RIBOTIM
KOSOVA NË KTHETRA
Shkruan: Tafil DURAKU
Duke i parë nga afër zhvillimet më të reja për e rreth Kosovës dhe viseve tjera të pushtuara shqiptare përreth, edhe tetë vjetë pas luftës së lavdishme popullore të UÇK-së, domosdoshmërisht, e shohim të arsyeshme që situatën ta marrin në duar të veta forca të mirëfillta shqiptare: intelektuale, diplomatike, politike dhe ushtarake, për ta nxjerrë Kosovën dhe trojet tjera etnike të pushtuara shqiptare nga kthetrat serbo-ruse dhe nga ato më të zezat – nga kthetrat e shqiptarëshkieve të Kosovës dhe viseve tjera të pushtuara, të “shqiptaro”-titistëve “kosovarë” dhe të aleatëve të tyre në Tiranë, Shkup, Podgoricë, Athinë e gjetkë. Pra, vetëm duke punuar, vepruar e menduar si shqiptarë, pa dallim krahine a feje, do të arrijmë ta bëjmë Shqipërinë - SHQIPËRI, do të dimë t’i ruajmë miqtë dhe aleatët tanë dhe do të dimë t’u shtojmë edhe miq të tjerë radhëve tona lirimtare dhe krijimtare, atyre radhëve që vërtetë e duan dhe e mëtojnë Shqipërinë - SHQIPËRI.
Një histori në kthetra, pse?
Historia e Kosovës është e gjatë dhe shumë e hidhur. Të hidhur përherë e bënë vetë “shqiptarët” në krye të saj, të gjitha kohëve tona njerka me njerëz thjeshtër në krye. Të gjithë njerëzit e saj thjeshtër në pushtete të huaja. Dhe, hidhtësia e saj sa vjen e shtohet, e rendohet edhe më shumë. Kjo nuk ndodh rastësisht. Të gjitha janë aq të koordinuara sa të bëjnë të mendosh thellë e më thellë për problemet që shtohen përditë e më shumë në kurriz të këtij populli të pambrojtur nga askush, as nga ligjet, në radhë të parë, as nga ata që qëndrojnë në pushtetin e huaj me vota të këtij populli të mashtruar e të stërmashtruar nga mashtrues e matrapazë të të gjitha llojeve, lëdëkëistë e udbasho-kosisto-farkistë, të cilët këtu dhe gjetkë ndër shqiptarë i ka mbjellur Serbia qe 123 vjet, pastaj Greqia, Bullgaria, Maqedonia, Mali i Zi, Italia dhe shumë shtete të tjera kundërshqiptare, deri te Moska.
Po të përpjesëtohet numri i viteve të kaluara nën robërinë serbe këtu me nga 100 spiuj për çdo vit, del se Kosova edhe sot është e stërmbushur me spiunë serbë, “legjitimë” dhe me shkolla të mëdha “politike”, “ushtarake”, “shkencore”… të të gjitha profileve, si dhe atyre “intelektuale”. Dhe, sipas të gjitha këtyre shkollave e gradave, shkaktare e të gjitha të këqijave qenka UÇK-ja. (Sic!) Dhe, vërtetë, është shkaktare e të gjitha të këqijave, kur nuk heq nga faqja e dheut shërbëtorët shumëvjeçarë të Serbisë dhe të shteteve të tjera më antishqiptare në histori. Kjo, një kategorie të caktuar të shqipfolësve nuk i bën përshtypje fare. Mjafton që ata t’i trashëgojnë dhe t’i gëzojnë pa pengesa dhe pa të keq të mirat që ua ka lënë Serbia dhe Jugosllavia titiste, gjithnjë në kurriz të shqiptarëve. Dhe, për t’i gëzuar ato të mira, gradime “politike”, “ushtarake”, “shkencore”, “kulturore” etj. kanë ftuar në ndihmë OKB-në, KFOR-in, UNMIK-un dhe OSCE-në, IOM-in, d.m.th. tërë bashkësinë ndërkombëtare, e cila i përfill plotësisht kërkesat e tyre mashtruese e të teledirigjuara nga Beogradi dhe nga shtetet më antishqiptare të kohës së sotme me shqipfolës lëkëjëisto-lëdëkëistë e udbasho-kosisto-farkistë në krye, qofshin ata pëshëdëkëistë, pëlëkëistë, përëkëistë, etj. Kjo nuk është ndonjë risi në raport me shtetin shqiptar dhe paraardhësit e tyre, shikuar retrospektivisht, qe nga Iliria e këtej.
