P O E Z I / MIKUT TIM KRYEPOET - Lasgushit të shpirtit tonë kombëtar

P O E Z I 

 

Tafil DURAKU

 

MIKUT TIM KRYEPOET

- Lasgushit të shpirtit tonë kombëtar

 

nuk fle liqeni

miku im

i shpirtit shqiptar

 

dallgët e tij

i çon ti

Njerëzishëm

 

si pulëbardha

Drilonit

fluturojnë të lira

 

zogjtë e tu

të shqiponjës

syndritur

 

nën cilin krah

liqenit a Drilonit

i ke fshehur

 

Maldelenën time shqipërisht

të bardhë si floçkë bore

e ke parë kah i rritë zogjtë e mi të shqipes

 

Burojë-Drenishtë, Qershor 2017

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Create a free websiteWebnode