77-VJETORI I KONFERENCËS DHE NJË APEL PËR T’U MBLEDHUR SOT NË PEZË

NË 77-VJETORIN R KONFERENCËS SË POEZËS

 

 

77-VJETORI I KONFERENCËS DHE NJË APEL PËR T’U MBLEDHUR SOT NË PEZË

 

Nga Ndoc LOGU

 

Për dy çetat e këmishëzive me cuba shpellash të “Bordit drejtues” dhe “Këshillit shkencor” të ISKK që akuzon krenarinë kombëtare: Luftëtarët e LIRISË.

Në gazetën “Dita” të 9 Majit 2019 u ribotua lista më 265 “kriminelët” që udhëhoqën LANÇ shqiptare. Përballë kësaj liste gjendet edhe lista me emrat e dy çetave me bashibozukë, ose një çetë e ndarë përgjysmë me nga 7 cuba shpellash dhe “cuca malesh” mjeranë të vetëshpallur si “Borde drejtuese” dhe “Këshilla shkencorë” të ISKK, i kësaj çerdhe gjarpërinjsh që kërkojnë të helmojnë, të mohojnë dhe të asgjësojnë tërë vlerat e popullit tonë 1939-1990, edhe pse këto 50 vjet janë shënuar arritjet më të mëdha në tërë historinë e kombit tonë të marrë së bashku. Në këto lista mungojnë vetëm Agron Tufa e Çelo Hoxha dy nga simbolet me përfaqësues e besnik të këmishëzinjve të 7 Prillit 1939. Nuk ua njoh moshat, CV as surretnit, por fakti që ndodhen në atë listë, në atë rol dhe në misionin e atij Instituti, flet mjaftueshëm për nivelin më të ulët të dinjitetit të tyre njerëzor nga tërë shtresat e shoqërisë sonë. Kur lexova këta emra se si me erdhën në mendje, kabinetet qeveritare tradhtare me etërit e tyre shpirtërorë, që ngriheshin e binin njeri pas tjetrit, në shërbim të pushtuesit për të mbajtur popullin të shtypur, të shfrytëzuar dhe të poshtëruar. Më erdhën në kujtesë edhe fundi fatal i tyre më 29 Nëntor 1944 dhe largimi i tyre me pushuesit nga tradhtitë dhe krimet që kishin bërë. M’u kujtue edhe lista me kriminelë lufte, bandat e banditët që erdhën më pas për të njëjtat synime. M’u kujtuen edhe cubat brekushzi që në prita pabesie vrisnin arsimtarë, punonjës shteti, ish partizanë që sollën lirinë, gra dhe vajza që shkonin në shkolla dhe aksione, digjnin shkolla dhe vrisnin fëmijë, shkatërronin prona dhe bënin presione, vetëm për të ngjallur terror e pasiguri në Shqipërinë e porsa çliruar. Dhe, paturpësisht, pothuajse të gjithë këta mostra të së keqes, pas viteve ‘90-të, u shpërblyen me prona, para dhe dekorata të larta. Edhe kjo 14 dhjetëshe, në ato borde, janë pasardhësit më tipikë të tyre që thamë më lart. Të parët tradhtuan, bashkëpunuan me pushtuesit, vranë e prenë, bënë sa mundën, që fitimtarët të mos e shkruanin historinë e fitores kundër pushtuesve. Këta të sotmit, lëvrinë si zvarranikët në llucë për të fshirë historinë e përgjakur të etërve të tyre dhe historinë më të lavdishme të popullit tonë, LANÇ dhe të çdo gjëje tjetër.

Detyra, apo roli i tyre, që kanë marrë përsipër, është i turpshëm. Është i turpshëm, sepse është kundër të vërtetave historike. Është i turpshëm, sepse, është mohues e poshtërues i sakrificave më njerëzore dhe i gjakut të derdhur për lirinë. Është i turpshëm, sepse këto dy çeta, përpiqen të mohojnë një nga vlerat më të mëdha të popullit shqiptar, antifashizmin që është edhe një vlerë botërore, dhe në vend të saj, duan të justifikojë e të përligjin ideologjinë më shkatërrimtare të historisë: nazifashizmin që, “jetës i jep arkivolin dhe ditës verbërinë“. Është i turpshëm, sepse, vetëm nazifashizmi bënë vrasje e dënime masive, pa gjyqe as fakte, siç kanë bërë këto dy çeta me kodosh, duke shpallur 265 personalitete “kriminelë”, pa asnjë fakt as vendim gjykate të provuar. I vetmi arsyetim është, luftuan fashizmin e çliruan Shqipërinë.