Historia e Kosovës është një histori shumë e hidhur, një histori e kurdisur nga forca të caktuara antishqiptare që flasin shqip sot e këtu. Dhe, këtë histori e bën edhe më të çuditshme bagazhi i saj “shkencor”, “akademik”, “kulturor”, “ushtarak”, “politik”, “sportiv”, etj. i të gjitha niveleve e profileve të këtij sistemi më antishqiptar e më kiç në historinë e popujve të Evropës. Bagazhi i “burrave të mirë” dhe “bijve të tyre”, i të gjitha fushave bashkë.
Prandaj, sot, si kurrë më parë në historinë e saj të dhimbshme, Kosova (kur themi Kosova, nënkuptojmë të gjitha viset tjera të pushtuara shqiptare përreth Shqipërisë londineze) gjendet në kthetrat më të egra dhe më antishqiptare të strukturave evropiane, të cilat (tele)dirigjohen nga Beogradi dhe miqtë e tij shqipfolës në Kosovë, shqiptarëshkiet e Kosovës, të cilët kanë themeluar partinë më të madhe për mbrojtjen e interesave të Beogradit në Kosovë – Lidhjen Demokratike të Kosovës (ish Lidhjen e Komunistëve të Jugosllavisë, LKJ-në, e cila u shndërrua në LDK!), të prirë nga derr Rugova, degën e saj, Paritnë e Re të Kosovës, të prirë nga derr Bukoshi (Bukuroshi) etj. dhe shumë derra të tjerë që qëndrojnë prapa politikës më antishqiptare të LDK-së, dhe të partive simotra të saj, të prira prej disa deputetëve me kompetenca të përjetshme federative jugosllave dhe veglarive të tyre të sapoemëruara për anëtarë të Akademisë së Shkencave (Shkelmave) të Kosovës, e, që një zot e di se nga kush i kanë trashëgim ato kompetenca nga më antishqiptaret, që, sot, pikërisht, për këtë, Kosova po i përjeton ditët e saj më të zeza, ditë të vështira e të pamira si përherë deri më sot, ditët më të vështira në historinë e saj të re, duke iu falenderuar mospunës së këtyre strukturave me shkolla “të mëdha”, të “nalta” e “superiore” të spiunëve të Beogradit me rrethinë dhe të argatëve të tyre si kuadro (lexo: kudra) të larta, të cilët nuk janë asgjë tjetër pos mburravecë të vetvetes dhe “krijues” gogozhelë perfidë, gjoja se janë për demokraci, por ata, në të vërtetë, s’janë asgjë tjetër vetëm sfidë për mposhtjen e saj.
Dhe, tash, o kurrë, është momenti të dihen argatët e Beogradit në Kosovë, e, ata kanë për ombrellë LDK-në (udbasho-kosisto-farkistët) dhe shumë gazeta shqipnxirëse të fatit të Kosovës, të cilat stimulohen nga Bukoshi me kompani, nga 3% i mbledhur salloneve të Evropës plakë, ku prijnë gazetat “Rilindja”, “Bota sot”, Eurozëri”, “Kosova sot”, “Koha ditore”, “Kosovarja”, “Gazeta shqiptare”, “Kombi”, “Zëri” dhe shumë simotra të tyre, të cilat mbijnë si kërpudhat pas shiut me paratë që pa pikë dhimbte dhe pa pikë turpi i jep për to derr Bukoshi (Bukuroshi) dhe pasardhësit e tij me shkolla të natës serbe, borizanë të të cilave mjete të “informimit” janë disa gazetarë-prishtarë (gazepçarë) në zë, si: të gjithë ata që erdhën në krye të gazetës “Rilindja”, të cilët u shpërndanë për para të majme nëpër gazetat tjera të përmendura më lartë, Rexhep Kastrati (unë do ta quaj: GEXHA, e, që tek ne e ka kuptimin e shkaut më katil dhe më antishqiptar), Maxhun Smajli, Baton Haxhiu, Bardhyl Ajeti, Miftar Dragidella, Ali Mehmetaj dhe vëllai i tij Ganiu, Zekë Geci dhe shumë të tjerë që qëndruan edhe brenda zonës së luftës dhe me të përfunduar lufta dolën në