INTERVISTË E IMAGJINUAR
SKLLAVËRIA NUK U SHFUQIZUA KURRË, AJO VETËM U SHTRI, PËR T’I PËRFSHIRË TË GJITHA NGJYRAT

Henry Charles Bukowski

Afrim MORINA
Henry Charles Bukowski, ishte një shkrimtar dhe poet amerikan, i lindur në Gjermani.
Bukovski publikoi historinë e tij të parë, kur ishte 24 vjeç dhe filloi të shkruante poezi në moshën 35-vjeçare. Shkrimet e tij u ndikuan shumë nga vendi i lindjes, Los Anxhelos, shpesh, duke shfaqur imazhe seksuale, e, dhunë, në shumë nga veprat e tij.
Në qoftë se, në Evropë, romanet i sollën famën, në Amerikë, librat e tij me tregime dhe poezi i dhuruan suksesin, dhe, famën e “shkrimtarit të mallkuar”.
Ai publikoi tej 60 librave dhe ishte lexues i veprave të tij.
Me Bukowski-n, po e bëjmë këtë bashkëbisedim, të cilin gjeneratat e reja e adhurrojnë shumë, për ta parë dallimin e Tij me të tjerët, dhe, për ta parë arsyen pse e adhurojnë. Lexuesit e vëmendshëm, duhet ta nxjerrin edhe arsyen e adhurimit dhe të ndikimit të tij, në letërsinë bashkëkohore.
Morina: - Kur zgjoheni në mëngjes?
Bukowski: - Nuk e di për të tjerët, por, kur unë zgjohem në mëngjes dhe vesh këpucët, mendoj: Zot, po tani çfarë?
Morina: - Që të jetosh me të vërtet, çka duhet bërë?
Bukowski: - Do të duhet të vdesësh disa herë përpara, se të jetosh me të vërtetë.
Morina: - Pse ankohen njerëzit?
Bukowski: - Shumë shpesh, njerëzit ankohen se ata nuk kanë bërë asgjë me jetën e tyre; dhe, pastaj, ata, presin që dikush t’u thotë, se kjo nuk është kështu.
Morina: - Çka është gjenialiteti?
Bukowski: - Gjenialitet, do të thotë të kesh aftësinë për të thënë një gjë, mjaft të thellë, në mënyrë të thjeshtë.
Morina: - Çka na bën rivaliteti?
Bukowski: - Ne, të gjithë, do të vdesim, të gjithë ne, çfarë cirku. Kjo duhet të na bënte të gjithëve ta donim njëri-tjetrin, por, jo. Ne, jemi të terrorizuar, nga rivaliteti me njëri-tjetrin.
Morina: - Kur është jeta ferr?
Bukowski: - Pa letërsi, jeta është një ferr
Morina: - Për cilët njerëz është jeta e tmerrshme?
Bukowski: - Disa njerëz, nuk bëjnë asnjëherë çmendurira, sa të tmerrshme duhet të jenë jetët e tyre.
Morina: - Nëse planifikon të veprosh, çka duhet bërë?
Bukowski: - Nëse do ta provosh, me të vërtetë, shkoi deri në fund. Ndryshe, as nuk e ke filluar fare. Nuk ekziston një ndjenjë më e mirë se sa ajo. Do të jesh vetëm me Zotat. Një luftë e vërtetë
Morina: - Pse jemi në këtë botë?
Bukowski: - Ne, jemi këtu për t’i jetuar jetët tona aq mirë, sa që vdekja të trembet për të na marrë.
Morina: - Çka mendoni për pijen?
Bukowski: - Problemi me pijen është ky, mendova teksa po pija. Nëse ndodhë një gjë e keqe, ti, pi, për të harruar, por, nëse ndodhë diçka e mirë, atëherë, pi për të festuar, dhe, nëse nuk ndodhë asgjë, ti, pi, për të bërë diçka, të ndodhë.
Morina: - Çka të bën të pirit?