Anëtarët e “Bordit drejtues” dhe të “Këshillit shkencor” më real do të ishte, këshilli manipulator, nuk gjenden rastësisht në ato lista. Ata janë bij, bija, nipa, mbesa e gjak i helmuar dhe antishqiptar i atyre nga rrjedhin, ish tradhtarët e bashkëpunëtoret me pushtuesit. Njeri nga këta dhe kryetar i “Bordit drejtues”, Uran Butka. Ja diçka se nga vjen dhe cilët përfaqëson ky Butka në atë bord. “Pushtuesit italianë ishin sidomos të kënaqur me veprimtarinë sabotuese të Ali Këlcyrës në Gjirokastër dhe Safet Butkës në Kolonjë… Me porosi të spiunazhit italian një veprimtari të gjerë përçarëse zhvillonte Safet Butka… që në shkurt 1943, SIM, njoftonte qendrën e vet në Tiranë se, çeta e Safet Butkës merr detyrë nga qeveria dhe zhvillon propagandë kundër LANÇ, për ta bindur popullin të heq dorë nga kjo lëvizje..” (Hysen Tabaku, “Marrëveshja e turpit e Ballit Kombëtar”, gazeta “Dita” 17 Maj 2019 faqe 16). Ja edhe diçka tjetër për Uran falsifikatorin. Po bëhen 30 vjet që, Uran Butka, po i prin një taborri këmishëzinjsh për ta falsifikuar gjithçka me vlerë në 50 vjetët 1939-1990. Madje edhe për ngjarje që kanë ndodhur jashtë Shqipërisë. Uran Butka është autori i falsifikimit më banal e brutal i të vërtetave të LANÇ dhe i asaj që njihet si “Masakra e Tivarit” e 31 Marsit 1945. Lidhur me këtë ngjarje Profesori kosovar Akif Bajrami, i cili ka humbur babanë atje, ka studiuar tërë dokumentet e arkivit të Beogradit, dhe ka argumentuar se: “Tragjedinë e Tivarit e ka inskenuar Millovan Gjilasi për shkak të pësimit të babait të vet në një fshat të Pejës”. (Prof. Akif Bajrami, gazeta “Dita” 21 Dhjetor 2018, faqe 12). Patjetër që masakrën e kanë kryer ushtarakët që janë që të gjithë të argumentuar dhe me emra. Një studiues tjetër, po nga Kosova, ka publikuar dëshminë e njërit prej kriminelëve më antishqiptar që ka njohur historia A. Bankoviç, i cili ka thënë: “… kemi bërë krime çnjerëzore kundër shqiptarëve… Ua kemi kaluar edhe nazizmit… Në Tivar kemi vrarë për çdo serb 300 shqiptarë…”

Ndërsa serbë e malazezë thonë se: “Masakrën e kemi bërë ne”, falsifikatori Uran Butka, dhe një si punë deputete M. Doda, që e kishte shpallur veten deputete e të gjithëve e për gjithçka, tani e askujt, dhe shumë të tjerë sharlatanë banalë të çdo kallëpi, me qendër në atë Institut manipulimi, thonë me fodullëk: “Masakrën e Tivarit e ka bërë Enver Hoxha dhe komunistët…”. T’ pa ftyrë. Mashtrues banalë.. Sa t’pa ftyrë paskeni qenë!

Kjo listë prej 14-she, të “Bordit drejtues” dhe të “Këshillit shkencor”, 9 meshkuj e 5 femra, të ngjallin dyfish neveri, njëherë për rolin e turpshëm që kanë marrë përsipër dhe të asaj nga vijnë e çfarë përfaqësojnë. Kur lexon numrin e tretë të Bordit, Gëzim Peshkëpia, nuk ka se si të mos na kujtojë Eqerem Peshkëpinë, që gjenden në listën e kriminelëve të luftës me numrin 35. Apo të Etleva Shehut, që na kujtojnë tre emra të tjerë kriminelësh: Haki Shefik Shehu me numrin 59, Haki Rushit Shehu me numrin 67, Syrja Shefik Shehu me numrin 167 në listën e kriminelëve të luftës (AQSH, f.14/Ap,D 31). Mund të vazhdonim edhe më gjatë, edhe me të tjerë se si u gjendën në këtë palo institut si p.sh me: kryetarin e “Këshillit shkencor”, Erald Kapri, që përpiqet të përligjë hajdutërinë, perversitetin dhe tradhtinë e tradhtarit Ahmet Zogolli. Kuptohet, këta nuk kanë përgjegjësi se çfarë kanë bërë soji e sorollopi i tyre para 75 a 80 vjetësh. E rëndë dhe i dënueshëm është roli i tyre i tanishëm dhe i turpshëm për të falsifikuar të vërtetat. Dhe më pas të ndërtojnë, gjoja një kauzë tjetër, por të rreme. Kjo e fundit i poshtëron dhe i bënë të neveritshëm dhe të urryer në sytë e opinionit të shëndoshë. Është sa e çuditshme aq edhe e turpshme, që ato 5 femra (se nëna dhe zonja nuk e di a e meritojnë) në atë “Bord” e “Këshill”, ku kurdisen tjetërsimi i të vërtetave historike të popullit e vendit vet, të jenë prezent dhe aprovojnë mohimin e sakrificave të 6000 grave e vajzave që morën pjesë në LANÇ. Nga këto luftëtare 251 dhanë jetën ku 3 prej tyre, vajza u varën në litar. Ndërsa 12 vajza të tjera u internuen në kampet e fashizmit jashtë Shqipërisë.

