Tafil DURAKU
KRAHEKRAH DERA
edhe në këtë shekull
zi
e s’ka ku shkon më zi
e keqja
gjerë e gjatë
shtrirë
çdo shekull njeri
shekull i pistë
në këtë shtëpi
pika dhe e keqja
vinë nga çatia
kryeteneqe
kuku e medet
ç‘na gjet
Maldelenë
as veshi
i virgjër
s’ka mbetur
krahekrah dera
pret e përcjell
të këqijat e ecjeve tona
err e terr zi
në këtë shtëpi
krahekrah dera të këqijave u rri
Burojë, janar 2012