INTERVISTË EKSKLUZIVE / “MINISTRI I OBORRIT TË ZOGUT ISHTE AGJENT I SIGURIMIT” (2)

INTERVISTË EKSKLUZIVE

 

“MINISTRI I OBORRIT TË ZOGUT ISHTE AGJENT I SIGURIMIT” (2)

 

Ekskluzive / Flet ish-diplomati dhe zbuluesi Hasan Luçi

Në këtë pjesë të dytë të intervistës me ish-diplomatin dhe ish oficerin e lartë tëzbulimit tonë jashtë shtetit, Hasan Luçi shtjellon më tej veprimtaria e mërgatës sonë politike në Perëndim dhe si u përdorën ata si mish për top nga shërbimet e huaja sekrete kundër shtetit shqiptar. Të arratisurit tanë u përdorën si mish për top jo vetëm kundër vendit të tyre, pra Shqipërisë, por edhe në vende të tjera. Zoti Luçi tregon se ata kanë shërbyer në ushtrinë amerikane me bazat në Alaskë, Groenlandë, Gjermaninë Perëndimore etj.; në ushtritë mercenare angleze e franceze etj. Për shembull, Kështu në në ishullin e Kretës në vitin 1947 në Kretë kanë luftuar kundër partizanëve grekë 90 ballistë shqiptarë, nga të cilët 11 ranë dëshmorë për Greqinë… Fakte dhe dëshmi të tjera do të ndiqni në vazhdim të intervistës.

 

Intervistoi Xhevdet SHEHU

Dr. Hasan Luçi

 

– Pra, ju mendoni se shqiptarët e arratisur u organizuan në saje të kujdesit dhe subvencionimit nga qeveritë perëndimore që nuk e donin dhe nuk e njihnin qeverinë komuniste të Tiranës që erdhi në pushtet pas luftës?

– Këtë nuk e them unë, por e kanë pohuar me gojën e tyre dhe me dokumente ato vende dhe shërbimet e tyre inteligjente që punuan e luftuan kundër nesh në mënyrë të ethshme. Lidhjet, në fillim të dobëta, më vonë u forcuan, ndërsa ndihma ishte direkte dhe e tërthortë në çdo kohë. Mërgata politike shqiptare pranoi nga zori statuskuonë pas Luftës së Dytë Botërore dhe mbante ende shpresa e forca lë gjalla, prandaj ai është aktivizuar vazhdimisht nën urdhrat e shërbimeve sekrete të huaja, që i bënin inxheksionet përkatëse. Të gjithë ata që pranuan të bashkëpunonin me “botën e lirë” patën e kanë të drejtën e subvencionimit në dollarë etj. e trajtoheshin në mënyrë të privilegjuar, sidomos kategoria e të arratisurve politikë kriminelët e luftës, ish agjentët kuislingë fashistë, antikomunistët e tërbuar, renegatët etj., që në fillim patën një situatë të privilegjuar në SHBA. Emigracioni reaksionar i bëri ndere e shërbime lë mëdha “botës së lirë”, prandaj në vende të ndryshme, sipas interesave, kriminelëve shqiptarë u janë dhënë ndere të mëdha si ofiqe, dekorata, shpërblime etj., duke krijuar edhe komitetet e ndihmës së shpejtë për të arratisurit. Kisha krijoi komitetet e saj të ndihmës të kryqit të kuq etj. më vonë.

Të arratisurit shqiptarë, si edhe të vendeve të tjera u pajisën me pasaporta të quajtura Nansen (kontrata përkatëse të OKB-së seksioni Fridjof- Nansen i Lidhjes së Kombeve, sipas Konventës së Gjenevës të 5 korrikut 1922). Në vitin 1951 u krijua komisariati i Lartë i OKB-së në Gjenevë, i cili plotësoi statusin e të arratisurve në këtë vit dhe në vitin 1967. Me anë të kësaj pasaporte, zbulimet armike e të huaja, u garantonin të arratisurve të gjitha të drejtat, veç atyre politike me pak ndryshime nga një shtet në tjetrin, lëvizjet nëpër shtetet e botës, me ose pa vizë, duke përjashtuar udhëtimin në Shqipëri. Një pjesë e emigracionit reaksionar shqiptar mori shtetësinë e vendeve ku ka banuar ose banon; një pjesë janë persona pa shtetësi (apatrid). Duhet theksuar se mjaft prej tyre kanë dy ose më shumë shtetësi, gjë që tregon edhe përdorimin e tyre si vegla të të huajve por edhe dekompozimin degjenerimin sa vjen e më tepër të këtij reaksioni pavarësisht nga përpjekjet e zbulimeve të huaja që luftonin për ripërtëritjen e aktivizimin e tyre kundër vendit tonë.

