INTERVISTË E IMAGJINUAR / NJERIUN, NUK E NDEROJNË TITUJT, POR, NJERIU, I NDERON TITUJT

INTERVISTË E IMAGJINUAR

 

 

NJERIUN, NUK E NDEROJNË TITUJT, POR, NJERIU, I NDERON TITUJT

 

Niccolo Machiavelli

 

Afrim MORINA

 

Niccolo Machiavelli, ishte strategu që krijoi shkencën moderne politike, i cili u lind më 2 maj të vitit 1469, në Firence, Itali. I njohur si politikan, diplomat, shkrimtar, i njohur për “Princin”, libër xhepi, për politikanë të paskrupullt, dinakë e të pabesë. “Metoda bazë për vlerësimin e inteligjencës, së një udhëheqësi, është duke parë se çfarë njerëzish mban rreth vetes”. Përveç “Princit”, Machiavelli shkroi traktatin për “Artin e Luftës”, dhe poezi e drama. Së bashku me Leonardo da Vinçin cilësohet si një shembull tipik i njeriut të rilindjes.

Për Maciavellin dhe makiavelizmin, është shkruar dhe interpretuar në shumë mënyra, nga ma të ndryeshmet. Për lexuesit tanë, po e bëjmë këtë bashkëbisedim, që të jetë më i kapshëm dhe më afër të djeshmës dhe të sotmes, sepse, nga ky filozof e politikan, kemi çfarë të mësojmë.

Morina: - Çka keni dashur të thoni me “Qëllimi justifikon mjetin”?

            Machiavelli: - Nuk është mendim i imi! Hulumtonie kush e ka thënë këtë, në emër tim!

            Morina: - Kush ështe Princi?

            Machiavelli: - Cesare Borgia, djal i Papës. Tek ai mishëroheshin konceptet e virtytit dhe fatit: fati (fakti që ishte biri i papës) e kishte favorizuar në marrjen e pushtetit, ndërsa, virtytin e kishte demonstruar në mbajtjen e pushtetit. Cesare Borgia ishte dhe princi i vlerësuar nga populli, njeriu që solli në territoret që udhëhiqte rregull, stabilitet, gjykata dhe drejtësi. Megjithatë, në krah të këtyre dhuntive, ai, shfaqte një karakter të ashpër, prepotent dhe, madje, dashakeq.

            Morina: - E dini se, sot, përdoret mendimi politik “Makiavelizmi”?

            Machiavelli: - Jo. Nëse ka mundësi të më tregoni?

            Morina: - Është sinonim i një politike force, të paskrupull dhe pa moral, në dobi të së cilës, të gjitha mjetet janë të mira. Hipoteza bazë e kësaj teorie është, se, çdo njeri e di çfarë do, dhe, se, sipas kritereve të arsyeshme, zgjedh mjetet që i shërbejnë më mirë realizimit të synimeve.

            Machiavelli: - Mund ta ketë nxjerrë dikush, nga tërësia e veprave të mia, definicion të tillë nuk kam thënë.

            Morina: - Mirë, po, morali politik?

Machiavelli: - Politika nuk ka lidhje me moralin.

Morina: - Po, Princit Tuaj, i mungon arsyeja?

Machiavelli: - Një princi nuk i mungojnë kurrë arsyet legjitime, për ta thyer premtimin e tij.

Morina: - Kur nuk duhet ta mbajë besën sundimtari?

Machiavelli: - Një sundimtar i mençur, nuk duhet ta mbajë besën kurrë, nëse, duke bërë kështu, do të jetë kundër interesave të tij.

Morina: - Një politikan, çfarë duhet të bëjë?

Machiavelli: - Para së gjithash, të armatoset.

Morina: -  Pse, përfitmet, nuk duhet të jepen menjëherë?

Machiavelli: - Përfitimet duhet të jepen gradualisht, dhe, në këtë mënyrë, ato, do të shijohen më mirë.

Morina: - Për ekonomistët, ku është dallimi në mes pengesës dhe mundësisë?

Machiavelli: - Sipërmarrësit janë, thjesht, ata që e kuptojnë se ka pak ndryshim mes pengesës dhe mundësisë. Dhe, janë në gjendje t’i kthejnë të dyja në avantazhin e tyre.

Morina: - Çka mund të na thoni për urrejtjen?

Machiavelli: - Urrejtja, është fituar me anë të veprave të mira, aq shumë, sa me anë të veprave të këqija

Morina: - Për komandimin?

Machiavelli: - Ai që dëshiron të jetë i bindur, duhet të dijë se si të komandojë.

Morina: - Sa kategori profetesh kemi dhe cilët kanë dalë fitimtarë?

Machiavelli: - Kështu del se, pothuaj, që të gjithë Profetët e armatosur kanë qenë fitimtarë, dhe, të gjithë profetët e paarmatosur, janë shkatërruar.

Morina: - Po, për status quo-në?

Machiavelli: - Unë nuk jam i interesuar për ruajtjen e status quo-së, unë, dua ta shkatërrojë atë.