Të gjitha këto mizori janë kryer nga etërit biologjik e shpirtëror me pushtuesit të anëtarëve që gjenden në atë institut kuplaraje. A nuk janë edhe këto 5 femra, bija të një nëne dhe nëna vet, motra vëllezërish e motrash, farefis e lidhje gjaku me disa të tjerë? Si mundet këto 5 anëtare në këto “Borde e këshilla” turpi, të punojnë e miratojnë mohimin e sakrificave dhe të jetës tyre? Ç’do t’u thonin këto, nënave të Bule Naipit, Persefoni Kokëdhimës, Margarita Tutulanit, Fato Berberit, Mine Pezës. Nimete Progonatit, që të gjitha Heroina të Popullit, e mund t’i pyetnin: Ore ç’kini me vajzat tona? Ato dhanë jetën për lirinë!

Po nënave të Vasil Laçit, Qemal Stafës, Vojë Kushit, Misto Mames, Tre Heronjve të Shkodrës, Pesë Heronjve të Vigut dhe mijëra të tjerëve, ç’përgjigje mund t’ju jepnin? Thjesht, mohen se ishin antifashist dhe dhanë jetën për të sjellë lirinë e popullit. Këtë që bënë ky Institut i bëjnë vetëm antishqiptarët.

Në datën 23 Maj 2019, në Kuvendin e Shqipërisë, u fol edhe për ISKK, që ka marrë përsipër dënimin e një epoke të tërë: 1941-1990, historinë, vlerat, luftën, arritjet, autorët dhe aktorët, papërjashtim. Aty foli edhe një deputet nga Lushnja, me një mbiemër si ferrë çiban (kështu i themi ne murrizit që njerëzit pasi e presin e djegin se është një ferrë infektuese, po të shpoi). Deputeti me dy M, ose m2, u shpreh me një gjuhë vulgare për LANÇ, partizanët dhe dëshmorët, gjuha e të cilit buronte nga një dituri e cekët, kulturë ordineri dhe dinjiteti në kuotën zero. Deputeti me dy M duke mohuar dëshmorët vetëm në disa qindra, vijoi duke i krahasuar me dele, lepuj, për nga trimëria, dhe se nuk janë vrarë pushtues sa na thonë e tjerë broçkulla. Këtë banalitet të deputetit çibani (Murrizi) nuk kanë guxuar ta thonë as dy pushtuesit. Meqenëse fashistët e ri me në krye Tufën e ballisto-zogistët nuk i dinë, edhe në se i dinë, nuk i thonë, po ua kujtoj.

Në LANÇ, u rreshtuan, deri në fund, 70.000 forca partizane. Nga këta dhanë jetën 28110 dëshmorë, ku 251 gra e vajza, 3 (tre) nga të cilat u varën në litar. Të plagosur ishin 12 650. Gjithsej dëshmor dhe të plagosur 30.760. Dëmet që na shkaktuan u llogaritën 1.6 miliard dollarë sipas kursit të vitit 1938. Por as pushtuesit nuk dolën pa u “lagur” siç thotë deputeti me dy M, Myslim Murrizi, me dy a treqind të vrarë. Nazifashistët gjetën ferrin e zi në Shqipëri. Ata lanë në Shqipëri 26.594 të vrarë, 21.245 të plagosur dhe 20900 robër, rreth 10 për qind të ushtrisë pushtuese. (Genocidi nazifashist dhe kolaboracionist kundër popullit shqiptar, 7 Prill 1939- 9 Maj 1945 faqe 7, Tiranë 2012).

