INTERVISTË E IMAGJINUAR / GUXIMI ËSHTË REZISTENCA NDAJ FRIKËS, ZOTËRIMI I FRIKËS, JO MUNGESA E FRIKËS

INTERVISTË E IMAGJINUAR

 

 

 

 

GUXIMI ËSHTË REZISTENCA NDAJ FRIKËS, ZOTËRIMI I FRIKËS, JO MUNGESA E FRIKËS

 

Mark Twain (Samuel Langhorne Clemens)

Afrim MORINA

 

(Samuel Langhorne Clemens, u lind në Florida, Missouri të SHBA, më 30 Nëntor 1835 dhe vdiq më 21 prill 1910 në Redding, Connecticut të SHBA). Shkrimtar amerikan. Aventurier i palodhur, ai gjeti në jetë, frymëzimin për veprat letrare. U rrit në Hannibal, të lumit Misisipi. Kur ishte dymbëdhjetë vjeç, mbeti jetim, braktisi shkollën dhe hyri si nxënës tipografie, në një shtëpi botuese, në të njëjtën kohë, kur filloi të shkruante artikujt e parë, të gazetave, në redaksitë e Filadelfias dhe Saint Louis. Mark Twain, pastaj shkoi në New Orleans dhe u regjistrua si pilot në stërvitjeje. Lufta Civile e vitit 1861, ndërpreu trafikun e lumit, duke i dhënë fund karrierës së tij si pilot. Shkon në malet e Nevadës, në kërkimin e arit, por, pa sukses. Punon si gazetar, duke shkruar artikuj që menjëherë morën një stil personal. Suksesi i parë letrar, në 1865, me tregimin e shkurtër Calaveras, me pseudonimin Mark Twain, që do të thotë «shënoni dy hetime».

Në San Francisko, u takua me shkrimtarin Bret Harte, i cili e inkurajoi ta vazhdonte karrierën e tij letrare. Në vitin 1870 me Olivia Langdon, botoi romanin e parë, që do t'i jepte famë, Aventurat e Tom Sawyer. Në vitin 1882 boton The Adventures of Huckleberry Finn,

Një shkrimtar që ia vlenë të lexohet dhe të merren mendimet e Tij, si udhërrëfyese për gjeneratat e reja, që, pak ka të tillë, në trajtimin e temeve, në dukje aventuriste, por, në thelb, janë pasqyra e kohës së tij. M’u për këtë vendosëm të bëjmë këtë bashkëbisedim.

Morina: - Për sukses, çfarë duhet bërë?

Twain: - Për të pasur sukses në jetë, nevojiten dy gjëra: injoranca dhe besimi në veten.

Morina: -  Parajsa dhe ferri, sipas Jush?

Twain: - Shko në Parajsë për klimën, në Ferr për shoqërinë.

Morina: - Të ka borxh bota?

Twain: - Mos ec vërdallë dhe të thuash se bota të ka borxh një jetë. Bota nuk të ka borxh asgjë. Ishe më parë këtu.

Morina: - Po, pleqëria?

Twain: - Pleqëria është çështje e mendjes për materien. Nëse nuk ia vë mendjen, nuk është me rëndësi.

Morina: - Ku është sekreti i ecjes përpara?

Twain: - Sekreti i të ecurit përpara është të fillosh.

Morina: - Për të shformuar diçka, si duhet vepruar?

Twain: - I merr faktet, së pari, pastaj, mund t’i shformosh si të duash.

Morina: - Dallimi në mes syrit dhe imagjinatës?

Twain: - Nuk mund të varesh nga sytë kur imagjinata është jashtë përqëndrimi.

Morina: - Kur duhet hapur gojën?

Twain: - Është më mirë ta mbash gojën të mbyllur dhe t’i lësh njerëzit të mendojnë, se je budalla dhe, pastaj, ta hapësh e ta largosh gjithë dyshimin.

Morina: -  Për shurdhëmemecët, cila është mirësia?

Twain: - Mirësia është gjuha, të cilën, të shurdhëtit mund ta dëgjojnë, dhe, të verbërit, mund ta shohin.

Morina: - Kush nuk i frikësohet vdekjes?

Twain: - Të frikësuarit nga vdekja, pason nga të frikësuarit nga jeta. Njeriu i cili jeton në tërësi, është i përgatitur të vdes në çdo kohë.