Bukowski: - Të pirit është një gjë emocionale. Të nxjerr nga rutina e jetës së përditshme, nga të qenit çdo ditë njësoj. Të vendos me shpatulla pas murit. Kam ndjesinë, se, të pirit është një formë vetëvrasjeje, ku, të lejohet të këthehesh në jetë dhe ta fillosh jetën nga fillimi. Është si ta vrasësh veten, e, më pas, të ringjallesh. Besoj, se, deri tani, kam jetuar 10-15 mijë jetë.
Morina: - Pija e preferur e juaja është birra, pse?
Bukowski: - … qëndro me birren. Birra është një gjak i vazhdueshëm. Një dashnore e përjetshme…
Morina: - Kemi nevojë për pije?
Bukowski: - Mendoj, që kemi nevojë për një pije. Pothuajse, të gjithë kanë nevojë, thjesht, nuk e dinë.
Morina: - Pse i ndërroni dyqanet e pijeve?
Bukowski: - Më pëlqen t’i ndryshoj shpesh dyqanet e pijeve, sepse, nëpunësit fillojnë t’i dinë zakonet e tua, nëse ke shkuar çdo natë dhe ke blerë sasi të mëdha alkooli. E ndjej tek mendojnë, se si ka mundësi, që nuk kam vdekur akoma dhe kjo më bën të mos ndjehem rehat. Mbase, ata nuk e mendojnë diçka të tillë, por, kjo, më është kthyer në paranojë
Morina: - Pse keni dëshirë të deheni?
Bukowski: - Të deheshe, ishte diçka e mirë. Vendosa se gjithnjë do më pëlqente të bëhesha tapë.
Morina: - Cila është më e vështirë, të shkruash poezi apo të jetosh?
Bukowski: - Të shkruash poezi nuk është e vështirë. Të jetosh është e vështirë.
Morina: - Dini për të metat tuaja?
Bukowski: - Secili ka të metat e tij, dihet. Por, unë, isha tri herë më lart se persekutorët e mi.
Morina: - Kur kalon pranë turmave të njerëzve?
Bukowski: - Kaloja para dyqind vetave dhe nuk arrija ta shikoja qoftë dhe një qenie njerëzore.
Morina: - Ka diçka të domosdoshme te jeta e përbashkët e njerëzve?
Bukowski: - Mendoni për miliona veta që jetojnë së bashku edhe pse nuk iu pëlqen, e urrejnë punën, por, kanë frikë ta humbasin, nuk ka pse të çuditësh, që e kanë atë fytyrë, të cilën e kanë.
Morina: - Keni frikë dhe, nëse po, nga çka?
Bukowski: - Jam i sigurt, që do të më jepet një minutë, për t’i menduar të gjitha herët, që doja ta ulërija atë që ndjeja, por, kam heshtur, nga frika se nuk do të kuptohem, dhe, do të pendohem për synimet, të cilat i kam braktisur nga frika se do të dështoja, më ka ndaluar t’i vazhdoja.
Morina: - Çka mendoni për jetën?
Bukowski: - Kjo jetë është një e përdalë. Shkon, kështu, çakërqejf, sepse, ka çaste që të lënë shije të hidhur në gojë, e, të tjera çaste, aq të bukura, sa të bëjnë t’i harrosh paudhësitë e pafundme të jetës.
Morina: - Ku është dallimi në mes demokracisë dhe diktaturës?
Bukowski: - Ndryshimi midis një demokracie dhe një diktature është, se, në një demokraci ti voton një here, e, pastaj, i merr urdhrat; në një diktaturë nuk e shpenzon fare kohën duke votuar.
Morina: - Kur duhet të të vrasin, adhuruesit e tu?
Bukowski: - Nëse, një ditë, më dëgjoni të flasë për dashuri, e yje… ju lutem, më vrisni!
Morina: - Është në rrezik bota?
Bukowski: - Filloni ta shpëtoni botën, duke shpëtuar një njeri çdo herë; gjithçka tjetër është romantikë, madhështore ose politikë.
Morina: - Ekziston dashuri pa njohje?
Bukowski: - Është e mundur ta dashurosh një qenie njerëzore, nëse nuk e njeh atë më tepër se duhet.