Duke ditur numrin e pushtuesve, 700000 të organizuar në 15 divizione me armët më moderne të kohës, duke ditur edhe numrin e partizanëve shqiptar, që në fund të luftës arriti në 70.000, atëherë i takon për çdo 1(një ) partizan shqiptar të jetë përballë me 10(dhjetë) pushtues. Ky raport 1 me 10, është konsideruar befasues edhe për ushtarakët më të dëgjuar të Luftës së Dytë Botërore. Duke ju referuar përsëri shifrave, i takon që për çdo një të vrarë e të plagosur shqiptar, pushtuesit e paguan me 2.1 (dy pikë një) pushtues. Prandaj, i “nderuar” deputet Murrizi, këto shifra flasin për trimëri dhe atdhetari të shkallës më të lartë të vetëdijes partizanëve dhe dëshmorëve shqiptar. Duke të gjykuar si Nihilist të pa ditur, ashtu siç u paraqite ti në Kuvend, edhe unë them se: ai pushtet që doli nga ajo luftë e nga ato sakrifica, ku derdhën gjakun tërësisht dhe pjesërisht 30.760 partizan (të vrarë e të plagosur), paska bërë disa “gabime” ndaj brezave paraardhësve tuaj, e më pas edhe ndaj jush. “Gabimi” i pushtetit pasluftës është se: Ju hoqi morrat, malarien, tifon e tuberkulozin, urinë, ju hapi sytë e mendjen, ju hoqi beun nga zverku, dhe ty bishtin e buallicës, sepse do të ishe duke i kullotur në këneta e moçale.

Qëndrimi, sjellja dhe angazhimi i Agron Tufës, Çelo Hoxhës e Uran Butkës e të tjerëve në atë Institut, si profashist, është i shkallës së rrezikshme shumë të lartë. Çudia, krimi dhe paturpësia e kësaj tufe nihilistësh, nuk është si e disa kalemxhinjve të reaksionit që predikojnë e bëjnë thirrje për harresë të vlerave antifashiste, apo të pajtohen midis dy palëve. Këta nihilist me në krye Tufën e Butkën, ja kanë kaluar edhe kryefashistit parë të Europës Frankos së Spanjës. Frankoja ngriti Kryqin e Madh të Pajtimit në kujtim të të vrarëve nga të dy palët gjatë Luftës Civile. Këta fashistët tanë, Agron Tufa, Çelo Hoxha dhe falsifikatori Uran Butka, nuk bëjnë thirrje për pajtim. Apo në rastin më të keq për heshtje si fashistët e tjerë në Europë. Sepse, edhe fashistët me të ri, në ato vende ku ka lindur fashizmi, kur shohin, dëgjojnë e lexojnë krimet e eterëve të tyre tmerrohen. Ndërsa këtyre tanëve nuk ju bënë asnjë përshtypje as nuk tronditen, për asnjë lloj krimi nazifashist që është bërë në Shqipëri, gjatë kohës 1939-1944. Duke e sfiduar Frankon, këta tanët, nuk kërkojnë pajtim, por mohojnë gjithçka, akuzojnë gjithkënd dhe kërkojnë hakmarrje. Tufën e tufat nuk i trondisin krimet e nazifashizmit kundër shqiptarëve të vet. Ata, i trondisin vetëm plejada e lavdishme e luftëtarëve antifashist që u ngritën 80 vjet më parë për të dëbuar pushtuesit. Ata i ngjajnë një toge nazistësh të egër që kërkojnë të rifitojnë terrenin e humbur. Këtë që bëjnë tufa e Tufës në Shqipëri, nuk kanë guxuar ta bëjnë as hitlerianët më besnikë të Rajhut Tretë. Këta fashist duhet dënuar ashpër si: mohues, përdhunues e poshtërues të vlerave më të mëdha, atë të LANÇ e të gjakut të dëshmorëve dhe heronjve që sollën lirinë. Këta duhet dënuar edhe si mohues dhe poshtërues i vlerave të antifashizmit në Luftën e Dytë Botërore. Duhet dënuar edhe si ëndërrimtar, si stimulues dhe përkrahës i një fashizmi të ri. Këta fashistë duhet dënuar edhe për shkelje të ligjit lidhur me përdorimin e publikimin e dokumenteve sekret, dhe të shpërdorimeve të fondeve publike për të shtrembëruar të vërtetat historike. Dhe çudia e çudirave është se, ky tabor mashtruesish, tani e kaq vjet, me “xhepat e plotë e barkun kodër”, – siç thoshte Fishta, kanë ndërtuar jetën e luksit deri në shpërdorim, botojnë libra e akuzojnë pa fakte me parat e taksave të atyre fëmijëve e familjeve, të atyre heronjve dhe dëshmorëve që i akuzojnë dhe i quajnë “kriminel”.

