin “shqiptar” të Titos e të Milosheviçit. Dyshimet e mia ishin të qarta. Aifarë Lesh Dod Biba, nisi të më rrëfente për “diktatorin” dhe periudhën e tij prej “diktatori” dhe për shumë gjëra tjera të pamira e tërësisht të trilluara, që, pas vdekjes, i mvisheshin të madhit ENVER HOXHA, të cilat nuk u bënin aspak nder shqiptarëve. Aifarë Llesh Dod Biba, nisi të më rrëfente sesi ia kishte vënë lakun shtatores së “diktatorit” në Sheshin para Piramidës dhe m’u drejtua me këto fjalë: “E sheh këtë gisht (duke ma treguar gishtin tregues, të kthyer në formë majedrapri), me këtë gisht ia kam vënë lakun ‘diktatorit’ dhe e kam rrëzuar shtatoren e tij përtokë”, - nisi të krekosej ai “shqiptar i madh”, derisa e shikoja me habinë më të madhe, sepse, hetoja qartë se te unë kishte ardhur i porositur nga një qendër shumë antishqiptare, dhe, pikërisht, në Tiranë. Ndërsa, duke mos mundur t’i duroja më “atdhetarizmat” e tij tepër “shqiptare”, i thashë troq: Ti, paske bërë faqen e zezë, ore burrë i botës. Këto “vepra shqiptare” i ka në qejf Evropa dhe bota antishqiptare. Ti, nuk ke bërë asgjë të mirë dhe shqiptare. Po, cili popull në botë ka vepruar kundër ndonjë kryetari të vet, siç kanë vepruar e po veprojnë “shqiptarët”, madje, pas vdekjes së tij?... Ti, nuk ke bërë asgjë të mirë, as njerëzore dhe as shqiptare, vetëm se ia ke vënë lakun babait tënd dhe nënës tënde që të kanë bërë këmbë e dorë, që të kanë rritur dhe edukuar në kushtet dhe mundësitë e veta familjare... Asgjë të mirë nuk paske bërë. Kështu, siç paske bërë ti, kanë qejf të na shohin vetëm armiqtë e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, fqinj, evropianë dhe botëror, e, askush tjetër... Kur pa se nuk gjeti përkrahjen time, dhe doli i testuar nga unë, aifarë Llesh Dod Biba, iku me bisht nën këmbë, sepse, nuk mundi të kryente punë siç e kishte porositur “sigurimi shqiptar” i UDB-së, në Tiranë, dhe, vërtetë, u bind se Tafil Duraku ishte dhe është një arrë e fortë shqiptare që mund t’i mbetët në fyt shumë pahetueshëm... Po ashtu, erdhi edhe një lukuni tjetër “shqiptare” e LKJ-së (LDK-së), me në krye njëfarë Imer Cacajn (Cacoviçin), që kishte për detyrë shtëpie t’i instalonte “atdhetarët shqiptaro-kosovaro-titistë” në Tiranë, me të cilën lukuni shalliane sa s’u theva keqas, pikërisht, në ambientet e Panairit të Librit, në Piramidë, ku kishin ardhur të provokojnë e ta promovojnë njëri-tjetrin me porosi të UDB-së e të udbashëve “shqiptaro”-titistë, sepse, u thashë në sy se ata kishin ardhur ta përhapnin antishqiptarinë në shtetin amë, me detyrat më antishqiptare në histori.
Si u vërtetuan dyshimet e mia?
Ishte viti 2001. Derisa pinim kafenë e mëngjesit me shkrimtarin tash të ndjerë, z. Mehmet Kajtazi, në verandën e restorantit “Toskana“, në afërsi të hotelit “Grand Prishtina”, erdhi në tryezën tonë njëfarë Da(m)ut Demak(u)oviç, dhe, gjatë një bisede për shtetin amë, më tha, duke më provokuar rëndë, sipas këshillave të shokëve të tij udbashë, Nazmi(ja) Rrahman(i)oviç dhe bythecit të tij të përjetshëm Abdullah Qenel(i)eviç: “Qysh i ke shkruar letër Stane Dollancit?”, “Si të ka marrë në pyetje sigurimi i Enverit, në Tiranë?”, etj. Dhe, duke i parë qëllimet e tyre tamam udbashe, të njerëzve të cilët krijonin rrathët e ferrit dantesk sipas shpifjeve e trillimeve të fshehta kundër shqiptarëve, kanaleve e tryezave të tyre “shqiptare” të ferrit të zi, iu përgjigja prerazi: Të paskan mashtruar keq Da(m)ut Demak(u)oviç, sepse, ai ka qenë sigurimi i UDB-së dhe i shokëve të tu udbashë, në Tiranë, i cili shërbim “shqiptar” nuk e bën asnjë pordhë pa e ngrënë dhe pa e pirë së toku, me njëri-tjetrin. Unë, kurrnjëherë nuk i kam shkruar askuj, pos dy letrave të hapura ish-kryetarit të Kryesisë së ish-Jugosllavisë, Dr. Janez Dernovshekut (slloven), me titull “Organet e tmerrit” dhe “Tmerri nuk ka të ndalur” (kuptohet, tmerrit që ushtrohej ndaj shqiptarëve), më 1989, si dhe organeve të dhunshme “shqiptaro”-titiste të krahinës së Kosovës, atëbotë, kur shqiptarët që kanë ngritur zërin kundër atij sistemi gjakpirës antishqiptar, ke mundur t’i numërosh në gishërinjtë e një dore. Asnjë sigurim shqiptar nuk ka pse dyshon as merret me