Arben Duka
VARGJE PËR QEVERINË
Fol moj qeveri, fol se na kënaqe,
Ose je e çmendur, o s’ke cipë në faqe
Çdo orë e çdo çast po dëgjojmë harbutin
“Turp të ketë rojtari që kapi hajdutin” (!).
Shan e jargavitet kjo racë zagari,
E ka fajin çimka s’e paska kusari (!)
Siç thoshte dikur mbretëreshë shëmtira,
Për shëmtinë e saj fajin kish pasqyra.
Kope e hajdutëve se mban dot inatin,
E ka fajin çimka, u prishi rehatin.
Bën sikur s’kupton tufa me majmunë,
Se çimkat u shpikën bash për këto punë.
Shohim se si nxin shteti zemërak,
Se një çimkë e vogël i zuri në lak.
Duket se hajdutet keq kanë rënë në hall,
Saqë dhe Filipin e quajnë çakall.
Keq nga zemërimi veten hanë me dhëmbë,
Ndjejnë se si u shket, toka ndënë këmbë.
Nga një çimkë e vockël keq u zemëruan,
Jo se janë kusarë, por se u zbuluan.
Me vite zanatin e kishin ushtruar,
Po kurrë nuk qenë zënë me preshin në duar.
Një çimkë e vogël bëri katrahurë,
I nxori kusarët me zë dhe figurë.
Me zë dhe figurë në arrën e misrit,
Zëvendës i parë i Kryeministrit
E ka xha Saliu kapak të tenxheres,
Nuk ka ç’i bën derës, i bie penxheres.
Po të kishte numrat e di dhe rabecka,
Sala do ta hante, Metën me gjithë lecka.
Duket që Saliu keq ka rënë në hall,
Metës i thotë qengj, Filipit çakall.
Të gjithë pas Saliut çudira këputin,
Të vrasim rojtarin që kapi hajdutin (!).
Bir Selman i nënës, kë të qajë më parë,
Iliri që iku, pastë këmbën e mbarë.
Me shpirt e me zemër, urojnë gjithë shqiptarët,
Me vetie martë, që të gjithë kusarët.
Që tani në korr, po na ulërasin,
Që na djegin sytë kur shikojmë si flasin.
Kur dëgjojmë seç thonë, të lot mendj’e kokës,Ky koalicion, turp’ i Europës.
Turp’ i Europës dhe i gjithë Planetit,
Si shpellë Ali Babe, gjithë zyrat e shtetit.
(Marrë nga TEMA)