BRUKSELI, SI BEOGRADI !
Shkruan: Tafil DURAKU
Shikuar gjendjen e shqiptarëve dhe çështjen e tyre të pazgjidhur Kombëtare e Shtetërore, edhe dymbëdhjetë vjetë të plota të pasluftës së lavdishme të UÇK-së popullore shqiptare, del se Brukseli është shndërruar në një Beograd të dytë antishqiptar, dhe, thënë urtisht e shqip, është shndërruar në një skenë tribale, plotësisht, antishqiptare, antinjerëzore dhe antishoqërore. Pra, është bërë, për shqiptarët, ferr edhe më i zi se Beogradi antishqiptar i Rankoviçit, i Titos e Milosheviçit, etj.
Si mendon Brukseli, kështu, se do ta zgjidhë çështjen shqiptare? Duke i copëtuar trojet shqiptare sipas politikave antishqiptare dhe orekseve të Beogradit, Athinës… dhe Moskës? Duke i provokuar dhe duke ua imponuar luftën shqiptarëve ?!... Ose, thënë edhe ndryshe: a mendon Brukseli se mund të zgjidhet drejtë çështja shqiptare, sipas politikave antishqiptare të fqinjve dinakë të shqiptarëve, ose, edhe sipas ‘politikave’ antishqiptare të “patriotëve” ‘shqiptaro”-titistë&Co, si këto të mahmutçakallëve të derisotëm? Apo, në instancë të fundit, sipas politikave antishqiptare të Kongresit të Berlinit (1878), Konferencës së Ambasadorëve, të Londrës (1913), etj.?... “Politikat” e tilla, në esencën e tyre provokuese, fashiste, pushtuese dhe luftënxitëse, nuk janë asgjë tjetër, vetëm, politika antinjerëzore, antihumane, antikombëtare dhe antishqiptare, në kulmin e tyre, fashiste, në relacionet tashmë të njohura BMB (Beograd-Moskë-Bruksel)!...
Po, ç‘të mirë u solli shqiptarëve politika antishqiptare e Brukselit të derisotëm?... Dymbëdhjetë vjetë rresht, shqiptarët UÇK-istë, kudo në trojet e tyre etnike, çarmatosen, burgosen, ndiqen politikisht e kombëtarisht, persekutohen, nuk kanë asnjë të drejtë njerëzore, madje, ç‘është edhe më keq, ata barazohen me pushtuesit, me kriminelët dhe fashistët serbë, e të tjerë, dhe, në mënyrë kriminale, brukseliane, dalin më të poshtëruar e më të fyer sesa kriminelët fashistë dhe pushtuesit e tyre serbo-sllavë. E çuditshme, ë!... Kush ia mëson këtë dhunti, Brukselit antishqiptar?...
Po, vallë, a duhet hedhur krejt fajin vetëm Brukselit antishqiptar, apo, atë duhet kërkuar edhe te Tirana, Prishtina, Shkupi, Podgorica… “shqiptare” e saliberishëve me kompanitë e tij “patriotike” të “shqiptaro”-titistëve të kuqë jugosllavë, ibrahimrugovistë me Co? Këtu, mendojmë, fajin e plotë për moszgjidhjen e çështjes shqiptare e ka Tirana zyrtare, si faktor parësor dhe kyç i zgjidhjes së çështjes shqiptare, sepse, Kosova dhe trojet e tjera shqiptare, të pushtuara nga ish-Jugosllavia dhe Greqia, janë çështje parësore e Shqipërisë, politikën e së cilës do të ishte i obliguar dhe detyruar, sipas të gjitha konventave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, ta ndjekë edhe Brukseli zyrtar. Dhe, këtu, duhet ta themi hapur, fare pa dro, se, po të ishte gjallë i madhi dhe më i madhi i shqiptarëve, Xhaxhi Enver Hoxha, çështja shqiptare lëre se do të ishte zgjedhur me përfundimin e luftës, por, ajo do të kishte tjetër trajtim edhe nga Brukseli i derisotëm antishqiptar, politikave të derisotme antishqiptare dhe antiShqipëri të të cilit po u vjen erë raciste antishqiptare, erë e paraprirë prej erërave të kuqe “shqiptaro”-titiste të komunistëve të kuqë jugosllavë&Co… Është e habitshme, pse Tirana, sot, ndjek politika të tilla, parciale, në dëm të zgjidhjes përfundimtare të çështjes shqiptare. Po, vallë, a duhet të na ngelet hatri në Brukselin, para se të na ngelet hatri në Tiranën “shqiptare”?... Dhe, që këtu duhet shtruar pyetja: Pse Tirana “shqiptare” zgjodhi të bashkëpunojë e t’i bashkërëndojë forcat e veta progresive shqiptare me forcat “patriotike” e “kombëtare” të renegatëve “shqiptaro”-titistë të Ibrahim Rugovës&Co?...
