AUTOMATIZIMI I FAJNIVE

AUTOMATIZIMI I FAJNIVE

Shkruan: Tafil DURAKU

I vetëdijshëm se në një shkrim si ky nuk mund të kapen e thërmohen të gjitha dimensionet e shtrirjes dhe të përhapjes së qëllimtë, horizontalisht e vertikalisht, të automatizimit të fajnive “institucionale” dhe “institucionaliste” të viteve të ’90-ta, e pamë të arsyeshme që ta prekim edhe këtë temë tabu të fajnizimit automatik në krye, sepse, fajnizimi dhe hajnizimi janë bërë modë e shkuar mode. Madje, burim i të gjitha fajnive dhe hajnive, mbi bazën e automatizimit fajnist “shqiptaro”-titist, është LDK-ja, si pasardhëse e drejtpërdrejtë e LKJ-së…

Duke i përjetuar të zezditat e “shoqërive” tona shekullore, “patriotike” e “kombëtare”, “pozitiviste” e “demokratike”, në esencën e tyre të thellë fajniste, nuk kemi sesi të mos merremi me një proces sa të çuditshëm aq edhe çmendurist të “shoqërisë” sonë dhe të kastave “politiko-patriotike” që e përfaqësojnë. Ndër shumë periudha të ngatërruara “shoqërore” është edhe periudha e automatizimit të fajnive. Fajnitë e parive tona negative, të përzgjedhura negativisht, me shekuj, parë në thellësinë dhe shtrirjen e tyre, kanë kaluar në një automatizim fajnist të përzgjedhurish negativë në të gjitha rrafshet e fushat “shoqërore”, si në rrafshin  “kombëtar” e “patriotik”, “politik” e “ushtarak”, "kulturor", “profesionist” e “kompetentist” të fajnive të grumbulluara shekuj me radhë në trojet e pushtuara e të copëtuara pellazgo-iliro-shqiptare. Dhe, parë nga një prizëm i veçantë, automatizimi i fajnive daton me shekuj, por, që është theksuar e shëmtuar me të madhe, kjo kryedukuri antishqiptare po na përsëritet, automatikisht e vazhdimisht, duke pjellur e fabrikuar emra partishë të “reja”, ku, secila ngritet mbi bazën e automatizimit fajnist shekullor… Kryeshëmtitë më të vrazhdta po ndodhin dhe po na përsëriten edhe pas rënies së komunizmit të kuq jugosllav e “shqiptaro”-titist, dhe, kjo, nuk ka, më, asnjë dyshim të vetëm.

Periudha më kulminante e automatizimit “politik”, “patriotik”, “kombëtar”, “kompetentist” e “profesionist” e fajnive, të quajtura “demokratike”, në mënyrën më të shëmtuar, daton prej viteve 1945 e këtej, dhe, sidomos, është dalë fare për fushe pas formimit dhe themelimit të LDK-së (ish-LKJ-së antishqiptare) dhe vënies në krye të saj dhe në pushtetin e premtuar kuislingist të kryeapostullit të saj fajnist, Dr. Ibrahim Rugova, fajnitë e të cilit nuk pushuan as pas daljes në skenë të UÇK-së Popullore Shqiptare, dhe, as dymbëdhjetë vjetë pas asaj lufte të lavdishme shqiptare. Është koha të dihet e të shihet përfundimisht se kush është duke u (para)prirë atyre fajnive, që po na përsëriten me automatizim “patriotik” e “kombëtar”, në të gjitha fushat “shoqërore”.

