INTERVISTË E IMAGJINUAR / ËSHTË E RREZIKSHME TË KESH TË DREJTË, ATËHERË, KUR QEVERIA E KA GABIM!

INTERVISTË E IMAGJINUAR

 

ËSHTË E RREZIKSHME TË KESH TË DREJTË, ATËHERË, KUR QEVERIA E KA GABIM!

François Marie Arouet de Voltaire

Afrim MORINA

 

Voltaire (Volteri) (1694-1778, Paris) është përfaqësuesi kryesor i iluminizmit, shkrimtar, historian, filozof jashtë filozofisë konvencionale, i njohur për satirën, kritikën ndaj fesë si institucion, përkrahës i tolerancës fetare dhe për ndarjen e kishës nga shteti, shkrimtar me dhunti të shumta, duke prodhuar: dramë, poezi, roman, ese, vepra historike e shkencore. Ai shkroi më shumë se 20 mijë letra dhe mbi dy mijë libra dhe pamflete.

Për shkrimet e tij satirike, ai, shpesh u dënua me burgim ose mërgim.  

Kisha nuk pranoi ta varroste në vendet e saj të shenjta, atë që e konsideronte si heretik. Por, megjithatë, më 1791, pas Revolucionit, u varros me madhështi në Panteon, atje ku prehen figurat më legjendare të Francës.

Përmes këtij bashkëbisedimi, do të mundohemi të sjellim para lexuesit tonë, njërin prej filozofëve më të famshëm francez, zërin më të fuqishëm të kohës, kundër pushtetit e kishës, që, edhe i syrgjynosur, nuk mundi të gjej rehati, m’u për shkak të ideve përparimtare të kohës, që ia vlen të mësohen edhe sot dhe të nxjerrim mësim prej tyre.

Morina: - Çdo mendim, është i lirë dhe i lehtë të thuhet?

Voltaire: - Unë nuk jam dakord me atë që thua, por, do ta mbroj deri në vdekje të drejtën tënde që ta thuash!

Morina: - Kë e quani triumf?

Voltaire: - Triumfi i vërtetë i arsyes është se na aftëson ta vazhdojmë rrugën me ata që nuk e kanë!

Morina: - Ju jeni marrë edhe me dramaturgji, mund të na shpjegoni një kategori njerëzish, përmes akteve dramatike?

Voltaire: - Ka njerëz që nuk mendojnë më thellë se një fakt!

Morina: - Çfarë mund të bëjë njeriu i pushtetshëm?

Voltaire: - Gjithkush që e ka pushtetin të të bëjë të besosh absurditete, e ka pushtetin të të bëjë të marrësh përsipër padrejtësi!

Morina: - Kur këndohet?

Voltaire: - Çdo gjë, shumë koti për t’u thënë, këndohet!

Morina: - Po, vlerësimi?

Voltaire: - Me anë të vlerësimit, e bëjmë përsosmërinë e të tjerëve pronë tonën!

Morina: - Jeni përballur me qeveritë, pse u bë kjo, sepse qeveria… ?

Voltaire: - Qeveritë duhet të kenë edhe barinj edhe kasapë!

Morina: - Cila është feja e të gjithëve?

Voltaire: - Kur bëhet fjalë për paratë, të gjithë kanë të njëjtën fe!

Morina: - Po, paragjykimet?

Voltaire: - Paragjykimet janë ato që budallenjtë i përdorin për arsye!

Morina: - Ju keni qenë edhe kritik fetar, që pushteti mos e përdorë atë si levë të saj, mirëpo?

Voltaire: - Nëse Perëndia nuk do të ekzistonte, do të ishte e nevojshme ta shpiknim!

Morina: - Kur do të ishte fajtor njeriu?

Voltaire: - Çdo njeri, është fajtor për të gjitha të mirat që s’i ka bërë!

Morina: - Çka mendoni për filozofinë?

Voltaire: - Filozofia, vetëm filozofia, kjo motër e fesë i ka hequr besëtytnisë armët nga duart e gjakosura prej kohësh dhe tani që ka dalë helmi, mendja e njeriut habitet me mynxyrat ku e kishte shpënë fanatizmi!