Brukseli i derisotëm, ka dëshmuar, në çdo hap, për këto dymbëdhjetë vjetë rresht, se është pakëz më i zi se Beogradi antishqiptar i Milosheviçit dhe Tadiçit, siç po dëshmon edhe Prishtina “shqiptare”. Po, vallë, kush dhe cili është ai që e nxitë Brukselin që të jetë kaq antishqiptar i rafinuar?!... Këtu, mendojmë, se pos Beogradit antishqiptar, krah i fortë i atyre nxitjeve dhe shtysave antishqiptare janë edhe “patriotët” e përjetshëm e të rafinuar “shqiptaro”-titistë, të cilët i ka përgatitur Beogradi për pesëdhjetë vjetë rresht dhe ‘politikat’ e tyre “patriotike” e “kombëtare” i vazhdojnë sikurse pas Luftës së Dytë Botërore, antishqiptarçe e mahmutçakallçe. Po, si do të mund të ishte kaq ekstremist krahu antishqiptar “kosovar”, siç është bërë edhe Prishtina “shtetërore”, “patriotike” e “demokratike”?!...
Por, ajo që duhet shtruar si çështje, këtu, është çështja themelore: Ku është dhe ku ndodhet, në krejt këtë mes, politika e Tiranës shqiptare dhe e shqiptarëve - SHQIPTARË? Mos, vallë, është tepër i vonuar “shpërthimi” i Dekanit të politikës shqiptare, z. Sabri Godo, në intervistën dhënë për “TV Koha”, si shumë i vonuar, në raport me zhvillimet dramatike e dinamike të politikës evro-ndërkombëtare të Brukselit antishqiptar?!... Madje, edhe në raport me ‘politikat’ “patriotike” të “shqiptaro”-titistëve të kuqë jugosllavë, të rafinuar, dhe aleatëve të tyre, kudo?!... Pse ndodhin gjëra të tilla, dhe, pse ato, vazhdimisht, përsëriten në “politikën ‘patriotike’ shqiptare”?... Ku është fshehur dhe cili është ngërçi ‘politik’ që u ndodhë shqiptarëve në çdo përpjekje të tyre për ta bërë vetveten, portretin e vërtetë të tyre, Shqipërinë – SHQIPËRI dhe lirinë – LIRI të popullit shqiptar?!...