Shqipëri, Evropë e botë dhe e shanë kudo UÇK-në dhe luftën e saj çlirimtare, e shanë e po e shajnë historinë më të ndritshme të Kosovës shqiptare, prirë nga pikëpamjet e udhëheqësve të gazetës më antikombëtare të “Bota sot”, me në krye Bajrush Morinën (Marrinën), Sylejman Aliun, Shefki Ukajn dhe të gjithë vizitorët e shumtë me uniforma e pa uniforma të TMK-së që vijnë ta vizitojnë përditë këtë gazetë antikombëtare, e cila i kryen punët e Serbisë në Kosovë. Këto janë ato kthetrat më të egra që e ngulfasin Kosovën dhe lirinë e popullit të saj shqiptar, sepse, faji është te bota përparimtare shqiptare e ndërkombëtare, e cila u beson argatëve dhe kriminelëve zyrtarë të Serbisë dhe të ish-Jugosllavisë në Kosovë, të cilët deri dje gëzonin postet më të larta në nivelin organizativ të Kosovës në atë sistem okupues serb-jugosllav, i cili vrau, preu, persekutoi dhe burgosi shqiptarë të shumtë vetëm pse ishin shqiptarë dhe mendonin shqip e shqiptarisht për të mirën e Shqipërisë së tyre dhe të Kosovës së tyre brenda saj. Këtë punë të ndyrë të Beogradit, në Kosovë, për fat të keq të shqiptarëve, po e kryen UNMIK-u, sipas porosive të tij dhe të lëdëkëistëve udbasho-kosisto-farkistë, duke burgosur e torturuar dhe duke mënjanuar nga puna eprorët më të lartë të TMK-së (ish UÇK-së), dhe duke i denoncuar edhe në Gjykatën e Hagës bijtë më të mirë të këtij populli, si dhe duke ndërmarrë aksione të vazhdueshme të mbledhjes së armëve kudo në Kosovë, si në kohën e pushtimit jugosllavo-titist të tokave shqiptare.
Pse, Kosova në kthetra?
Themi kështu sepse, gjithmonë, në krye të saj ishin argatët e huaj dhe të interesave të huaja e të tyre personale e lukunore, krahinore, dhe të grupeve e të grupacioneve më të errta antishqiptare, lëdëkëistët udbasho-kosisto-farkistë, të cilët i mbante në pushtet Serbia dhe Jugosllavia, vetëm se ishin poltronë të përbetuar, policë civilë e të uniformuar profesionistë, si dhe shtetet më antishqiptare deri te Moska zyrtare, të cilët (vazhdimisht, sipas porosive të Beogradit) po e mbajnë Kosovën në kthetra. Në një anë, shërbëtorëve të tyre besnikë u premtonin dhe u premtojnë vazhdimisht vende kyçe pune në të gjitha institucionet dhe nivelet, para të panumërta dhe kompetenca të paprekshme e të përjetshme, vetëm e vetëm që të qiteshin dhe të qiten shqiptarët e vërtetë në kthetrat e egra antishqiptare të Beogradit, për çka shqipfolësit në pushtet merrnin dhe marrin grada të larta dhe shpërblime të caktuara superiore dhe gëzonin e gëzojnë privilegje të të gjitha sferave, sidomos të asaj politike. Ndërkaq, të gjithë këta shqipfolës shërbenin si thika dytehëshe, sipas motos së tyre të përjetshme se “nëse i qesim në kurtha fitojmë grada e pasuri nga Serbia, e, nëse ndodh që të fitojnë ata (siç ndodhi rasti me UÇK-në), u themi se ne jemi ata që u kemi zbuluar dhe u kemi aktivizuar për çështjen kombëtare shqiptare”, për të cilën pushtetarët shqipfolës, në Kosovë, nuk janë brengosur kurrë, pos për pozitat dhe për të mirat materiale, si dhe enkas për interesat e ngushta familjare e klanoro-krahinore dhe privilegjet që ua ka ofruar Serbia, Jugosllavia dhe Titizmi. E, kur shqiptarët binin në kthetrat e egra të politikës së Beogradit zyrtar, ose dënoheshin me burg të përjetshëm, ose