Ndër kyefajnitë e kryeapostullit që e zëvendësoi “presidenti” Fatmir Sejdiu, e, tash, në vend të tij u zgjodh “president” Isa Mustafa, ka dalë në dritë shamja publike e UÇK-së dhe e njerëzve emblematikë të saj, ka ndodhur dhe po ndodhë zbrazja e Kosovës shqiptare dhe kamsat e ndërskamësat e tjera, të të gjitha natyrave lëdëkëiste, në kurriz të Shqipërisë – SHQIPËRI dhe në kurriz të shqiptarëve. Madje, falë automatizimit të fajnive të “institucioneve” dhe të “institucionalistëve” tanë të viteve të ’90-ta, as kapitullimi i Serbisë nuk e çoi Kosovën aty ku e ka vendin autokton e shekullor , në Shqipëri, sepse, rrathët viciozë të “Presidentit” histo(e)rik, Dr. Ibrahim Rugova dhe automatizimi vicioz i fajnive të tyre “presidentiste” përbëjnë automatizimin e fajnive antishqiptare. Pikërisht, automatizimi i fajnive LDK-iste dhe “shqiptaro”-titiste ka dëshmuar dhe po dëshmon në vazhdimësi se nuk janë politika shqiptare “politikat patriotike” të “shqiptaro”-titistëve të kuqë jugosllavë dhe të satelitëve të tyre. Prandaj, përfundim i të gjithë kësaj që u tha deri më këtu, del se: Falë automatizimit të fajnive të “shqiptaro”-titistëve të kuqë jugosllavë, Kosova dhe viset e tjera të copëtuara shqiptare, të pushtuara nga Jugosllavia, dhe Çamëria, e pushtuar nga Greqia, po e vuajnë edhe sot shqiptarësinë e tyre.

 

Teatri “patriotik” dhe “kombëtar” i Kosovës

Skena e quajtur Kosovë, për shekuj të tërë nuk ka ndryshuar aspak, edhe pse, më në fund, do ishte mirë dhe do ishte shumë pozitive që të ndryshonte sadopak nga esenca e të qenunit komunizëm-monist antishqiptar, sidomos, pas luftës së lavdishme popullore të UÇK-së, gjë që nuk ndodhi as shihet në horizont se do ndodhë ndryshe. Dhe, kjo nuk ndodhë për shkakun themelor fajnist, me automatizim fajnishë shkiniste, sepse, në vend që t’i ndërrojnë aktorët fajnistë, dhe, atë, fajnistë të qëllimtë, u lejohet aktorëve fajnistë që t’i ndërrojnë e rindërrojnë, ndërtojnë, rindërtojnë e riparojnë  vetëm rolet e tyre “patriotike”, “kombëtare”, “profesioniste”, “kompetentiste” e iste të tjera, të pambarim, në këtë skenë teatri komiko-tragjik, shekullor e recidivist.

Fajtorët shekullorë “shqiptarë”, si sajues të fajnive “patriotike” e zinxhirore, si pushtetarë të djallit dhe të të birit, kanë sajuar automatizimin e “kontributeve”, “meritave”, etj, dhe, atë automatizim fajnishë e plasuan, me taktikë, tek larvat e tyre fajniste, “patriotike”, “kombëtare”, “profesioniste”, “kompetentiste” dhe iste të tjera të “UÇK”-së, për t’u çuditur edhe bota dhe për t’u tallur e përtallur me shqiptarët edhe thiu e i biri i thiut, bashkë. Dhe, siç po shihet në horizont, nuk ka shenja se do të pushojë ndonjëherë automatizimi i fajnive “tona”, “patriotike”, “kombëtare”, “profesioniste”, “kompetentiste”, “presidentiste” e iste të tjera antishqiptare të apostujve “tanë”…, deri në çmendi të automatizuara fajnishë, dhe, për çudi të të gjithëve, fajtorët dhe fajnitë e tyre, të automatizuara po prej tyre, janë të pranishme edhe sot, në secilin pushtet të derisotëm “shqiptar” dhe ka rrezik të hapur se do përsëriten në secilin pushtet të ardhshëm antipopullor dhe antishqiptar. Tepër e çuditshme, ë?!...

Thënë shkurt e shqip, filozofia “politike” e “patriotike” e LDK-së (si vazhduese e LKJ-së antishqiptare) dhe e bandave të saj “institucionale” dhe “institucionaliste”, lëre që polli dhe po e pjellë automatizimin e fajnive, por, ajo, në esencën e saj “politike” e “patriotike” ka qenë, është dhe mbetët antishqiptare, sepse, është tëbuar në Kumrovec e në Beograd për më tepër se një gjysmë shekulli, ku, i kryenin “shkollat e mëdha” dhe profilizimet antishqiptare të natës jugosllavët e përbetuar nga radhët e “shqiptarëve” më të mëdhenj në pushtetin jugosllav. Është për t’u thënë këtu, se, sipas automatizimit të fajnive, filozofinë politike dhe “patriotike” e “kombëtare” të LDK-së e luajnë të gjitha partitë satelite të saj dhe njerëzit që, sipas automatizimit fajnist, dalin në krye të tyre. Prandaj, nuk është aspak e çuditshme, që, sipas automatizimit të fajnive, sikurse që shkoi pas “presidentit” të parë hist(o)erik edhe i dyti, po sipas tyre ka nisur të hapërojë edhe  “presidenti” i sapozgjedhur i partisë më të madhe, të dalë nga LKJ-ja jugosllave, i LDK-së, i cili ka “fytyrë” dhe “arsye” ta pohojë publikisht mashtirmin e radhës, në intervistën dhënë A. V. të BBC-së, kur thotë, citojmë: “LDK, dyert të hapura”… Për kë?! Për fajnistët shekullorë “shqiptarë”!?!...

