RIBOTIM
LOJËRAT E RREZIKSHME TË LDK-së
Shkruan: Tafil DURAKU
Flitet e përhapen gënjeshtra nga më të pakriptat, nga kuluaristë të njohur e të panjohur të partisë më të madhe për ruajtjen e Serbisë në Kosovë. Ndër ato më të pacipat që dëgjohet mëse shpeshti, është gënjeshtra e partisë më të madhe, LDK-së, se, Adem Jashari ishte anëtar i asaj partie, dhe, kinse, si i tillë, ishte dërguar në Tiranë, për ta ushturuar artin luftarak, ose, në momente të caktuara, në gazetat “tona”, për çështje të ditura, tashmë, reklamohen fotografi të LDK-istëve me Adem Jasharin, ose, me anëtarë të familjes së tij, duke u fshehur gjithnjë, me mjeshtri sllave, ajo ana e zezë e veprimit LDK-ist, duke mos treguar se Adem Jashari, herët dhe me kohë kishte hequr dorë nga politika paci(t)fiste e Rugovës dhe bandave të tij.
Këtu, për ata që kanë pak njohuri historike, sidomos, për historinë e luftave tona, duhet të flitet për paradoksin e mashtrimit të madh. Pra, mund dhe duhet të shtrohen shumë pyetje, si: Nëse LDK-ja ka frekuentuar me Adem Jasharin ose është fërkuar për Tij në çfarëdo forme ose për çfarëdo interesi tjetër, qoftë edhe përmes personaliteteve “të mëdha” e “të njohura”, a ka LDK-ja gisht në vrasjen e Adem Jasharit dhe të familjes Jashari? Dhe, nëse ka gisht në këtë vrasje, çfarë e ka shtyrë ta bëjë një gjë të tillë në emër të “patriotizmit” dhe të “atdhetarizmit” shqiptar?... Ose, pyetjet duhet të shtrohen edhe kështu: Cila parti dhe kush e luajti rolin e të ashtuquajturit Shtab Operativ për Kosovë e Metohi, në kohën e Luftës së Dytë Botërore, atë të Asim Luzhës dhe të argatëve të tyre? Pse të huajtë bëjnë politikë proserbe, kur akuzojnë emrat që dolën në mbrojtje të popullit të tyre nga gjenocidi serb? Pse akuzohen, pikërisht, ata që janë më meritorët për praninë amerikane në Mesdhe? Kush qëndron prapa akuzave të pabaza të të huajve, kur, edhe të huajtë e dinë mirëfilli se nuk mund të vlerësohen njësoj kriminelët serbë dhe argatët e tyre shqipfolës që këshillojnë të huajtë për t’i akuzuar çlirimtarët e popullit të tyre (UÇK-istët)? Shkurt: Cili është roli i partive proserbe dhe i LDK-së në këto lojëra të turpshme antishqiptare dhe antiuçkiste?... Këto dhe shumë pyetje të tjera do të mund ta provokonin ndërgjegjen njerëzore dhe do të mund të arrinim te një përfundim logjik (sepse, në çdo aspekt të studimit që mund t’i bëhet luftës së UÇK-së dhe rrethanave kombëtare e ndërkombëtare të luftës heroike të saj, duke e krahasuar me luftën e tribunit të popullit, Shaban Palluzha, ka ngjashmëri të mëdha tradhëtishë), se, pikërisht, LDK-ja e luajti dhe e luan rolin e të ashtuquajturit Shtab Operativ për Kosovë e Metohi, në kohën e Luftës së Drenicës dhe të Komandantit të saj legjendar, Shaban Palluzhës.
Pra, LDK-ja, siç ka gisht në lojërat e rrezikshme të politikës së brendshme, ka gisht edhe në lojërat e politikës së jashtme, kundër UÇK-së dhe kundër njerëzve të saj. Këtë e dëshmon rasti më i freskët i padisë publike të LDK-së për shpalljen, tamam, sipas skenareve serbe, fajtorë të njerëzve dhe të institucioneve më meritore politike që u angazhuan dhe po punojnë pa pushim për çlirimin e Kosovës, për çlirimin e popullit të saj dhe për praninë e SHBA-ve dhe të NATO-s në rajon, aleate natyrore e së cilës është edhe UÇK-ja.