likuidoheshin, ose duhej t’u shërbenin atyre ose interesave të tyre, për çka shqipfolësve në pushtet u lejohej t’i shkelnin të gjitha ligjet, të cilat për ta ekzistonin vetëm sa për sy e faqe dhe ziheshin ngoje po për atë qëllim, ose kur kishin qëllime që të sanksionohej veprimtaira kombëtare e shqiptarëve të vërtetë. Edhe çka duhet të ndodhë tjetër për ta parë saktësisht se Kosova edhe sot, tetë vjetë pas luftës së lavdishme të UÇK-së, është në kthetrat e shqiptarëshkieve të Kosovës dhe të viseve tjera shqiptare, të pushtuara nga Jugosllavia e kryesatrapit Tito? Ju lutem, shikojini sot me gjakftohtësi ndodhitë komikotragjike dhe gjendjen në të cilën ndodhet Kosova e ripushtuar shqiptare nga UNMIK-u, BE, OKB etj.Pastaj, shqiptarët e mirëfilltë kishin dhe kanë kufizime të të gjitha llojeve, në vendet e tyre të punës, në bashkësi lokale, në komuna, në “krahinë” dhe gjetkë dhe prej të gjithë atyre shqiptarëve (kudo në tekst: shqipfolësve) që kanë gëzuar poste kyçe mund të nxirret paksa i pastër ndoshta një pesë për qindsh i tyre (5 %), gjë që do të ishte kënaqësi e veçantë për çdo shqiptar, po të dilte kështu. Por, besoj se as kjo nuk mund të ndodh kur kihen parasyesh rrethanat dhe hilet e okupuesit serbojugosllav dhe të gjithë ata hileçarë shqipfolës e shqiptarëshkie që i shërbenin atij sistemi gjenocidal e etnocidal antishqiptar dhe antinjerëzor, e, që kishin marrë grada (“politike”, “ushtarake”, “kulturore”, etj.) prej atij sistemi dhe kishin arritur poste edhe të deputetëve federativë ... etj. me kompetenca politike të përjetshme dhe të paprekshme. Pra, ajo kategori e atyre ish-forcave sot është kategoria më e rrezikshme, kthetrat e së cilës e pengojnë zhvillimin dhe orientimin drejt të Kosovës, në gjiun e Nënës SHQIPËRI, si dhe kudo në rrjedhat kombëtare e ndërkombëtare. Kjo kategori shqipfolësish e shqiptarëshkiesh është e zeza e Kosovës sot dhe nesër - gjithmonë. Pastaj, këtu, është edhe një e keqe tjetër dhe hile edhe më e madhe se e para: të gjithë shqipfolësit në pushtetet e huaja kanë zgjedhur larvat e tyre dhe secili që vjen në pushtet, assesi nuk kalon më tepër se një muaj dhe pa e treguar veten se është njeri i porositur dhe i huaj për popullin e tij dhe për interesat vitale të tij dhe këtu duhet të thuhet shkoqur se kësaj kaste fatkeqësh i përkasin mbi 90 % e LDK-së, partisë më të madhe të shqipfolësve të Beogradit në Kosovë. Dhe, ajo që është më e keqja, është se ata shqipfolës kanë endur rrjetin e tyre edhe jashtë kufijve të Kosovës, në Maqedoni, në Shqipëri, në Mal të Zi dhe kudo që jetojnë shqiptarët në botë, për t’i kthyer shqiptarët që punojnë kudo nëpër botë në favor të interesave të tyre personale e grupore-klanore, ashtu siç i kishte porositur Serbia dhe Jugosllavia titiste e “bashkim-vëllazërimit” dhe e bashkëjetesës së rrejshme me shkiet dhe me popujt e tjerë të Jugosllavisë më antishqiptare, të quajtur Serbo-Rusi. Kjo kategori e të mjerëve, për fat të keq, sot, është shndërruar në armike numër një e luftës lirimtare të UÇK-së, e gjakut të derdhur për lirinë e Kosovës... Është shndërruar në kategori përbuzëse numër një e përndjekjes së njerëzve më meritorë dhe prijësve të UÇK-së. Kjo kategori e Beogradit i ka kyçur sot njerëzit edhe brenda