Morina: - Kur duhet të pushosh?

Twain: - Kurdo që e gjen veten në anën e shumicës, është koha për pushim, dhe, për reflektim.

Morina: - Kur duhet të reformohesh?

Twain: - Kurdo që gjen veten në anën e shumicës, është koha për reformim.

Morina: - Cila është jeta ideale?

Twain: - Shokët e mirë, librat e mirë dhe ndërgjegjja e fjetur: kjo është jeta ideale.

Morina: - Cila është mënyra më e mirë për ta gëzuar veten?

Twain: - Mënyra më e mirë, ta gëzosh veten, është të tentosh ta gëzosh ndonjë tjetër.

Morina: - Cila është rruga e të gjitha ligjeve?

Twain: - Mungesa e parasë, është rruga e të gjitha të ligave.

Morina: - Për ditën e sotme?

Twain: - Me sa duket, nuk ka asgjë, që nuk mund të ndodhë sot.

Morina: - Kur nuk duhet të mbash asgjë në mend?

Twain: - Nëse e thua të vërtetën, nuk duhet të mbash asgjë në mend.

Morina: -  Përgjithësimet?

Twain: - Të gjitha përgjithësimet janë gabim, duke përfshirë edhe këtë.

Morina: - Çka është patriotizmi?

Twain: - Patriotizmi, mbështetë shtetin tuaj, gjatë gjithë kohës, dhe, qeverinë tuaj, kur ajo e meriton.

Morina: -  Çka është guximi?

Twain: - Guximi, është rezistenca ndaj frikës, zotërimi i frikës, jo mungesa e frikës.

Morina: - Cila është puna më e lehtë? 

Twain: - Të heqësh dorë nga duhani, është puna më e lehtë në botë. E di, sepse, e kam bërë vetë, mijëra herë.

Morina: - Plaku?

Twain: - Kur isha djalosh, me 14, babai im ishte aq injorant, sa që mezi mund ta duroja, ta kisha plakun rreth meje. Por, kur i bëra 21, isha i befasuar, se sa plaku më kishte mësuar për shtatë vite.

Morina: - Ku është dallimi në mes atij që nuk lexon dhe atij që nuk mund të lexojë?

Twain: - Njeriu, i cili nuk lexon libra të mirë, nuk ka përparësi me njeriun, i cili nuk mund t’i lexojë ato.

Morina: - Për premtimin?

Twain: - Më mirë një premtim i thyer, se asnjë premtim.

Morina: - E vërteta duhet thënë, kur? 

Twain: - Kur je në dyshim, thuaje të vërtetën.

Morina: - Pas gjithë kësaj jete, jeni merakosur?

Twain: - Kam kaluar shumicën e jetës, duke u merakosur për gjërat, të cilat, asnjëherë, nuk më kanë ndodhur.

Morina: - Kur ndalet prodhimi?

Twain: - Blejnë tokë, nuk po prodhojnë më.

Morina: - Cilat gjëra bëhen më të njohura?

Twain: - Sa më shumë janë të ndaluara gjërat, aq më të njohura bëhen ato.

Morina: - Çka nuk duhet lejuar shkollimit? 

Twain: - Mos i lejoni shkollimit, t’i pengojë edukimit tuaj.

Morina: - Kur nuk kuptohen gjërat?

Twain: - Sa më shumë e sqaron, aq më shumë nuk e kupton.

Morina: - Në cilën moshë mbahen gjërat në mend?

Twain: - Kur isha më i ri, mbaja në mend çdo gjë, kishte ndodhur apo jo.

Morina: - Kur është sinqeriteti, politikë e mirë?

Twain: - Sinqeriteti është politika më e mirë – kur ka para në të.

Morina: - Në dyluftimin e qenve, kur është madhësia?

Twain: - Nuk është madhësia e qenit në dyluftim, është madhësia e dyluftimit në qen.

Morina: - Kur është suksesi i sigurt? 

Twain: - E gjitha që të duhet, është injoranca dhe vetëbesimi, suksesi është i sigurt.

Morina: - Sa mund të jetoni nga një kompliment i mirë? 

Twain: - Mund të jetoj dy muaj me një kompliment të mirë.

Morina: - Supozimi për një njeri?