– Në pjesën e parë të intervistës më përmendët faktin se disa nga mërgata kanë hedhur bomba kundër ambasadave tona në Romë dhe Paris. I kini zbuluar emrat e tyre?

– Natyrisht që i zbuluam dhe madje shumë shpejt. Në Romë bombën e hodhi i arratisuri Abdyl Banushi, një person që jetonte në Amerikë, por kishte një aktivitet të theksuar kundër qeverisë sonë. Ai ka hyrë e ka dalë disa herë në vendin tonë deri sa u kap në vitin 1974… Kurse në Paris bombën e hodhi Sadik Luka, që kishte për shofer Ylli Spahiun, djali i Nezir Spahiut nga Kolesjani i Kukësit.

– Si u aktivizuan të arratisurit tanë nga të huajt?

 

– Lidhur me planet për shfrytëzimin e kriminelëve të luftës sidomos në banda të armatosura, vlen të theksohet, se me kohë shërbimet sekrete armike e të huaja ndoqën një objektiv të caktuar: ata i mobilizuan me forcë të arratisurit shqiptarë e kosovarë, siç bënë edhe me rusët e bardhë kundër Rusisë Sovjetike apo kundër qeverisë së Fan Nolit në 1924 për sjelljen e Zogut në fuqi me vrangelistët, donin apo s’donin ata. Bile një pjesë e masës së të arratisurve nuk e kuptoi politikën që bëhej me ta. Megjithëkëtë ata u dërguan në vendet e konflikteve rajonale pas luftës si në Palestinë, Greqi, Kore, Kongo e gjetkë. Ata u përfshinë në ushtrinë amerikane me bazat në Alaskë, Groenlandë, Gjermaninë Perëndimore etj.; në ushtritë mercenare angleze e franceze etj. Kështu në 1947 në ishullin e Kretës u përdorën mjaft ballistë për të luftuar partizanët grekë, ku u vranë 11 vetë nga 90 ballistë që luftonin atje. Në një fjalim të tij, M. Frashëri i quajti heronj ata që u vranë për të “mbrojtur” Greqinë nga komunizmi. Të arratisur të tjerë shërbenin si korofillakë rrogëtarë etj. Po në 1947 u mobilizuan 150 të arratisur që u dërguan me një vapor egjiptian në Siri për të luftuar në Palestinë për t’u përdorur nga shtetet arabe kundër Izraelit, kurse më vonë i përdori Izraeli kundër vendeve arabe. Atje mendohej të dërgoheshin mbi 300 vetë. IRO-ja u kishte dhënë të holla krerëve kriminelë për këtë punë dhe me zgjedhjen e këtyre mercenarëve merrej një komision i saj i përbërë nga oficerë anglezë). Nga mercenarët që u vranë në Palestinë u vranë mjaft prej tyre, të tjerë u plagosën si Hamza Drini, Beqir Maloku etj. kurse një pjesë nuk pranuan të shkonin në luftë nga të cilët disa u arrestuan si 11 vetë në kampin italian të Casa Balila të tjerë i akuzuan si kriminelë dhe i kërcënuan se do t’i dorëzonin në Shqipëri, të tjerë bënin propagandë të mos shkonin si mercenarë etj. Për mobilizimin e tyre si mercenarë të arratisurit u përdorën edhe kundër forcave përparimtare. Kështu në 1948 kur gjendja e të arratisurve ishte bërë e mjerueshme dhe kundër forcave përparimtare italiane po sabotonin me sa mundnin veprimtaritë e të arratisurve atje duke e bërë çështje edhe të parlamentit italian, reaksioni italian i përdori si agjentë e terroristë. Kështu në 1946 – 1947 kuestura italiane i përdori për të vrarë eksponentë të PK të Italisë në Rexhio Emilia si psh. Rakip Shaqirin etj., kurse ballisti spiun Ziçe Hatibi spiunoi e rrahu disa komunistë italianë në 1947; ndërsa Hysen Rapua spiunoi disa persona dhe një doktoreshë, që i arrestuan etj., siç deklaruan E. Çako e K. Zhupa në procesin e tyre dhe shume burime njerëzore të kohës. Sipas tyre, gjatë fushatës së zgjedhjeve në Itali në 1948 po të fitonte PKI atje do të behej grusht shteti nga gjeneral Guxoni, ish komandant i trupave fashiste në Shqipëri. Ai do të kërkonte edhe përkrahjen e fashistëve shqiptarë të arratisur. Për këtë çështje në rast nevoje biseduan me të E. Koliqi, K. B. Mirakaj, Qazim Mulleti etj. Disa ditë para zgjedhjeve këta vendosën armatime në kampet e tyre në Jesit, ku vetë H. Dosti caktoi atje roje E. Çakon etj.

