KRIZA EKONOMIKE DHE SHTETET OFFSHORE

 

KRIZA EKONOMIKE DHE SHTETET OFFSHORE

 

Shkruan: Artan MULLAJ

 

Ekonomia botёrore sot ёshtё mё e planetizuar se kurrё, dhe zhvillimi i saj, por edhe frenimi i saj, kontrollohet apo pёrcaktohet nga fuqitё e mёdha. Ky superioritet i ka kthyer ekonomitё e brishta nё garniture tё zhvillimit, çka do tё thotё se shtetet e vogla janё tё dёnuara tё qeshin ose tё qajnё nё varёsi tё shkallёs sё humorit tё tё mёdhenjve.

Nёse tё fuqishmit, qё nuk heqin dorё asnjёherё nga keqpёrdorimi i pushtetit, janё nё krizё, vetёm atёhere kjo gjё imponon inerci negative pёr gjithё tё tjerёt nё planet. Sot shtrohet pyetja se pёrse tё fuqishmit janё nё krizё. Kush janё shkaqet thelbёsore pёr lindjen e saj, ndёrkohё qё Planeti prodhon njёlloj si mё parё, kur nuk kishte krizё, nё mos pak mё shumё, njerёzit konkurojnё njёlloj, dhe vuajnё pasojat njёlloj, kurse nafta nuk kёrcёnon ende me kolapsin e paralajmёruar tё shterimit tё saj. Edhe luftёrat si shkakёtare krizash janё larg perceptimeve tё sotme, jo sepse njeriu i ka vёnё pёrposh instiktet e kundёrshtive dhe konflikteve, por sepse tё mёdhenjtё e kanё kuptuar humbjen e aftёsisё sё tyre pёr tё parashikuar vazhdimin e jetёs pas tyre. Inteligjenca njerёzore shkon njёlloj si mё parё krah fantazisё sё nevojshme pёr tё konsoliduar ligjёsitё e zhvillimit, dhe kapitalizmi lulёzon e merr frymё si gjithmonё.. 

Atёhere pёrse bota ёshtё nё krizё, kur gjёrat janё njёlloj si mё parё? Pёrse tё mёdhenjtё janё mpleksur nё njё rrumujё ekonomike tё frikshme? Pёrse qeveritё e mёdha dhe tё voglat janё tё mbytura nё borxhe si kurrё ndonjёherё? Ç’gjё ёshtё ajo qё ka prishur ekulibrin e besimit shoqёror nё gjithё planetin mbarё? Ç’gjё thelbёsorё ka ndryshuar nё vetёdijen e popujve tё lirё, ndёrsa janё nёn makthin e kёrcёnimeve financiare, ndёrsa makthi i vertetё ёshtё tjetёr gjё, ёshtё lehtёsia e pamundur e shpjegimit tё tyre…

Me tё drejtё shumё njerёz mund tё gjykojnё qё nёse nuk ekzistojnё shkaqe objektive ( si mbarimi i naftёs, varfёrimi i tokёs, luftrat, kёrcёnimet qiellore, kataklizmoja),atёhere shkaqet e krizёs sё sotme janё njerёzore, subjektive, sureale apo virtuale, etj.. Qё ky gjykim ёshtё i drejtё, mund tё vёrtetohet nga njё shembull tipik. Psh, bursat e botёs, qё janё indikatorёt e ekonomive botёrore, janё shumё mё tё ndjeshme nga deklaratat e njerёzve tё fuqishёm se sa nga tё dhёnat konkrete tё kёtyre ekonomive.. Njёlloj edhe çmimi i naftёs, mund tё luhatet shumё mё shumё nga shakatё e baronёve te saj, pas darkave lluksoze, se sa nga parashikimet shkencore pёr rezervat e saj, etj…

Mund tё ndodhё qё krizёn e ekonomisё botёrore ta sjellё njeriu vetё dhe atёhere lind pyetja: Ç’gjё, ç’kontradiktё, ç’pёrplasje, ç’prekje massive interesash ka shkaktuar krisje nё komunikimin ekonomik tё njeriut, tё bosёve nё planet, nё atё masё qё tё sjellё ortekun e regresit nё pragun e tё gjithёve? Mos shkaku i krizёs ёshtё konkurenca planetare mes superfuqive tё botёs? Mos ёshtё kёrcёnimi i rritjes sё frikshme tё Kinёs? Apo ёshtё ironia e sё ardhmes sё afёrt, qё i afron Rusisё vёmendje tё re dhe sidomos xhelozi tё re ndёrsa ёshtё zotёruese e rezervave mё tё mёdha tё energjisё nё botё?

