DUDALLOLOGËT DHE DUDALLOLOGJIA

DUDALLOLOGËT DHE DUDALLOLOGJIA

 

Në vend të reagimit për shkrimin e Enver Bytyçit “A mund të humbasim territore në rastin e bashkimit kombëtar”, publikuar tek portali “metropol Online”, si dhe “Bashkimi Kombëtar, cila alternativë: Konflikti apo integrimi?!”, publikuar tek portali “Standard”

Shkruan: Tafil DURAKU

 

Duke e lexuar një opinion skandaloz në gazetën elektronike “Metropol Online” të Tiranës, datë 23 dhjetor 2011, dhe, më pas, tek gazeta tjetër elektronike “Standard”, me titull “Bashkimi kombëtar Cila alternativë: Konflikti apo integrimi?!”, nuk kemi se si të mos reagojmë për “shqetësimet” e auorit Enver Bytyçi, sidomos për shqetësimet e tij prej “patrioti”, “nacionalisti” e “atdhetari” kopeist LDK-isto - PD-ist, i cili nisë të marrë pjesë në pushkatimin dhe ekzekutimin e analizës së z. Mehdi Hyseni dhe bashkëmendimtarëve të tij për shtetin shqiptar dhe për bashkimin e shqiptarëve në një shtet të vetëm etnik kombëtar e autokton. Parë në thellësinë e problemit që shtrohet del se z. Mehdi Hyseni ka të drejtë të plotë në pikëpamjet e tij kombëtare-shqiptare, dhe, asnjë shqiptar i vetëm që i thotë vetes shqiptar nuk duhet t’i besojë kurrë më Sali Berishës e as “teorive” të kësifarë bytyçëve dudallë e dudallogë, të cilët të detyrojnë të shpikësh edhe shkencë të re dhe atë ta pagëzosh me emrin shkencor që del nga dudalla, nga dudallogët, dhe shqip i thuhet dudallologji.

Dudallai është një katramë më i zi se budallai. Dhe, këtë konstatim e nxjerrim nga filozofia popullore shqiptare se “budalla(i) merr vesh diqysh, ndërsa, dudalla(i) nuk merr vesh kurqysh!” dhe kjo pikënisje filozofike të bën të dyshosh thellë e më thellë në shëndetin e tij dhe të “pikëpamjeve” të tilla “pragmatike”, me të cilat del e zë pritë Enver Bytyçi, historian i thënçin!...

Nuk ia vlen barra qiranë t’i analizojmë e përimtojmë në hollësi “teoritë praktike” e “patriotike” të Enver Bytyçit dhe as ta përimtojmë më thellë qëllimin e tij “shqiptar” e “historik”…

Që në fillim të këtij reagimi do i themi shumë qartë se nuk është vetëm një deklaratë e “Kryeministrit” (lexo: Kryeminit) Berisha kundër bashkimit kombëtar ajo që ka ngjallur dhe me të drejtë ngjallë reagime tek shqiptarët, gjithandej, por, janë edhe disa përkrahës të tij që ngjallin reagime tek shqiptarët që e ndiejnë veten shqiptarë dhe që në damarët e trupit të tyre ende qarkullon gjak shqiptari, siç është njëfarë Enver Bytyçi dhe bashkëmendimtarë të tjerë të tij dhe të “Kryeministrit” (lexo: Kryeminit) kastravec, i cili i ngjanë më shumë dudallait sesa budallait, sepse, duket ashiqare se Sali Rugova nuk merr vesh kurrqyshë(Sic!)…

Në rastin konkret jemi plotësisht dakord me mendimin e profesor Mehdi Hysenit, sepse, diskursi “politik” i “Kryeministrit shqiptar” është në funksion të ruajtjes dhe zhvillimit të mëtejmë, të plotë, të pushteteve “shqiptare” në të gjithë kufijtë që i ndajnë dhe i mbajnë të copëtuar shqiptarët dhe Shqipërinë, të cilën kështu të copëtuar e duan UDB-asho – KOS-istët shqiptaro-titistë LDK-istë dhe shokët e tyre në Tiranë, si Sali Gërdeci&Co.