– Megjithatë mërgata politike shqiptarë i akuzon anglo – amerikanët e miqtë e tyre të tjerë se i lanë në baltë. Sa e vërtetë është kjo?

– Kjo është dhe nuk është e vërtetë. Është e vërtetë se anglo – amerikanët e lanë në baltë atë, se ata u tallën mirë me Zogun e tjerë për një kohë gjatë luftës e më vonë, po nuk është e vërtetë se qysh gjatë luftës dhe pas çlirimit anglo – amerikanët e aleatët e tyre e mbajtën lart flamurin e tradhtisë së këtij reaksioni, të cilin e kanë ndërsyer sa herë deri në banda të armatosura deri vonë por nuk ia arritën qëllimit. Edhe sot të arratisurit e hershëm hanë në grazhdin e tyre dhe kanë lidhje me ata që janë gjallë brenda e jashtë Shqipërisë. Prandaj kjo akuzë edhe qëndron edhe nuk qëndron. Reaksioni shqiptar megjithëse ka trumbetuar se gjoja Shqipëria është e izoluar, e bojkotuar etj., akuzon aleatët që hapën rrugën e marrëdhënieve me të. Por kjo nuk ka qenë e as është e vërtetë, sepse edhe SHBA, Anglia etj. që pretendonin se bënin ligjin në botë dhe që bënë politikën e bojkotimit të Shqipërisë, u detyruan të hapnin dyert e tyre. Shqipëria socialiste eci në rrugën e saj dhe ua imponoi qëndrimin e saj. Reaksioni shqiptar ka qenë e mbetet si shkruan N. Bethel: “Ata (të arratisurit) ishin më shumë si kavie në disa eksperimente të mëdha, se sa të rekrutuar si aleatë të vërtetë”. Këtë e ka pohuar edhe një kryeballist me nam si Abaz Ermenji. Që do të përdoreshin si kavie në ato kushte kjo nuk përbën ndonjë çudi. E keqja për ta dhe që nuk u ndahet në jetë të jetëve, është se ata u përdorën si mish për top nga agjenturat e huaja kundër vendit të tyre dhe bënë shumë krime. Edhe një pjesë e fondeve që përdorën spiunazhet e huaja për veprimet me të arratisurit kaluan e kalojnë në xhepat e padronëve të tyre dhe përgjegjësve kriminelë. Një veprim të tillë e denoncoi para vdekjes së tij edhe senatori Robert Kenedi në Vietnam, duke bërë fjalë për rolin mercenar të këtyre të arratisurve nga ish demokracitë popullore.

– Më përmendët faktin se ishin agjentët tuaj, pra të Sigurimit të Shtetit që kishin depërtuar në radhët e mërgatës dhe përcaktuan dështimin e operacionit kundër Shqipërisë. Si u bë e mundur kjo?