Duke mos pёrjashtuar rolin e superfuqive nё krijimin dhe kapёrcimin e krizave, as konkurencёn e tyre dhe as ekuilibrat e paqёnё, kriza e botёs sot mbase ёshtё mё e thellё, mё serioze dhe mё e ndёrlikuar pёr tё qёnё kaq thjesht, pasojё e konkurencёs apo xhelozizё kontinentale...

Jane tё shumtё analistёt qё nёpёr mediat botёrore kanё nisur tё ngrejnё dyshime se shkaku i krizёs ekonomike nuk ёshtё gjё tjetёr veçse vetё sitemi, racionaliteti i tij. Njerёzimi ndodhet nё njё shkallё tё tillё zhvillimi, nga ku kanё nisur tё shfaqen rrishtazi probleme serioze tё kapitalizmit.

Nё kohёn tonё,padyshim qё njёri nga problemet themelor tё sistemit kapitalist, ёshtё paaftёsia e tij pёr tё kontrolluar polaritetin e ekonomisё botёrore.. Dihet qё vetёm 5% e popullsisё administrojnё 95% tё pasurisё sё botёs dhe anasjelltas. Rigorozisht, 95 % e popullsisё sё botёs kanё vetёm 5% tё pasurisё sё planetit. Pёr ata qё nuk e njohin shkallёn e lartё tё ashpёrsisё sё kёtij realiteti, ky fakt ёshtё mёse i mjaftueshёm pёr tё kёrkuar shpjegime se nё bazё tё ç’kodi civil njerёzimi ndёshkohet kaq poshtёrsisht si kurrё ndonjёherё nё njё ndarje tё vёshtirё pёr tu pranuar dhe besuar. Por edhe pse ngjan me njё institucion poshtёrimi dhe ironie kjo ndarje, edhe pse ёshtё njё problem bptёror, edhe pse ngjan i padrejtё, demoralizues, polarizimi i botёs nuk ёshtё shkaku i krizёs. Sepse, megjithё pushtetin e perёndishёm qё ju jёp kushteti i pakufizuar i parasё, dhe megjithё shpesh-keqpёrdorimin e tij, kёta perandorё janё nё njёfarё mёnyre lokomotiva e zhvillimit dh epёrparimit sot.

Pёrkundrazi, jo polarizimi shoqёror, jo kontradikta me pjesёn tjetёr, por lufta e heshtur e miliarderёve me qeveritё e botёs, mund te supozohet si njёri nga shkaqet thelbёsore tё shpёrthimit tё krizave…

Pёrse lufta e heshtur mes miliardierёve dhe qeverive tё botёs ёshtё shkaku i krizave ekonomike? Ç’farё pёrfaqseson kjo luftё nё vetvete?

Le ti hedhim njё sy pasojave tё njё krize ekonomike. Papunёsi, varfёri e skajshme, inflacion, ulje e aftёsisё paguese, ulje prodhimi, borxhe private dhe publike, kredi negative, rrёnie e investimeve, mungesё e parave nё treg. Pra ç’ёshtё njё krizё nё fund tё fundit? Mungesё parash, ndёrkohё qe paratё ekzistojnё, pёrderisa ekziston pёrgjithmonё 5%-shi I miliarderёve qё zotёron shumicёn e tyre. Ajo qё ndodh pra realisht nё kohё krize, ёshtё jo mungesa e mjeteve monetare por bllokimi I tyre, ndalimi i qarkullimit tё valutёs nё treg qё do tё thotё se zotёruesit e saj e mbajnё atё tё bllokuar, pёr njё qёllim tё caktuar. Atёhere, nёse nuk ёshtё diçka tjetёr, shkaku i krizёs ёshtё pikёrisht ky bllokim, kjo ngrirje. Lind pyetja: Pёrse miliardierёt herё pas herё minimizojnё qarkullimin e kapitaleve tё tyre dhe i stokojnё ato? Pyetja tjetёr ёshtё, a kanё qeveritё e botёs kontradikta kaq thelbёsorё me miliardierёt e botёs, saqё kjo gjё tё provokojё shpёrthime krizash nё planet?