Morina: - Çfarë duhet bërë, për të mos pasur frikë nga hakmarrja?

Machiavelli: - Nëse duhet bërë një lëndim ndaj një njeriu, atëherë, ai lëndim duhet të jetë shumë i rëndë, sa që, nga hakmarrja e tij të mos kesh aspak frikë.

Morina: - Çka mendoni për mashtrimin e mashtruesit?

Machiavelli: - Është kënaqësi e dyfishtë ta mashtrosh, mashtruesin.

Morina: - Kur je më i sigurt?

Machiavelli: - Është shumë më e sigurtë kur ta kanë frikën, sesa, kur të duan.

Morina: - Çka nderon njeriu?

Machiavelli: - Nuk e nderojnë titujt njeriun, por, njeriu i nderon titujt.

Morina: - A mund të pësojë njeriu nga prirja për plotësimin e nevojave të menjëhershme?

Machiavelli: - Njerëzit janë shumë të thjeshtë dhe shumë të prirur për t’iu bindur nevojave të menjëhershme, sa që, një mashtruesi nuk do t’i mungojnë kurrë viktimat, për mashtrimet e tij.

Morina: - Për ambiciet e njeriut?

Machiavelli: - Njerëzit ngjiten nga një ambicie tek një tjetër: së pari, ata kërkojnë ta sigurojnë veten kundër sulmit, dhe, pastaj, ata i sulmojnë të tjerët.

Morina: - Çka nuk mund të durojë një bir?

Machiavelli: - Një bir nuk mund ta durojë me qetësi humbjen e babait të tij, por, humbja e trashëgimisë së tij mund ta çojë atë në dëshpërim.

Morina: - Si do t’i kategorizonit mendjet njerëzore?

Machiavelli: - Mendjet njerëzore janë tre llojesh: e para, të afta për të menduar për veten, e dyta, të afta për t’i kuptuar mendimet e të tjerëve dhe, e treta, nuk është as e aftë të mendojë për vete dhe as ta kuptojë mënyrën si mendojnë të tjerët. E para, është ekselenca e lartë; e dyta, është ekselenca, dhe, e treat, është e pavlerë.

Morina: - Çka është më e vështirë?

Machiavelli: - Nuk ka asgjë më të vështirë për të marrë në dorë, më të rrezikshme për ta kryer, apo, më të pasigurt në suksesin e vet, sesa ta marrësh udhëheqjen gjatë hyrjes në një rend të ri të gjërave

Morina: - Gjërat e mëdha, si arrihen?

Machiavelli: - Asgjë e madhe, nuk është arritur, ndonjëherë, pa rrezik.

Morina: - Çka mendoni për shmangien e luftës?

Machiavelli: - Lufta nuk shmanget; ajo mund të shtyhet vetëm në avantazh të të tjerëve.

Morina: - Për të vazhduar me sukseset?

Machiavelli: - Kushdo që dëshiron të ketë sukses të vazhdueshëm, duhet ta ndryshojë sjelljen, me kalimin e kohës.

Morina: - Po, për premtimin?

Machiavelli: - Premtimi i dhënë ishte një domosdoshmëri e të kaluarës; premtimi i pambajtur është një domosdoshmëri e të tashmes.

Morina: - Kanë dyshime njerëzit?

Machiavelli: - Njerëzit, instinktivisht, nuk ju besojnë gjërave që nuk i kanë eksperimentuar vetë.

Morina: - Kur shohim më qartë në orën e qelqit, të jetës sonë?

Machiavelli: - Sa më shumë rërë që ka zbritur nga ora e qelqtë e jetës sonë, aq më qartë shohim nëpër të.

Morina: - Suksesin e sipërmarrësit, si e shpjegoni?

Machiavelli: - Asnjë sipërmarrje nuk ka më shumë shanse për të dalë me sukses, se sa ajo që i fshihet armikut, deri në momentin e vënies në zbatim.

Morina: - Mbi çka ngrihen njerëzit?

Machiavelli: - Njerëzit ngrihen nga një ambicie në tjetrën; në fillim, ata përpiqen të sigurohen prej sulmeve, pastaj, i sulmojnë të tjerët.

Morina: - Çfarë duhet t’i bësh njeriut, për t’i shpëtuar hakmarrjes?

Machiavelli: -  Nëse duhet ta lëndosh një njeri, duhet që ta bësh aq fort, sa që të mos ia kesh frikën hakmarrjes së tij.

Morina: -  Për cilat lëndime hakmerren njerëzit?

Machiavelli: - Njerëzit, ose duhet të trajtohen me mirësi, ose, të shkatërrohen. Sepse, ata hakmerren për lëndimet e vogla – për ata të rëndat, nuk munden.

Morina: - Si mund ta vlerësosh intelegjencën e sundimtarit?

 Machiavelli: - Metoda e parë, për të vlerësuar inteligjencën e një sundimtari, është t’i shohësh ata që i rrinë rreth e rrotull

Morina: - Çka mendoni për luftën dhe përdorimin e armëve?