– Me sakrifica, me kurajo, me heroizëm. Agjentët tanë njoftonin për çdo lëvizje dhe për çdo vendim që merrej… Nuk është sekret ta them se Sigurimi ynë ka pasur bashkëpunëtorët e vet në çdo organizatë e grup të mërgatës politike të shqiptarëve të arratisur, duke filluar nga ata ekonomikë, kosovarë dhe nga njerëz me të vërtetë atdhetarë që u dhimbsej me të vërtet populli i tyre. Sepse veprimtaria e të arratisurve tanë politikë ka qenë shumë e rrezikshme për fatet e vendit tonë dhe kanë marrë shumë jetë njerëzish. Misioni im agjenturor kishte si qëllim vetëm paralizimin e elementëve që bëheshin të rrezikshëm jo vetëm për dinjitetin e ambasadës sonë dhe trupit diplomatik të akredituar aty, por edhe për shumë shqiptar që bëheshin pre e bandave diversioniste që vinin në vendin tonë.

– Ndërkohë ju keni arritur të rekrutoni nga të arratisurit duke i bërë agjentë të sigurimit. Mund të më përmendni ndonjë emër?

– Po. Le të marr për shembull oborrin mbretëror. Agjentët tanë kanë qenë njerëz të besuar madje edhe shumë të besuar të tij. Ata madje kanë punuar pranë Zogut duke përfshirë kuzhinierin e tij, truprojen e Lekës, ministrin e Oborrit… Zenel Çami ka qenë kuzhinier i Zogut, ishte nga Çamëria, por i lindur në Gjirokastër.  Kurse ministri i Oborrit për të cilin po flas ka qenë në fillim kryetar i degës së Partisë së Legalitetit për Brukselin dhe më mbrapa është bërë edhe për disa kohë ministër i Oborrit Mbretëror. Po kështu ai ishte edhe anëtar i Komitetit Qendror të asaj Partie. Ai quhej Andon Konomi. Ishte nga Zheji i Gjirokastrës. Në të vërtetë ky ishte një pikasje e agjentit tonë 007, që i përkiste Isuf Mullait. Ai u rekrutua shpejt. Kur u zbulua veprimtaria e Isufit të cilin ne pasi punoi për 10 vjet e dërguam menjëherë në Shqipëri, në vend të tij, Legalistët zgjodhën pikërisht Andon Konomin. Këtë e kishim përgatitur neve. Pikërisht për ta zgjedhur ata, Isufi e kishte mbajtur më larg. Kur erdhi puna, ai që kishte ndenjur jo afër Isufit që kishte përfunduar në Tiranë, u zgjodh kryetar i degës që kishte drejtuar Isufi. Ai kur ishte arratisur nga Shqipëria ashtu si edhe Isuf Mullai apo të tjerë edhe ai kishte përfunduar në kampet greke ku ishte torturuar jo pak. Ne ishim informuar se në kampin e emigracionit në Greqi kishte qenë i vetmi ortodoks që kishte mbajtur qëndrim anti-grek.

Po ju tregoj edhe një fakt tjetër, por domethënës: Më 1975 bëhet martesa e Leka Zogut në Madrid. Andoni do të shkonte patjetër si ministër i oborrit. Por ai nuk kishte një kostum të përshtatshëm. Kostumin ia blemë ne, një nga më të përshtatshmit dhe ai shkëlqeu në atë ceremoni…

– Zoti Luçi, me këto që po më thoni po ma nxirrni Sigurimin e Shtetit, “mjaltë e sheqer”. Mund t’ju pyes: Kur kishit depërtuar aq thellë, pse nuk e eliminuat Ahmet Zogun?

