Bisedë e qëllimtë: Tafil Duraku - shtigjet e jetës së tij krijuese, artistike e atdhetare, 2
PËR SHOQËRIMIN E DIPLOMATËVE SHQIPTARË, NUK MË THIRRËN NË “BISEDË INFORMATIVE” NË BEOGRAD, POR, MË THIRRI DREJTORI I EDICIONIT “RILINDJA”, NAZMI RRAHMANI
Në bisedë e sipër me krijuesin tonë, shqiptarin e paepur, Tafil Duraku, kudo, takohemi me thjeshtësinë e tij, me njerëzoren e tij shqiptare, me guximin e më të guximshmit, me njeriun e tokës sonë të përgjakur e të tradhëtuar sa e sa herë gjatë historisë, si dhe mësojmë për përgjakjen e përbaltjen që iu bë dhe po i bëhet kësaj më të resë. Këtu, njeriu i ynë, i mëson edhe skutat më të errta të “patriotizmit” paranojak e “shqiptaro”-titist, qoftë në “kulturë”, qoftë në “politikë”, qoftë në “gjyqësi”, qoftë në organet e tjera "shoqërore" e “shtetërore”... Lexuesi mëson shumë, sepse, ai, flet bindshëm për jetën e tij, të kaluar tehut të shpatës “patriotike” të “shqiptaro”-titistëve të përbetuar jugosllavë, të cilët e kërcënuan edhe gjatë punës së tij të palodhshme në Edicionin e Librit “Rilindja”... Sapo nisi të punojë në “Rilindja”, më 1984, u përball me kërcënimin se ishte burgosur, kërcënim që e kishte burimin në atë Redaksi “patriotike”... Kërcënimi tjetër që iu bë tërthorazi, ndodhi në Tiranë, më 1998, e, po ashtu, e kishte burimin tek “ patriotët” e “Rilindjes”, të cilët e kishin krijuar krahun e tyre të UDB-së edhe në Tiranë, prej të cilit krah “patriotik” kërcënohet edhe sot e gjithë ditën, sepse, po ai krah që e manipuloi luftën e UÇK-së, poetin, shkrimtarin dhe veprimtarin shqiptar, Tafil Durakun, e la pa bukën e gojës, pa pagën që i takon me çdo ligj dhe rregullim tjetër njerëzor e kombëtar... Duke e parë se jeta e tij krijuese, artistike e atdhetare i ngjet një drame tragjike, shumaktëshe, e pamë shumë të arsyeshme që të mësojmë edhe më shumë për jetën e tij, për sakrificën madhore për të mirën e Kombit e të Atdheut Shqiptar, Shqipërisë... Prej këtij krijuesi shumëdimensional, do mësojmë, në vazhdimin e bisedës sonë, edhe shumë gjëra ekskluzive, të pathëna deri më sot, për jetën e tij, për krijimtarinë, rrethanat, kurthet, pengesat, për luftën e lavdishme të UÇK-së...
Pyetje: Tafil Durakun, pas shumë sakrificave që i solli jeta, si ndodhi që valët e saj ta çojnë , pikërisht, në Kroaci ?
T. Duraku: Me Kroacinë dhe Zagrebin, si dhe me Slloveninë e Lubjanën, ne, shqiptarët, kemi pasur lidhje njerëzore e shpirtërore, sepse, edhe ata, e, edhe ne, si pasardhës të ilirëve, kishim të njëjtat qëllime kundër pushtuesve serbosllavë – lirimin përfundimtar prej zgjedhës së tyre barbare. E, Spliti bregdetar, si qytet i njohur turistik i Kroacisë, asokohe, quhej Amerikë, për Jugsllavinë. Lidhjet me Splitin m’i krijoi dhe forcoi, daja im, tash, i ndjerë, Halil Xhemail Selimi, i cili, edhe si nxënës, gjatë pushimeve shkollore, më siguronte të punoja punë verore përmes “Student Servis-it” (“Shërbimit Studentor”), i cili siguronte punë zonale për nxënës të shkollave të mesme dhe për studentë. Daja, asokohe, më pat mundësuar të punoja në anijendërtimtari, në Lorë, ku ishte edhe reparti ndër më të mëdhenjtë i ndërtimit të anijeve, dhe, ne, kush nxënës e kush student, i pastronim anijet dhe xhamat e tyre, pasi përfundonin së ndërtuari. Për mua, asokohe, ishte shumë interesant kur bëhej përurimi i anijeve...
Pyetje: Çfarë mund të na thoni për jetën e një studenti shqiptar, në Kroaci, në kohën kur ajo republikë ishte pjesë e ish-Jugosllavisë ?
T. Duraku: Mund të them lirisht se shqiptarët më me sy të mirë shikoheshin në Kroaci, Slloveni e gjetkë, sesa në Kosovën e pushtuar shqiptare. Në Kosovën e pushtuar, na vëzhgonin dhe na përcillnin dy e më shumë parë sy antishqiptarë, e, ata sy ishin edhe sy të rafinuar UDB-asho – KOS-istë e “patriotësh” të njohur “shqiptaro”-titistë, dhe, po të shikoheshim me sy të tillë edhe në Kroaci e Slloveni dhe kudo tjetër në botë, vështirë se do ia dilnim, shumë prej nesh, të kryenim ndonjë shkollim e të pajiseshim me dije të mirëfilltë. Por, këtë herë, flas për Splitin, ku isha student i dalluar, dhe, njëherit, isha edhe anëtar i Institutit të Francës, e, edhe udhëheqës i grupit të recituesve. Drejtor i Institutit ishte z. Gilbert des Lyons. Në Split, në gjiun e dalmatëve ilirë mësova sesi duhej trajtuar njeriu, si NJERI, pavarësisht se cilit grup etnik i takon. Atje, ftohesha në çdo solemnitet kulturor që e organizonte Instituti i Francës dhe institucionet e tjera të kulturës së kryeqytetit dalmat...
Pyetje: Si kaloi Tafil Duraku në Radio Sarajeva 202 ?
T. Duraku: Kushtet e vështira ekonomike, ne, shqiptarëve, na çuan kudo, na shkapërderdhën anekënd botës, e, edhe në Sarajevë, siç po ndodhë, fatkeqësisht, edhe sot e gjithë ditën, po prej “politikave” ‘tona’ “patriotike”... Atje, u njoha me shkrimtarin kroat, Mirko Petroviçin, i cili më propozoi, më rekomandoj dhe më këshilloi sesi mund të punësohesha në Radio Sarajeva 202, udhëheqës dhe redaktor i emisionit në gjuhën shqipe “Kronika”... Atje, në Radio Sarajeva 202, kalova shumë mirë, me përjashtim të disa kurtheve që orvateshin të m’i bënin shkiet dhe aleatët e tyre...