Tufa dhe tërë tufat e korbave të zi, të pasviteve ‘90-të të shekullit kaluar, anti-shqiptarizmin dhe profashizmin, e motivojnë si luftë kundër komunizmit. Kjo është një teori e vjetër, e demaskuar, edhe te ato vende që e pollën. Edhe në Shqipëri i ka dalë boja kësaj dhe atyre që po bëjnë të qindtat me këtë maskë. Antikomunizmi në Shqipëri nuk është kurrë atdhetari, por fashizëm. Aq më pak kur kjo tezë, përpiqen ta mbrojnë pasardhësit e kriminelëve, të tradhtarëve dhe bashkëpunëtorëve e sojit Tufës, Hoxhës e Butkës etj.

Agron Tufa është një mostër antikomuniste i një lloji të veçantë edhe nga ata antikomunistët më të rrezikshëm të Hitlerit. Duke u maskuar me antikomunizmin, ai, na shfaqet një antishqiptar i tërbuar, një aspirant a kandidat për një kryefashist, të paktën një Gebles i vogël allakatundari me unin e tij anadollak. Ndoshta për t’u ngjarë a imituar baballarët shpirtëror, kryefashistin e parë shqiptar Ernest Koliqi dhe Kol Bib Miraka, ku të parin e vajtojnë edhe sot si kalemxhi, por nuk e thonë kurrë se ishte kryetari i Partisë Fashiste. Ndërsa të dytin si zv.sekretar i Partisë Fashiste Shqiptare. (Genocidi nazifashit 7 Prill 1939-9 Maj 1945, faqe 113). Jo më kot që të dy gjenden në listën e kriminelëve të luftës. Ernest Koliqi me numër 39, ndërsa Miraka me numrin 95 (ASHQ, F 14/Ap. D 31).

Është i veçantë Tufa si antishqiptar, sepse, ndryshe nga ky, nuk është deklaruar asnjë fashist gjerman, italian a japonez që të jetë deklaruar kundër vlerave të vendit të vet. Llafazanëria e rrugëve, mejhaneve dhe kuplarajave djathtiste me ish bijtë e tradhtarëve, thonë se Tufa nga qenka një “intelektual, shkrimtar, poet e përkthyes”. Në këndvështrimin tim, këto tituj nuk jepen nga tifozeria e kodoshave në klube pijanecësh. Aq më pak nga antishqiptarët. Këto vlera nuk dhurohen. Ato përfitohen e meritohen me punë në shërbim të vendit tënd dhe të progresit shoqëror. Në rastin e Tufës, këto janë glorifikime delirante. Dhe kur tipa të tillë i zë deliri i madhështisë, nuk dinë se çfarë bëjnë. Këto e kanë çuar Agron Tufën në delirin e madhështisë falso, duke i pa të gjithë nga maja e Olimpit, edhe pse vetë Tufa zvarritet në llumin antishqiptar. Që nga këneta me ujë të pistë, kërkon të baltos shqiponjat që fluturojnë lart (kupto vlerat kombëtare). Humanizmi i shkrimtarit, ëmbëlsinë e poetit, horizontin e intelektualit dhe aftësia e përkthyesit, Agron Tufa, i ka mbyllur përjetësisht në tenxheren e tij (Romani i tij “Tenxherja”). E thënë më qartë, këto vlera që ja reklamojnë, nuk janë atribute të tij. Madje as nuk janë kultivuar kurrë në shpirtin e tij. Tek fashistët nuk ekzistojnë vlerat e humanizmit. Si përkthyes, nga rusishtja, u përpoq boll që poetin komunist, poetin e Leninit, V. Majakovskin, ta paraqiste si antikomunist (në përkthim) por dështoi. Si përkthyes, Tufa, la edhe një turp pas. Sulmoj publikisht dhe jo profesionalisht, poetin dhe përkthyesin e talentuar Q.Sh, çka tregon për karakterin e tij të dobët. Ja pse mendoj kështu, Vijomë.

