DHURATAT E FUND-VITIT!
Ne të "SH2-it" këtë vit menduam që buxhetin tonë për dhuratat ta shpenzonim për... politikanët. Gjynah! Punojnë shumë kodoshët. Dhuratat ua kemi nisur me postë dhe besojmë që sot do të fillojnë të shpërndahen. Disa nga dhuratat që u kemi çuar kemi vendosur të mos i mbajmë sekret, ndaj po ua themi dhe lexuesve tanë.
Një orë për Bamir Topin
Bamir Topi - Për Presidentin e Republikës kemi futur në pako një orë. Menduam që do t'i duhet një orë Presidentit. Nuk e di pse kemi përshtypjen që ose i ka humbur ora, ose i ka mbetur. E këshillojmë që pakon me dhuratën ta hapi në kohë pushimi. Idealja do të ishte ta hapë kur të jetë duke bërë pushimin e vogël, brenda pushimit të madh.
Një vaksinë për Sali Berishën
Sali Berisha - Në zarfin që i kemi nisur S. Berishës, kemi futur brenda një vaksinë. Quhet vaksina VR-G dhe është zbuluar që në 1885 nga Lui Pastër dhe Emil Rou. Në shqip përkthehet "vaksinë kundër tërbimit". Merre zoti Berisha dhe bëje menjëherë. E bën efektin nga 5 deri në 10 ditë. Në fillim të janarit do të jesh qiqër.
Një parashutë për Jozefina Topallin
Jozefina Topalli - Kjo gruaja ngeli në ajër... Edhe kur nuk fluturon me avion për të bërë "lobingje" vërtet mbresëlënëse, prapë në ajër është... Për t'i mundësuar uljen me këmbë në tokë, ne i dërguam një parashutë. Ka dy vende znj. Topalli. Merr dhe dhëndrin me vete kur të kesh ndonjë rrugë për në Paris.
Një dorezë boksi për Edi Ramën
Edi Rama - Hiq dorë nga "protestat me lule" zoti Rama se po ta marrin erzin ty dhe deputetëve të t'u. Merr këtë dorezën dhe merre pak shembull nga opozita anti-Lukashenko. Pyet si bëhet opozitë ndaj diktatorucëve si Saliu dhe hidhu. Nuk mbahet opozita vetëm me Ruçin, Taulant Ballën dhe ish-Erjon Braçen. Duhet dhe kjo doreza.
Një pinok për Ilir Metën
Ilir Meta - Një pinok prej druri është futur në pakon që i kemi nisur z. Meta. Është tërësisht prej druri, pra është edhe higjenik veç të tjerash. Ka brenda një pusullë, që mund t'i nxirret nga pjesa e prapme. Në pusullë është një parullë e përdorur nga z. Meta për të marrë votat në 2009-ën. Është parulla e famshme "Berisha Ik"!
Një Kod Penal për Ina Ramën
Ina Rama - Në pakon tënde znj. Rama kemi futur pikërisht Kodin Penal. Dhe një pusullë ku shkruhet një thënie e një kolegu: "A ka pasur kohë të bëhet profesioniste zonja Rama? Për 5 vjet punoi nga Durrësi në Lushnjë dhe gjatë kësaj kohe duhej të rriste dhe 2 fëmijë". Merre Kodin dhe zbatoje, mos u zgërlaq para politikanëve.
Një makinë numërimi parash për Argitën dhe Shkëlzenin
Argita dhe Shkëlzeni - Këta të dy kemi vendosur t'i ndihmojmë vërtet. U kemi dërguar një makinë numërimi parash. Në kartolinën e tyre shkruhet ajo thënia që i kanë shkruar në forum Argitës kolegët e saj të UNMIK-ut: "Si mund të bëhesh milionere me rrogën e UNMIK-t? Duhet ta kesh babanë kryeministër të Shqipërisë."
Një transplant zemre për grupin parlamentar të PD
Grupi Parlamentar i PD: Këtyre u kemi hapur një numër llogarie bankare. Ftojmë gjithë qytetarët të kontribuojnë për ta. Kemi vendosur t'u bëjmë një transplant. Do t'u bëjmë nga një transplant zemre. U duhet zemër e re se atë që kanë ua ka ngrënë frika. Asnjë nuk kundërshton më në atë parti, janë bërë si repart ushtarak
Një transplant prapanice për grupin parlamentar të PS
Grupi Parlamentar i PS: Edhe për këta, një numër llogarie. Edhe këtyre për transplant. Do t'u transplantojmë nga një... prapanicë. Pse u duhet? Sepse dhunohen rregullisht në Kuvend nga goja e Saliut dhe nuk doli një burrë që të heqë së paku këpucën dhe t'i bjerë turinjve. Kjo ndodh, sepse si thotë ajo fjala e popullit: S'kanë by...!
(Marrë nga SHEKULLI)