Ajo (LDK-ja) ka gisht në lojërat e drejtpërdrejta dhe të tërthorta kundër lirisë së Kosovës dhe kundër gjakut të dërdhur për lirinë e popullit të saj të stërshtypur dhe të stërmasakruar nga politikat më antishqiptare të të gjitha kohëve, vetëm e vetëm për të mbetur në pushtetin e premtuar nga Beogradi dhe nga miqtë e tij ndërkombëtarë. As kjo pjesë e lojës së fshehtë të LDK-së nuk do koment dhe qasje tjetër.
Prandaj, duke u mbështetur në të dhëna reale historike dhe në traditën e mbrapësht “shqiptare” të shumë shqipfolësve, del se LDK-ja është vrasëse e drejtpërdrejtë e Adem Jasharit dhe e tërë familjes dhe farefisit Jashari, sepse, LDK-ja ishte, është dhe mbeti bashkëpunëtorja numër një e Beogradit, ndaj, si bashkëpunëtore e tillë, duhej shuar UÇK-në, me çdo kusht, dhe, duhej likuiduar krerët lavdiplotë, politikë e ushtarakë, të kësaj lufte legjendare të UÇK-së, sepse, vetëm në atë mënyrë do ta gëzonte pushtetin e premtuar nga Beogradi dhe nga ndëkombëtarët që janë të pranishëm këtu, si miq të fshehtë e të maskuar të Beogradit dhe të sllavizmit. Për t’i kryer këto punë sa më me sukses, LDK-ja ka gjetur njerëz të caktuar dhe familje të caktuara në rajonet ku zhvillohej lufta, për t’i kryer detyrat “atdhetare” e “patriotike” të saj, për shuarjen e kësaj lufte të shenjtë për çlirim kombëtar. Prandaj, detyrë parësore e LDK-së, si bashkëpunëtore e Beogradit zyrtar në Kosovë, ka qenë shuarja e UÇK-së, si Lëvizje për çlirimin e Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare, që edhe sot janë nën robërinë e sllavo-orthodokësve, dhe, sipas logjikës së tyre sllave, të kalkuluar kësaj radhe gabimisht, kjo Lëvizje do të shuhej me vrasjen e komandantit legjendar, Adem Jashari, por, këtë herë, nuk doli ashtu, sepse, pikërisht, pas vrasjes së tij, UÇK-ja u riorganizua edhe më fuqishëm, u strukturua dhe u ngjesh fort, deri në fitoren përfundimtare kundër pushtuesit serb, duke qenë vazhdimisht shumë syçelë edhe për rrethanat politike e ushtarake ndërkombëtare.
Pra, sipas çdo analize logjike, del se roli i partisë më të madhe të Kosovës, LDK-së dhe simotrave të saj, krerëve dhe argatëve të tyre në luftën e UÇK-së, ishte roli i të ashtuquajturit Shtab Operativ për Kosovë e Metohi dhe roli i argatëve të tyre dje, sot, nesër, lirshëm dhe pa frikë mund të krahasohet me rolin e Asim Luzhës dhe të argatëve të tij në kohën e Luftës së Shaban Palluzhës.
Prandaj, këtu, dhe në këso rrethanash të reja, zbardhja e realitetit të hidhur shqiptar, do një qasje të veçantë dhe një përkrahje të duhur e të nevojshme të strukturave udhëheqëse të luftës së fundit çlirimtare dhe të organeve e të organizmave të shtetit shqiptar dhe të SHBA-ve e të faktorit ndërkombëtar, përgjithësisht, sepse, vetëm në këtë mënyrë i kontribuohet realitetit dhe ndriçimit të së vërtetës së hidhur shqiptare, të cilën duan ta bëjnë edhe më të hidhur argatët e Beogradit zyrtar në Kosovë, argatët e LDK-së, të cilët, vazhdimisht, si një kor i dirigjuar nga Beogradi, vazhdojnë ta vënë para aktit të kryer faktorin ndërkombëtar në Kosovë, gjë që, herëdokur, nuk do t’i bëjë nder atij faktori, nëse ka ardhur këtu me qëllime të mira dhe për ta ndihmuar popullin shqiptar për të dalë nga kthetrat e rrezikshme të robërisë serbe dhe të shqipfolësve të caktuar, kudo partive dhe organeve ndërkombëtare, të cilët, nuk janë asgjë tjetër, pos shigjeta mashtruese të kaheve të udhëve të kundërta nga duhet shkuar realisht.