Pёrgjigjia duhet kёrkuar pikёrisht nё mardhёniet fiskale mes gjigandёve tё ekonomisё dhe qeverive.

A bёjnё pёrpjekje pёr ti shpёtuar detyrimeve fiskale kompanitё ndёrkombёtare tё bizneseve, pas tё cilave rrinё miliardierёt e 5%-shit. Pёrgjigjia ёshtё e thjeshtё. Po! Edhe pse nё mёnyrё tё ligjshme, gjigandёt e ekonomisё botёrore sot synojnё tё devijojnё maksimalisht detyrimet financiare ndaj shteteve tё tyre. Pёrderisa i shmangen atyre, me mёnyra tё ndryshme, kjo vёrteton se 5%-i qё komandon financiarisht botёn, nuk ndihet mirё me barёn fiskale qё ju kanё vёnё qeveritё pёrkatёse, dhe kёtu qёndron kontradikta…

Supergjigandёt e ekonomisё botёrore, qё shtohen me shpejtёsi dhe zgjerojnё aktivitetet e tyre nё gjithё vendet e botёs, kanё zgjedhur njё mёnyrё tё ligjshme pёr tё zvogёluar shpenzimet fiskale, duke themeluar aktivitetet e tyre nё shtetet “offshore”. Nga anglishtja,fjala “offshore” pёrkthehet “pёrtej bregut” dhe ka kuptimin “pёrtej kufirit”. Ç’janё kёto shtetet “offshore”? Janё ato shtete tё cilat nё legjislacionin e tyre lejojnё krijimin e bizneseve tё huaja nё teritorin e tyre, duke i tatuar ato minimalisht ose duke mos i tatuar asnjё dollar..Pёr shkak tё lehtёsive fiskale qё afrojnё, kompanitё e mёdha kanё deklaruar filialet qёndrore tё aktiviteteve tё tyre, pikёrisht nё kёto shtete. Psh, nёse njё kompani ndёrkombёtare, do tё kishte zyrat qёndrore nё Belize, qё ёshtё njё shtet “Offshor”, brigjet e tё cilit lagen nga ujrat e Karaibeve, kjo kompani e huaj do tё paguante jo mё shumё se 1000$ simbolikё tatime nё vit,( njё shifёr qesharake kjo), pavarёsisht shitjeve qё do realizonte nё tregjet botёrore.

Njё fakt interesant ёshtё se nё shtetet “offshore” sot regjistrohen mё shumё se 1000 biznese tё reja nё ditё nga investitorё qё vijnё nga çdo zonё e planetit.

Kureshtja se pёrse disa shtete tё vogla ose zona janё nё mirёqёnie tё plotё, si Qiproja apo Hong-Kongu, dhe pёrse disa tё tjera janё ne krizё tё thellё, si Greqia psh, mund tё shuhet pikёrisht nga ky detaj. Qipro ёshtё shtet Ofshor, Greqia nuk ёshtё. Shtetet offshore janё disa dhjetёra sot nё planet dhe tendenca e tyre ёshtё nё rritje..Pёrveç Zvicrёs dhe Qipros, shtete Offshor janё Bahamaja, Costa Rica, Gibraltar, ishujt Bermuda, Ishujt e virgjёr tё Islandёs, ishujt Cayman, por edhe shteti amerikan Ёyoming, Irlanda, Liberia, Luxemburgu, Nevis, Niue, Panama etj.. Vёshtirё tё ketё dёgjuar dikush ndonjёherё qё shtetet “offshore” tё lartpёrmenduara tё jenё publikuar ndonjёherё nё listёn e vendeve me vёshtirёsi ekonomike dhe borxhe publike, sepse kёto shtete janё shembuj tё sukseseve nё botё. Atёhere menjёherё ngrihet njё hipotezё mbas nevojёs pёr tё shpjeguar kёtё mbarёsi financiare nё shtetet “offshore”. Pse ato kanё sukses edhe lulёzim financiar dhe mirёqёnie superiore nё krahasim me tё tjerёt? Mos sukseset e kёtyre shoqёrive kanё tё bёjnё me legjislacionet “offshore” tё tyre?.