Twain: - Le të supozojmë, se je një idiot dhe le të supozojmë se je një anëtarë i Kongresit; por, po përsëritem.

Morina: - Dallimi në mes klimës dhe motit?

Twain: - Klima është çfarë presim, moti është çfarë marrim.

Morina: - Mund të mësojë njeriu edhe nga kapja e maces për bishti?

Twain: - Njeriu, i cili e kapë macen për bishti, mëson diçka, që, në asnjë mënyrë tjetër, nuk mund ta mësojë.

Morina: - Çka nuk keni lejuar për vete?

Twain: - Asnjëherë nuk kam lejuar që shkollimi im t’i ndërhyjë edukimit tim.

Morina: - Çka të tha Tomi, kur e pyete për shtetin?

Twain: - E pyeta Tomin, nëse shtetet gjithmonë kërkojnë falje, kur bëjnë gabime, dhe, ai tha: “Po, të voglat kërkojnë.”

Morina: - Cili është informacioni më i saktë, kur e merr nga dikush?

Twain: - Informacioni më interesant vjen prej fëmijëve, pasi që ata thonë gjithë atë që dinë dhe pastaj ndalen.

Morina: - Cili është bekimi më i madh i njerëzimit?

Twain: - Humori është bekimi më i madh i njerëzimit.

Morina: - Cila është mirësia e Zotit?

Twain: - Është nga mirësitë e Zotit, që në shtetin tonë, ne kemi këto tri gjëra të pathëna, të çmueshme: lirinë e fjalës, lirinë e vetëdijes dhe maturinë, për të mos praktikuar asnjërën nga këto.

Morina: - Si duhet të joshësh?

Twain: - Kur gjuan për dashuri, josh me zemër, jo me tru.

Morina: - Çka mendoni për marketingun?

Twain: - Shumë gjëra të vogla, janë bërë të mëdha, përmes llojit të përshtatshëm të marketingut.

Morina: -  Respektimin nga të tjerët dhe vetvetja?

Twain: - Kur njerëzit nuk na respektojnë, jemi ashpër të dëshpëruar; ndërsa, në zemrën private, asnjë njeri, nuk e respekton veten, edhe aq.

Morina: - Cila është arma efektive e njerëzimit?

Twain: - Raca njerëzore, ka një armë, vërtetë efektive, dhe kjo është e qeshura.

Morina: - Dallimi në mes personit që nuk lexon dhe atij që nuk mundet të lexojë?

Twain: - Personi, i cili nuk lexon, nuk ka përparësi, me personin i cili nuk mund të lexojë.

Morina: - Dallimi në mes fjalës së duhur dhe asaj të përafërtë?

Twain: - Dallimi mes fjalës së duhur dhe fjalës gati të duhur, është, sikur dallimi mes rrufesë dhe xixëllonjës.

Morina: - Një nga karakteristikat e dukjes së njeriut?

Twain: - Rrobat e bëjnë njeriun. Njerëzit e zhveshur, kanë pak ose aspak ndikim, në shoqëri.

Morina: - Si duhet jetuar?

Twain: - Le të jetojmë, ashtu që, kur të vdesim edhe sipërmarrësit t’i vijë keq.

Morina: - Çka duhet bërë kur je nervoz?

Twain: - Kur nevrikosesh, numëro deri në katër; kur je shumë nervoz, betohu.

Morina: - Si duhet lexuar librat, që flasin për shëndetin?

Twain: - Kujdes nga librat e shëndetit. Mund të vdisni nga një gabim shtypi.

Morina: - Kur nuk merrni pjesë në varrim, çfarë bëni?

Twain: - Nuk mora pjesë në varrim, por, dërgova një letër lajmërimi duke thënë s’e kam miratuar atë.

Morina: - Me eprorët?

Twain: - Gjithmonë, respekto eprorët, nëse ke ndonjë.

Morina: - Çka ka dallim njeriu prej kafshës? 

Twain: - Njeriu është kafsha e vetme e cila skuqet.

Morina: - Nëse je i mirë?

Twain: - Bëhu i mirë dhe do të jesh i vetmuar.

Morina: - Duhet bërë detyrat?

Twain: - Bëje detyrën tënde sot dhe pendohu nesër.

Morina: - Libri dhe shoku?

