KUSH ËSHTË MBI LIGJIN, NË KOSOVË ?
Shkruan: Tafil DURAKU
Parë realisht, gjithanshëm, në kohë, hapësirë dhe rrethana të caktuara, me një shtrirje horizontale dhe vertikale shekullore, mbi ligjin, në Kosovë, janë shtresuar dhe sistemuar vetëm pashallarët “shqiptarë” të Beogradit dhe pasardhës të denjë të tyre, të cilët janë pozicionuar nëpër institucione “shtetërore”, duke filluar nga Parlamenti, Policia, Hetuesia, Gjykatat, Arsimi, Mjekësia, Kultura, Ekonomia, Shkenca, Mediat, etj., hapave të të cilëve kryeshkelës dhe pengmarrës ligjesh hapëron edhe sot, dymbëdhjetë vjetë pas luftës së lavdishme të UÇK-së, suharia e LDK-së&Co, si dhe një pjesë e papërgjegjshme dhe e pandërgjegjshme e UNMIK-ut, KFOR-it, OSBE-së, EULEX-it, etj.
Në rrethana të tilla, “mirëvajtjeje” e “mbarëvajtjeje”, gjithsesi “demokratike”, pyetja që duhet shtruar dhe prapa të cilës duhet vënë një pikëpyetje e madhe, është: Kush dhe cili është mbi ligjin, dje e sot, në Kosovë?! Në këtë pyetje, përgjigjja më e mirë dhe më e saktë është se mbi ligjin, në Kosovë, janë të gjithë pashallarët “shqiptarë” të Beogradit, të UDB-së dhe të KOS-it, të konvertuar prej LKJ-së jugosllave në LDK-në “kosovare” dhe këlysh të saj të njohur e të panjohur, madje, në të gjitha fushat “shoqërore” të shqiptarëve, si në politikë, shkencë, kulturë, gjyqësi, polici, hetuesi, shkollim, mjekësi, në sisteme bankare e financiare, në ekonomi, administratë, media, sport, etj. dhe resorë të tjerë vitalë të jetës shoqërore të shqiptarëve. Atyre hapave “patriotikë” e “kombëtarë” të pashallarëve “shqiptarë” të Beogradit, në Kosovë, po shkojnë, njëri pas tjetrit, me të gjitha llojet e arsenalit bërthamor “demokratik”, të logjistikës e të oratorisë bashkëkohore, edhe njerëz të papërgjegjshëm të UNMIK-ut, KFOR-it, OSBE-së, EULEX-it, etj., dhe, përmasat e atyre pashallarëve e ndërkombëtarëve që janë mbi ligjin, në Kosovë, janë qindfishuar.
Sot, në krye të të gjithë shkelësve ordinerë të ligjit, qëndrojnë të gjitha qarqet “politike”, “kulturore”, “shkencore”, “mediatike”, “patriotike” dhe “kombëtare” të pashallarëve “shqiptarë” të Boegradit, në Kosovë, të prirë prej “shqiptario”-titistëve dhe këlyshëve të rafinuar të tyre, të përdegëzuar dhe të shpërndarë enkas në parti të tjera satelite, “patriotike” e “kombëtare” ‘kosovare’, të LDK-së antishqiptare.
Për t’i dhënë shpirt gjithë kësaj që thamë, do ta shtrojmë pyetjen: Kush do ta luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar “shtetëror”, në Kosovën e trepushtuar shqiptare, pashallarët e Beogradit dhe këlyshët e tyre, kundër vetes së tyre?!... JO. Atëherë, pse, KFOR-i, UNMIK-u, OSBE-ja, EULEX-i dhe organizmat e tjerë ndërkombëtarë, të dërguar si misionarë të lartë të OKB-së, shohin ëndërra me sy çelë, ose, pse shohin ëndërra në diell, kur dihet dhe kur kihet parasysh misioni “politik”, “patriotik” dhe “kombëtar” i pashallarëve “shqiptarë” të Beogradit, në Kosovë?!...
Prijatarë të të gjitha këtyre të këqijave antishqiptare, fatkeqësisht, janë vetë pashallarët e Beogradit, në Prishtinë, dhe strukturat e organizuara të tyre, sidomos, do veçuar përfaqësuesit “politikë”, “kulturorë”, “medialë”, “patriotikë” dhe “kombëtarë” të atyre strukturave të organizuara të krimit e të realizmit socialist, në Prishtinë, që janë në krye të kulturës, të mediave dhe të politikës, të cilët, për të zezën e shqiptarëve, kanë hapur përfaqësitë e tyre “patriotike”, “mediatike”, “kombëtare” e “diplomatike” edhe në Tiranë e gjetkë dhe anasjelltas.
Sot e gjithë ditën, do thënë e rithënë fuqishëm, pa pushim: Në Kosovën e trepushtuar shqiptare, mbi ligjin janë të gjithë pashallarët “shqiptarë” të Beogradit dhe këlyshët e tyre në LDK dhe jashtë saj, që fshihen prapa gishtit të tyre “patriotik”, “demokratik” e “kombëtar”!... Prandaj, qe dymbëdhjetë vjetë pas luftës së lavdishme të UÇK-së nuk kemi asnjë zhvillim dhe përparim, nuk kemi bërë asnjë hap përpara, në asnjë fushë të jetës “shoqërore” të shqiptarëve, pos asaj të hajnisë “institucionale” dhe “institucionaliste” të LDK-së&Co, e cila vetëm sa po i sofistikon dhe forcon edhe më pozitat e saj mbi ligjin dhe në kurriz të qytetarëve e të tagrapaguesve shqiptarë. Na thoni, kush tjetër është mbi ligjin, në Kosovën e trepushtuar shqiptare, pos “institucioneve” dhe “institucionalistëve të LDK-së së viteve të ’90-ta dhe të larvave të saj të shpëndara enkas nëpër partitë e saj simotra “patriotike”, “kombëtare” e “demokratike”?!... Dhe, ata LDK-istë&Co që qëndrojnë papërfillshëm dhe përbuzshëm mbi ligjin, në pozita të tilla i ka vënë Beogradi, duke e krijuar dhe ruajtur, kështu, pashallëkun e tij antishqiptar, në Prishtinë e gjetkë, trojeve të copëtuara shqiptare!...
Burojë, më 25 Nëntor 2010