Pёrgjigjia ёshtё “po”! Ç’farё ndodh sot nё botё? Edhe popujt tё vegjёl e tё pafuqishёm si Shqipёria dhe vendet e tjera tё Ballkanit, synojnё tё ndёrtojnё kapitalizmin nё vendet e tyre dhe rezultatet janё tё brishta, ndёrsa qeveritё zhyten dita ditёs nё borxhe. Kjo ndodh sepse Kapitalizmi favorizon fuqitё e mёdha, ndёrsa ekonomitё e vogla si Greqia, qё nuk mund tё konkurojnё zhvillimet e fuqishme tё tё tjerёve,do tё sillen si satelitё rreth tyre dhe vёshtirё tё shpёtojnё ndonjёherё nga mallkimi I borxheve tё pёrjetshme..

Zgjidhja pёr vendet e vogla qё nuk kanё potenciale tё mёdha financiare, ёshtё legjislacioni “offshore”.

Por le tё kthehemi tek Shqipёria, e cila ёshtё njё ekonomi informale me parametra tё trazuara dhe me njё klasё politike qё do mund ti shpёtojё mediokritetit tё vet, vetёm kur Greqia, por edhe Brazili tё kenё larё krejtёsisht borxhet e tyre publike. A mund tё jetё Shqipёria njё shtet Offshor, si Zvicra dhe Panamaja, dhe a mund tё supozohet legjislacioni “offshore” si zgjidhja e vetme kardinale e ngёrcit historik tё shtetit rakitik shqiptar? Po!

Le ta analizojmё nё detaj! Qeveria si administruese e strukturave publike (ku hyjnё arsimi, kultura, shkenca, mjekёsia, komunikacioni dhe vet administrata e saj) ndjek njё politikё tatimore pёr sigurimin e tё ardhurave tё buxhetit shteteror. Burimet kryesore tё kёtyre tё ardhurave vijnё kryesisht nga tatimi i aktiviteteve private dhe aktiviteteve bankare. Nuk ёshtё e rastit qё zakonisht bankat kanё njё tatim dukshёm mё tё ulёt se aktivitetet e tjera private. Kjo pёr tё siguruar shumёfishimin e aktivitetit bankar pra rritje tё ndjeshme tё buxhetit shtetёror. Por kush janё subjektet qё depozitojnё tё ardhurat e tyre sot nё bankёn shqiptare? Dhe a janё kёto depozitime tё mjafta qё banka tё mund tё investojё dhe tё nxjerrё fitime, dhe nga to tё pёrfitojё maksimalisht edhe buxheti i shtetit? Duke qёnё njё bankё me fuqi tё vogёl monetare, banka shqiptare nuk mund tё tёrheqё vёmendjen e administratorёve tё mёdhenj ndёrkombёtarё, perandorёt e 5%-it qё pёrmendёm mё lart, tё cilёt kontrollojnё tregjet botёrore. Nё kёtё mёnyrё Banka shqiptare nuk mund tё marrё pjesё nё investime jashtё vendit, dhe aktiviteti i saj ёshtё i dёnuar tё regёtijё vetёm brenda Shqipёrisё. Por jo vetёm brishtёsia bankare ёshtё shkaku i shpёrfilljes sё gjigandёve.. Edhe luhatjet tradicionale tё politikёs fёminore tё Tiranёs kanё rolin e tyre. Edhe mungesa e stabilitetit politik dhe e e qёndrushmёrise civile, por edhe kriza ekonomike, natyrisht influencojnё drejtpёrdrejt nё uljen e investimit bankar, dhe joshjen e munguar tё tё fuqishmёve..

Nёse do guxonim pёr njё legjislacion tё ri bankar nё Shqipёri, ky ёshtё legjislacioni “offshore”, nё bazё tё tё cilit funksionojnё shtetet e vogla, tё sukseshme, tё pёrmendura mё sipёr. Sipas kёtij legjislacioni, Shqipёria duhet tё jetё e hapur ndaj njё klientele ndёrkombёtare, çka e thёnё ndryshe, vendi ynё duhet tё krijojё kushte qё do tё joshnin fuqitё monetare tё botёs dhe investitorёt mё tё mёdhenj. Vetёm kёshtu sistemi ynё monetar bankar dhe banka shqiptare do tё mund tё shndroheshin nё njё partner serioz me sistemin monetar ndёrkombёtar por edhe me investitorёt potencialё tё planetit.

