Kolec TRABOINI, Poezi

 

   Kolec TRABOINI

 

MË VRISNI EDHE MUA...

 

Ju bisha shpellore me fytyrë njeriu

ju vrasës gjakftohtë në kolltuke qeverishë

që armët i keni për të mbrojtur  njeriun

por i vrisni njerëzit si kuajt, në rrugë

 

më vrisni dhe mua qenër, më vrisni

s’e dua jetën nën ju

këtu jam në shtëpinë time

por, për t’ua bërë më të lehtë vrasjen

 

po dal edhe unë me popullin në rrugë.

Në dorë do mbaj të Atdheut flamur

dhe për t’ju dhënë alibi për krimin

do të mbaj në dorë edhe një gur.

 

Më vrisni, qenër, më vrisni!

Unë nuk kam zemër t'ju vras ju...

 

21 janar 2011

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Create a website for freeWebnode