Twain: - Nëse librat nuk janë shoqëri e mirë, ku do ta gjejë atë?

Morina: - E ndryshojnë rrobat njeriun?

Twain: - Rrobat nuk e bëjnë, thjesht, njeriun, rrobat janë njeriu.

Morina: - Ushqimi dhe tretja?

Twain: - Të hash është njerëzore … të tretësh, hyjnore…

Morina: - Po, për reformën?

Twain: - Asgjë nuk ka nevojë, për aq shumë reformë, se sa sjelljet e njerëzve tjerë.

Morina: - Çka është karakteri? 

Twain: - Karakteri është arkitekti i të arriturave.

Morina: - Idet e njeriut?

Twain: - Njeriu me ide të re, është maniak, deri kur ideja ka sukses.

Morina: - Natyra ka nevojë për mësues? 

Twain: - Arkitektët nuk mund t’i mësojnë natyrës asgjë.

Morina: - Dallimi në mes pesimistit të ri dhe optimistit të vjetër?

Twain: - Nuk ka gjë më të pikëlluar, se një pesimist i ri, përveç një optimist i vjetër.

Morina: - Kur mund të rehatohet njeriu?

Twain: - Njeriu nuk mund të rehatohet pa miratimin e vet.

Morina: - Kur keni lindur?

Twain: - Kam lindur modest, por nuk zgjati.

Morina: - Kush e mbron principin?  

Twain: - Përparimi është mbrojtësi më i mirë i principit.

Morina: - Sa mud të eci gënjeshtra, derisa e vërteta mbath këpucët?

Twain: -  Gënjeshtra, mund ta kalojë gjysmën e rrugës, përreth botës, përderisa e vërteta i mbathë këpucët.

Morina: - Për patriotin?

Twain: - Patrioti: personi i cili mund të bërtasë përreth, pa e ditur për çfarë është duke bërtitur.

Morina: - Çka mund të na thoni për të vërtetën dhe trillimin?

Twain: - Nuk është për habi, se e vërteta është më e huaj se trillimi. Trillimi duhet të ketë kuptim.

Morina: - Cila është më e mirë, bubullima apo rrufeja?

Twain: - Bubullima është e mirë, bubullima është mbresëlënëse; por, është rrufeja që e bën punën.

Morina: - Nëse e bën një gjë të duhur?

Twain: - Bëje gjënë e duhur. Do t’i kënaqësh disa njerëz dhe do t’i mahnitësh të tjerët.

Morina: - Për kufirin?

Twain: - Gjithçka e ka kufirin e vet – minerali i hekurit nuk mund të edukohet në ari.

Morina: - Në sa grupe ndahen njerëzit, dhe, cili nga grupet është më i vogël?

Twain: - Parimisht, janë dy lloje njerëzish. Njerëzit të cilët kryejnë punët dhe njerëzit të cilët deklarojnë se kanë kryer punët. Grupi i parë është grumbull më i vogël.

Morina: - Nëse thellohemi në kujtime? 

Twain: - Kur kujtohemi, ne, të gjithë, jemi të çmendur, misteret zhduken dhe jeta qëndron e sqaruar.

Morina: - Çka është paragjykimi i rrjedhshëm? 

Twain: - Çdo bojë shkrimi, me të cilën historia është shkruar, është, thjesht, paragjykim i rrjedhshëm.

Morina: - Keni folur edhe për ngrënien e bretkosave?

Twain: - Nëse është detyra e juaj, ta hani një bretkosë, mëse miri është ta hani në mëngjes. Dhe, nëse është detyra juaj t’i hani dy bretkosa, mëse miri është, fillimisht, ta hani më të madhen.

Morina: - Çka sugjerojnë rrudhat? 

Twain: - Rrudhat duhet, thjesht, të sugjerojnë, kur kanë qenë buzëqeshjet.

Morina: - Dallimi në mes fakteve dhe statistikave?

Twain: - Faktet janë më kokëforta, por, statistikat janë më elastike.

Morina: - Ligjet dhe sjelljet? 

Twain: - Ligjet kontrollojnë njeriun e vogël… Sjellja e drejtë kontrollon të madhin.

Morina: - Ka diçka që e mund të qeshurit?

Twain: - Kundrejt sulmit të të qeshurit, asgjë nuk mund të qëndrojë.

