INTERVISTË E IMAGJINUAR
PUSHTIMI I FRIKËS, ËSHTË FILLI I MENÇURISË!

Bertrand Arthur William Russell

Afrim MORINA
Bertrand Arthur William Russell, ishte një filozof britanik, matematikan, historian, shkrimtar, kritik, aktivist politik dhe fitues i çmimit Nobel. Në momente të ndryshme të jetës së tij ai e konsideroi veten liberal, socialist dhe pacifist, por, gjithashtu, pranoi se “asnjëherë nuk ka qenë asnjë nga këto gjëra”.
Për lexuesin tanë do ta zhvillojmë një baskëbisedim, me njeriun që vulosi kohën kur jetoi. Edhe sot, mund të nxjerrim mësime, që ia vlejnë të shoshiten dhe ta krahasojmë të kaluarën dhe të ardhmen.
Morina: - Po e fillojmë këtë bashkëbisedë me Ju, për ligjin, çka është në të vërtetë ai?
Russell: - Ligji, në origjinë, ishte thjesht një kodifikim i fuqisë së grupeve mbizotëruese dhe nuk synonte ndonjë gjë, që një njeriu modern do t’i dukej si drejtësi!
Morina: - Zemërimi, çka është për Ju?
Russell: - Është një humbje e energjisë, që të zemërohesh me një njeri që sillet keq, ashtu siç është të zemërohesh me një makinë që nuk do të ndizet!
Morina: - Çka është e kot, për Ju?
Russell: - Një nga problemet që ka të bëjë me kotësinë, është se ajo rritet me atë që e ushqen. Sa më shumë të flitet për ju, aq më shumë do të dëshironi të flitet për ju!
Morina: - Kur fillon mençuria?
Russell: - Frika është burimi kryesor i besëtytnive, dhe, një prej burimeve kryesore të mizorive. Pushtimi i frikës, është filli i mençurisë!
Morina: - Po, liria?
Russell: - Liria, në përgjithësi, mund të përcaktohet si mungesë e pengesave për realizimin e dëshirave!
Morina: - Cili është simptomi më shkatërrimtar?
Russell: - Një nga simptomat e një shkatërrimi nervor, që po të afrohet, është besimi se puna jote është tmerrësisht e rëndësishme!
Morina: - Për çka duhet të kujdesemi?
Russell: - Duhet të kujdesemi për një botë që kurrë nuk do ta shohim!
Morina: - Cili është shkaku më i madh i problemeve, në botë?
Russell: - Shkaku më i madh i problemeve, në botën e sotme, është se njerëzit budallenj janë aq të sigurt për gjërat dhe njerëzit inteligjentë janë kaq të mbushur me dyshime!
Morina: - Cila është tragjedia më e madhe?
Russell: - Shumica e njerëzve, do të vdisnin para se të fillonin të mendonin. Në fakt – ashtu ndodh!
Morina: - Si keni arritur deri këtu?
Russell: - Asnjë arritje e madhe nuk është e mundur, pa një punë të vazhdueshme!
Morina: - Çka e bën të frikshëm, njeriun?
Russell: - Shumë njerëz do ta kenë guximin të vdesin me trimëri, por, nuk do ta kenë guximin të thonë, ose, madje, të mendojnë, se, shkaku për të cilin u kërkohet të vdesin është i padenjë!
Morina: - Çka mendoni, për lumturinë dhe jetën?
Russell: - Jeta e mirë, siç e konceptoj, është një jetë e lumtur. Nuk dua të them që nëse je i mirë, do të jeshë i lumtur; Dua të them se nëse je i lumtur, do të jeshë i mirë!
Morina: - Ndërsa, domosdoshmëria e lumturisë?
Russell: - Të jemi pa disa nga gjërat që duam: kjo është një pjesë e domosdoshme e lumturisë.
Morina: - Çfarë mendimi keni për dashurinë?
Russell: - Është e lehtë të biesh në dashuri. Pjesa e vështirë është të gjesh dikë që të të kapë!
Prishtinë, 22. 5. 2018