Në radhët e LANÇ 1939-1944 pati edhe shumë shkrimtar, poet, intelektual, artist e krijues. Në këtë luftë të lavdishme e dhanë jetën me armë në dorë, në litar, para togave të pushkatimit dhe në tortura në hetuesi, nga pushtuesit, ballistët bashkëpunëtor me pushtuesit, antikomunistët e Tufës, 24 poet, ose me të dhëna shumë premtuese poetike, nga mosha 15 vjeçe siç ishte Nimete Progonati dhe më i madhi, 34 vjeç Memo Meto, ku 9 prej tyre Heronj të Popullit. Por një popull i vogël sa Shqipëria, me 28110 dëshmor, ku në të rënët kishte me qindra krijues që rrokën armët për lirinë, të kemi 24 poet dëshmor, është një rekord më veti. Është më i larti në tërë botën për numër popullsie. Kishte dhe nga dy nga një familje, siç ishin Margarita vetë 19 vjeçe dhe i vëllai Kristaq Tutulani. Prirja e popullit në luftë kundër fashizmit, i kaq krijuesve me penë e pushkë tregon shkallën e lartë të përgjegjësisë atdhetare. Pikërisht këta poet heronj e dëshmor, dhe të gjithë të tjerët që patën fatin ta shohin lirinë, kërkon të dënojnë A. Tufa, me heshtje, me ndalim të krijimtarisë tyre. Madje edhe krijimtarinë e të tjerëve kushtuar poetëve dëshmor, me dënimin si “kriminel”. Nuk mund ta them se si do të ecte jeta dhe krijimtaria e tyre në një Shqipëri të çliruar. Për dy gjëra i them me kompetencë se: Asnjë nga 24 poetët dëshmor nuk do të dënonte e të mohonte Luftën Antifashiste NACL dhe krijimtarinë poetike kushtuar luftës dhe kolegëve vet poet, si Agron Tufa. Asnjë nga këta 24 poet dëshmor, nuk do të degradonte në një sharlatan banal duke zbritur në një kalemxhi nazifashist si Agron Tufa. Nisur nga fakti i angazhimit me penë e pushkë në luftë, duke ditur aktin e flijimit në emër të lirisë, gjykuar nga krijimtaria që na kanë lënë, askush nuk mund të më kundërshtojnë kur shpreh mendimin se: nga 24 poetët dëshmor po të ishin jetgjatë, do të kishim, mundet, edhe Naim, Migjen, Arben Duka, Moikom Zeqo, Hysni Millosh, Frederik Reshpe etj. Ata kishin ëndrra të mëdha për t’i bërë realitet në vitet e lirisë, në Shqipërinë e çliruar. Këtë na i ka thënë bukur poeti partizan Perlat Rexhepi:

Një Pushkin dua të bëhem,

një Majkovsk pa dyshim,

si Migjeni dua të ngrihem,

si gojëembli Naim.

…………….

Shekspir të arrij në dramë,

Enrik Hajne n’poezi,

si Algeri me famë,

Shqipërisë t’i thurr lavdi….

…………………….

Poeti partizan Perlat Rexhepi nga Vajza e Vlorës, u vra në Shkodër më 22 Qershor 1942 nga një fshatar ballist i veshur me uniformën e milicisë fashiste që Agron Tufa, Çelo Hoxha e Uran Butka, krenohen me këtë kriminel. Rrethanat e vrasjes së Perlatit janë tronditëse. Janë tipike fashiste ballisto- zogiste të Xhafer Devës. Pasi ishin vrarë Jordan Misja dhe Brenko Kadia, Perlati, kishte mbetur i plagosur në krahun e majtë. Me këmishën e trupit kishte lidhur plagën. Shtëpia ku luftohej prej disa orësh ishte spërkatur me benzinë dhe digjej. Përveç predhave nga tërë anët, binte mbi heronjtë edhe çatia që digjej. Perlati, afrohet tek dera dhe me armë e granata kërkon të çaj rrethimin. Ndërkohë pushtuesit dhe mercenarët ballist shqiptar e kishin humbur durimin. Kërkonin një trim që të thyente derën e shtëpisë dhe të vriste tre heronjtë. Doli një fshatar ballist dhe shqyen derën. Përballë u gjend me Perlatin.Që të dy qëlluan njëkohësisht. Që të dy mbetën të vdekur kokë më kokë. Një ballist tjetër i afrohet Perlatit dhe e qëllon edhe pesë herë me pistoletë për së vdekuri, si hakmarrje, sepse ballisti i vrarë nga Perlati, ishte i vëllai gruas tij. Sa ngjashmëri, ballistët me fashistët, pa pikë dinjiteti njerëzor, qëllojnë edhe të vdekurin. Poeti partizan Perlat Rexhepi, ndryshe nga të tjerët, u vra katër herë. Një herë nga ballisti i parë, një herë nga ballisti i dytë përsëvdekuri, së treti kur ju rrëzuan monumentin, pas vitit 1990, dhe se katërti, nga fashistët e ri, Agron Tufa e Çelo Hoxha. Këtë duhet ta dinë mirë edhe deputeti ballist që mburret se është i tillë A. Alimadhi. Vetëm në Shqipëri ndodh me zogistët e ballistët që mburren me krimet dhe krenohen me turpet e etërve tyre. Të mburresh me krimet e turpet do të thotë: dinjiteti i tyre njerëzor ka zbritur në nivelin e kafshës. Është shumë e çuditshme se si, vetëm në Shqipëri, me këta kodoshët tanë, në çdo kohë, ndodh që: karrierën, pushtetin, pasurinë, mirëqenien i kërkojnë dhe i ndërtojnë vetëm mbi bazën e pabesisë, të tradhtisë, të fatkeqësisë, të poshtërimit, të gjakut derdhur dhe të mohimit të vlerave dhe vet kombit vet. Ky është një turp i padegjuar.

