KURIMI I AMNEZISË

 

Liri LOSHI

 

KURIMI I AMNEZISË

 

Në Jug të Shqipërisë

Fundi i detit Jon

Kullon Adriatikun

 

Në një pikë – lart

Mjegulla shndërrohet në re

Dhe nisë ekskursin mbi Atdhe

 

Si dy tufa dy degë lisi

Takojnë qafat me dy krerë

E bëjnë shqiponjën të tërë

 

Në Jug të Shqipërisë

Bukuria frymon e këputë

Dashuria trungun ringjallë

 

Brigjeve të detit Jon

Peizazhet lirike

Kurojnë amnezinë poetike

 

Padalishtë, 9 qershor 2010

(Poezi konkurruese në Festivalin ndërkombëtar të poezisë “Drini poetik”,

mbajtur në Prizren, më 10-11 qershor 2010)

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Make a website for freeWebnode