 

–  Mjaltë e sheqer unë nuk po them, por edhe aq të zinj sa na bëjnë nuk kemi qenë. Unë po tregoj ca fakte dhele të më kundërshtojnë, sepse sharjet që dëgjojmë nuk janë argumente. Unë që e njoh mirë këtë sektor, nuk mund të pranoj kurrsesi akuzat e përbindshme që janë bërë dhe vazhdojnë të bëhen prej 30 vjetësh kundër nesh. Nuk ne mohoj se ka edhe njolla të errëta, janë bërë edhe gabime në rrugën tonë, por gabimet janë ndëshkuar me rreptësinë më të madhe. Në fund të fundit ajo disiplinë ishte e domosdoshme për kushtet që punonim. Sigurimi i Shtetit ka bërë një punë heroike dhe në kushte tmerrësisht të vështira. Unë të flame bindje për sektorin e zbulimit ku kam punuar vetë. Ju më pyesni pse nuk e eliminuam Ahmet Zogun? Ta them unë. Terrori ishte i ndaluar në punën tonë. Vrasja do të konsiderohej menjëherë si një akt terrorist. Ishte porosi direkte e Enver Hoxhës kjo. Madje kur i shkoi propozimi ynë për ta eliminuar Zogun, ai tha prerë “Jo!” dhe mos ma kërkoni herë tjetër këtë. Ne nuk jemi terroristë!, tha Enveri. E ka thënë Cufe Mullai se po të kishte pasur një gjysmë sinjali, i shante të gjithë që nga Zogu deri tek i fundit.

– Duke vazhduar në këtë linjë, janë hedhur dyshime se Sigurimi ka pasur dorë edhe në vdekjen e Mit’hat Frashërit më 1949…

– E kam dëgjuar edhe këtë por e them me bindje se Mitatin nuk e ka eliminuar Sigurimi. Zyrtarisht u tha se ka pasur një atak kardiak. Por, me sa kam lexuar, ka dyshime se e kanë eliminuar për t’i zënë vendin. Le ta hetojnë dhe ta gjejnë fillin e së vërtetës se kush ka gisht. Unë them se sigurimi nuk ka gisht.

– Thelbi i ankesës së ish të përndjekurve politikë të sotëm është se një pjesë e konsiderueshme e atyre që erdhën në Shqipëri u vranë pa gjyq. Sa të drejtë kanë ata?

– Nuk kanë asnjë të drejtë. Ata që u vranë pa gjyq u vranë në përleshje, pra në luftime të drejtpërdrejta me forcat e sigurimit dhe të mbrojtjes së popullit. Ashtu sikurse u vranë edhe shumë bij nga tanët. Si mund të bëhet gjyq në luftimet ballë për ballë? Kurse ata që u kapën, ju e dini mirë, se u zhvilluan gjyqe të rregullta dhe u ndëshkuan sipas ligjeve të kohës. Ata mund të thonë dhe të pretendojnë ç’të duan dhe si të duan. Unë flas me fakte dhe mbaj përgjegjësi për agjenturën tonë në Paris. Të dhënat që unë të kam dhënë janë të njohura si drita e diellit dhe nuk kanë as një devijim. Është mirë që ata zotërinjtë të reflektojnë dhe të distancohen nga ngjarjet e shëmtuara që na kanë diskredituar në botë, ndërkohë që kemi terrorizuar njëri-tjetrin. Unë nuk kam akuzuar ata emigrantë që kanë pasur bindje të kundërta me ne por që kanë qenë intelektualë dhe nuk kanë pasur të bënin fare me atë që quhej terror dhe atentat.

E kam theksuar edhe tjetër herë se për t’i shfrytëzuar si mercenarë ndërkombëtarë CIA krijoi në SHBA e gjetkë qendra instruksioni pranë ushtrisë amerikane si në flotën e 6 në Mesdhe, në Alaskë, Gjermaninë Perëndimore etj., ku çoi të arratisur nga Italia, Franca, Belgjika, RFGJ, Greqia, Jugosllavia, vendet arabe etj. për përgatitje. Ata u përdorën edhe në shkollat ushtarake në SHBA (Kaliforni, Alaskë) e gjetkë ku edhe deri në vitet ’80 u përgatitën kuadro shqiptarë e amerikane (që mësonin shqip) etj. si forca mercenare në drejtim të RPSSH, Kosovës e vendeve të tjera. Kështu këta mercenarë u futën në njësitë speciale amerikane e të vendeve të tjera që i rekrutonin për interesat e tyre kundër Shqipërisë e kombit shqiptar ose për t’i përdorur në agresionet kundër popujve të tjerë, veç spiunazhit etj.

(Vijon)

 

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.