Pyetje: Kthimi në Edicionin e Librit “Rilindja” dhe ç‘mendim kishte asokohe Tafil Duraku për intelegjencën “shqiptare” të Kosovës?
T. Duraku: Kthimi ose fillimi im me punë në Edicionin “Rilindja”, ndodhi, pikërisht, më 1 shtator 1984, për ditëlindjen time. Isha shumë i gëzuar për faktin se, mendoja, do e kaloja me punë më mirë se kudo tjetër, por, jo. Nuk më dolën, për herë të parë në jetë, parashikimet e mia, sepse, intelegjencën shqiptare, në Prishtinë, e mendoja tjetër, por, doli se ajo ishte shumë më e zezë se UDB-a dhe KOS-i jugosllav, antishqiptar. Disa prej “patriotëve” më të zëshëm, përpiqeshin të më fusnin nën këmbët e tyre të LKJ-së jugosllave, madje, duke bërë presion të vazhdueshëm që të bëhesha edhe anëtar i LKJ-së, sepse, “iu duhesha”, gjë që nuk kishin mundur ta arrinin as gjatë shërbimit tim, si ushtar, në APJ. Presioni sa vinte e shtohej, dhe, krahas atij presioni “patriotik”, bëhej edhe një presion tjetër, i kombinuar, i forcave “patriotike” për të më mbajtur nën këmbët e tyre të UDB-së dhe të KOS-it “shqiptaro”-titist, gjithnjë, “patriotik”, por, kur nuk arritën, as me ato metoda të krimit të organizuar e të ftoftë, ta kishin përkrahjen dhe mbështetjen time, zgjodhën kërcënimet dhe sulmet fizike, për të më futur nën çizmet e tyre “patriotike” e “shqiptaro”-titiste... Mund ta merrni me mend, njerëzit që më kishin përkrahur për hir se, ndoshta, kishin menduar, më vonë, do të bëhesha krah i fortë i tyre, kur nuk arritën të më bënin për vete, më sulmuan fizikisht, dhe, edhe pse kisha ushtruar vetëmbrojtje të detyrueshme, më dënuan me 30 ditë burg, ndërsa, sulmuesin, Abdullah Q(Z)eneli, e dënuan me 40 ditë... Kjo ishte “drejtësia” e gjyqësisë dhe milicisë së “patriotëve” të Kosovës së pushtuar, të “pavarur e demokratike”, “shqiptare”, siç po shihet tashmë...
Pyetje: Pse, pikërisht, ndodhi sulmi ndaj jush ?
T. Duraku: Po, sulmi ndodhi, si e shpjegova më parë, sepse, nuk arritën të më nënshtronin dhe të më bënin të mendoja siç mendonin “shqiptaro”-titistët më të rafinuar. Sulmi ndodhi, sepse, nuk pajtohesha më asgjë që shihja se ndodhte aty, në Redaksinë e Ndërmarrjes Botuese “Rilindja”, punonjës i të cilës isha. Aty, dominonin dy e më tepër klane të zeza, gjithsesi, antishqiptare, që imponoheshin, vazhdimisht, me projektidetë e tyre “patriotike” e kulimoklanore, dhe, fatkeqësisht, imponohen edhe sot, sepse, u është dhënë mundësia t’i vazhdojnë “politikat” e tyre “patriotike” e “kombëtare”...
Pyetje: Po, ato vite qe përhapur edhe një lajm i keq për ty personalisht, se, kinse, ishit arrestuar dhe burgosur, edhe pse, vëllain tjetër, Fadilin, e kishit në burg. Pse kishte ndodhur kjo, dhe, sipas mendimit tuaj, kush mund të qëndronte pas atij sulmi politik, kriminal e diversant ?
T. Duraku: Po, kush tjetër do të mund të qëndronte pas atij sulmi, siç e quani ju, kriminal e diversant, pos “kuadrove” të rafinuara “patriotike” e “shqiptaro”-titiste të Edicionit të Librit “Rilindja”, pos UDB-asho – KOS-istëve të njohur kudo në pushtetin antishqiptar të Titos, të cilat “kuadro”, fatkeqësisht, nuk ishin të pakta as në Edicionin e Librit të “Rilindjes”... Madje, mund ta merrni me mend, se, gjatë një vizite rutinë, në Prishtinë, në deponë e librit të “Rilindjes”, kishte ardhur trupa Diplomatike e Ambasadës Shqiptare, në Beograd, dhe, thirri në telefonin e Redaksisë, shefi i deposë, Fuat Jahja, i cili më njofoti për vizitën, dhe, pasi që askush nuk ishte në vendet e tyre të punës, e, që, kishin vajtur ta shihnin një ndeshje futbolli të ekipit “Prishtina”... Thënë të vërtetën, Fuati, kërkoi drejtorin, Nazmi Rrahmani, ose, dikë tjetër nga “shefat”, por, meqë nuk ishte askush në katin e IX, më luti mua që të shkoja dhe t’i shoqëroja gjatë qëndrimit të tyre tek ne... Të nesërmen, herët, më të filluar orari zyrtar i punës, mua, më thirri në zyrën e tij, drejtori, Nazmi Rrahmani... Natyrisht, vajta, por, qe aty nga goja e tij kuptova se ai më kishte thirrur në “bisedë informative”, për t’i ditur rrjedhat e asaj vizite të papritur... Natyrisht, që, unë, nuk i thashë asgjë, pos faktit se diplomatët e Ambasadës Shqiptare, kishin ardhur, thjesht, për t’u njohur me afër me botimet e “Rilindjes”... Merreni me mend, pra., mua, nuk erdhën nga Beogradi të më marrin në “bisedë informative”, por, më mori drejtori i përjetshëm i Edicionit “Rilindja”, Nazmi Rrahmani... Dhe, është fatkeqësi që sot po kultivohet “kultura” e tyre “patriotike”... Pavarësisht të këqijave dhe të këqinjve që më shoqëruan aty, emri RILINDJE, për mua ka një kuptim tjetër, dhe, duhet të vihen përpara përgjegjësisë penale e morale të gjithë ata që e kanë keqpërdorur emrin tonë të shenjtë shqiptar, atë të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, dhe, që kanë bërë e po vazhdojnë të bëjnë krime në kurriz të atij emri të ndritur të Kombit... Por, sot, ata kriminelë që i përmendëm më lart, i kanë ndërruar vetëm emrat dhe janë duke punuar edhe më në kurriz të Kosovës së pushtuar shqiptare dhe në kurriz të tagrapaguesve shqiptarë të Kosovës së trepushtuar shqiptare... Këtë gjë të pamirë, fatkeqësisht, po ua mundëson edhe një pjesë “patriotike” e Tiranës “shqiptare”... “Kulturë”, se jo mahi!...