Për të kuptuar sa e ndyrë, sa banale dhe sa antishqiptare është sjellja e këtyre fashistëve, po sjell edhe një fakt tjetër. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, nga nazifashistët italo-gjerman- japonez, u vranë shumë intelektualë e krijues nga çdo vend që pushtonin. Por Tufa dhe Çelo, i tërë soji i tyre çudisin tërë dynjanë dhe sfidojnë edhe kalemxhinjtë me të zellshëm të nazifashizmit kudo në botë. Asnjë nga kalemxhinjtë e fashizmit, sado të zellshëm e besnik që ishin, nuk kërkuan për të ndëshkuar kolegët e vet shkrimtar e poet, për arsye pesë ishin antifashist. Aq më pak për t’ju ndaluar krijimtarinë. Ndërsa mendja e çartur e këtyre tanëve, shkon përtej të gjithëve dhe përtej gjithçkaje, asgjësim fizik, monumentet, librat, poezitë, këngët e filmat. Madje edhe kujtesën e brezave që po rriten. Ata, kërkojnë të shpërlajnë trurin. Edhe pse në çdo kohë e në çdo vend dënimi jepet pasi faktohet dhe individualisht, këta kërkojnë të dënojnë tërë një epokë, dëshmorët dhe heronjtë e saj. Prandaj them se, tërë plehrat që janë ngritur për të mbuluar malet e krenarisë sonë, duhet t’ju tregohet vendi.

Pafytyrësia e këtyre mashtruesve nuk ka kufi. Edhe ato që i dinë e tërë bota duan t’i mohojnë. Në listën e “kriminelëve” të shpallur nga këta falsifikatorë, Enver Hoxha dhe Sadik Bekteshi, nuk figurojnë si themelues të PKSH. E ndërsa nuk figurojnë dy themelues shqiptar, vihen themelues dy të huaj, jugosllav: Dushan Mugosha si themelues i PKSH dhe zv.komisar i D.Brigates pare sulmuse .Miladin Popovic si themelues i PKSH dhe drejtues   de facto i saj. Mashtrues banal! Dy të huajt t’pa arsimuar mjaftueshëm, nuk njihnin as historinë as gjuhën tonë, njeri mezi ecte e tjetri mezi fliste (njeri topall e tjetri tuberkuloz) na paskan ardhur në Shqipëri, paskan mbledhur një grup njerëzish e u paskan thënë: “Eja t’ju krijojmë një parti, t’ju udhëheqim partinë dhe luftën e t’ju çlirojmë“ e tjera broçkulla.  Kjo s’ka ndodhur kurrë, e nuk mund të ndodhë në asnjë vend. Dy të huajt ishin thjesht kordinator midis dy vendeve në dobi të forcimit të PKSH dhe të LANÇ dhe kaq. Vendimet dhe fatet për luftën dhe lirinë i projektuan dhe zbatuen nga vetë shqiptarët. Edhe ata dy të huaj po të ishin gjallë sot, nuk do t’i pranonin këto “merita”. Do të çuditeshin me bijtë e bashkëpunëtorëve të vet të dikurshëm. Por, nejse, gjithmonë dashakeqët e Shqipërisë, sukseset ua dedikojnë të huajve, ndërsa dështimet shqiptarëve. Ndryshojnë rolet e personazheve dhe të vlerave, duke u kthyer në nihilist.

