INTERVISTË: Poli i Tretë? Për rrëzimin e regjimit kriminal të Berishës duhet një front i gjerë opozitar

Myslym Pashaj:

Poli i Tretë? Për rrëzimin e regjimit kriminal të Berishës duhet një front i gjerë opozitar

Sekretari i Aleancës KuqeZi, Myslym Pashaj, shprehet se për rrëzimin e regjimit të Berishës, duhet të krijohet një front i gjerë opozitar, ku secila parti mund të ruajë identitetin e vet.

 

Qarkullon një mendim i sikur AK i takon spektrit të djathtë. Një diskutim tjetër është hapur dhe lidhur me  identitetin e partive të reja: AK dhe FRD. A keni një koment për to?

 

Së pari, secila parti, si fillesë ideore e ka një program i cili në origjinë të tij mund të mos jetë një ngjizje që ta përkojë saktësisht idenë e parë me jetësimin real të saj. Por ama,  në rrjedhë të kohës e të ngjitjes, duket se si vijon të lartohet ngrehina dhe identiteti.  Rrallë ndodh që në një kohë kaq të shkurtër të krijohet një vizion i qartë i partive të sapodukura. Kështu që edhe komentet hamendësimet dhe përfytyrimet  kanë vend që të ndodhin. AK që në ideimin e parë të saj është projektuar  si një Parti e Qëndrës, e  baraslarguar nga të dy partitë kryesore të sotme shqiptare: Partia Demokratike që i takon qëndrës së djathtë dhe Partisë Socialistë që përkon me qëndrën e majtë. Në themel të doktrinës së saj,  Aleanca Kuq e Zi  ka kombëtarizmin në forcimin dhe gjallimin e identitetit kombëtar, në zhvillimin ekonomik e shoqëror dhe integrimet Euroantlantike, duke i dhënë përparësi kapitalizmit vendas, me qëllim në ardhmëri bashkimin kombëtar brenda familjes Europiane, në kundërshtim me politikat denigruese  dhe antikombëtare të klasës politike shqiptare, që  i është shmangur gjithëherë  interesave kombëtare dhe atyre qytetare. Shqipëria e ka pasur  kërkesën e ngutshme për një parti Qëndrore me gravitet kombëtarizmin, si një nevojë që ka kombi në zhvillimet e sotme që janë edhe nevoja të vet popullit.

Në  vështrimin klasor ajo ka si hulli  krijimin e një  klase të mesme të fortë. Prirja qëndrore “as e djathtë”  dhe “as e majtë”  është  një pozicionim që krijon barazvijë e barazpeshë në ndarjen e partive të sotme shqiptare të cilat ( për të thënë të vërtetën)  kanë vetëm emërat “ E djathtë “ dhe e “majtë” Pozicionimi Qëndror   është një risi në spektrin e sotëm politik të  Shqipërisë.

 

Thuhet gjithashtu se AK ka një shtrat populist?

 

Unë mendoj se këto janë përfytyrime dhe përshtypje që krijohen në veprimtaritë e kësaj partije, prej të cilave merret për bazë zjarri dhe duhija emocionale që shoqëron këto manifestime të zëmërimit masiv, ku ka kundërshti antiqeveritare që nuk i has as tek Partia Socialiste. Dhe menjëherë vihet etiketa e “lëvizjes populiste”. Parti populiste ka në disa vende të Europës, por përkufizimi i tyre është i ndryshëm.

Kësilloj në Francë ajo ka natyrën e partive nacionaliste  që janë krijuar pas vitit 2005 e në vende të tjera. Ato edhe pse e kanë emërin populiste janë parti nacionaliste që kryesisht vijnë nga e Djathta.

AK nuk ka këtëfFormat, ajo është tjetër lloj. Drejt  ideologjisë dhe doktrinës e saj vjen një bashkësi të tërë shqiptarësh të të gjithë shtresave klasore dhe intelektuale, prej prirjeve të djathta dhe të  majta, masa të rinjësh, të papunësh, formacione të zhgënjyerish që nuk kanë votuar asnjëherë por që e shohin qartë se si janë shpërfillur interesat kombëtare, dhe si objekt i së keqes është  Regjimi i sotëm i Berishës, i cili ka vënë në rrezik identitetin kombëtar, ka shitur pasuritë kombëtare, shpërfillur deri tek integriteti territorial i Shqipërisë.

 

Cili është dallimi juaj me FRD-në?

 

Nuk mund të bëjmë asnjë cilësim se kush është më e mira dhe kush pak e mirë, as kush e ashpër e kush e butë. Secila ka fytyrën e saj. FRD është një ardhje e re në spektrin politik shqiptar, ku figura të njohura të së djathës e kanë krijuar këtë parti. Ato përfaqësojnë ideologjikisht mbështetësit e tyre. Por një gjë eshtë e dukshme: FRD vjen nga e djathta kurse AK është një format i ri, që për një kohë të shkurtër ka marrë gravitetin e Qëndrës së spektrit politik shqiptar. Kësilloj ato kanë edhe identitete të ndryshme.

 

Cila është e përbashkëta e tyre?

 

Lehtësisht e kuptueshme, që ato janë kundër kësaj gjendje të rrezikshme ku është katandisur një Republika e kapur  nën regjimin e Berishës.

 

Mirpo duhet thënë se që në hapat e parë, por edhe në vijim, AK  u duk se kishte një kahje nacionaliste, apo jo?

 

Dihet tanimë se nisja e parë në ideimin e saj nga Kreshnik Spahiu ka qënë hasja e rrezikut real ndaj identitetit kombëtar, në rastin tanimë të njohur të CENSUS-it famëkeq, kur vet Qeveria nëpërmjet ligjeve të saj i shërbente  shkatërrimit të kauzës kombëtare. Rreth këtij fakti dhe shumë zhvillimeve të tjera që kanë të bëjnë me pasuritë kombëtare, me  emigracionin etj,  AK është ngritur në mbrojtje të këtyre interesave me një theks të spikatur kombëtar. Kjo sërish ngatërrohet me termin “nacionalizëm” duke i shpënë, në mënyrë dashakeqe në konceptimin klasiktë këtij termi. Bashkimi kombëtar nuk është shpikja e AK por është e shkruar në Preambulën e Kushtetutës së Shqipërisë. Ideologjia kombëtare nuk kërcënon askënd nga fqinjët tanë dhe ajo nuk përbën rrezik për të ardhmen. Askund nuk mund të shikosh ndonjë zell për ideale ekstremiste, por për disa të vëerteta të idealit kombëtar që është shpërfillur. Dhe, vijnë etiketimet prej fqinjit tonë jugor, Greqisë, që identifikon AK me ekstremizmin dhe nacionalizmin. Ndërkaq, regjimi i Berishës bën sehir, po edhe duartroket sepse  ai e kërkon spektrin politk shqiptar që ta ketë si instrument në mbrojtje të interesave të oligarkisë së re kriminale, dhe jo të interesit kombëtar.

 

Flitet edhe për krijimin e një Poli të Tretë?

 

Nuk duhet të ngatërrohet AK si Parti e Qëndrës, me mundësinë që ajo mund  të bëhet një shtyllë mbajtëse  e krijimit të një Poli të Tretë. Dallimet ideologjike që nuk përkojnë me identitetet e tyre, mund të vijnë në një moment politik të caktuar ku kauza e përbashkët për rrëzimin e regjimit antikombëtar të Sali Berishës mund të jetësojë  një front të gjerë edhe me parti të tjera, por ama secila ne transhenë dhe identitetin e saj.

 

(Marrë nga: TemA Online)

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Create a website for freeWebnode