Pyetje: Si reaguat, kur kuptuat se ishit “arrestuar” e “burgosur” ?
T. Duraku: Po, t’u them të drejtën, isha shumë stabil në qëndrimin tim të pafajësisë shqiptare. Asokohe, reaguan, menjëherë, spiunët, duke më “këshilluar” që të arratisesha jashtë “shtetit”, sepse, mund të më burgosnin. Reagimi im ishte i qetë: Nuk kam bërë asgjë dhe nuk e kam ndër mend të shkoj askund!... Lansimi i atij “sihariqi” qe bërë për të më testuar mua, nëse do provoja të ikja, apo, jo. Unë qëndrova dhe po qëndroj në shqiptarizmën time familjare, duke hedhur valle në gojë të shumë ujqve antishqiptarë, njëkohësisht, por, vallja më e vështirë është ajo që hidhet në gojën e njerëzve në të cilët mashtrohesh se janë shqiptarë dhe e luajnë “shqiptarin” dhe “patriotin” për mrekulli... Sidomos, të atyre “shqiptarëve” që i ka stërvitur e ushtruar Tita për të qenë antishqiptarë të rafinuar e recidivistë të papërmirësueshëm... Të tillë ka shumë, madje, sipas disa shënimeve e informatave, kalojnë numrin e 80 mijë “patriotëve” me letra... E, të tillë, në Kosovën e pushtuar shqiptare, kanë qenë, duke filluar prej shefave, redaktorët dhe drejtorët e zëvendësat e tyre, por, ka pasur të tillë edhe nga punonjësit e thjeshtë, kudo... Ata, shpeshherë, kanë provuar të na testojnë, por, fatmirësisht, kanë dalë të testuar prej nesh, shqiptarëve...
Pyetje: Po, pengesat tjera, si i keni kapërcyer ?
T. Duraku: Njeriu, duhet të dijë dhe duhet të jetë i përgatitur për t’u përballur me pengesat, kurthet, etj. dhe për t’i kapërcyer ato, sidomos, ato “politiko-patriotike” të të rafinuarve në pushtetin kuisling të Beogradit, në Prishtinë, të cilët, ne, shqiptarët, i kemi quajtur dhe i quajmë “shqiptaro”-titistë, “minj të tallave”, “këlyshë të Beogradit”... Mjafton, që, secili njeri i yni, ta shfletojë “Monografinë e Rilindjes 1945-1985”, dhe, qe aty do të bindet se nuk ka nevojë të hapën dosjet e ushtrisë dhe të partizanëve “shqiptaro”-titistë, të policisë sekrete e kriminale të UDB-së e të KOS-it “shqiptaro”-titist, sepse, të gjithë i ke në të... Asokohe, jam i vetmi njeri që nuk kam pranuar të fotografohem me “kolegët” e mi të punës, sepse, nuk mund të pajtohesha me politikat e tyre “patriotike” e “kombëtare”, me politikat e “kosovarizmit” të sotëm “shqiptar”... Herët kam parashikuar se kështu do ndodhë me “luftën” dhe me “lirinë” që e kemi sot!... Jam njeriu i vetëm që, asnjëherë, sa kam punuar në “Rilindja”, nuk kam marrë pjesë as në ahengjet që organizoheshin për data të rëndësishme “historike” dhe për përvjetorët e “Rilindjes” së “shqiptaro”-titistëve...
Pyetje: Si arrinit të depertonit me shkrimet dhe krijimtarinë Tuaj, kur dihej se ç‘censurë ushtrohej asokohe ?
T. Duraku: Mendoj që, pavarësisht prej censurës që bëhej e bëhet edhe sot, vlerat kanë depërtuar, sado me vështirësi, kanë çelur, sikurse lulet që çelin në pranverë, sepse, është hetuar e parë vlera e tyre e njëmendtë. Unë, së pari, depërtova në Split, në Kroaci, qoftë në Institutin e Francës, qoftë në revista letrare si “Vidik” (“Horizonti”), ku respektoheshin vlerat, dhe, pastaj, më vonë, mëzi arrita të depërtoj në Prishtinën “patriotike”, në shtypin e kohës, por, jo edhe me libër... Ato vlera, po depërtojnë, disi, edhe sot, por, pengesa kryesore e vlerave është “truri” dhe “trungu” “shqiptaro”-titist i “shqiptarëve” më të mëdhenj në pushtet, jo vetëm në sferën e kulturës, sidomos, kjo hetohet, padiskutueshëm, në të ashtuquajturën Ministri e Kulturës, e cila, kështu, si sillet e siç vepron sot, shihet se i ka vënë vetes detyrë që t’i ruaj, kultivojë e avansojë “vlerat” kulmore të “shqiptaro”-titistëve, “vlerat” më antishqiptare në historinë e re të shqiptarëve, në historinë e pasluftës së lavdishme të UÇK-së shqiptare...Qe dymbëdhjetë vjetë të pasluftës së lavdishme të UÇK-së, fatkeqësisht, në Ministrinë e Kulturës ndërrojnë vetëm fasadat e zyrave, mobiliet dhe tepihët, e, edhe tepihët e korridoreve, etj., me çmimet më të shtrenjta në botë, truri ka mbetur i njëjti, “shqiptaro”-titist... Kjo është për turp të kohës e të botës! Ne, jemi shqiptarë, këtë duhet t’ia themi dhe t’ia imponojmë botës, për t’u zgjidhur fati i ynë shqiptar, padiskutueshëm, përjetësisht. Por, me ata që na përfaqësuan e na përfaqësojnë, me “instiutcionet” dhe “institucionalistët” e viteve të ’90-ta dhe me pasardhës të tyre “patriotikë”, as umin prej kavaçi nuk mund ta nxjerrim!... Jo vetëm në kulturë!...
Pyetje: A keni pasur pengesa, sa, dhe, a mund të na e kujtoni ndonjërën nga to ?