Po, si mund të ruhet e të zhvillohet më tej pushteti antishqiptar i shqiptaro-titistëve LDK-istë e shqiptaro-titistë, pa Berishën&Co?!... Mos po mendoka aifarë Enver Bytyçi (“historian”) se duke e përqiellzuar një pushtet tërësisht “shqiptar” si ky i Sali Berishës&Co, që vret shqiptarët, si në Gërdec dhe si në 21 JANAR 2011, etj., po shkruaka histori shqiptare dhe qenka, vërtetë, shqiptar aq i madh dhe historian i pazëvendësueshëm e i patjekalueshëm?!... Çështja shqiptare, edhe duhet shtruar ndryshe nga ç‘mendon “historiani” Enver Bytyçi&Co, me në krye Berishën, e, gjithashtu, edhe duhet të zgjidhet ndryshe nga ç‘mendon Sali Rugova&Co, domosdoshmërisht, me të gjitha mjetet tjera, kur nuk ecin ato diplomatiko-demokratike, sepse, Ibrahim Berisha e Sali Rugova nuk kanë qenë as janë të vijave shqiptare, sepse anusët e tyre nuk i mbyllin as rrokaqiejt qindkatësh amerikanë. Qëndrojmë fort tek zgjidhja e çështjes shqiptare në rajonin e Mesdheut Plak Iliro-shqiptar dhe këtu na duhet ta citojmë një thënie enciklopedike të z. Pëllumb Xhufi, i cili, në një debat televiziv, më 5 janar 2012 tek “Opinion” i TV KLAN, tha afërsisht kështu: “Klasa politike e ka detyrim kushtetues bashkimin kombëtar” ose thënë ndryshe: Është obligim Kushtetues i klasës politike shqiptare për ta bashkuar Shqipërinë. Dhe, kjo të bën të kuptosh se në deklarata të tilla vjen erë tamam shqiptare. Ndërkaq, tek deklaratat dhe veprimet e “Kryeministrit” (Lexo: Kryeminit) Berisha&Co fryen erë përçarëse dhe plotësisht antishqiptare, madje, edhe erëra antishqiptare që ngjajnë me ato të Beogradit dhe të Athinës, të cilat marrin hov e shpejtësi “shqiptare” në Prishtinën “patriotike” denbabaden dhe (pro)jugosllave dhe gjetkë, pikave satelite të saj.

Që të kuptoni ju&Co, z. Bytyçi, çështja shtrohet edhe ndryshe: Kur nuk je i zoti ta udhëheqësh shtëpinë, e, në rastin konkret Shtetin, mos rri kryeshtëpie vetëm për ta përçarë dhe për ta plaçkitur pasurinë e popullit. E, populli i urtë shqiptar, gjithmonë ka thënë: Nuk mbahet shtëpia me çivia! Që të kuptojë më mirë Bytyç SalisojZia(!)… Sidomos, kjo vlenë për ata që, kur nuk janë të zotët ta nxjerrin umin prej kavaçit, më mirë është të rrinë ku e kanë vendin, por, e keqja është se ata nuk e dinë ku e kanë as vendin, sepse atë ua kanë caktuar gjithmonë pushtuesit, të huajt. Më mirë mos hap rrugë të kota, sidomos asosh që përçajnë e copëtojnë popullin shqiptar, më zi sesa pushtuesit. Ne, shqiptarët, në trojet tona autoktone, të pushtuara nga ish-Jugosllavia, e kemi pasur në kurrizin tonë shqiptar të gjithë pushtetin LKJ-isto – LDK-ist antishqiptar të Titës (LKJ-LDK), që sot po e zbaton gjithandej Sali Berisha&Co dhe borizani prej “historiani”, njëfarë Enver Bytyçi&Co dhe mëse paku, sot, pas luftës që e organizuam dhe e bëmë ne, shqiptarët enveristë, nuk kemi nevojë për asnjë sistem tjetër “shqiptar” të LDK-së shqiptaro-titiste të Ibrahim Berishës&Co e as të sojZisë Sali Rugova&Co.