radhëve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës – udbasho-kosisto-farkistët e kamufluar në TMK-istë, siç ishin edhe gjatë luftës: udbasho-kosisto-farkistë të kamufluar në UÇK-istë. Prandaj, të gjithë ata “çlirimtarë”, “kombëtarë” dhe “kozmopolitanë”, për para të majme që u ofron Bukoshi me kompani, janë shndërruar në kuaj trojanë dhe kështu shqiptarja dhe shteti shqiptar duhet vigjëluar pareshtur se ku do t’i dalë tymi punës së atyre bandave “kombëtare”, për ta lënë Kosovën në kthetrat botërore e evrondërkombëtare, ku, në ndihmës të vërtetë kthetranësh shqipfolës të Kosovës janë shndërruar: Italia, Greqia, Serbia, Bullgaria (Maqedonia), Mali i Zi dhe disa shtete tjera jomike, prania e të cilave kamuflohet në emër të KFOR-it dhe të OKB-së. Mos, ende mendon dikush se Shqipërinë-SHQIPËRI dhe rregullimin e saj të brendshëm do ta bëjnë rusofilët, serbofilët, grekofilët, italofilët, bullgarofilët, maqedonofilët, malazezofilët e filet tjerë smirëzinj përreth?!... JO. KURRË!... Një gjë e tillë duhet të hiqet nga mendja përgjithmonë.
Përfundim
Për të mos e lënë Kosovën në kthetrat e Serbisë dhe të shqipfolësve që janë tutelë e ish-regjimit (regjimeve) dhe i (u) shërbejnë asaj (atyre) për kthetra për ta mbajtur Kosovën koloni të përjetshme, duhet syçeltësi e veçantë e inteligjencës dhe e masave popullore, dije e hollë e udhëheqësve dhe prijetarëve të luftës lirimtare, e luftës së shenjtë për bashkim kombëtar, sepse shqiptarja nuk duron më copëtime të reja dhe operacione të tjera, të shkuara për kohën dhe për momentin. Shqipëria dhe shqiptarja (çështja shqiptare) është një dhe e pandarë. Është, SHQIPËRI me SHQIPTARË! Dhe, Kosovën dhe shqiptarët i heq nga kthetrat serbe vetëm udhëheqja politike e ushtarake e shtetit Amë dhe e UÇK-së, e cila e solli NATO-n këtu dhe asnjë forcë tjetër e shpifur nga Serbia dhe aleatët e saj, sidomos, ato forca që e quajnë veten me shkolla të mëdha, sepse, ka kaluar edhe ajo koha kur u bënin nder shkollave e gradave serbo-jugosllave, të cilat, me ndonjë përjashtim shumë të vogël, edhe sot e kësaj dite po çojnë ujë në lugjet e mullinjve të Serbisë. Këtë duhet ta kuptosh populli im. Prandaj, vetëm rreshtimi i padjallëzuar dhe i pakompromis pas forcës së vetme reale, politike dhe ushtarake të shtetit Amë dhe të UÇK-së, do ta shpëtojë Kosovën dhe shqiptarët nga kthetrat serbe, të cilat flasin dhe shkruajnë shqip kudo e prore mendojnë serbisht, për ta vënë në lajthitje popullin shqiptar për përcaktimin e tij të drejtë pas prijësve të UÇK-së, që e udhëhoqën dhe e fituan luftën me aleatët - NATO-n, të prirë nga SHBA-të. Rreshtimi pas partive të dala nga udhëheqja politike e ushtarake shqiptare çon në fitore të pashmangshme, për formësimin e drejtë të kornizave të shqiptares së qëndrueshme përgjithnjë, të Shqipërisë-SHQIPËRI. Kjo analizë&opinion u shkrua më 1999, u botua më 16 korrik 2002, në gazetën “24 Orë”, e shkurtuar, dhe, tash, e japim të plotë e të plotësuar, për ta parë opinioni shqiptar se censura ka vazhduar dhe vazhdon më egërsisht se kurrë, edhe pas luftës së lavdishme popullore të UÇK-së, sepse, asnjëra prej gazetave “demokratike” të “shqiptaro”-“kosovarëve” titistë nuk e botoi atëherë kur duhej.
(Autori është shkrimtar dhe publicist i pavarur shqiptar)