Në vitin 1997, deputeti piktor i PD, Alush Shima, në Kuvendin e Shqipërisë, kërkonte me zë e figurë e publikisht, përdorimin e armëve kundër popullit të Jugut vendit, të cilët kërkonin pasuritë e humbura. Në vitin 2018, Agron Tufa, po nga Dibra, shpall “kriminel” me N/55 në listën e Çelos, piktorin e madh Foto Stamo, sepse kishte qenë partizan dhe ka luftuar nazifashizmin. ISKK dhe Tufa nuk kërkojnë dënimin e piktorit shkarravinave abstrakte Alush Shima, sepse gratë e fëmijët, mbarë populli i Jugut vendit, ishin “rebel komunist”. Ndërsa partizani dhe piktori i ardhshëm Foto Stamo, kishte luftuar pushtuesit. Rasti është i pashembullt, por jo i vetëm. Eshtë i njëjtë me një tjetër në vijim. Ashtu si në ato vende ku lindi fashizmi, ashtu si në Shqipëri kur na pushtuen, ashtu si tradhëtarët shqiptar bashkë me pushtuesit si Agron Tufa e Çelo Hoxha mbas 75 vjetësh të fitores mbi fashizmin, kërkojnë t’i shpallin “kriminel” të gjithë. Arsyeja është se: Gjithmonë shkrimtarët e poetët, udhëheqësit dhe prijësit popullor atdhetar, i kanë udhëhequr e frymëzuar popullin e tyre. Ja kanë zgjuar vetëdijen për të kuptuar rrethanat historike në dobi të lirisë e të progresit shoqëror. Pikërisht prej këtyre vlerave, për këto role zgjimi e formimi i shkrimtarëve e poetëve, kishte frikë fashizmi, ka frikë edhe Agron Tufa e Çelo Hoxha. Gjatë viteve 1936-1948, gjatë e pas Luftës së Dytë Botërore, në vendet fashiste dhe ato që pushtuan, u vranë 57 poetë nga më të dëgjuarit e botës. Të gjithë këta janë vrarë si antifashist, por në vendet e tyre janë të nderuar. Madje edhe studiohen e përkujtohen. Ndërsa këtu në Shqipëri, i shpallin “kriminel” dhe kërkohet t’u ndalohet e tërë krijimtaria nga Agron Tufa, edhe në cilësinë e pseodeputetit.

Ndryshe nga çdo vend tjetër, me këto marrëzira shqiptare, heronjtë dhe dëshmorët u vranë tre herë: kur u vranë nga pushtuesit e tradhtarët, një herë tjetër pas viteve 90-të kur ju rrëzuan monumentet dhe libitarët dhe tani duke i shpallur “kriminel” nga ISKK i Tufës. Këta idiot të mesjetës, nuk e kuptojnë faktin se: Heronjtë tanë nuk janë vrarë. Ata vetëm kanë marrë plagë. Sa më shumë plagë në trupin dhe jetën e heronjve, aq më e madhe bëhet pavdekësia e tyre. Prometeu, psh nuk do të quhej Promete, në se nuk do të bëhej simbol i qëndresës universale, po të mos kishte marrë aq shumë plagë. Dihet se Prometeu dhe Çezari ishin kundërshtar. Kur kundërshtarët ja dhunuan monumentin Prometeut, Çezari urdhëroi dhe monumenti u vendos brenda ditës. Këta horrat tanë harrojnë se, Heronjtë tanë, në çdo kohë e kanë frymëzuar dhe udhëhequr popullin tonë me shembullin e tyre edhe në të gjallë edhe nga monumentet edhe nga varret. Edhe pse ju kanë dhunuar varret, edhe pse ju kanë rrëzuar përmendoret, edhe pse i shpallin “kriminel”, ata nuk mund t’i heqin nga historia, sepse janë ne këngë e poezi dhe në shpirtin e popullit brez pas brezi. Neoballistët e Tufës dhe vetë Tufa, pak kohë më parë, tentoi, ashtu si Hitleri dhe Geblezi më 1933 urdhëruan djegien e librave të Hajnes, Tomas Manit, Remarkut, Vajnerit, Tuholskit e të tjerë, edhe ky shpalli publikisht ndalimin e çdo krijimi për luftën, dëshmorët, heronjtë si: libra, filma, poezi, këngë të kohës 1941-1990. Por vlerat e luftës, heronjtë dhe dëshmorët e saj, tashmë janë bërë pjesë e vlerave të jetës dhe shpirtit popullit. Dhe kush nëpërkëmbë vlerat dhe shpirtin e popullit, përfundon në ferrin e zi siç përfunduan tradhtarët e 75 vjetëve më parë dhe soji i tyre që lindën më pas: O t’pa ftyrë.

DITA

 

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Make a website for freeWebnode