T. Duraku: Pengesat kanë qenë konstante, të përditshme. Thjesht, kanë qenë pengesa “politiko-patriotike” të “shqiptaro”-titistëve të njohur e të “panjohur”, shumë të rafinuar, në krye të sistemit më antishqiptar, serbo-jugosllavo-titist, në historinë e Shqipërisë e të shqiptarëve në trojet e tyre të pushtuara. Prej strukturave të organizuara “shqiptaro”-titiste, nuk kemi pritur përkrahje, kurrë, por, ka dalë dhe, fatkeqësisht, po del se gjithçka është kontrolluar dhe po kontrollohet prej tyre, madje, për fat të keq tonin, edhe Tirana shqiptare, që është me plot faje. Për mua, më e rënda ka qenë mosbotimi i analizës sime politike, me titull “Komunistët” – “Demokratë”, pikërisht, nga Z. Adem Demaçi, i cili, asokohe, më 1992, erdhi në krye të “Zërit”. Analizën në fjalë e kisha shkruar një vit më parë, por, nuk ishte botuar, edhe pse ua kisha ofruar për botim të gjitha gazetave e revistave, për shkak të ndalimit dhe të persekutimit “politiko-patriotik” e “shqiptaro”-titist që i bëhej mendimit ndryshe... Kur pashë se nuk shkonte analiza ime askund, ia ofrova për botim “DeA”-s së z. Ukshin Hoti, përkatësisht, redaktorit të asaj gazete, z. Beqir Berisha. Ai, pasi e kishte lexuar shkrimin, në tërësi, më tha: “Shkrimi është marrë për botim dhe botohet në numrin e ardhshëm, sepse, numri ekzistues është përgatitur për shtyp!”. U ndava shumë i kënaqur me qëndrimin korrekt të z. Beqir Berisha, dhe, kur prisja numrin vijues të “DeA”-s, ajo u ndalua përfundimisht, pikërisht, prej strukturave “patriotike” të LDK-së ibrahimrugoviste. Vajta te z. Beqir Berisha, i cili, pasi më sqaroi ndodhinë me gazetën, më propozoi që t’ia ofroja “Zërit”, pasi që, në krye të tij kishte ardhur Baca, Adem Demaçi, dhe, më tha: “Është një rast i mirë, bile, edhe për ta provuar Bacën! Baca, nuk ka arsye për të mos e botuar këtë shkrim!”...
Pyetje: Si vepruat më tej, a ia ofruat Bacës, shkrimin në fjalë ?
T. Duraku: Natyrisht, e respektova mendimin e z. Beqir Berisha, mora shkrimin dhe ia ofrova, Bacës, në Redaksinë e “Zërit”, në katin e shtatë të Pallatit të Shtypit, siç quhej asokohe Pallati i Mediave. Baca, ç‘është e vërteta, më priti mirë dhe më tha: “Lëre shkrimin, ta shohim njëherë dhe eja pas një jave!”... Natyrisht, pas një jave, vajta te Baca, sipas kërkesës së tij. Mua, Baca, më befasoi me pritjen e mirë që më bëri, më priti edhe më mirë sesa e mendoja. Dhe, natyrshëm, ajo kishte ndodhur pasi Ai e kishte lexuar analizën time politike, për punën 50-vjeçare të “komunistëve” – “demokratë”... Por, për çudinë time, fare në faqen e fundme të shkrimit tim, Baca, e kishte shkruar me dorë dhe nënshkruar fjalinë: “Mund të botohet, maksimum, dy ose tri faqe e dorëshkirmit!”, që nënkuptonte se duhet të mos botoheshin fare edhe 6 faqe të tjera... Dhe, kur e lexova atë, Baca, ndërhyri, duke më thënë: “Kisha pasë qef me t’pasë n’tim temin!”... - Jo, kurrë!, i thashë, në “tim” të vetin më kanë vetëm Atdheu dhe Kombi Shqiptar!... Nuk pranoj ta ndryshoj as edhe një gërmë, asnjë presje të vetme të analizës sime, e lëre më të hiqen gjashtë faqe e tepër, siç keni kërkuar Ju!... Ju, në “Zëri” botoni edhe gjëra fare të parëndësishme, nga Rajoni e bota!... E mora shkrimin tim dhe u përshëndeta me të, e, dola, i pakënaqur, sepse, me mosbotimin e shkrimit tim, Baca, asokohe, tregoi qartë se nuk ishte i gatshëm të konfrontohej me kastën më antishqiptare në histori, me “komunistët”-“demokratë”, “shqiptaro”-titistë, të cilët i kisha vënë në thumb të kritikës, pamëshirshëm, ashtu siç e meritonin dhe e meritojnë!... Shikoni, pra, sot, çfarë na sollën rehabilitimet e atyre kastave “pozitive”, “patriotike” e “kombëtare”!... Dikush duhet të skuqet e të turpërohet për këtë gjendje!...
Pyetje: Çka mund të na thoni për Drenicën ?
T. Duraku: Çfarë të thuhet për Drenishtën?! Çfarëdo që të thuash, është pak. Drenishta meriton më shumë, meriton trajtim tjetër shoqëror, kombëtar e ndërkombëtar. Ndërkaq, për Drenicën, sigurisht, sot, nuk do të shkruaja libër me titullin që e ka shkruar një shok imi, në fillim të luftës së UÇK-së: “Drenica në stinët e UÇK-së”, edhe pse, asokohe, ai, por, edhe unë, mendonim ndryshe... Por, po të shkruaja sot për Drenishtën, do ta shkruaja një libër me titull “Drenica në stinët e UDB-së”(Sic!)... Shumë ngjarje e rrjedha më kanë bërë të kuptoj se si do të rrjedhin gjërat e si do të shkojnë punët, por, tre raste kanë qenë shumë dalluese dhe më kanë bërë të kuptoj saktësisht se ku do përfundojë Lufta e lavdishme e UÇK-së. E, ato janë: 1. Fërkimi i disa qarqeve “patriotike” të “institucioneve” dhe të “institucionalistëve” ‘tanë’ të viteve të ’90-ta me Komandantin Legjandar, Adem Jashari, 2. Emërimi i Jakup Krasniqit, zëdhënës i UÇK-së dhe 3. Emërimi i Tahir Deskut, tash i ndjerë, reporter lufte. Apo, nuk është kështu. Shikoni, sot, janë me plot luftëtarë të lirisë e të Shqipërisë burgjet e “Kosovo”-Serbo-UNMIK-EULEX(SH)-(f)istanit, dhe, madje, as shteti Amë, sikur nuk e çanë kokën fare, për këtë gjendje të krijuar, sepse, fatkeqësia e shqiptarëve dhe e Shqipërisë, ka një emër të përbashkët të kësaj gjendjeje katastrofale: Sali Berisha&Ibrahim Rugova me Co-të e tyre “patriotike”!...
