FASHIZMI ANTISHQIPTAR I NIKOLLA GRUEVSKIT

 

 
FASHIZMI ANTISHQIPTAR I NIKOLLA GRUEVSKIT

Shkruan: Tafil DURAKU

 

Ngjarja tragjike e para dy ditëve, e ndodhur në Radushë, si dhe ajo e Brodecit, më herët, dhe ngjarje të ngjashme kriminale e fashiste vetëm kundër qytetarëve shqiptarë, me skenare e prita të organizuar “policore”, mëse miri e dëshmojnë fashizmnin antishqiptar të shtetit të Nikolla Gruevskit dhe e qesin përfundimisht për fushe fytyrën e tij antinjerëzore dhe antishqiptare dhe politikën që ushqen shteti i tij antishqiptar.

 

Vrasja e shqiptarëve në Brodec dhe vrasja e shqiptarëve në Radushë, etj., janë kulmi i krimit të organizuar shtetëror të Nikolla Gruevskit kundër shqiptarëve, shtet i cili i ka kaluar edhe kufijtë antinjerëzor të fashizmit në trojet e pushtuara e të copëtuara shqiptare.

Po, në instancë të fundit, çfarë dhe cili qenka motivi që shqiptarët i detyroka të armatosen e të vetëmbrohen në shtëpitë dhe trojet e tyre shqiptare, stërgjyshore, denbabaden? Motivi i armatosjes së shqiptarëve, është pasiguria që ata ndiejnë për shtetin e paqenë e fantom në trojet etnike shqiptare të Maqedonisë së pushtuar shqiptare. Këtë duhet ta dijë bota. Këtë duhet ta dinë të gjithë miqtë dhe të gjithë armiqtë e shqiptarëve.

Por, çështja është: Ku duhet kërkuar fajtorin e të gjitha këtyre tragjedive në kurriz të shqiptarëve, në shtëpitë, në trojet dhe në udhët e veta? Mos, rastësisht, skenarit antishqiptarë të Nikolla Gruevskit, pos disa partive “shqiptare” në Maqedoni, po i ndohmojnë edhe disa parti të tjera “shqiptare” e “shtetërore” edhe në Prishtinë, e, edhe në Tiranë, sidomos, koketimi i disa figurave të mëdha “shtetërore” shqiptare me politikanët antishqiptarë si Nikolla Gruevski&Co. Kush tjetër do t’ia mprehte brirët antishqiptarizmit të tillë përbindësh të Nikolla Gruevskit, i cili, me këto veprime fashiste antishqiptare, gjenocidale dhe etnocidale, po e kalon fashizmin antishqiptar të Slobodan Milosheviçit… Po, cila do ishte fytyra tjetër e krimit të organizuar shtetëror të Nikolla Gruevskit?... Pse ai nuk ndërmerr masa të tilla kundër qytetarëve bullgarë e grekë, të cilët janë vetëm pushtues të Maqedonisë shqiptare, dhe, asgjë më shumë?!...

Në krejt këtë mes antishqiptar, është e çuditshme deklarata e Ambasadorit të SHBA, në Shkup, z. Filip Riker, në mbrojtje të krimit të organizuar shtetëror maqedon, kur thotë: “… ne përsëri dëshirojmë ta theksojmë kundërshtimin tonë të ashpër ndaj dhunës dhe ndaj atyre që e provokojnë atë” (Gazeta “Epoka e Re”, 13 maj 2010, fq. 13). Po, në instancë të fundit, çka të kujton një deklaratë e tillë e një përfaqësuesi të një shteti mik?!...

