KUSH FSHIHEJ PAS NOFKËS “RIPRESS”, GJATË LUFTËS SË LAVDISHME TË UÇK-SË ?
Shkruan: Tafil DURAKU
Duke i parë rrjedhat skandaloze të pasluftës së lavdishme të UÇK-së, hilet dhe sherret e “shqiptaro”-titistëve&Co, pa asnjë masë tonën, pa asnjë normë dhe kriter vlere njerëzore e kombëtare, keqkujtesën dhe keqshkrimin e historisë, doemos, duhet t’i themi disa fakte kohe, për të mos mundur ndokush ta përvetësojë punën dhe mundin e tjetrit, siç dinë ta bëjnë një punë të tillë “patriotike” ‘shqiptaro’-titistët dhe këlyshët e tyre “demokratë”, sidomos, një pjesë e të “burgosurve politikë shqiptarë”, prej “patriotësh” të dëshmuar e të njohur, tashmë.
Kontributi i ynë, shqiptar, ka vazhduar gjthmonë, me intensitet të plotë, në kushte dhe rrethana shumë specifike, përjetësisht, duke ndërruar metoda pune e veprimi, por, në vazhdimësi, ka qenë i pashkëputur dhe shqiptar. E themi këtë, sepse, kjo që dëgjuam e pamë deri në këto ditët tona të mistershme, gjithçka po shtrembërohet deri në çmendi njerëzore e “kombëtare”. Duke e parë se shumë “patriotët” ‘shqiptaro’-titistë e luajnë “patriotin” edhe sot, doemos, do merremi me gjendjen reale të ngjarjeve dhe rrethanave të paraluftës, të luftës së UÇK-së dhe pas saj.
Pritëm kot së koti, se do ndryshojë diçka për të mirë, dhe, një ditë do të zbardhet e vërteta e plotë në dritën e fakteve shkencore e historike, por, jo, diçka e tillë nuk po ndodhë as dhymbëdhjetë vjetë pas luftës së lavdishme të UÇK-së shqiptare. Nuk ndodhi as po ndodhë përshkrimi i realitetit dhe i të vërtetës që ka ndodhur në trojet e pushtuara shqiptare. Fatkeqësisht, edhe sot po inojorohen në mënyrën më të shëmtuar antishqiptare shumë bartës dhe veprimtarë të dalluar e të dëshmuar të çështjes së pazgjidhur shqiptare në trojet e pushtuara shqiptare nga ish-Jugosllavia e Titos dhe Serbia e Milosheviçit. E themi këtë duke e pasur parasysh veprimtarinë e shumë shokëve bashkëveprimtarë, të cilët qenë dëbuar nga trojet e pushtuara shqiptare, si armiq të përbetuar të Jugosllavisë së Titos dhe si njerëzit më të rrezikshëm për Jugosllavinë pushtuese e fashiste. Ndër të parët kryeveprimtarë ishte Zeqir Duraku, i përzënë disa herë nga puna, si në ish-Teatrin e Kombësive, në Shkup, pastaj, i përndejekur nga “shokët” e tij, nga Teatri Popullor Krahinor (tash “Teatri Kombëtar”), prej më tepër se 25 vjetësh…
Por, në këtë shkrim tonin, këtë herë, nuk do flasim për veprimtarin e dëshmuar e të njohur të Çështjes së pazgjidhur Shqiptare, kryeveprimtarin dhe kushëririn Zeqir Duraku, i cili na mësoi përbindshëm sesi duhet Atdheu e Shqipëria e Enver Hoxhës, e cila, duke ecur me vendosmëri hapave të Rilindjes Kombëtare Shqiptare – mëtonte t’i bashkonte pjesët e saj të prera egërsisht nga Trungu i Shqipërisë, por, do të zbardhim fakte për njeriun me nofkën e luftës “Ripress”, nofkë që, vazhdimisht, shkruante e raportonte nga Zona e Lirë e Luftës së lavdishme të UÇK-së, duke e sensibilizuar opinionin e brendshëm dhe të jashtëm për zhvillimet reale në Zonën e luftës dhe rreth saj.
Në vazhdim, do t’i zbardhim disa dëshmi të publikuara në shtypin e kohës, fotografi e shkrime autoriale, të botuara në gazetat “Bota e Re”, “Zëri i Kosovës”, “Bujku”, “Zëri i Rinisë”, në Informatorin e “QIK”-ut, etj., të nënshkruara me nofkën “RIPRESS”, të cilat janë dëshmi e paluajtshme e zhvillimeve reale të luftës, prapa të cilave qëndronte vetë autori i këtyre rreshtave (“RIPRESS”), alias, Tafil Duraku. Shoqërues i “RIPRESS”-it, në Zonën ku zhvilloheshin luftimet me pushtuesin e egër serbojugosllav, në të shumtën e rasteve, ka qenë ushtari veteran i UÇK-së, Brahim Fylli, etj. Po, ç‘bën dhe ku ndodhet Tafil Duraku, sot, dymbëdhjetë vjetë pas asaj lufte të lavdishme shqiptare, radhëve të të cilës u ka qëndruar pranë që nga fëmijëria e tij, tok me familjen e ngushtë dhe të gjerë.