Pyetje: Pse Tafil Duraku, nuk arrijti të punojë e të punësohet në Drenicë, ta zëmë, në Skënderaj, kur dihet se Drenica ka pasur shumë nevojë ?
T. Duraku: Po, më duhet ta them, gjithsesi, me keqardhje, se e tërë Lagjja e Durakëve të Burojës ka qenë e papërshtatshme për pushtuesin jugosllav, dhe, janë të vetmit Durakët që e kanë pasë të ndaluar të punojnë në Skënderaj. Ne, kemi qenë, dhe, duket sheshit, kemi mbetur më të papërshtatshmit, ideo-politikisht, atëherë dhe tash. E, sot, po përndiqemi prej argatëve “shqiptaro”-titistë dhe veglarive të tyre “patriotike”... Po, si mund të rezonohet ndryshe, logjikshëm, me logjikë të pastër dhe të shëndoshë njerëzore e shqiptare, kur, ta zëmë, njeriu që shanë e përshanë secilin pas shpine, me përkrahjen e atyre që i shanë, të dalë disa mandate në krye të mediave!?!... Absurd mbi të gjitha absurdet, ë! Prandaj, punët i kemi, kështu, siç i kemi! Për t’i ardhur keq gurit e drurit!...
Pyetje: Na trego pak për rrethin, shoqërinë, sjelljet e atyre që punonit, së bashku, në Rilindje !?
T. Duraku: Çfarë të them. Rrethi ku nisa të punoja, ishte një rreth i rafinuar, i egër dhe i hekurt, një rreth kriminal, në esencën e tij, plotësisht, “shqiptaro”-titist. Shpeshherë, nga të gjitha katet dhe strukturat e organizuara të UDB-së e të KOS-it “patriotik” e “shqiptaro”-titist, në Pallatin e Shtypit, asokohe, vinin njerëz, me porosi, si “patriotë” që ishin, dhe, më provokonin, madje, duke më thënë: “Grahi, Tafil, grahi!”, sepse, unë, isha i vetmi që nuk pajtohesha me ato struktura të organizuara “politike” e “patriotike”... Kjo, për mua, asokohe, përbënte kërcënim të drejtpërdrejtë. Por, si i papërtueshëm që isha dhe i drejtpërdrejtë në përgjigjen time, ia ktheja, si prej topi: - Grahini, ju, “shqiptaro”-titistët, grahini!... Dhe, ata njerëz, kur përballeshin me përgjigjen time të prerë, iknin me bisht nën këmbë, e, sot, ku më shohin, më përshëndesin dhe zgërdhihen!... Sot, shihet mëse miri se kush kanë qenë dhe kush janë ata njerëz të “Rilindjes”, të cilët, në vend se të mbesin shqiptarë, të kthehen te rrënja e tyre shqiptare, ata, me vetëdije, sajuan “kosovarizmin” ‘shqiptaro’-titist, dhe, kësisoji, dolën hapur krah projektideve antishqiptare të Titos dhe të kishës së Shën Savës, me seli në Beograd!...
Pyetje: Ç‘rrezik shihni, Ju, prej “kosovarizmit”, dhe, nga e ka bazën gjithë ky antikosovarizëm i Juaji ?
T. Duraku: Vetë projektideja e “Kosovës së Pavarur”, “Kosovës Republikë” dhe “kosovarizmi”, janë, në esencën e tyre, thellësisht, antishqiptare. “Kosova e Pavarur” dhe “Kosova Republikë”, shikuar në rrënjët e tyre, janë antishqiptare, sepse, ne, asokohe, mendonim dhe vepronim që të shkëputeshin nga Jugosllavia, ta mundim zgjedhën serbo-jugosllave, duke u bërë Republikë mbrenda kufijve ekzistues, në federatën artificiale ekzistuese. Ndërkaq, “shqiptaro”-titistët, tash, punën dhe veprimtarinë tonë kombëtare, për t’u shkëputur nga Jugosllavia dhe Serbia, po duan ta kthejnë në drejtim të kundërt, po duan ta shkëpusin Kosovën nga Ama e saj, Shqipëria, pikërisht, duke e shfrytëzuar Shqipërinë dhe politikën e saj “kombëtare”, përmes disa veglave antishqiptare në pushtet. Janë antishqiptare, sepse, kanë dy qëllime shumë të rafinuara dhe shumë të sofistikuara, që mbartin në vete rreziqe të mëdha, dhe, si të tilla, janë të mbuluara trash, me zhgunën e “patriotizmit” ibrahimrugovist e “shqiptaro”-titist, (pro)jugosllav. E para: Me atë projektide, mashtruese e dinake, janë hedhur në letër vijat e trasha të copëtimit të Shqipërisë dhe të përçarjes së Shqiptarëve, që ka qenë synim i politikës konstante dhe antishqiptare të Beogradit, dhe, si i tillë, do të realizohej mëse miri me anën e “patriotëve shqiptarë” të Kosovës, të cilët i kishte përgatitur dhe stimuluar për një shekull rresht, Beogradi!... E dyta: Ata “patriotë”, të njohur e të panjohur, “shqiptaro”-titistë, brenda e jashtë Atdheut, e kanë vënë në lajthitje Tiranën shqiptare, duke i përçarë edhe shqiptarët atje, duke e përçarë edhe politikën shqiptare atje, për të vetmet qëllime të tyre “patriotike”, për të mbetur në pushtetin që ua ka lënë amanet dhe ua ka premtuar Titoja... Sepse, Titoja, ka ditur ku dhe kur t’i stimulojë “patriotët shqiptarë”, dhe, kur e ku t’i godasë patriotët shqiptarë... Dhe, “politika” e tyre “patriotike” e “shqiptare”, e, edhe “pozitivizmi” i tyre “shqiptar”, hetohen menjëherë, sepse, sipas “logjikës” së tyre, nëse nuk je sikurse ata, dhe, nëse nuk je me ta, nuk je shqiptar! (Bah!)... Këtë veprim antinjerëzor, ndaj shqiptarëve, që po e bëjnë “patriotët shqiptarë”, sot, nuk e ka bërë as Jugosllavia, e, as Serbia pushtuese! (Sic!)...
Pyetje: Si e shihnit dikur, si e shihni sot dhe si e shpjegoni gjendjen në Edicionin e Librit “Rilindja”, para, gjatë dhe pas okupimit serb? Si u bë që ai institucion të mos funksionojë dhe të mos ruhet emri i shenjtë i “Rilindjes”, pas përfundimit të luftës ?