Kjo është esenca dhe ky është thelbi i zgjidhjes së çështjes shqiptare në rajonin e Mesdheut Plak Iliro-Shqiptar. Ky është objektivi i vetëm i shqiptarëve, i popullit shqiptar dhe i Shqipërisë Kushtetuese Shqiptare. Këtu do ta citoj një thënie enciklopedike të poetit të madh botëror, Omar Khajamit, i cili thotë: Nëse i keqi (armiku) të jep mjaltë, hidhe tej!  / Nëse i miri (miku) të jep helm, merre pije!  Dhe, kjo thënie enciklopedike, sot, u shkon mëse miri shqiptarëve, që të kuptojnë përfundimisht se atë që imponojnë për mjaltë qarqet shqiptaro-titiste në Prishtinë dhe veglat e tyre në Tiranë, nuk është as për t’u ngrënë, as për t’u pirë, dhe, në këtë drejtim, as teoritë e atijfarë Enver Bytyçit, historian i thënçin.

Kemi shumë pyetje për “historianin” Enver Bytyçi, por, këtu e me këtë rast, do t’ia shtrojmë vetëm një: Kush bën dhe kush përbën diversionistin dhe obstkruksionistin këtu, pos Sali Rugovës dhe Ibrahim Berishës dhe këlyshëve të tij shqiptaro-titistë, në Prishtinë dhe në Tiranë? Thjesht, Berisha&Co po të shqetësohej për Shqipërinë dhe për shqiptarët, Shqipëria dhe shqiptarët do të ishin të bashkuar që me përfundimin e luftës së UÇK-së, në 1999, në qershorin e madh shqiptar, por, duhet thënë që këtu se fajtorët kryesorë të mosbashkimit shqiptar, sot, janë në krye të shumë partive “politike” dhe “shqiptare”, e, dy ndër to janë më të zëshmet, që vazhdimisht ia punojnë pas shpine popullit dhe atdheut shqiptar, e, që ta dijë Enver Bytyçi&Co, ato janë LDK e Ibrahim Berishës dhe PD e Sali Rugovës, me të gjitha “partitë” satelite të tyre ndër shqiptarët e përgjumur si Enver Bytyçi&Co, i cili, jo pa qëllim dhe jo i pashpërblyer, shtrembëron historinë e Shqipërisë dhe të shqiptarëve dhe bën “histori” për tradhtarët.

Në  njërën anë, Sali Berisha i ngritë permendore tradhtarit Ahmet Zogu, vrasësit jo vetëm të Hasan Prishtinës, e, Enver Bytyçi i thurë bejte “historike” vrasësit të shqiptarëve të Gërdecit dhe të 21 janarit 2011, Sali Berishës dhe sharësit të popullit shqiptar dhe të luftës së lavdishme të UÇK-së shqiptare, Ibrahim Rugovës, politikën “shqiptare” të të cilit po e vë në jetë Isa Mu(t)stafa&Co!...

