PANAIRI I LIBRIT “TIRANA 2011” DHE SKANDALI I (PA)PRITUR I RADHËS

PANAIRI I LIBRIT “TIRANA 2011” DHE SKANDALI I (PA)PRITUR I RADHËS

Shkruan: Tafil DURAKU

 

Prej 9-13 Nëntor 2011, në kryeqytetin shqiptar u mbajt Panairi i 14-të i librit “Tirana 2011”, i cili edhe është panairi më i madh shqiptar në trojet e copëtuara shqiptare.  Organizimi dhe mbarëvajtja e tij, gjithsesi, do të duhej të ishin synimi kryesor e i vetëm i organizatorit dhe i të gjithë shqiptarëve. Por, në fakt, çfarë ndodhi dhe çka nuk shkonte me panairin dhe me porosinë që del nga libri?!... Dallimi në mes mes të porosisë që del prej librit dhe porosisë që del prej qofteve serbe, është tepër i madh dhe skandaloz… Çfarë prorosie u çon shqiptarëve dhe Shqipërisë një sjellje e tillë antishqiptare, fund e krye?...

Ajo që i provokoi dhe që i shqetësoi të gjithë shqiptarët qe prania e një tende-zgarë serbe që i dha edhe hije, erë e shije të keqe panairit shqiptar të librit shqip. Po, kush dhe cili ishte fajtori dhe shkaktari i gjithë këtij provokimi dhe skandali të (pa)pritur të radhës në kryeqytetin shqiptar? Kush e cilat ishin kuajt dhe pelat e Trojës në të? Ç‘porosi duhet t’u japë shqiptarëve kjo “hije” djallëzore e “patriotizmit” shqiptaro-titist e udbasho-kosist, realizuar prej shkieve të Prishtinës në Tiranë? Kush dhe cilët ishin qentë dhe kudrat me këlyshë të tyre që u (para)prinë të gjitha skandaleve të njëpasnjëshme antishqiptare, në shtetin amë të shqiptarëve, prej Luftës së Dytë Botërore e këtej, e, sidomos, pas kësaj të UÇK-së?...

Panairi i 14-të i Librit “Tirana 2011” është panairi më i madh shqiptar dhe në të, parë realisht, marrin pjesë thi e qen, qen e kudra me këlyshë tjerë të UDB-së e të KOS-it, që flasin shqip dhe shesin “patriotizëm”, të cilët u kanë paraprirë qenve të Beogradit atje. Dhe, ata qen e kudra me këlyshë që u kanë paraprirë qenve të Beogradit atje, gjithmonë kanë qenë kuaj e pela Troje dhe pasi i kanë vendosur mirë e mirë qentë serbë atje dhe i kanë këshilluar si duhet të veprojnë, kanë filluar të lehin trashë të parët dhe lehja e tyre kundër serbëve atje ka dalë si një kuisje e tyre, e sinkronisuar mirë, skandalozisht “patriotike”, tok me “reagimin” finok të pushtetarëve me deputetësi të përjetshme federative jugosllave dhe këlyshëve të tyre në Tiranë e gjetkë. Nuk kanë thënë kot së koti: Qeni i keq ta bjen ujkun në torishtë!, ose: Këlyshi i keq ta bjen qenin në shtëpi!...

Kjo porosi shekullore e të parëve tanë nuk është për t’u nënçmuar, aq më pak kur në Tiranë shesin “patriotizëm” të paparë “shqiptar” të gjithë shqiptaro-titistët e rafinuar (pro)jugosllav, madje, disa me deputetësi të përjetshme federative jugosllave dhe me tesera të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë, duke dëshmuar kësisoji se krahu më “shqiptar” kanë qenë dhe mbesin ata të cilët i kanë takuar me mish e me shpirt oborrit pushtetor e letrar të Beogradit në Prishtinë…

Po, cili është shkaku dhe shkaktari kryesor pse nuk merr pjesë në atë panair shqiptar autori i këtij shkrimi, duan ta dinë shqiptarët dhe shteti shqiptar? Shkaku dhe shkaktari kryesor pse nuk marr pjesë në atë panair shqiptar, është se Tirana shqiptare më shumë hapësirë u ka dhënë shqiptaro-titistëve të përbetuar e të kuqë jugosllavë dhe antishqiptarëve më të mëdhenj të kalibrit federativ jugosllav dhe këlyshëve të tyre “shqiptarë”. Dhe, autori i këtij shkrimi nuk merr pjesë as në panairet “ndërkombëtare” krahinoriste të librit, që organizohen në Prishtinë po prej shqiptaro-titistëve të rafinuar jugosllavë e antishqiptarë, prej “patriotëve” të përjetshëm, me kompetenca të përjetshme të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë antishqiptare…

Sa keq, ë! Sa kuajt e pelat e Trojës na janë shtuar dhe sa mazat e mazujkat i kanë shpërndarë gjithandej trojeve të copëtuara e të trepushtuara shqiptare dhe roli i tyre final nuk është asgjë tjetër sesa i Kalit të Trojës, pardon, Pelës së Trojës, kudo Shqipërisë dhe trojeve të copëtuara e të pushtuara shqiptare, serbo-ruso-ndërkombëtarisht, edhe në këtë shekull.

Porosia finale e serbëve në Panairin Shqiptar të Librit “Tirana 2011”, me qofte e këngë provokative serbçe qe ”se një ditë do t’u bëjmë qofte edhe ju shqiptarëve dhe do t’u shuajmë përgjithmonë me njerëzit tuaj, me “shqiptarët” që gjithmonë kanë qenë krahu i ynë më i fortë”…

Ç‘porosi presin tjetër shqiptarët nga provokimet e tilla, madje në ngjarje të tilla kulturore, sidomos, kur të parët reagojnë ata që u kanë paraprirë dhe i kanë vendosur serbët atje, që nga Lufta e Dytë Botërore e këtej, me kompetenca antishqiptare të Titos antishqiptar?!...

Dhe, për fund të këtij opinioni do themi se me luftën e UÇK-së serbët i kemi përzënë prej Kosovës së pushtuar vendësisht prej “shqiptarëve”, pardon, “kosovarëve”, por, shkiet po qëlojnë përditë në pushtetin e ri “shqiptar”, pardon, “kosovar” e “kosovarist”, që po e provokojnë edhe Tiranën shqiptare, siç ndodhi në Panairin e 14-të të librit “Tirana 2011”…

Dhëntë zoti që Tirana shqiptare t’i hapë sytë përfundimisht dhe të mos lejojë më që të përsëriten skena të tilla  antishqiptare në qendër të Tiranës!...

 

Burojë, më 15 Nëntor 2011

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Create a free websiteWebnode