T. Duraku: Këtë pyetje do të duhej t’ia shtronit dikuj tjetër, ndonjë zyrtari të lartë, “patriot”, në pozita të përjetshme “shtetërore” e “kosovariste”... “Rilindja”, ashtu siç është realisht dhe siç e kam parë, e, e shoh unë, është një emër për respekt shqiptar, por, ata që e kanë manipuluar emrin e saj të shenjtë, për çfarëdo interesash qoftë, duhet të përgjigjen moralisht e penalisht para popullit shqiptar. Por, ta shtrojmë një pyetje konkrete, këtu: Si do të funksiononte “Rilindja” pas përfundimit të luftës së UÇK-së?... Si, pra?... Duke i ndërruar “patriotët” ‘shqiptaro’-titistë në krye të saj, apo, duke bërë prerje më të thella kombëtare, duke e ndërprerë kontrollin e “shqiptaro”-titistëve dhe duke mos e lënë timonin e saj në duart e tyre “pozitive” e “patriotike”!?!... Gjithsesi. Por, çfarë ndodhi pas lufte? Pikërisht, timoni u la në duart “patriotike” të “shqiptaro”-titistëve, si dhe fushat e tjera të shoqërisë shqiptare, dhe, derisa u la në ato duar, deri në shkurt 2006, funksionoi disi, duke i matur forcat mendore e kreative njerëz të bashkimit kombëtar aty, në njërën anë, dhe, “shqiptaro”-titistë të rafinuar, në anën tjetër... Funksionoi disi, derisa drejtorit të emëruar nga Tahir Desku, tash i ndjerë, Daut Demakut, i thashë dhe e luta përfundimisht që ta hiqte thikën nga shpina ime, sepse, nuk mund ta duroja më atë thikë perfide e “patriotike” ‘shqiptaro’-titiste, siç e durova për katër-pesë vjetë rresht, pas luftës së UÇK-së , atë thikë “pozitive” e “patriotike”, të cilën ia prehnin shqiptaro”-titistët e tjerë, Nazmi Rrahmani, Ali Podrimja, Abdullah Zeneli dhe qarqe të tjera “patriotike”, të afërta me ta (Sic!)...
Pyetje: Kush ishin “udhëheqësit” e “Rilindjes”, që, sipas jush, e shkatërruan atë emër të shenjtë shqiptar ?
T. Duraku: E, kush tjetër do ta shkatërronte “Rilindjen”, pos strukturave të organizuara “patriotike” e “shqiptaro”-titiste ?... Ata që e shkatërruan “Rilindjen”, janë: Deputeti i përjtshëm federativ jugosllav, Nazmi Rrahmani, Sabri Hamiti, Abdullah Zeneli, Ali Podrimja, etj. Por, majën, atij shkatërrimi, ia vuri “patrioti” Daut Demaku, i cili, pas largimit të tij tradhtar, bëri dallavere në Ministrinë e Kulturës, dhe, emëroi për drejtor sharësin më të madh të UÇK-së dhe të luftës titanike të UÇK-së, njëfarë Sylejman Aliun. Daut Demaku qe dhe mbetët dorë e djathtë e “patriotëve” të njohur “shqiptaro”-titistë, të cilët i zumë ngoje më lart. Daut Demaku, mendonte se, ne, nuk marrim vesh fare nga “politikat” e tyre “patriotike” e “kombëtare”, dhe, te të gjithë njerëzit që më dërgonte zyrtarisht, për ta kryer ndonjë projekt, kuptova me kohë se ata ishin njerëz të tij, dhe, për shkak e pasojë të tij, të veprimit prapa krahëve e pas shpine, nuk kryhej asnjë projekt i “Rilindjes” dhe nuk ndodhte asnjë përkrahje për “Rilindjen”... Për të gjitha veprimet plaçkitëse e “patriotike” të tyre, policisë dhe gjyqësisë së Kosovës i kam ofruar prova të mjaftueshme për t’i prangosur, por, për fat të keq, ata avansohen në pozita edhe më të larta “shtetërore” dhe ndërrojnë pozitat kur të duan e sa herë të duan, ndërsa, neve, punonjësve të “Rilindjes”, pa asnjë vendim ligjor na lanë pa të ardhurat tona të garantuara me ligj dhe pa vendet tona të punës, prej shkurtit të vitit 2006...
Pyetje: Kush e emëroi atë në krye të Rilindjes, dhe, sipas jush, për kë punonte ai “njeri” ?
T. Duraku: Menjëherë, pas lufte, u bë presion i madh për t’i ruajtuar pozitat e tyre në “Rilindje”... Atë presion e bënë forcat e njohura “patriotike”, si Nazmi Rrahmani, Sabri Hamiti, Ali Podrimja, Abdullah Zeneli, etj. Për presionin e bërë në Tahir Deskun, nga ata persona të papërgjegjshëm dhe të pandërgjegjshëm, më ka rrëfyer vetë Tahir Desku, sepse, qëllimi ishte që përmes njerëzve që çonin ata me porosi, t’i ruanin pozitat e tyre, me larvat e tyre që impononin në “Rilindja”... Prandaj, për ato qëllime “patriotike”, propozuan dhe zgjodhën për drejtor njëfarë Daut Demakun... Unë, i vetmi isha kundër emërimit të Daut Demakut drejtor i Edicionit “Rilindja”, dhe, për atë qëllim vajta te Ministri i Kulturës në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës, z. Sabit Gashi, të cilit ia çova listën e punonjësve të “Rilindjes”, të plotë, dhe, në zyrën e tij i thashë që ai ta emëronte kë të donte, pos atyre që kishin qenë në pozita udhëheqëse gjatë monizmit jugosllav e antishqiptar, duke ia treguar emrat e tyre, por, njeri të jashtëm, jo, dhe, Daut Demakun, assesi. Ministrit Gashi, i thashë ta zgjedhte kë të donte ai, por, vetëm nga lista e punonjësve të “Rilindjes”... Daut Demakut, i kishte shkuar në vesh qëndrimi im, dhe, më takoi duke shkuar në punë, në Pallatin e Mediave, dhe, pa pritur as të afrohemi me njëri-tjetrin, më drejtua: “Ku je, se, po t’kërkoj për qielli, e t’gjeta për toke!?!”... – Unë, jam njeri i kësaj toke dhe nuk ke nevojë të më kërkosh në qiell!... Ndërsa, ai, më luti që të dilnim dhe ta pinim nga një kafe, në afërsi të Pallatit të Mediave, gjë që pranova... Sapo u ulëm dhe porositëm kafetë, Dauti, më tha: “Kam dëgjuar që ke shkuar te Ministri i Kulturës dhe ke kërkuar që unë të mos bëhem drejtor i “Rilindjes!” - Po, ashtu është, sepse, nuk pranojmë të bëhet dikush i jashtëm drejtor, derisa ne kemi njerëz të tillë, me aftësi të jashtëzakonshme, në Redaksinë tonë. Biseda zgjati goxha kohë, dhe, ai, Daut “patrioti”, pra, më luti që: “Vetëm të bëhem unë drejtor, e, do të bëhet si të thuash ti, asnjë vendim nuk do ta marrë pa miratimin tënd paraprak!...” Kështu, thuaja, përfundoi biseda me Daut Demakun. Dhe, një ditë, o, dy më pas, më takoi Tahir Desku dhe më tha: “Tafil, e di reagimin që ke bërë te Ministri i Kulturës kundër emërimit të Daut Demakut, drejtor, por, mos harro se edhe ai është i Drenicës dhe është më i moshuar se ti e ka përvojë më të madhe, dhe, për këtë kam biseduar edhe me Rexhën (R. Selimin), dhe, nuk e ka kundërshtuar emërimin e Dautit, drejtor”... - Nëse ka thënë Rexhepi, lë të bëhet ashtu, por, mos harro se nuk jeni duke vepruar mirë... Kështu, unë, mbeta njeriu i dytë në “Rilindja”...