Tafil Duraku, sot (tash pesë vjetë), ka mbetur pa punë, madje, me vendime politike dhe antishqiptare të Astrit Haraçisë dhe të punëdhënësve të tij, Daut Demaku-çkoviçi e Nazmi Rrahmani-noviçi&Co, etj., dhe, të këlyshëve të tyre në pushtetin “patriotik”, “politik”, “policor”, e “juridiko-gjyqësor”, “kosovar” e “shqiptaro”-titist, me fajin e plotë “politiko-patriotik” të secilit ministër të “ri” që vjen në krye të Ministrisë së Kulturës, që e ka për obligim ta rrëzojë vendimin politik të Haraçi Vathaxhisë... Po, përse paska punuar e vepruar “RIPRESS”?!... Për ta diferencuar si në kohën antishqiptare të Titos, “shqiptaro”-titistët e kalibrit nazmirrahmani-noviço – dautdemaku-çkoviçë&Co e tyre “patriotike”!?!... JO!...
Ne, këtu, e, kësaj here, nuk do merremi me fraza boshe, por, do t’i zbardhim vetëm disa nga shkrimet dhe fotografitë e botuara në gazetat e kohës, të cilat janë bërë dhe janë botuar në vazhdimësi të ngjarjeve, rrethanave dhe zhvillimeve të luftës, kur, ushtria, policia dhe paramilitarët serbë, në pamundësi për ta luftuar e mundur UÇK-në shqiptare – granatonin, vrisnin e plagosnin shqiptarë në shtëpitë e tyre dhe digjnin e shkatërronin katunde të pastra shqiptare, madje, Drenishta dhe katundet në jugperëndim të saj, shpeshherë, janë raketuar edhe nga baza raketore e Moknës, për çka kemi dëshmi të papara, të fotografuara në kohën që kanë ndodhur…
E di që nuk më takon aspak të shkruaj për veten dhe për veprimtarinë time shqiptare. Por, duke i parë rrjedhat skandaloze, hilet dhe sherret e “patriotëve” ‘shqiptaro’-titistë dhe të argatëve të tyre, si disa të “burgosur politikë”, të atyre që dikush i shpallë “thesar historik e kombëtar”, si dhe “kontributin” e tyre madhor në kurriz të UÇK-së dhe në kurriz të luftëtarëve të saj, tërësisht antishqiptar, duke e parë rrezikun real se dikush do të mund ta vidhte autorësinë e “RIPRESS”-it të Luftës së lavdishme të UÇK-së, e bëra këtë shkrim, për t’i parë opinioni shqiptar dhe çdo shtet shqiptar – shqiptarët, dhe, më në fund, për të ditur e për t’i parë shteti i ardhshëm shqiptar patriotët dhe “patriotët” e tij, në dritën e plotë të tyre…, sepse, sahanlëpirës dhe “patriotë” të qarqeve “shqiptaro”-titiste, sot, po i nxijnë edhe faqet e forumet e internetit me shpifje që zor se arrin t’i kapë mendja njerëzore e njeriut-NJERI.
Pra, siç do të dëshmohet me shkrimet dhe fotografitë tona që do ta shoqërojnë këtë shkrim të bërë enkas për albaniapress, ky shkrim publicistik, ka për qëllim ta zbardhë në dritë nofkën e luftës “RIPRESS”, e cila i qëndronte krah i fortë moral e mediatik ushtrisë së vetme shqiptare për liri e bashkim kombëtar, UÇK-së shqiptare.
Kur ky autor i ka kryer këto punë, etj., për popullin e tij dhe për UÇK-në, të cilat i zbardhin plotësisht këto fotografi e shkrime, në të mirë të Kombit e të Atdheut Shqiptar, derisa, shumë qarqe “patriotike” antishqiptare e “shqiptaro”-titiste janë ahenguar kafeneve të Tiranës, të Prishtinës e gjetkë, nëpër hotelet më luksoze në Europë e në botë, me shkie e shkina, dhe u kanë duartrokitur frenetikisht ofensivave shfarosëse serbo-çetnike kundër UÇK-së, në Zonën e Lirë të Luftës, në krye me “presidentin” histe(o)rik të “Republikës së Kosovës”, dhe, sot, dalin e shpifin internetikisht, me maska e pa to, kundër shqiptarëve më të mëdhenj…
Burojë, më 11 maj 2010,