veprimtarinë atdhetare të Tafil Duraku, madje, edhe më pak, sigurimi i Enverit... E, kur iu përgjigja kështu, Da(m)ut Demak(u)oviç-it iu zu fryma, dhe, z. Mehmet Kajtazi, tash i ndjerë, mbeti me sy hapur, duke pritur se çfarë mund të pasonte, tash, pas këtyre të thënave provokuese udbashe. Da(m)ut Demak(ut)oviç-it, (sh)krimtarit ndër më të mëdhenjtë (sic!) “shqiptarë”, iu pre kafeja në fyt, nuk i shkonte më teposhtë, nga duhej shkuar, sepse, ai dhe shokët e tij “burra të mirë” vetë i kishin çuar informata Stane Dollancit dhe udhëheqësve tjerë jugosllavë kundër shqiptarëve (kudo në ish-Jugosllavi dhe jashtë saj) dhe, iku, duke u kollitur keq, sepse, e rroku një kollë shumë e keqe, që nuk më kishte ndodhur të dëgjojë ndonjëherë kollë të tillë dhe aq të keqe, pas çdo fjale që përfliste sipas porosive të shokëve të tij udbashë. Pasi shkoi ai (D. D.), Mehmeti, ndjesë pastë, më tha: “Po, mirë ia bëre, he, të lumtë!”... Po, e lypi ashtu, sepse, ashtu edhe është, - ia ktheva, unë, urtisht. Po, kush ka mundur ta krijojë UDB-në në Tiranë pos udbashëve të tipit federativë si Nazmi(ja) Rrahman(i)oviç me shokë, e, bythecëve të tyre si Abdullah (Z)Qenel(i)eviç etj., si dhe e ashtuquajtura “Zyra e Kosovës” e LDK-së, që kanë shkuar me detyra në Tiranë dhe gjetkë, panaireve ndërkombëtare, herët, me kompetenca të UDB-së e të KOS-it jugosllav e antishqiptar?...Po, vetëm kështu, bijtë e devotshëm të njerkës Serbi e Jugosllavi, edhe tash, pasa luftës së lavdishme të UÇK-së, po na e qesin në pritë dhe po na e ndersejnë sigurimin e tyre “shqiptar” dhe “nënën” e tyre “Shqipëri”, si dhe “UÇK”-në e tyre, pikërisht, sipas metodave më të cilat e ndersenin jo fort moti tërë arsenalin politik e diplomatik serbosllav (policor e ushtarak) në kurriz të shqiptarëve të viseve të pushtuara shqiptare në ish-Jugosllavi. Unë, edhe atëherë e kam pasë të qartë se kush ka mundur të ma ndërsejë Lesh Dod Bibën (dhe biba e bibanë të tjerë), të cilit ia thashë gjërat në sy, në Piramidën e Tiranës (QNK), në prani të shokëve të vet, në ambientet e stendës së botuesit “Buroja”.
Udbashët komunisto-titistë “shqiptarë” kanë shpifur e po shpifin tinëzisht, e me maska, kundër shqiptarëve më të mëdhenj, nëpër çdo tavolinë ku nuk janë të pranishëm ata për të cilët flitet, madje, nëpër çdo tavolinë që kanë ndenjur dhe rrinë me shokët e vet udbashë etj., kur i kanë detyruar njerëzit tjerë edhe të largohen nga tavolina, duke mos mundur t’i dëgjojnë shpifjet e udbashëve, sepse, janë irituar pa masë e tepër shumë nga trillimet, shpifjet dhe të pavërtetat, tepër të ulta, që janë thënë për ata që nuk kanë qenë të pranishëm në tryeza, të thëna nga udbashët, paturpësisht dhe udbashërisht. Po, shtrohet pyetja: Kush ka mundur më lehtë e më mirë ta krijojë, përhapë e instalojë UDB-në dhe KOS-in jugosllav në Tiranë dhe gjetkë, trojeve shqiptare, sesa udbashët “shqiptaro”-titistë të Kosovës dhe të viseve tjera (të pushtuara) shqiptare në Jugosllavi, duke hyrë dhe dalur në e nga Shqipëria kur kanë dashur, me kompetenca të plota të UDB-së e të KOS-it?... Përgjigjja më e saktë është: Askush. Dhe, shtrohet edhe një pyetje tjetër: Pse vepruan e veprojnë kështu “patriotët” më të mëdhenj e më të zëshëm “shqiptaro”-titistë?... Për asgjë tjetër, pos, për t’i bërë shqiptarët dhe punët e tyre, kështu, rrëmujë, për ta bërë Shqipërinë për të mos e njohur as vetë shqiptarët, e, për të mos i besuar Shqipërisë askush, prandaj, edhe nuk më shqetësojnë aspak komentet e shumë “komentuesve” të porositur “shqiptarë” nga ky soj “shqiptarësh” udbasho-titistë, që bëjnë në analizat dhe opinionet e mia shumë reale për temat që trajtoj.
Kjo, pra, është mënyra më e shkurtër e rrëfimit sesi më mori në pyetje UDB-a jugosllave e “shqiptaro”-titistëve në Tiranë, ku, gjatë qëndrimit tim njëjavësh i pashë për së afërmi të gjitha pikat e UDB-së, nëpër shumë institucione dhe qendra tjera shqiptare. Dhe, për mua, ai ishte kulmi i tmerrit që pashë me sytë e mi, në kryeqytetin shqiptar, ku, sorollateshin thi e qen antishqiptarë, bashkërisht..., ku, fatkeqësisht, nuk kanë pushuar as pushojnë së sorrollaturi edhe sot...
(Autori është poet dhe publicist i pavarur shqiptar)