ARBEN DUKA / DY POEZI

DY POEZI

 

 

   Arben DUKA

 

HORRI SALI BERISHA ME FYTYRËN E NDYRË 

TRADHTARE!

 

Presidenti Hashim Thaçi,
është kosovari i parë,
që e akuzon haptas Berishën,
si zjarrvënës të Kombit shqiptar!.

Nga kjo anë e kufirit,
kjo mostër është denoncuar papushim,
po kur tullë ja thotë Presidenti i Kosovës,
çështja shtohet në vlerë dhe në kuptim!.

Asnjëherë s’e kam parë shokun Hashim Thaçi,
kaq të qartë-të drejtëpërdrejt e të prerë,
kështjellën e rreme me emrin Sali Berisha,
Hashim Thaçi me pesë rreshta e hodhi né erë!.

Në Shqipëri këto janë thënë e stërthënë,
po Berisha me stanin e tij i kanë mohuar,
po akuza quhet super e vërteté,
kur të vjen nga i pari i palës së dëmtuar!.

Kosovarët e duan se është malësor,
dhe Berisha ka punuar shumë me klanet kosovare,
po tani e morën vesh të gjithë kush është ky horr,
me fytyrën e ndyrë tradhëtare!.

Ky është individi më i degjeneruar,
kudo ku flitet gjuha shqipe dhe rrjedh gjaku i shqiptarit,
tani që veç çelsat e kashtës ka né duar,
në çdo rast përpiqet t’i hedhë benzinë zjarrit!.

Kjo është fytyra e tij e vërtetë tradhëtare,
vrasësi kryesor i kosovarëve,
ky ëndërron në fakt Serbinë e Madhe,
ky turpi i turpit i gjithë shqiptarëve!.

Tani enigma më nuk na mbetën,
mbas botimit të kujtimeve të Bulatoviçit,
ku del qartë se shteti i Berishës,
mbajti ndezur motorin e makinës vrastare të Millosheviçit!.

Presidenti i nderuar Hashim Thaçi,
i ka të vërtetuara-jo fjalë në erë,
po dhëndrrit të Serbisë s’i qe thënë,
kjo tradhëti nga kosovarët asnjëherë!.

A duhet Prokuroria të veprojë kryesisht,
Saliun me pranga për ta mbërthyer,
jo ashtu kot për prralla me bisht,
po se embargon e OKB-së kundër Serbisë e ka thyer!

Dhe paratë nuk kalonin në kanale shtetërore,
po në kasafortat e Partisë Demokratike,
kompaninë “Shqiponja” drejtonte Tritan Shehu,
ku qarkullonin miliona dollarë nga Serbia “armike”!.

Sali Berisha s’vrau vetëm kosovarë,
por dhe boshnjakë-sllovenë e kroatë,
pa naftën e “Shqiponjës” së Tritan Shehut,
sarbatorët e tankeve serbë do të mbeteshin thatë!.

Ne e kemi bërë detyrën tonë,
Berishën qysh atëherë e kemi denoncuar,
kjo është një e njëqinda e krimeve të tij,
por drejtësia e plepave kurrë s’ka vepruar!.

Presidenti i nderuar Hashim Thaçi,
duhet të ketë për këto çështje shumë më tepër,
në kurrizin e Berishës duhet të kërcasë kërbaçi,
një dosje speciale duhet të hapet patjetër!.

Dhe unë vetë personalisht,
mirënjohës i jam President Hashimit,
se ka denoncuar një super kriminel,
që ka kryer krime kundër Njerëzimit!

 

 

SHPATA E POETIT DHE GJARPËRINJTË E PUSHTETIT…

 

Lirisë i hapet varri,
kur të shtyp një këmbë e huaj,
po lirinë mund t’ua marri,
edhe qeveria juaj!.

Nuk jam Vojua përmbi blinda,
në kohë të luftës s’jetova,
po që në ditën që linda,
këngën e lirisë mësova!.

Në zenith të poezisë,
s’ka enigma që nuk di,
i jam dashur Shqipërisë,
ndaj linda në Shqipëri!.

Nuk mund t’i dija të tëra,
se si ngrihesh-se si bie,
po nëpër vite u bëra,
luftëtar i madh lirie!.

Asnjëherë nuk kuturisa,
që të isha i lavdishëm,
që nga çasti që u nisa,
gjer në çastin e tanishëm!.

Tani unë i njoh të tërë,
ata që kanë shitur mënd,
s’ka lavdi-kur nuk ke bërë,
asnjë gjë për Vendin tënd!

Kur yll’ i lirisë shpesh herë,
gati-gati sa nuk shuhej,
ti s’ke folur asnjëherë,
dhe kur ajo fjalë na duhej!.

S’flas për vete-se s’m’u thyen,
kurrë shpatat e poetit,
po për ata që ushqyen,
gjarpërinjtë e pushtetit!

Monument Enverin derdhi,
e ngriti né piedistale,
e për fashizmin që erdhi,
nuk tha dot një gjysëm fjale!.

Nuk e di se si arriti,
në këtë qenef njeriu,
se monumentet që ngriti,
me fashistët i pështyu!.

Del se kot u lartësuan,
një copë herë këtu “gjenitë”,
se vendin e tradhëtuan,
përsëri për herë të dytë!.

Ishte pseudo lavdia,
që Atdheun e la vetëm,
ndaj kur na thirri liria,
sa gishtat e dorës mbetëm!.

Komunizmit të rrëzuar,
bythën s’ia kishim lëpirë,
po ai tash qe ndërruar,
me një super egërsirë!.

Ne-të paktit-po i shihnim,
konturet e errësirës,
kur të shumtit po na lihnin,
që nga bythë e egërsirës!.

I tufëzoi fashizmi,
intelektualët me dhjetra,
dhe heronjtë nga komunizmi,
u bënë lepuj edhe ketra!.

Dhjetra super qelbësira,
çudi si s’u thahej goja,
kur thoshin-se është e mirë,
një i çmendur nga Tropoja!

Për çudi në ato lista,
kish dhe burra me talent,
mendjen time ata pisa,
s’ma prishën asnjë moment!.

Deklarova me zë plotë,
ndënë gjithë atë terror,
se po ngrenë këta idiotë,
një të çmendur diktator!.

Alarmin për Mëmëdhe,
unë e ndeza me trompetë,
jo fjalë në kafene,
por gjëmime gjer tek retë!.

Dhe që atëherë e di,
do ta di sa të vijë vdekja:
“Fitorja ka rëndësi,
po shumë më tepër përpjekja!.”

Janë dritë për vegjëlinë,
hakërrimat e poetëve,
sepse lufta për lirinë,
do vazhdojë në jetë të jetëve!.

Lirisë i hapet varri,
kur të shtyp një këmbë e huaj,
po lirinë mund t’ua marri,
edhe qeveria juaj!

DITA

 

 

 

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Make a website for freeWebnode