Kjo është dukuria më e çuditshme, këtu, dhe në këtë kohë, sepse, askush prej shqiptarëve, sidomos, prej atyre që janë të thirrur t’i stopojnë këto shëmti, mbi bazë kushtetuese dhe ligjore shqiptare, sharrojnë edhe më thellë në automatizmin e fajnive, duke heshtur para asaj që nuk duhet heshtur dhe duke bërë zhurmë për t’i mashtruar masat popullore, gjithsesi, para zgjedhjeve të përhershme dhe të vazhdueshme “demoktarike” e “popullore”, “të mbikëqyrura ndërkombëtarisht”, mbi bazën e automatizimit të fajnive komuniste të “shqiptaro”-titistëve dhe miqve të tyre serbo-ndërkombëtarë…

 

Prizreni historik shqiptar dhe fajnitë e automatizuara të radhës

Ditë më parë, kur erdhi për vizitë në Kosovën e pushtuar shqiptare dhe kur u shpall qytetar nderi i Prizrenit, kryeministri turk, Erdogan, i ranë të gjitha maskat “patriotizmit shqiptar” të radhës… Kur iu mbështoll rreth qafë-trupit të kryemninistrit turk, z. Erdogan, shiriti i cili mbnate mbishkrimin Qytetar Nderi i Prizrenit, ku shkruhej në të tri gjuhët e “kombeve dhe kombësive” të “barabarta”, ku duhej të ishte parësore gjuha shqipe, u pa sheshit se ata që flisnin dhe flasin shqip e mendojnë serbisht, parësore e lanë gjuhën serbishte, ku vërehej qartë mbishkrimi serbisht “Pocasni Gradjanin”, dhe, shqipja, një zot e di se ku mbeti!… Pastaj, nuk qe dhe nuk mbeti kjo habia e vetme e fajnive me automatizim të radhës… Po, me ç‘logjikë dhe më ç‘etikë njerëzore e kombëtare barasvlerësohet emri i Komandantit Legjendar, Adem Jashari, i cili meritorisht i jepet aeroportit të Prishtinës, me emra “patriotësh” e “presidentistësh” të tjerë që u jepen udhëve tona kombëtare, sidomos, kur emërtohen me ata emra të pështirë që do t’i fëlliqnin edhe WC-të, e, lëre më udhët tona shqiptare…

Kjo gjendje, dymbëdhjetë vjetë të plota pas përfundimit të luftës së lavdishme popullore të UÇK-së, tregon sheshit se LDK-ja, sipas automatizimit të fajnive të veta, me paramendim, i ka hedhur dhe shtrirë fajnitë edhe mbi shenjtërinë e paprekur dhe të pacënuar shqiptare të UÇK-së. Kësaj, përmbyllur në një fjali të vetme, shqip, i thonë: automatizimi  “patriotik”, “kombëtar” dhe “shqiptaro”-titist i fajnive…

Dhe, në bazë të automatizmit të fajnive, është krijuar dhe thelluar një regjim “patriotik” e “kombëtar” i fajnive, të (vetë)zgjedhura, që na ka zhgënjyer në çdo kohë dhe po na zhgënjen kaq pambarimisht. Po na zhgënjen, sepse, me (vetë)automatizimin e tyre (fajnive, pra), nuk po shihet askund në horizont Shqipëria – SHQIPËRI, SHQIPËRIA aq shumë e dëshiruar  e shqiptarëve!…

 

Burojë, më 9 nëntor 2010

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Make a website for freeWebnode