Morina: - Çfarë mendimi keni për tolerancën dhe jotolerancën?

Voltaire: - Toleranca, nuk ka nxitur kurrë luftë civile, kurse, mostoleranca e ka mbuluar tokën me gjak!

Morina: - Si mund ta gjykojmë njeriun?

Voltaire: - Gjykojeni një njeri më shumë nga pyetjet, sesa nga përgjigjet e tij!

Morina: - Po, për dhuratën çka mund të na thoni?

Voltaire: - Zoti na e dha ne dhuratën e jetës; na takon ne t’ia japim vetes dhuratën e të jetuarit mirë!

Morina: - Po, për vlerësimin?

Voltaire: - Vlerësimi është një gjë e mrekullueshme: Kjo e bën atë që është e shkëlqyer tek të tjerët, të na përkasë edhe neve!

Morina: - Po, për artin e qeverisjes?

Voltaire: - Në përgjithësi, arti i qeverisjes përbëhet nga marrja e sa më shumë parave, që të jetë e mundur, nga një klasë e qytetarëve, për t’ia dhënë një tjetre!

Morina: - Iu ke drejtuar, ndonjëherë, zotit me lutje?

Voltaire: - Unë, kurrë nuk kam bërë lutje për Zotin, përveç njërës shumë të shkurtër: “O Zot, bëji armiqtë e mi qesharakë.” Dhe, Zoti, ma dëgjoi!

Morina: - Vrasja është e ndaluar, cilët vrasës nuk dënohen?

Voltaire: - Është e ndaluar për të vrarë; prandaj, të gjithë vrasësit ndëshkohen, përveç nëse ata vrasin në numër të madh dhe nën tingujt e borive!

Morina: - Çka mendoni për vështirësitë e jetës?

Voltaire: - Jeta është e mbjellë dendur me gjemba, dhe, unë, nuk di asnjë mjet tjetër përveçse të kaloj shpejt nëpër to. Sa më gjatë të ndalemi në fatkeqësitë tona, aq më e madhe është fuqia e tyre për të na dëmtuar!

Morina: - Çka është Zoti, për Ju?

Voltaire: - Zoti, është një komedian, duke luajtur ndaj një audience që ka shumë të frikësuar për të qeshur!

Morina: - Si fe e vaçantë, çka mendoni për krishtërimin?

Voltaire: - Nga të gjitha fetë, e krishtera, sigurisht, duhet ta frymëzojë tolerancën më të madhe, por, deri tani, të krishterët kanë qenë më intolerantët e të gjithë njerëzve!

Morina: - Çka është e vështirë?

Voltaire: - Është e vështirë t’i çlirosh budallenjtë nga zinxhirët, të cilët ata i adhurojnë!

Morina: - Po ndjenja e grave?

Voltaire: - Të gjitha arsyetimet e burrave, nuk janë me vlerë, sa një ndjenjë e grave!

Morina: - Cili është ligji i parë i natyrës?

Voltaire: - Çfarë është toleranca? Është pasojë e njerëzimit. Ne jemi të formuar, të gjithë, nga dobësia dhe gabimi; le ta falim të gjithë ne, reciprokisht, marrëzinë e njëri-tjetrit – ky është ligji i parë i natyrës!

Morina: - Pse i urreni femrat?

Voltaire: - Unë, i urrej femrat, sepse, ato, gjithmonë, i dinë gjërat se ku janë!

Morina: - Befasia e burrit për gruan?

Voltaire: - Burri, i cili vendos ta befasojë papritur gruan e tij, shumë shpesh, e ka befasuar veten!

Morina: - Çka është e rrezikshme?

Voltaire: - Është e rrezikshme të kesh të drejtë në çështjet në të cilat autoritetet e kohës janë gabim!

Morina: - Ka art qeverisja?

Voltaire: - Po, dhe, arti i qeverisjes është për t’i bërë dy të tretat e një kombi të paguajnë gjithçka, që ata mund të paguajnë, për të mirën e një të tretës tjetër!

Morina: - Një vepër, si mund ta vlerësojmë?