Ajo deklaratë “miqësore” dhe skenari i përshkrimit “policor” maqedonas, tregojnë qartë antishqiptarinë në rrethin vicioz antishqiptar e “shqiptaro”-titist të qarqeve të njohura “patriotike”… Deklarata e policisë krimnxitëse e kriminale të Maqedonisë në kurriz të qytetarëve shqiptarë, dëshmon sajesën e plotë të saj, sepse, po të shtihej në eksplozivin e “gjetur” në furgon, ai eksploziv do të shpërthente fuqishëm dhe do të shkatërronte gjithçka përreth… Dhe, si e tillë, deklarata e policisë së krimit të organizuar antishqiptar të shtetit të Maqedonisë, është prova më e mirë për ta hulumtuar e gjurmuar themeltarisht, për t’i provuar sajesat dhe skenarët e policisë fashiste e antishqiptare të Maqedonisë së Nikolla Gruevskit&Co…

Ajo që duhet ta hetojnë organet ndërkombëtare të krimit të organizuar, pikërisht, është policia e Maqedonisë dhe krimi i orkestuar antishqiptar i saj dhe i Nikolla Gruevskit&Co… Veprimet kriminale të Qeverisë së Gruevskit&Co në kurriz të qytetarëve të pafajshëm shqiptarë, dëshmojnë për krim të organizuar shtetëror në kurriz të qytetarëve jobullgarë dhe jogrekë, që, në fakt, janë vetëm shqiptarët dhe krim i sinkronizuar shtetëror ushtrohet vetëm kundë tyre. Prandaj, krimin e organizuar e të orkestruar shtetëror e antishqiptar të Nikolla Gruevskit, patjetër, duhet ta hetojnë dhe ta ndëshkojnë organet e paanshme ndërkombëtare të kundërkrimit, të cilat duhet ta kuptojnë dhe ta kenë të qartë përfundimisht se bartës të krimeve të organizuara kundër qytetarëve të pabarabartë shqiptarë në Maqedoni, janë organet policore e shtetërore të Nikolla Gruevskit&Co…

Veprimi i mëhershëm, në Brodec, dhe, ai i djeshmi, në Radushë, janë dëshmi të mjaftueshme të krimit të organizuar maqedon në kurriz të qytetarëve të pafajshëm shqiptarë, dhe, si të tilla, duhet të ndëshkohen nga SHBA dhe BE, sepse, me mosndëshkimin e tyre në kohë dhe hapësirë të duhur, Gruevski&Co do t’ia kalojë kriminelit të Evropës bashkëkohore, Slobodan Milosheviçit, për krime, gjenocod dhe etnocid kundër shqiptarëve në trojet e veta etnike, në Maqedoninë e pushtuar shqiptare.

Maqedonia e Nikolla Gruevskit dhe e gruevskëve të tjerë antishqiptarë, motikohë u ka shpallur luftë shqiptarëve, dhe, për çudi të të gjithëve, atë luftë antishqiptare e mbështesin edhe disa shtete mike të shqiptarëve dhe të Shqipërisë, dhe, në veçanti, asaj lufte antishqiptare i japin krahë edhe disa parti politike “shqiptare”, në Shkup, në Prishtinë, në Tiranë dhe gjithandej trojeve të copëtuara shqiptare…

E, krejt në fund, kjo gjendje dhe kjo situatë sistematike antishqiptare jep të kuptohet mjaftueshëm se shqiptarët do të rehatohen vetëm në shtetin e tyre GjeoAutokton dhe GjeoNatyror Shqiptar, në Shqipërinë e tyre Etnike, për të mos u dhënë mundësi të mëtejme “maqedono”-bullgarëve, “maqedono”-grekëve, “maqedono”-serbëve për të ushtruar gjenocid dhe etnocid të paparë kundër shqiptarëve të ‘fajshëm” pse janë shqiptarë dhe pse jetojnë në vatrat e veta shekullore-stërgjyshore. Këtë të vërtetë shkencore duhet ta dinë dhe ta kuptojnë edhe shtetet mike të demokracisë, të njerëzimit dhe të shqiptarëve, siç janë SHBA, BE etj. Sepse, përndryshe, vetë shqiptarët do të detyrohen dhe do të dinë t’i thonë STOP fashizmit antishqiptar të Nikolla Gruevskit dhe bashkëmendimtarëve të tij antishqiptarë, kudoqofshin dhe kushdoqofshin ata.

 

Burojë, më 13 maj 2010

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Create a free websiteWebnode