RRUSTEM GECI
A R G J I R I
Krejt në fillim ishte ajri
ishte uji, fryma dhe shiu
dielli, mëngjeset, mesdita
pemët e egra të fushave
Krejt në f i l l i m ishte
bari, shkretëtira gjelbërt
shija e bukës dhe kripës
zanafilla e plot fillimeve
Krejt në fillim ishte dora
tërmetet dhe fatkeqësitë
e krejt mëpastaj ia behën
kaosi i lashtë a n t i k
Krejt në fillim ishte era
kufijtë tanë të arbërit
shqipja shqip e shqipeve
adresa jonë e g j a k u t
(Marrë nga libri “Lulet e bungut”)