Voltaire: - Nuk është e mjaftueshme ta shohim dhe ta njohim bukurinë e një vepre. Ne, duhet ta ndjejmë dhe të prekemi prej saj!

Morina: - Si mund të arrihet suksesi në botë?

Voltaire: - Për të patur sukses, në botë, nuk është e mjaftueshme të jesh budalla, duhet, gjithashtu, të jesh i sjellshëm!

Morina: - Çka është më mirë të rrezikosh?

Voltaire: - Është më mirë ta rrezikosh shpëtimin e një njeriu fajtor, sesa ta dënosh një njeri të pafajshëm!

Morina: - Cili është virtyti i tiranit?

Voltaire: - Tiranët, gjithmonë, kanë disa hije të lehta virtyti; ata i mbështesin ligjet para se t’i shkatërrojnë ato!

Morina: - Kush ka dominuar botën?

Voltaire: - Supersticioni është për fenë, çka është Astrologjia për astronominë, vajzë e çmendur e një nëne të mençur. Këto bija, shumë kohë kanë dominuar tokën!

Morina: - Për sigurinë dhe dyshimin?

Voltaire: - Dyshimi nuk është një gjendje e këndshme, por, siguria është absurde!

Morina: - Ka rastësi?

Voltaire: - Rastësia është një fjalë e zbrazur nga kuptimi, asgjë nuk mund të ekzistojë pa një shkak!

Morina: - Cili çështë vesi më i keq?

Voltaire: - Asnjëherë, mos debato në tryezën e darkës, sepse, ai që nuk është i uritur, gjithmonë, gjen argumentin më të mirë!

Morina: - Si e shpjegoni origjinalitetin?

Voltaire: - Origjinaliteti nuk është asgjë, veçse imitim i mençur. Shkrimtarët më origjinalë kanë huazuar nga njëri-tjetri!

Morina: - Me një fjali, si e përkufizoni respektin për të gjallët dhe për të vdekurit?

Voltaire: - Për të gjallët e kemi borxh respektin, por, për të vdekurit e kemi borxh vetëm të vërtetën!

Morina: - Nga këndi filozofik, a jetojnë njerëzit?

Voltaire: - Ne, nuk jetojmë kurrë, ne jemi, gjithmonë, në pritje të jetesës!

Morina: - Dallimi në mes të divorcit dhe martesës, dhe, cila është më e vjetër?

Voltaire: - Divorci është, ndoshta, i së të njëjtës datë, si martesa. Unë, megjithatë, besoj se martesa është për disa javë më e vjetër!

Morina: - Neriu i vështirë dhe i mençur, përkufizimi?

Voltaire: - Është një njeri i vështirë, ai që është vetëm i drejtë, dhe, i trishtuar, vetëm ai që është i mençur!

Morina: - Çka është historia?

Voltaire: - Historia, është vetëm regjistri i krimeve dhe i fatkeqësive!

Morina: - E, si duhet të shkruhet ajo?

Voltaire: - Historia duhet të shkruhet si filozofi!

Morina: - Çfarë mendimi keni për librin?

Voltaire: - Unë, di shumë libra të cilat i kanë mërzitur lexuesit e tyre, por, unë, nuk di asnjë libër që ka bërë, vërtetë, ndonjë të keqe!

Morina: - Për të vërtetën, çfarë mund të na thoni?

Voltaire: - Ka të vërteta, të cilat nuk janë për të gjithë njerëzit, as për të gjitha kohërat!

Morina: - Kaluat tetëdhjetë vjetë jete, si do ta kishit përshkruar, me pak fjalë?

Voltaire: - Unë kam jetuar tetëdhjetë vjet të jetës dhe nuk di asgjë për këtë, veçse, të dorëzohem dhe të them: se, fluturat kanë lindur për t’u ngrënë nga merimangat dhe njeriu për t’u gllabëruar nga trishtimi!

Morina: - Njeriu, kur është më i rrezikuar?

Voltaire: - Është e rrezikshme të kesh të drejtë, atëherë kur qeveria e ka gabim!

 

Prishitnë, 19. 5. 2018

 

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Create a free websiteWebnode