“POLITIKAT” SKANDALOZE TË BE-së
Shkruan: Tafil DURAKU
Tash e dymbëdhjetë vjetë të pasluftës së lavdishme të UÇK-së, BE luan rolin e këshilltarit dhe prokurorit “politik” antishqiptar, sepse, rolit të tillë të saj po i (para)prinë “politika” e komunistëve të kuqë “shqiptaro”-titistë, jugosllavë, dhe “politika” e tyre “patriotike” e të gjitha kohëve antishqiptare, me veglat e veta “patriotike” në “pushtetet” e derisotme “kombëtare” e “kosovariste”…
Pse BE-ja bën “politika” të tilla antishqiptare, nuk është edhe gjithaq e çuditshme, sepse, “politikat” e saj po i mbështesin pa asnjë rezervë, madje, edhe po i ushqejnë, grupe të njohura kuislinge të “shqiptarëve” më të mëdhenj në historinë e shqiptarëve dhe të shtetit të tyre kombëtar, Shqipërisë – SHQIPËRI.
“Politikat” e BE-së janë skandaloze për shumë arsye, por, mbi të gjitha, janë skandaloze dhe antinjerëzore e antihumane, për arsyen e vetme se ato, në thelbin e tyre “demokratik”, të “rendit të ri botëror”, janë kthyer në “politika” të këqija e të liga dhe çmendurisht antishqiptare, sepse, ato, në vend se të orientohen drejt dhe ta orientojnë drejt opinionin ndërkobëtar e botëror, në vend se t’i shohin dhe t’i gjykojnë veprimet antishqiptare të paraardhësve të tyre, ato, vetëm sa po i thellojnë edhe më shumë e po i vargëzojnë qëllimet e tyre të sofistikuara të copëtimit të Shqipërisë, madje, me tendencë të vazhdueshme të “shtetëzimit” të çdo krahine të trepushtuar, shqiptare, nga fqinjët.
Po të ishin demokratike dhe po të donin ta krijonin një rend të ri botëror, SHBA dhe BE-ja, mirëfilli, ato do të duhej ta mbështetnin Tiranën shqiptare në bërien e Shqipërisë, me kthimin përfundimtar të trojeve entike shqiptare në gjiun e saj, të pushtuara nga Serbia dhe nga Jugosllavia “socialiste”, “vetëqeverisëse” dhe e “painkuadruar” e satrapit Tito dhe trojeve të tjera shqiptare, të pushtuara nga Greqia… Është plotësisht skandaloze dhe absurd të dëgjosh, madje, në pragdekadën e dytë të shekullit XXI, se BE-ja mbështet, plotësisht, “politikat” e copëtimit të Shqipërisë, duke e “njohur” sovranitetin e Kosovës së pushtuar shqiptare, e, për banalitetin e “politikave” të saj “pozitive”, “përparimtare” e “demokratike”, ruan vijat kufitare të demarkacionit “kosovar”, me Maqedoninë e pushtuar shqiptare, me Shqipërinë e copëtuar londineze, me Serbinë pushtuese, fqinje, në tokat e pushtuara shqiptare dhe me Malin e Zi të pushtuar shqiptar… Atyre “politikave” ‘demokratike’ po u shkojnë pas, me vetëmohim e me dashuri të parezervë, të gjithë pasardhësit “patriotikë” e “shqiptaro”-titistë dhe këlyshët e rafinuar të tyre, madje, duke deklaruar edhe atë që nuk do t’i kishte hije ta deklaronte as një foshnje e lazdruar, për t’u ndarë nga nëna e saj dhe për të krijuar një etnitet të ri të saj …
Ndër shumë kërkesa të mbapshta të BE-së, është edhe kërkesa e theksuar antishqiptare, se “duhet të nisë dialogu Kosovë-Serbi!”… JO, zotërinj të BE-së, duhet ta dini dhe ta kini plotësisht të qartë se dialogu për çështjen e pazgjidhur shqiptare, përkatësisht, për tokat e pushtuara shqiptare, të cilat nuk kanë pushuar të jenë koloni të fqinjve dinakë të Shqipërisë, duhet të nisë midis Shqipërisë dhe fqinjve dinakë të saj, si pushtues prepotentë e recidivistë të tokave shqiptare: Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë (Bullgarisë pushtuese), Greqisë, etj. Kjo do duhej të ishte edhe politika që duhet ta ndjekë BE-ja dhe të gjitha shtetet mike të njerëzimit dhe të shqiptarëve e të SHQIPËRISË, si shtet i shqiptarëve.
Hajde, “politikat” antishqiptare të BE-së dhe të armiqve të Shqipërisë (vetë)kuptohen, po, halli është sesi të (vetë)kuptohen “politikat” ‘patriotike’ të “institucioneve” dhe “institucionalistëve” ‘tanë’ të viteve të ‘90-ta, “politikat patriotike” të “shqiptaro”-titistëve të kuqë, jugosllavë, të Kosovës “shtet i pavarur dhe demokratik”, të cilët, madje, për çudi të të gjithëve, deklarojnë me plot gojën “patriotizëm”, para gjithë botës, se: “Kosova ka zgjidhur përfundimisht vijën kufitare të demarkacionit me Maqedoninë, me Malin e Zi, me Shqipërinë, me …” Pse të “zgjidhet” vija e demarkacionit midis tokave të pushtuara e të copëtuara shqiptare?… Po, me Shqipërinë, pse?!... Edhe me “politika” të tilla “patriotike” do lejohet të copëtohet SHQIPËRIA e shqiptarët dhe Tirana shqiptare t’i shohë e t’i shikojë me aq gjakftohtësi, me aq indiferentizëm, me aq…!?!...
Por, mbi të gjitha, është me rëndësi të thuhet, këtu, se të gjitha “politikat” e derisotme, plotësisht skandaloze, të “rendit të ri” botëror, po thyhen pamëshirshëm në kurriz të Shqipërisë – SHQIPËRI dhe në kurriz të shqiptarëve-shqiptarë. Dhe, kjo, Shqipërisë dhe shqiptarëve, po u vjen nga Brukseli i BE-së “demokratike” dhe nga Beogradi moskovit e antishqiptar, që po lufton për ruajtjen e Kosovës shqiptare për koloni të përjetshme të tij, madje, në atë valle antishqiptare kanë hyrë e po luajnë edhe vendorët “kosovaristë”, pasardhës të drejtpërdrejtë të “institucioneve” dhe “institucionalistëve” “shqiptaro”-titistë të viteve të ’90-ta, të kuqë, komunistë, jugosllavë, të cilët nuk po dinë dhe nuk po duan t’i zbresin “pushtetit” të premtuar nga Rankoviçi, Titoja dhe Milosheviçi antishqiptar, hapave të të cilëve “patriotë” po shkon edhe BE-ja, me “politikat” e saj skandaloze dhe antishqiptare …
Kësisoji, BE-ja, për të mos rënë pre e “politikave patriotike” të “shqiptaro”-titistëve “pozitivistë”, ngutshëm, dhe, pa humbur kohë, duhet të këndellet dhe të marrë drejtim e qëndrim të duhur njerëzor, shoqëror dhe internacionalist, në kuptimin më të mirë të fjalës, për ta përmirësuar imazhin e saj të zi, të krijuar deri më sot (sidomos, prej Luftës së Dytë Botërore e këtej, këto dymbëdhjetë vjetë të pasluftës së lavdishme të UÇK-së), në sy të shqiptarëve dhe të Shqipërisë – SHQIPËRI.
Burojë, më 15 shtator 2010