Morina: - Fjalimi i improvizuar merr kohë? 

Twain: - Zakonisht, duhen tri javë, për ta përgatitur një fjalim, të improvizuar mirë.

Morina: - Kur është i besuar njeriu? 

Twain: - Njeriu, asnjëherë nuk është më i besueshëm, sesa kur pranon gënjeshtrën e vet.

Morina: - Dallimi në mes fjalës dhe shikimit?

Twain: - Fjalët janë vetëm zjarr i pikturuar; shikimi është zjarri vetë.

Morina: - Kur futesh në problem?

Twain: - Nuk është ajo, që nuk e di, që të futë në probleme. Është ajo që e di me siguri, vetëm nuk është ashtu.

Morina: - Kur mund ta marrësh vesh, se je plakur?

Twain: - Kur miqtë tu fillojnë të bëjnë lajka, për atë, se sa i ri dukeni, është e sigurt se po plakeni.

Morina: - Kur jeta do të jetë pafundësisht e lumtur? 

Twain: - Jeta do të ishte, pafundësisht më e lumtur, nëse do të lindnim si tetëdhjetëvjeçarë, dhe, gradualisht, t’i arrinim tetëmbëdhjetë.

Morina: - Çfarë rregulli duhet bërë?

Twain: - E bëj rregull, asnjëherë të mos pi duhan, kur fle.

Morina: - Kur kemi qeverinë më të mirë?

Twain: - Ne, kemi qeverinë më të mirë, të cilën, mund ta blejnë paratë.

Morina: - Kush ju nervozon?

Twain: - Janë gënjeshtrat, gënjeshtrat e mallkuara dhe statistikat.

Morina: - Ka diçka të pamundur, për Zotin?

Twain: - Vetëm një gjë është e pamundur për Zotin: Të gjejë ndonjë kuptim në ligjin e të drejtave të autorit në planet.

Morina: - Veprimi dhe fjalët?

Twain: - Veprimi, flet më me zë se fjalët, por, as për së afërmi, as shpesh.

Morina: - Për çka duhet kujdesur njeriu?

Twain: - Mos i kushto kujdes veshjes nëse do, por, mbaj pastërti në shpirt.

Morina: - Sa të krishterë kishte bota?

Twain: - Ka qenë vetëm një i krishter. Atë e kapën dhe e kryqëzuan – më herët.

Morina: - Është humor apo satirë, pikëpamja e njeriut të bardhë, për egërsirën?

Twain: - Ka shumë gjëra humoristike në botë; mes tyre, pikëpamja e njeriut të bardhë, se është më pak egërsirë, se egërsirat e tjera.

Morina: - Njerëzit kanë ngjashmëri? 

Twain: - Ne, jemi, të gjithë, të ngjashëm në brendi.

Morina: - Kur është më lehtë, të rrish apo të dalësh jashtë?

Twain: - Është më lehtë të rrish jashtë, se të dalësh jashtë.

Morina: - Si e shihni publikun?

Twain: - Publiku, është, thjesht, ‘unë’ i shumëzuar.

Morina: - Një mendim për civilizimin?

Twain: - Civilizimi është shumëzimi i pakufi i nevojave të panevojshme.

Morina: - Deri ku mund të shkojë çmenduria e njeriut?

Twain: - Ka kohëra, kur njeriu do që ta varë tërë racën njerëzore, dhe, ta mbarojë këtë shfaqje.

Morina: - Për edukimin?

Twain: - Edukimi, përbëhet, kryesisht, nga ajo që nuk e kemi mësuar.

Morina: - Çka është klasike?

Twain: - Klasike është diçka, që secili do ta ketë lexuar, dhe, askush nuk do ta lexojë.

Morina: - Çka të mungon mëse shumti, prej gjërave që keni humbur? 

Twain: - Nga të gjitha gjërat që kam humbur, mendja më mungon më së shumti.

Morina: - Çka është ekzagjerimi, për ju?

Twain: - Raporti i vdekjes sime ishte ekzagjerim.

Morina: - Po, nevoja?

Twain: - Nevoja, është nëna e të rrezikuarit.

Morina: - Si mund të vdesë frika?

Twain: - Bëje gjënë që i frikësohesh mëse shumti dhe vdekja e frikës është e sigurt.

Morina: - Çka çmohet e nuk lexohet?