Prandaj, është qesharake dhe turp i madh kur njeriu dëgjon nga një kastë intelektualësh të mashtruar se njerëzit udhëheqës të luftës shpejt do të ngatërrohen mesvete dhe shpejt do ta qesin njëri-tjetrin për paratë që ua ka dhënë e “dhuruar” zëdhënësi i Rugovës, dr. Bujar Bukoshi-Bukuroshi, përmes njerëzve të caktuar, të cilët do të dalin dëshmitarë në situatë të caktuar, nga punëdhënësit e tyre proserbë. As këto përfolje nuk duan ndonjë koment të veçantë, sepse, edhe kjo është një nga lojërat e rrezikshme të LDK-së, përmes të cilave duhet vënë në lajthitje faktori ndërkombëtar, se, kinse, ata nga jashtë paskan kontribuuar mëse shumti për çlirimin e Kosovës nga trepushtimi serb, gjë që të bën të plasësh së qeshuri për të gjitha kohët. Ndali zot me të mira këta plangprishës të shqiptares-shqiptare! Ndali, o zot! Këta dhe zëdhënësit e tyre, kudo, edhe pas kësaj lufte të pabarabartë me shkaun, kanë ngritur kokën si gjelat në pleh, duke përsëritur e stërpërsëritur këngët që ua ka mësuar Serbia përmendsh, dhe, ata, tash, i thonë symbylltas.
Gjithçka është e sigurt këtu, LDK-ja është në rolin e Shtabit Operativ për Kosovë e Metohi, në kohën e Luftës së Shaban Palluzhës dhe argatët e LDK-së janë në rolin e Asim Luzhës dhe të bandave luzhiste, kudo që zhvillohej lufta për çlirimin e tokave shqiptare. Këtë duhet ta dishë, populli im. Kjo të takon ty ta dishë, sepse, për ardhmërinë tënde të mirë, të gjithë njerëzit e luftës e vunë kokën në rrezik, për t’i dritësuar plotësisht udhët tua, ardhmërinë tënde, si të çdo populli përparimtar të kontinentit ku gjëllin dhe të botës.
Këtu, çdo mjegull bëhet e ngritet nga LDK-ja dhe nga argatët e saj, me qëllim të mashtrimit tënd, populli im, sepse, nuk ndodhë askund në botë që ndonjë popull ta çlirojnë të huajtë, pa e pasë më parë faktorin e një nisme të tillë nga mbrenda, siç ishte në Kosovë Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) dhe krerët udhëheqës të saj, të cilëve iu bë krah aleatja NATO, me në krye SHBA. Prandaj, të gjitha këto që bëhen sot kundër luftës, kundër gjakut të derdhur për lirinë e Kosovës dhe kundër krahut të luftës së UÇK-së, janë lojëra të rrezikshme të LDK-së dhe të argatëve të saj, kudo në rruzullin tokësor që jetojnë shqiptarët.
Prandaj, pa të keq dhe pa turp, vazhdojnë pa pushim lojërat e rrezikshme të LDK-së për nënçmimin dhe përçmimin e luftës heroike të UÇK-së dhe të prijësve të saj legjendarë, gjithnjë, me avazin e vjetër se janë të “pashkollë” dhe “nuk dinë çka duan”, për ta bërë Kosovën të lirë dhe të pavarur!...
Kjo, mbase, nuk do koment tjetër, për t’i kuptuar drejt lojërat djallëzore të LDK-së dhe të argatëve të saj, kudo, të cilave u prijnë deputetë të rafinuar jugosllavë me prejardhje shqiptare, kuislingë të njohur për të gjitha kohët dhe rrethanat këtu.
P. S.: Ky shkrim u botua menjëherë pas Luftës së lavdishme të UÇK-së, në “Zëri i Kosovës”, në Prishtinë. Tash, po e ribotojmë, të qëllimtë, pas deklaratës së LDK-së për prishjen e koalicionit me PDK-në. Kjo është më shumë se lojë e LDK-së, e cila dikur shantazhonte luftën e lavdishme të UÇK-së, e, tash, shantazhon partitë e dala nga ajo forcë e armatosur lufte për liri e për Shqipëri… Çka mund të pritet tjetër prej partive antishqiptare të Titos&Co të tyre “patriotike”, krahinoristo-kuluariste e “institucionaliste”?!...
Burojë, 17 shtator 2010