Psh, nёse do tё mund tё kemi 10.000 aktivitete tё huaja qё do depozitojnё sejcili tё paktёn nga 1.000.000 dollarё nё vit nё bankёn shqiptare, me njё llogari tё thjeshtё nga aktiviteti i investimit bankar shteti do tё pёrfitoje rreth 300.000.000 dollare ne vit, aq sa kryeministri i vendit sot po lёviz tё gjithё shkёmbinjtё e planetit me rradhё, pёr ti gjetur lart e poshtё nё formё huaje, qё tё lehtёsojё krizёn nё vend.

Por pёrse do tё vinin kёto 10000 biznese tё huaja tё depozitojnё nё Bankёn e Shqipёrisё? Ç’gjё do ti joshё ata, nё njё kohё kur vendi ka njё qeveri tё krimbur nga mungesa e ndershmёrisё dhe vendi lёngon mes ekulibrave tё paqёnё? Pёrgjigjia ёshtё e gёzuar.:Do ti joshte pikёrisht Legjislacioni civil i shteteve “Offshore”. Pёr fat tё mirё, kёto legjislacione janё tё gatshme dhe lehtёsisht tё zbatueshme.. Shteti “offshore” I shqiptarёve fton gjigandёt e ekonomisё botёrore tё krijojnё bizneset e tyre nё Shqipёri, nё formёn e filialeve qёndrore, duke ju afruar atyre premtimin magjik tё liçensimit tё kёtyre bizneseve tё huaja nё Shqipёri, sipas legjislacionit tё liçensimit “offshore”..Ndёrsa do tё shёrbente si katalizator pёr rritjen e klientёve tё huaj, liçensimi i lehtё do tё sillte surprizёn spektakolare.. Tё liruara nga çdo lloj tatimi, interesi i kompanive tё krijuara nё vend do tё qe po aq i madh sa edhe suksesi i premtuar. Bizneset e huaja do tё shpёtonin nё kёtё mёnyrё shumё miliona detyrime fiskale pёr aktivitetet nё vendet e tyre, sepse kёto detyrime ato duhet ti paguajnё nё vendin ku jane liçensuar, pra nё Shqipёri, ku nё fakt nuk do tё paguajnё asgjё ose njё vlerё simbolike, sipas legjislacionit “offshore”. Kёto pёrfitime tё kursyera nga bujaria e shtetit shqiptar, kompanitё e huaja do mund ti investonin nё Shqipёri pёr hapjen e vendeve tё punёs, kurse shteti shqiptar, pёrveç depozitimeve, do tё pёrfitonte edhe nёpёrmjet kontratave konçesionare me kёto kompani, nje infrastrukturё bashkёkohore, si e kanё sot Zvicra, Qipro dhe vendet e tjera “offshore”.

Nga ana tjetёr kjo klientelё e huaj do jetё e interesuar edhe pёr stabilitetin ne vend, kёshtu qё edhe ajo nga ana e saj do tё ishte e interesuar pёr marёveshje me shtetin pёr ngritjen e menjёhershme tё Shqipёrisё, qё si mund tё merret me mend ёshtё njё çёshtje e thjeshtё pёr ata.

Nё kёtё mёnyrё, qeveria “offshore”, do tё ketё “aleatё” tё fuqishёm pёr zgjidhjen e problemeve ekonomike, pёr mbёshtetjen e aktiviteteve vendase dhe pёrparimin ekonomik.

Veçori e kesaj klientele tё huaj ёshtё se ata nuk synojnё pёrqindje tё larta bankare dhe kjo ёshtё nё avantazh tё bankёs dhe tё shtetit “offshore”, publik( jo privat) shqiptar. Kjo qartёsisht ndodh sepse ata do tё shohin kёtё bankё si njё mjet ligjor pёr tё kamufluar fitimet e tyre dhe pёr tju shmangur tatimeve tё bisnesit qё ata do zhvillojnё nё kёtё apo atё vend tё botёs.

artanmulla@gmail.com

(marrë nga www. albaniapress.com)

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Make a website for freeWebnode