Morina: - Ka gjëra që na e rrënojnë jetën?
Bukowski: - Ka, gjithmonë, diçka që i rrënon jetët tona. Gjithçka varet, se, cila prej tyre na bie hise e para.
Morina: - Për çka jemi të gatshëm?
Bukowski: - Ne, të gjithë, jemi pengje dhe jemi të gatshëm të merremi peng.
Morina: - Kemi skllavëri?
Bukowski: - Skllavëria nuk u shfuqizua kurrë, ajo vetëm u shtri, për t’i përfshirë të gjitha ngjyrat.
Morina: - Çka duhet të bërë njeriu, para se të jetojë si duhet?
Bukowski: - Njeriu, do të duhej të vdiste dy herë, para se të fillonte të jetonte si duhet.
Morina: - Çfarë problemi ka bota?
Bukowski: - Problemi me botën është, se, njerëzit e zgjuar janë plot me dilema, ndërsa, njerëzit e marrë e kanë ndarë përfundimisht mendjen.
Morina: - Kur ke nevojë më shumë, të pish?
Bukowski: - Çfarë? Do të thuash, se do të guxoje të pije edhe pasi ke dalë nga burgu i akuzuar për dehje? Po, pikërisht në atë moment, ke nevojë më shumë të pish.
Morina: - Cila është lufta më e bukur?
Bukowski: - … tani. Duke e ndezur një cigare. Dhe, duke pirë më shumë alkool. Kjo është lufta më e bukur…
Morina: - Njerëzit pa moral?
Bukowski: - Njerëzit pa moral, shpesh, e konsiderojnë veten më të lirë, por, shumica prej tyre nuk e kanë aftësinë për të ndjerë apo dashuruar.
Morina: - Kur zgjohesh, një mëngjes, çfarë mban në mend?
Bukowski: - Mbaj mend, që u zgjova një mëngjes dhe gjeta çdo gjë të lyer me ngjyrën e dashurisë së harruar.
Morina: - Çka janë laviret?
Bukowski: - Laviret janë të natyrshme.
Morina: - Seksi?
Bukowski: - Seksi është interesant, por, nuk është plotësisht i rëndësishëm.
Morina: - Po femra?
Bukowski: - Ekziston, gjithnjë, një femër që të shpëton nga një tjetër, dhe, ndërsa ajo të shpëton, bëhet gati të të shkatërrojë.
Morina: - Të qenit vetëm?
Bukowski: - Ka gjëra më të këqija, se sa të qenit vetëm
Morina: - Dashuria?
Bukowski: - Të dashuroj, si një burrë që dashuron një grua, të cilën nuk e prek kurrë, vetëm shkruan për të dhe mban një fotografi të saj.
Morina: - Paragjykimi për dashurinë?
Bukowski: - Dashuria është një formë paragjykimi. Unë, kam shumë paragjykime të tjera.
Morina: - Në çfarë përfundimi keni arritur, për femrat?
Bukowski: - Me kalimin e kohës, kam arritur në përfundimin se të kuptuarit e femrave shkon aq sa ndihesh ti i kënaqur.
Morina: - Çfarë mund të ndodhë, kur takohet një femër me një mashkull?
Bukowski: - Kur një femër seksi takohet me një të vetmuar, njëri prej tyre do të ndryshojë.
Morina: - Po, të jesh vetëm?
Bukowski: - Të jesh vetëm nuk është ndjesia e duhur, ndonjëherë, ndjehesh mirë, por, kurrë nuk është ndjesia e duhur.
Morina: - Kur i the se jeni gjeni?
Bukowski: - “Zemër”, i thashë, “- Unë jam një gjeni, por, askush nuk e di këtë, përveç meje”.
Morina: - Kush duhet të na vrasë?
Bukowski: - Gjeni atë që ju doni, dhe, lëreni t’ju vrasë.
Morina: - Çka nuk duhet harruar?
Bukowski: - Mos harro – është gjithmonë dikush apo diçka duke pritur për ty, diçka më e mirë, më inteligjente, më e keqe, më jetëgjatë…
Prishtinë, 3. 7. 2018