Twain: - “Klasike.” Libër të cilin njerëzit e çmojnë dhe nuk e lexojnë.

Morina: - Çfarë ushtrimesh bëni?

Twain: - Asnjëherë nuk kam bërë ndonjë ushtrim, përveç të flejë dhe të pushoj.

Morina: - Rastësia?

Twain: - Emëro më madhështoren nga të gjithë zbuluesit. Rastësia.

Morina: - Kur di mëse paku, njeriu?

Twain: - Njeriu i cili është optimist, para 48-ave, di shumë; nëse ai është optimist pas kësaj moshe, ai di shumë pak.

Morina: - Për çka jeni shumë të sigurtë, kur bëhet fjalë për politikën dhe fenë?

Twain: - Jam shumë i sigurt, tani, se, shpesh, shumë shpesh, në çështjet që kanë të bëjnë me fenë dhe politikën, fuqitë e arsyetimit të njeriut, nuk janë sa ato të majmunit.

Morina: - Kur mund të ndihet rehat, njeriu?

Twain: - Miratoje veten tënde! Një njeri nuk mund të ndihet rehat, pa miratimin e tij.

Morina: - Çfarë mund të na bëjë mendja?

Twain: - Kufizimet e tua, mund të jenë, vetëm në mendjen tënde! Mosha është një çështje e mendjes, për rëndësinë. Nëse mendja nuk e ka problem, atëherë, nuk ka rëndësi.

Morina: - Çka është zemërimi?

Twain: - Hiq dorë nga zemërimi! Zemërimi është si një acid, që mund t’i bëjë më shumë dëm enës ku ndodhet, se sa çdo gjëje në të cilën hidhet.

Morina: - Çfarë duhet bërë, për ta mbajtur fokusin e mendimeve?

Twain: - Mbaje fokusin, vazhdimisht, në atë që do! Largoji mendimet nga telashet e tua… nga veshët, nga thembrat, apo nga çdo mënyrë tjetër, që të mundesh.

Morina: - A duhet fokusuar veten, për t’u ndier më mirë?

Twain: - Mos u fokuso shumë në përpjekjet për ta bërë veten të ndihet mirë! Mënyra më e mirë për ta ngritur humorin tënd, është që ta ngreshë humorin e të tjerëve.

Morina: - A do ta ndiesh veten të zhgënjyer, nga gjërat që i ke bërë, apo nga gjërat që nuk i ke bërë?

Twain: - Bëje atë që do! Pas njëzet vitesh, do të jesh më i zhgënjyer, për gjërat që nuk i ke bërë, sesa për gjërat që i bëre. Kështu që, hidh litarët. Largohu nga porti, i sigurt. Kap erërat në velat e tua. Eksploro. Endërro. Zbulo!

Morina: - Kur të tjerët nuk kanë thënë mjaftueshëm për ty?

Twain: - Unë, jam lavdëruar shumë herë dhe gjithmonë, ata që më lavdërojnë, më vënë në siklet, unë, gjithmonë, ndjej se ata nuk kanë thënë mjaftueshëm.

Morina: -  Cili është problemi më i madh në botë?

Twain: - Problemi me këtë botë nuk është se njerëzit dinë shumë pak, por, se dinë kaq shumë gjëra që s’qëndrojnë.

Morina: - Nga gjërat e humbura, për çka të ka marrë malli?

Twain: - Nga të gjitha gjërat që kam humbur, më ka marrë malli më shumë për mendjen.

Morina: - Çka i mërzitë më shumë, miqtë?

Twain: - Gjithmonë, falini armiqtë, asgjë s’i mërzit më shumë.

Morina: - Ç’ka bërë të parën, Perëndia?

Twain: - Në radhë të parë, Perëndia i bëri idiotët. Kjo ishte për praktikë. Pastaj, ai i bëri dërrasat e zeza të shkollave.

Morina: - Premtimi?

Twain: - Më mirë një premtim i shkelur se një premtim i padhënë.

Morina: - Kur mund ta mësosh, karakterin e njeriut?

Twain: - Karakterin e njeriut, mund ta mësosh nga mbiemrat, të cilët, ai, zakonisht, i përdorë në bisedë.

           

Prishtinë, 6. 7. 2018

 

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Create a free websiteWebnode