Krejt këto vite, cili dhe kush është ai që ia zë frymën Shqipërisë dhe shqiptarëve? Ç‘qendër i nxitë të gjitha ato politika antishqiptare të Beogradit zyrtar?... Për ç‘secesion i lejohet të flasë Beogradi, kur ai e di mirëfilli, siç e di e gjithë bota demokratike dhe shkencore, se Kosova është tokë e pushtuar shqiptare dhe deri më 1999 ka qenë koloni e Serbisë dhe Jugosllavisë pushtuese?!... Si mund të quhet secesion (shkëputje) kur një territor kompakt etnik, GjeoAutokton dhe GjeoNatyror, deklaron vullnetin e tij politik e kombëtar për t’u bashkuar me Amën e tij, Shqipërinë (në këtë rast), të cilës i është shkëputur me dhunë e dredhi sllavo-komuniste e sllavo-karpatiane dhe evropiane?... Dhe, pse politika e shteteve demokratike të botës i mbyllë sytë përpara këtij realiteti të hidhur antishqiptar të Brukselit “demokratik”, të projektit “human” e “demokratik” të Ahtisarrit, që e copëton dhe e trepushton Shqipërinë, sipas orekseve të Beogradit, etj.?... Politika të tilla ndjek edhe GNK, ZCN, UNMIK-u, OSCE, EULEX-i, etj. Si?... Pse?!...
Brukseli, është paksa më i zi dhe më antishqiptar se Beogradi, derisa politika e tij antishqiptare mbështetet në politikat antishqiptare të Beogradit dhe në politikat e “shqiptaro”-titistëve të kuqë jugosllavë, “patriotë” jugosllavë e “komunistë” të kuqë e të papërmirësueshëm recidivistë, të cilët, fatkeqësisht, popullit shqiptar dhe Atdheut të tyre, Shqipërisë – SHQIPËRI, krijuan krahun e tyre “politik” e “patriotik kombëtar”, me në krye Sali Berishë Fazliçin, i cili e shkatërron Shqipërinë gjithanshëm dhe e godet pamëshirshëm, duke u dalur në ndihmë të pakursyeshme politikave antishqiptare të Beogradit, Prishtinës, Athinës, Romës, Podgoricës, Shkupit… e Brukselit antishqiptar. Për ato qëllime “patriotike” e “fisnike”, antishqiptare, Sali Berisha e shkatërroi Ushtrinë Shqiptare, Komandën e Saj dhe të gjitha repartet e saj tokësore, ajërore, ujore; Aviacionin, Njësitet Tankiste, Flotën Detare Shqiptare, etj.
Për qëllime të tilla “patriotike”, ai, e zgjodhi dhe e emëroi kryetar njëfarë Bamir Topin, dhe, së toku, shkatërruan e po shkatërrojnë, në vazhdimësi, gjithçka shqiptare që po u del përpara, duke filluar me shkatërrimin e bazës Shtetërore Shqiptare, duke e thelluar pabarazinë klasore e kombëtare, duke u nisur nga reduktimi i qarqeve shkencore të Vendit, Akademitë Shkencore Shqiptare, Ushtria, Armatimi etj. Këto shëmti po shihen botërisht, kur asnjë shteti tjetër në Evropën Juglindore nuk po i mohohet diçka e tillë. Madje, as armatimi, as ushtritë, as policitë dhe asgjë tjetër, me vlerë për Shtetin, nuk po u mohohen as Serbisë, as Maqedonisë, as Malit të Zi, as Kroacisë, as Sllovenisë…, si paska mundësi që diçka e tillë t’u mohohet vetëm Shqipërisë dhe shqiptarëve?... Atëherë, pse u mohohet, vazhdimisht, vetëm shqiptarëve dhe Shqipërisë?!... Sepse, politikave antishqiptare të Brukselit dhe të Beogradit…, fatkeqësisht, u (para)prijnë “shqiptaro”-titistët saliberishistë&Co.
Bazuar në të gjitha zhvillimet e derisotme “demokratike”, po del, realisht, se Brukseli, për Shqipërinë dhe për shqiptarët, është njësoj si Beogradi, antishqiptar. Kjo, madje, mund të verifikohet me shumë prova të prekshme, të cilat po thyhen përditë në kurriz të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, prandaj, me të drejtë mund të thuhet se Brukseli, për shqiptarët, është si Beogradi, të cilin, fatkeqësisht, po e mbështesin Tirana dhe Prishtina “shqiptare”...., së bashku, çuditërisht!...
Burojë, më 1 shtator 2010