Pyetje: Thoni se “Rilindjen” e shkatërruan ata njerëz, apo, edhe e privatizuan, duke vjedhur e plaçkitur atë institucin, mund t’i thoni, me emër e mbiemër, kush janë ata “dashamirë” të Edicionit “Rilindja” ?
T. Duraku: Po, emrat dhe mbiemrat e tyre dihen, janë lakuar disa herë, madje, në organet e policisë dhe të gjyqësisë, janë ofruar prova konkrete të plaçkitjeve e keqpërdorimeve që kanë bërë, si dhe të abuzimeve me detyrat zyrtare... Ata, janë “udhëheqës” që në emër të “Rilindjes” e kanë plaçkitur Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës, dhe, sot, po ata plaçkitës “institucionalë” e “zyrtarë”, vetëm kanë ndërruar emrat e bizneseve të tyre, dhe, njësoj, e plaçkisin Buxhetin e Kosovës, madje, për interesa të tyre të ngushta e grupore – kulimoklanore, vendosin nëpër pozita të ndryshme, në ministri e resorë të caktuar të atyre ministrive, njerëz që, në vend se ta mbrojnë e zbatojnë ligjin dhe ligjshmërinë, për çka i obligon edhe Kushtetuta e ligjet, ata, u mundësojnë dhe lejojnë po të njëjtëve njerëz të avansohen në pushtet dhe të bëjnë keqpërdorime e abuzime edhe më të rënda, t’i kurdisin vetes tendere, etj., duke shkaktuar koflikt interesi publik ... Ne, ua përmendëm emrat dhe mbiemrat, ua kemi përmendur vazhdimisht, por, ç‘e do kur ata, lëre që nuk ndërmerret asgjë kundër tyre, por, edhe avansohen nëpër pushtetet e njëpasnjëshme “patriotike” e “demokratike”...
Pyetje: Ju, thoni se i keni informuar të gjitha institucionet dhe u keni ofruar prova të mjaftueshme, për veprimtarinë e tyre subversive, në kurriz të pasurisë sonë kombëtare, a ka ndërmarrur ndonjë institucion diçka konkrete kundër tyre ?
T. Duraku: Jo. Asnjë “institucion”, deri më sot, nuk ka ndërmarrur asgjë konkrete në zbardhjen e atyre keqpërdorimeve dhe abuzimeve, që janë bërë në emër të “shtetit” e të “ligjit”, gjithmonë, në kurriz të pasurisë dhe të interesit kombëtar e shoqëror të shqiptarëve. Madje, ç‘është edhe më e keqe, ata persona janë avansuar dhe po avansohen përditë, sepse, ata, e kanë rrjetin e tyre “patriotik” e “demokratik”, të organizuar, kudo nëpër institucione, që u japin insturksione edhe gjykatave e policisë sesi duhet vepruar në raste konkrete, sidomos, kundër personave si Tafil Duraku. “Institucionet”, këtu, reagojnë vetëm kur bëhet fjalë për shqiptarë dhe për njerëz të UÇK-së, por, jo edhe kur bëhet fjalë për “patriotët” ‘shqiptaro’-titistë...
Pyetje: Sipas jush, ku duhet të ishte Rilindja sot ?
T. Duraku: Jo vetëm sipas meje, por, sipas çdo logjike të shëndetshme shqiptare, Rilindja, do duhej të ishte aty ku e ka vendin në historinë shqiptare, në ballë të oxhakut shqiptar, por, pa “shqiptaro”-titistët në krye. Dhe, kjo që kërkoj e them unë, i pengon vetëm disa struktura “patriotike”, të patriotizmit të përjetshëm “shqiptaro”-titist, të cilat duan ta shuajnë emrin e Rilindjes, e, bile, në përmasat e atij përshkallëzimi që shihet publikisht, edhe duan ta vënë veten e tyre “patriotike” mbi emrin e saj, duke bërë qëllimshëm që ai emër i ndritur shqiptar të harrohet e të shuhet, dhe, atë, ta mbulojë pluhuri i harresës, sa më parë që është e mundur... Rilindja, sot, do duhej të ishte në ballë të veprimtarive kulturore e botuese dhe ta gëzonte edhe një statut më të avansuar shoqëror, gjë që është edhe pikësynim imi kombëtar dhe i të gjithë shqiptarëve – shqiptarë.
Pyetje: Së fundi, Ju, jeni zgjedhur drejtor i Edicionit të Librit, ju kanë përzënë nga Pallati, është shkatërruar gjithçka që ishte dhe është e “Rilindjes”, ua kanë mbyllur edhe zyrën që u është dhënë në lokalet e Galerisë së Ministrisë së Kulturës, në Kompleksin “Qafa”, si ia arrini ta mbani gjallë emrin e shenjtë të Rilindjes ? A keni kërkuar nga organet e “drejtësisë” që ta zgjidhin çështjen e Rilindjes ?
