DY POEZI
Nga Lindita ARAPI
PEISAZH FSHATI
Gjingallat gumëzhijnë,
Me zhzh që s’marojnë kurrë.
Ajri është aq i nxehtë
Sa më ngjan se thithë avullin e ujit që vlon.
Lopa e heshtur
Futur në ujin e pritës
Gjer në gju
Qëndron,
Të shikon dhe përtypet.
Me tej një mëz i vogël
I gëzohet ujit:
Zhytet
Kthehet në kurriz
Shkundet,
Ikën vrap nëpër arë,
Po lopa ende s’ka lëvizur.
Këmbëhapur qëndron:
Me sheh si fëmijë
Që ka njomur tutat.
I shoh shtrirë mbi bar
Të gjitha
dhe mendoj gjëra të çuditshme.
Unë kam lindur Këtu,
Femra e parë mbi tokë
Dhe s’kam lëvizur prej këtij vendi
Kurrë.
IZOLIM
Blu e ftohtë
Blu e nxirë në mëngjes
Verë veremi
Verë veremi
Paqe në mushkëri
Me hapësirë sa një shami
Çdo çast të pastër, si qielli
Që reflekton mbi pasqyrë
Asnjë fije pluhur, asnjë fije pluhur
Izolim i qartë në verë
Verë veremi
Indiferencë
A do të vijnë nesër, pasnesër
Të më përshëndesin ndonjëherë
Apo vetëm veremi i verdhë
Do të vijë e gjelbërohet
deri në kalbëzimin e fundit...
Kanë ikur
Vera është verë pushimi, gjithkund
jo në kafazin mavi.
I marr erë trupit
Të ndiej sa do të zgjasë jeta...
Lëviz
Trëndafil i nxirrë
Mushkëri të sëmura.