Thjesht, si është e mundur të ndodhë kjo, kështu e kësisoji?! A e di Enver Bytyçi se shqiptarët në Kosovën e pushtuar shqiptare dhe në viset e tjera shqiptare nën Jugosllavi, kanë vuajtur të zitë e ullirit prej Ibrahim Rugovës dhe prej bandave të tij “patriotike” e “kombëtare”, “institucionale” dhe “institucionaliste” të viteve të ’90-ta, projugosllave e antishqiptare dhe ai Enver Bytyçi shkruan libër për antishqiptarin Ibrahim Rugova, madje, librin e tij e titullon “Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugovës” dhe e gjen botuesin për ta botuar paçavurën e tij “historike”, botuesin “Faik Konica”, prapa të cilit emër qëndron deputeti i përjetshëm federative jugosllav, Nazmi Rrahmani-noviçi, i cili, me leje antishqiptare të Titës ka qarkulluar lirshëm nëpër Tiranë e gjetkë në Shqipëri, kurdo që e ka dërguar Tita me direktiva nga lart, Beograd-Prishtinë, kur shqiptarët në trojet e tyre të pushtuara shqiptare në Jugosllavi, vriteshin, burgoseshin, torturoheshin e masakroheshin për shqiptarinë e tyre të kulluar shqiptare, vetëm pse dëgjonin këngë shqiptare apo kur lexonin libra shqiptare, kur dëgjonin Radio Tiranën apo Radio Kukësin ose kur shikonin televizionin shqiptar - RTSH…

Mos shit “pallavra”, z. Bytyçi, se ato “histori” të fantazisë tuaj të sëmurë “shqiptare”, “patriotike” e “kombëtare”, s’i ha më njeri. Kur nuk je i zoti t’i dalësh në krye një pune e çështjeje madhore, siç është çështja e pazgjidhur e popullit dhe shtetit shqiptar, bile, është tepër njerëzore t’ua lëshosh në dorë atyre që janë të gatshëm për ta bërë bashkimin e trojeve të trecopëtuara shqiptare dhe të popullit shqiptar në to, pavarësisht çmimit. As lufta e UÇK-së nuk qe pa çmim, të lartë, bile.

Janë shumë të qarta, për secilin njeri normal, kushtet dhe rrethanat që e bëjnë dhe imponojnë bashkimin, e, ato janë Kushtetuta dhe ligjet shqiptare, të shtetit shqiptar, para të cilave duhet të jetë i barabartë dhe obligativ secili qytetar shqiptar dhe pakicat e tjera brenda kufijve të tij.

Nuk hëngrën dajak dhe burgje dhe nuk derdhën gjak e nuk bënë luftë liritare e bashkimtare shqiptarët, për t’ua lënë në dorë Shqipërinë të tjerëve, ta shtrembërojnë e ta shfrytëzojnë si të duan shqiptaro-titistët LDK-istë të Prishtinës dhe aleatët e tyre në Tiranë me Berishë Fazlliçin në krye(ministri).

Prandaj, z. Enver Bytyçi, “teoritë” tuaja nuk janë teori praktike dhe pragmatike si ato të z. Mehdi Hyseni e Koço Danaj. Bashkimi i Shqipërisë dhe i shqiptarëve bëhet edhe pa bëmat tuaja “teorike” e “patriotike”… Dhe, ata që sot po u shërbejnë politikave të armiqve të Shqipërisë e të shqiptarëve, po e shohin mëse miri fëmijët dhe familjarët e Dëshmorëve të Kombit, të luftës së UÇK-së, se ata janë instaluar në Tiranë, në Prishtinë, në Shkup e gjetkë dhe po punojnë kundër tyre.

Atëherë, pse Enver Bytyçi nuk e vazhdoi shkrimin e paralajmëruar tek e njëjta gazetë, kur thotë: “Vijon në numrin e ardhshëm… “(“Metropol”), ndërkaq, e vazhdon tek gazeta “Standard” të njëjtin shkrim me pak modifikime?  Mos fshihet ndonjë “patriot shqiptar” i Titës dhe Ibrahim Titës pas emrit, shkrimeve, librave e bëmave “patriotike”, “kombëtare” e “historike” të Enver Bytyçit&Co? Dhe, pse ai boton tek dy gazetat e “djathta shqiptare”?!...