T. Duraku: Kur u bindëm se “drejtorët” që emëronte përdhunshëm Ministria e Kulturës, siç e emëroi Daut Demakun, u desh të bëjmë diçka. Pasi dha dorëheqje ai, unë, thirra Tubimin e punëtorëve, i cili më zgjodhi mua drejtor, por, Daut Demaku kishte vepruar pas shpine, dhe, me lidhjet kriminale që kishte në Ministrinë e Kulturës, sidomos, me njëfarë Hasan Zekën, Fetah Bakinë, etj., kishte emëruar drejtorin tjetër të dhunshëm, njëfarë Sylejman Aliun, sharësin më të madh të UÇK-së. Dhe, pasi ata nuk e arritën objektivin e tyre “patriotik” e “kombëtar”, qëllimin e instalimit të drejtorit të dytë të dhunshëm, pas luftës së UÇK-së, Sylejman Aliut, nisën të më sulmojnë, me sajesa e intriga të ndryshme në mjetët e tyre të informimit publik, sidomos, në gazetën e përditshme “patriotike” e “kombëtare”, “Lajm”, etj. Unë, duke i parë rrjedhat skandaloze, ngrita çështjen në të gjitha institucionet e Kosovës, e, edhe te Kryeadministartori i Kosovës, z. Soren Petersen, i cili, përmes Zyrës së Tij përkatëse, na njoftoi se kompetencat i kishte kaluar te Ministria e Kulturës, dhe, nëse ajo nuk do kryente punë, synimet tona të drejta t’i realizonim përmes Zyrës së Ombudspersonit të Kosovës. Vepruam, plotësisht, sipas rekomandimit të Zyrës së Petersenit. Dhe, shpejt kuptuam se sherri fshihej e çerdhonte diku tjetër, e, për fat të keq të punonjësve të “Rilindjes”, ai sherr udhëhiqej dhe nuk ka pushuar të udhëhiqet nga “politikat” ‘patriotike’ të “shqiptaro”-titistëve më të rafinuar, si Nazmi Rrahmani, Daut, Demaku, etj. dhe bandat e tyre “patriotike” në Ministrinë e Kulturës dhe nëpër institucionet e “shtetit” të Kosovës.
Për çështjen e “Rilindjes” janë informuar, me shkrim, të gjitha instiutcionet e Kosovës. Por, do thënë këtu, se, vendimi i MK, i nënshkruar nga Astrit Haraçia, është puro “politiko-patriotik”, dhe, nëse jo gjyqësia, i takon çdo politike shqiptare që ta zgjidhë çështjen e “Rilindjes” dhe të punonjësve të saj shumëvjeçarë. Me qëllim që të marrë udhë të mirë e të mbarë ajo zgjidhje, kam trokitur në të gjitha dyert. Jam takuar disa herë me ish-ministrin Valton Beqiri dhe me këshilltarët e tij. Z. Beqiri, në prani të këshilltarëve të tij ka premtuar se ai është problem i vogël dhe se do ta anulojë vendimin politik të Haraçisë, bile, edhe e ka theksuar se atë “Do ta anulojë me dy fjali.” Por, nuk ka vepruar sipas asaj që më ka thënë në zyrën e tij të ministrit dhe në prani të këshilltarit e sekretarit të tij permanent... Madje, ajo Ministri ka marrë vendime edhe më skandaloze, duke e vënë para pushkatimi jo vetëm Tafil Durakun, por edhe “Rilindjen” dhe punonjësit e saj, të cilët, pa fajin e tyre, ka mbi katër vjetë që kanë mbetuar pa të ardhurat e tyre të garantuara me ligj.
Të gjitha këtyre punëve të pamira “patriotike” u ka paraprirë “politika” skandaloze e LDK-së dhe e punëdhënësve të saj të fshehtë, Nazmi Rrahmanit dhe Daut Demakut&Co. Këta janë individët që po i manipulojnë edhe organet e “drejtësisë”, të “policisë” dhe të “shtetit”... Por, shpresojmë, se, më në fund, çështja e “Rilindjes” dhe e punonjësve të saj shumëvjeçarë do të zgjidhet drejt, sepse, lënda, tashmë një vit, është në Gjykatën Supreme të Kosovës, nëse edhe atje nuk kanë dorë kriminelët e njohur, “politiko-patriotikë”, “shqiptaro”-titistë. Mund ta merrni me mend ç‘”drejtësi” ka në Kosovë. “Rilindja”, ligjërisht, është në rregull, dhe, sivjet, për rregullsinë e saj ligjore, e mori çertifikatën e numrit fiskal, e, politikisht, ose, thënë shqip, “shqiptaro”-titistçe, nuk është në rregull, sepse, më, në emër të saj, nuk mund të mbllaçisin “shqiptaro”-titistët, siç kanë mbllaçitur për 50-vjetë rresht, në krye të saj, madje, pa u përgjigjur për asnjë lloj krimi që kanë bërë. As politik, dhe, as ekonomik!...
Rilindjen arrij ta mbaj gjallë, të frymojë, në saje të vullnetit tim, duke punuar në shtëpinë time dhe me mjete të mia private, sepse, mjetet e punës së Rilindjes, pa asnjë prani tonën, i ka konfiskuar Ministria e Kulturës e Astrit Haraçi Vathaxhisë dhe e bandave të tij “patriotike” e kriminale... Botoj, me vetësponsorim të autorëve të interesuar, për ta mbajtur gjallë emrin e shenjtë të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, atë të Rilindjes së pasluftës së lavdishme të UÇK-së, ndërsa, ata që e kanë shkërryer deri dje buxhetin e saj, botojnë te shkërryesit e atij buxheti, të cilët, edhe sot e shkërryejnë Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës shqiptare, me emra botuesish të tjerë.
Pyetje: Ku janë sot, punonjësit shumëvjeçarë të Edicionit të Librit, RILINDJA ?
T. Duraku: Qe katër vjetë e gjysmë, rresht, antiligjërisht, të gjithë punonjësit e Rilindjes janë në rrugë. Rrugën ua ka dhënë “politika” antishqiptare e disa ministrave të Ministrisë së Kulturës... Por, shpresojmë, po e përsërisim edhe një herë, te një vendim i drejtë i Gjykatës Supreme të Kosovës, e cila është e obliguar ta vë ligjin dhe ligjshmërinë në vend. Nëse ka ndonjë boshllëk paligjshmërie, le të përgjigjen “udhëheqësit” paraprakë të saj, dhe, të mos pësojnë punonjësit e pafajshëm... Fajet për këtë gjendje skandaloze të Rilindjes, i ka edhe krahu i luftës së UÇK-së, dhe, i emëruri i tij, Tahir Desku, i cili, ka vendosur edhe shumë njerëz me biografi të dyshimtë nëpër vende e sektorë kyçë të kulturës...
I nderuari Duraku, faleminderit për intervistën!
Faleminderit edhe prej jush!
Bisedës i priu: dibran fylli
Burojë, korrik 2010