Poezi
Abdyl KADOLLI
LUFTA
Lufta s’ishte dasmë
Ku këndonin papagajtë
Luftën e bënë burrat
Kurorë kishin lirinë
Lufta ish e tmerrshme
Gratë shkuan viktimë
Kur mbaroi lufta
Horrat dolën në skenë
Shkelën dashurinë
Atdheun zhgërryen
Ata hëngrën lirinë
Vetveten kapërdinë
Mallkimi i ndjek kudo
Dhe emri i zi.
POETËT E PUSHTIMIT
Ata këndonin natën
Si zog i zi, i zi
Pushtimin shihnin liri
Në shishe hermetike
Ata pinin verën e gjakut
Nëpër sallonet e kuqe
Lodronin gjithandej
Si poetë modernë
Ata fërgëllonin si gjethet
Ishin suflerë, cerberë
Ata vrisnin këngët
Vetë vdiqën tri herë.