POEZI
Tafil DURAKU
EPOKË GJERGJËRIE*
vertikalisht
në këmbët e mia
rri në furtuna
e shoh përpara
vitin tënd madhështor
gjergjisht mbuluar
sa përrallore hapësira
horizonti
në tre kohë
gjergj
eh
aj
krahëve tuaj grafeni
po lindë shqip
e po hapëron Shqipëria
eh
aj
me Gjergjin në krye
lidhur me fije ari
simote shekujsh
Shqipërie
eh
aj
gjergj
nuk ka
epokë
pa kokë
as trup
të gjallë
mbi tokë
eh aj
vit Gjergji epokë
epokë gjergjërie
Shifra: “Rrap Lisi”
* Poezia që e fitoi çmimin e dytë në konkursin “Qershori poetik”, organizuar në Kishën e Llapushnikut, me rastin e kremtimit të 550-Vjetorit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, heroit tonë kombëtar, këtë vit kombëtar të Gjergjit.