Machiavelli: - Lufta, është e drejtë, kur është e domosdoshme; armët janë të lejueshme kur nuk ka shpresë, përveçse tek armët

Morina: - Kush janë më të rrezikshmit?

Machiavelli: -  Princërit dhe qeveritë, janë shumë më të rrezikshëm, sesa elementët e tjerë të shoqërisë

Morina: - Po, njeriu që mashtron?

Machiavelli: - Njerëzit janë kaq të thjeshtë dhe jepen kaq shpejt pas dëshirave të momentit, sa që, ai që mashtron, do të gjejë gjithmonë nga ata që janë gati të mashtrohen.

Morina: - A mund të përfitojmë nga këshillat e armikut?

Machiavelli: - Asnjë vepër e jona, nuk ka më shumë gjasa të ketë sukses, se ajo që na e këshillon armiku, teksa është gati për ekzekutim.

Morina: - Çka mendoni për njerëzit?

Machiavelli: - Për njerëzit, në përgjithësi, mund të themi  se ata janë të lëkundur, hipokritë, dhe të babëzitur për fitime.

Morina: - Ligjet dhe armët, janë të ndërlidhura njëra me tjetrën?

Machiavelli: - Themelet kryesore të çdo shteti, shtetet e reja dhe ato të lashta e të përbëra, janë ligjet e mira dhe armët e mira. Nuk mund të kesh ligje të mira, pa armë të mira, dhe, ku ka armë të mira, ligjet e mira, në mënyrë të pashmangshme, i ndjekin.

Morina: - Korrespondojnë, politika dhe koha?

Machiavelli: - Ai i cili ia përshtat politikën kohës, përparon, dhe, nga ana tjetër, politika e atij që përplaset me kërkesat e kohës, nuk përparon.

Morina: - Dallimi mes njeriut të mençur dhe budallait?

Machiavelli: - Njeriu i mençur e bën, menjëherë, atë çfarë budallai e bën në fund.

Morina: - Sa mund të zgjas një luftë?

Machiavelli: - Nuk ka luftë për t’u shmangur, por, vetëm mund të shtyhet për avantazhin e të tjerëve.

Morina: - Ka shumë mendime se kush duhet udhëhequr luftën?

Machiavelli: - Lufta, duhet të jetë studimi i vetëm i një princi. Ai, duhet ta konsiderojë paqen vetëm si një kohë, sa për t’u mbushur frymë, çka i jep atij kohë të lirë për të shpikur, dhe, e furnizon atë me aftësinë për t’i ekzekutuar planet ushtarake.

Morina: - Çarmatosja e popullit, çka do të thotë dhe a do të prodhojë diçka kjo?

Machiavelli: - Kur ta çarmatosësh popullin, ti, fillon t’i poshtërosh ata dhe të tregosh mosbesim ndaj tyre, ose, nëpërmjet frikës a nëpërmjet mungesës së besimit, dhe, të dyja këto mendime burojnë urrejtje.

Morina: - Po, vullneti?

Machiavelli: - Kur është i madh vullneti, nuk mund të jenë të mëdha vështirësitë.

Morina: - Çfarë duhet bërë, kur pushtohet një qytet i madh?

Machiavelli: - Kushdo që pushton një qytet të lirë dhe nuk e shkatërron atë, kryen një gabim të madh dhe mund të presë që të shkatërrohet ai vetë.

Morina: - Për aftësitë?

Machiavelli: - Nëse nuk kanë një mundësi, aftësitë janë të pavlera, dhe, pa një aftësi, mundësitë janë të panevojshme.

Morina: - Qeveritari, kur është qeveritar?

Machiavelli: - Të qeverisësh, do të thotë t’i bësh të tjerët të të besojnë.

Morina: - Cili është dallimi në mes të sundimit të popullit dhe aristokracisë?

Machiavelli: - Synimet e popullit janë shumë më të ndershme se synimet e aristokratëve, sepse, këta duan ta shtypin popullin, që të mos shtypen.

Morina: - Është sinonim i një politike force, të paskrupull dhe pa moral, në dobi të së cilës, të gjitha mjetet janë të mira. Hipoteza bazë e kësaj teorie është, se çdo njeri, e di çfarë do, dhe, se, sipas kritereve të arsyeshme, zgjedh mjetet që i shërbejnë më mirë realizimit të synimeve. Kjo nënkupton edhe mendimin “Qëllimi justifikon mjetin”. Në fillim, e mohuat të dytën dhe nuk u pajtuat me “Makiavelizmin”, mirëpo, gjatë kësaj interviste i nxorëm, të dyja, dolën në pah, e tash?

Machiavelli: - Nëse mendimi i im filozofik përkufizihet kështu, nga të tjerët, mund të jetë ashtu, por, me mendimin tjetër nuk pajtohem, se nuk e kam thënë unë, e, nëse ai nxirret nga nënteksti, ëshë diçka tjetër

 

Prishtinë, 17. 6. 2018

 

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Create a free websiteWebnode