Ç‘historian shqiptar është ai, apo, ç‘historian shqiptar e quan veten ai njeri që pretendon të jetë historian i vërtetë shqiptar, sidomos, ai “historian” që shkruan libër të porositur “patriotik” për “patriotin” Ibrahim Rugova&Co?!... Po, me sa mend shqiptare në kokë shkruhet libër për njeriun që e ka shoqëruar e siguruar UDB-a jugosllave e Milosheviçit në çdo hap të tij “politik” e “diplomatik”… Me sa mend shqiptare në kokë shkruhet libër për njeriun që e ka sharë UÇK-në shqiptare, luftën e UÇK-së dhe luftëtarët e saj i ka quajtur dorë e zgjatur e Serbisë, grupe të frustruara? Me sa mend e me ç‘mend shqiptare shkruhet libër “historik” e “filozofiko-programatik” për njeriun që e ka themeluar FARK-un (një ushtri tjetër anti-UÇK) për t’ia ngulur thikën në shpinë UÇK-së dhe popullit shqiptar e Shqipërisë së shqiptarëve, për njeriun që në “Babilon-Barrakën” e tij (në Prishtinë) u ka duartrokitur ofensivave serbe kundër UÇK-së, në Drenicë, për njeriun që në vlugun e luftës së UÇK-së kundër forcave pushtuese e barbare serbe, në pranverë ’98, ka organizuar zgjedhje të “lira e demokratike”, në Drenicë, për njeriun që në çdo hap e siguronin forcat elite serbe të Milosheviçit dhe snajperistët e atyre forcave elite serbe në Prishtinë, për njeriun që në çdo hap ia ka mbrojtur shpinën Serbisë barbare e gjakatare, Serbisë pushtuese e antishqiptare?...

Është kohë e fundit, vërtetë, që disa “shqiptarë” si aifarë “historiani”, Enver Bytyçi, që ta dinë plotësisht se ka shumë të drejtë profesori i nderuar, z. Mehdi Hyseni, që me teoritë e tij lagpamëse, prej një të përndjekuri politik nga shqiptaro-titistët LDK-ist ibrahimrugovistë, dhe, këtu, po ua rikujtojmë të gjithë shqiptarëve kudo që janë se politika dhe filozofia që i ka mbajtur gjallë shqiptarët në trojet e tyre të pushtuara, është, pikërisht, filozofia politike shqiptare e “diktatorit” dhe burrështetarit më të madh shqiptar të të gjitha kohëve, filozofia politike shqiptare e më të madhit shqiptar deri në ditët e sotme, ajo e shokut dhe xhaxhit Enver Hoxha.

Nuk e ka thënë krejt rastësisht Faik Konica i madh, atë thënien e tij të njohur për të gjithë shqiptarët, në kohën e tij, “Ruaje zot Shqipërinë prej shqiptarëve!”, që, pa fije dyshimi, e ka pasur fjalën për sojin e atijfarë “historiani”, Enver Bytyçi, dhe “politikanit” Sali Rugova!... Po, cilët pos tyre na qenkan sot levantinë të Konicës?!...

Dhe, aifarë Enver Bytyçi, gabon rëndë, kur rrëshqet si Cana në banane, kur pjellën e tij kurvërore, kopilin e tij, provon t’ia lë në dorë tjetërkujt, dhe, në atë mënyrë, e bën veten dudallë, tok me dudallogët shokë dhe kësisoji më bën të qesh me dudallologjinë e tij e të shokëve të tij krejt “shqiptarë”, me projekte e teori antishqiptare Beogradi në gji… Po, shqiptarët, dihet botërisht se demagogët i kanë në krye dhe atyre kryedemagogëve u shërben pa përtesë “historiani” Enver Bytyçi&Co…

E shihni, pra, se dudallogët janë dudallë, si aifarë “historiani”, që nuk marrin vesh kurqysh dhe shkenca që do merret me ta dhe me etnopsikologjinë e tyre dhe të “teorive” të tyre është, padyshim, dudallologjia, e cila është e vetmja shkencë që mund ta studiojë etnogjenezën dudallore të tyre, “patriotike”, “kombëtare”, “politike”…

Burojë, më 10. 1. 2012

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Make a free websiteWebnode