MBAHET FESTIVALI NDËRKOMBËTAR I POEZISË DRINI POETIK
Sipas një njoftimi të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, në Prizren, më 10 e 11 qershor 2010, LSHK organizon Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë DRINI POETIK, në të cilin pritet të marrin pjesë poetë nga të gjitha viset shqiptare dhe miq të shqiptarëve nga bota.
Pos Orës së Lidhjes që mbahet më 10 qershor 2010, në orën 11 dhe asaj në mbrëmje, në orën 20, organizohen edhe orë letrare në disa shkolla fillore. Punimet do të dorëzohen nga pjesëmarrësit, kurse juria do të shpërblejë tri poezitë më të mira me çmimin “Metafora”, I, II e III.
Më 11 qershor 2010, në orën 11 organizohet sesioni letrar me titull “Lidhja Shqiptare e Prizrenit në letërsinë shqipe”, ku do të paraqiten dhjetë kumtesa nga studiues të njohur.
Kuvendi Komunal i Prizrenit sipas marrëveshjes me LSHK-në siguron lokalet për ekspozita dhe përurim veprash letrare, sheshin, pikat artistike, drekat për 100 veta dhe hotelin për 60 pjesëmarrës, si dhe reklamat për festivalin.
Manifestim Ndërkombëtar i Poezisë
DRINI POETIK
Që mbahet në Prizren, më 10-11 qershor 2010, do të organizohet sipas këtij
PROGRAMI
I. E ENJTE, 10 qershor 2010
Ora 11
Hapja e Festivali të poezisë, te LSHP
Fjala e hapjes: Adem Demaçi, kryetar i LSHK-së
Prof. dr. Ramadan Muja, kryetar i KK të PZ
Ora e Lidhjes
/Emrat e 15 poetëve që lexojnë/
Ora 13
Ekspozita letrare në Pallatin e kulturës
Përurim veprash letrare
/Autorët dhe veprat/
Ora 15
Dreka
Ora 16
Vizitë monumenteve kulturore-historike të qytetit
Ora 20
Mbrëmja e poezisë
Fjala e hapjes
/Emrat e 30 poetëve që lexojnë/.
Pikat artistike: kitarë, flaut, piano, balet.
/Emrat e tyre/
Shpallja e laureatëve të çmimit Metafora.
Bujtja në Prizren
II. E PREMTE, 11 qershor 2010
Ora 10
Vizitë letrare në Fakultetin e Mësuesisë, në Gjimnaz dhe në
një shkollë fillore
/Emrat e 10 poetëve/
Ora 11
Sesioni letrar Lidhja Shqiptare e Prizrenit në letërsinë shqipe
Fjala e hapjes
/Autorët dhe kumtesat/
Ora 13
Piknik në Lumbardh dhe në Vermicë.
Ora 15
Dreka e përshëndetjes
Njoftimi për atë manifestim ndërkombëtar të poezisë, që mbahet për herë të parë në Prizrenin legjendar, është nënshkruar nga kryetari i Kryesisë së LSHK, z. Adem Demaçi, në Prishtinë, dhe, është bërë publik për mediat, më 26 maj 2010.
artEX