A PO E VAZHDON DICK MARTY, LUFTËN ANTISHQIPTARE TË MILOSHEVIÇIT ?

 

A PO E VAZHDON DICK MARTY, LUFTËN ANTISHQIPTARE TË MILOSHEVIÇIT ?

Shkruan: Tafil DURAKU

Fatkeqësisht, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, duke u bërë krah i proserbit Dick Marty dhe aleatëve të tij në atë Këshill, si dhe krah i luftës së tij politiko-diplomatike e sistematike kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve, po e tregon fytyrën e vërtetë edhe të Evropës plakë, e cila, e copëtoi Shqipërinë dhe shqiptarët, sipas apetiteve të fqinjve dinakë të tyre: Serbisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Greqisë, etj., duke përplotësuar e përmbushur edhe interesat dhe kërkesën gjeostrategjike, antishqiptare e antiamerikane, të Moskës fashistoide.

Në këtë pikëpamje, lufta politike dhe antishqiptare e Dick Marty-t nuk qëndron fare, sepse, nuk ka themele të qëndrueshme të teorisë së tij shtërpe, mësa pat lufta e Milosheviçit për t’i mbajtur për koloni edhe në shekullin 21 tokat e pushtuara shqiptare, ato që ende nuk kishte arritur t’i spastronte nga elementi etnik e autokton iliro-shqiptar, siç e spastroi më 1912 e këtej Sanxhakun e Nishit, deri në lumin Danub dhe vazhdoi ta spastronte po elementin shqiptar edhe pas Luftës së Dytë Botërore, e, edhe pas luftës së fundit të UÇK-së shqiptare.

Milosheviçi, me aleatët moskovitë, bëri luftë pushtuese në Kosovën shqiptare, ku, në kurriz të shqiptarëve ushtroi gjenocid e etnocid të paparë dhune e terrori. Luftën e tij, pos Moskës, po e mbështesin edhe dy ushtarë të zëshëm të saj, në planin politiko-strategjik, (pro)serbët: thinesha Carla Del Ponte dhe thishkau tjetër, Dick Marty.

Meqë Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e miratoi raportin e Dick Marty-t, për hetimin e pretendimeve të tij për trafikim të organeve të civilëve serbë nga ana e ish UÇK-së në zonën kufitare ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, të cilat,  fillimisht, janë ngritur nga ish-kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës, Carla Del Ponte, në librin e saj titulluar “Gjuetia”, botuar në vitin 2008. Dhe, këtu, APKE ra në provim të rëndë njerëzor e “nacional”. Dick Marty u nda shumë i entuziazmuar dhe u ndie tepër triumfues pse i doli aq krah të pavërtetës përverse serbomadhe dhe antishqiptare. Dhe, pas miratimit të atij raporti, Dick Marty mund të ndihet më i fortë se kryekrimineli i Evropës, Slobodan Milosheviçi, i cili ushtroi krim policor, paramilitar dhe ushtarak kundër shqiptarëve në trojet e veta etnike e autoktone, dhe, tash, dymbëdhjetë vjetë pas luftës së lavdishme të UÇK-së, del një Dick Marty dhe ushtron tjetër terror, por, të natyrës politiko-diplomatike, për të çuar ujë në mullirin e Serbisë fashiste e pushtuese të shekullit 21.

E, kur jemi këtu, Dick Marty dhe aleatët e tij duhet ta dinë dhe ta kenë shumë të qartë se gjenocid, etnocid, trafikim të paligjshëm organesh ka bërë Serbia e kryekriminelit të Evropës, Slobodan Miloshviç dhe njerëzit e tij, siç është Dick Marty&Co, dhe, jo kurrsesi UÇK-ja dhe njerëzit e saj. Pra, nëse është dikush për t’u hetuar, është Serbia, paramilitarët, policia dhe ushtria pushtuese e Milosheviçit, dhe, jo, askush tjetër, sepse, e paska pasur një partner të fortë siç është Dick Marty dhe Zvicra e tij me Carla Del Ponten mafioze, që është shumë e pasur dhe ka mundësi për t’u marrë me të tilla veprime çnjerëzore. Dhe, këtu, kam një pyetje për Dick Marty-n dhe për Këshillin e Evropës, që ka miratuar raportin e tij: Ç‘është bërë me organet e  mbi 2000 shqiptarëve të pagjetur deri më sot?!... Pse hedhni gurin e fshihni dorën, ju, zonjat dhe zotërinjtë e Evropës, që Evropën doni ta mbani sikurse në mesjetë, ekskluzivisht - “demokratike” dhe antishqiptare?!... Ç‘u ka bërë Shqipëria dhe shqiptarët?! Apo, këtë e bëni, si dëmshpërblim ndaj tyre, pse shqiptarët e kanë mbrojtur Evropën (fjalë iliro-shqipe: E u ropëm, e u ropën, e bëmë veten copë-copë, pirishan) dhe krishtërimin evropian nga pushtimi osman?!...

Por, është me rëndësi të shihet çfarë e çka tha z. Dick Marty, pas miratimit të raportit të tij në KE, citojmë: "Unë besoj se Asambleja e ka kuptuar në mënyrë perfekte se ky raport nuk është dhe nuk ka qenë kurrë një raport kundër Kosovës, kundër Shqipërisë, e, mbi të gjitha, në asnjë mënyrë kundër popujve të këtyre dy vendeve.
E kundërta është e vërtetë pasi në faqen e fundit të këtij raporti kam shkruajtur se ambicia ime është të jem zëdhënësi i këtyre burrave dhe këtyre grave që jetojnë në rajon, që kanë të drejtë për mirëqenie, që kanë të drejtën për të pasur një demokraci të vërtetë dhe që kanë të drejtë për të pasur një klasë politike të pastër, të ndershme dhe efikase” (Strasburg, E. B., Alsat-M)

 

Dhe, për të gjitha këto pikëpamje të tij “njerëzore” dhe serbomëdha, duhet të ngrisim shumë pyetje, të cilat duan përgjigje të ngutshme dhe vlerësim e qasje të drejtë. Pse Dick Marty i ndanë shqiptarët në dy vende (Kosovë-Shqipëri), kur edhe Dick Marty e edhe Evropa plakë e di mirë se shqiptarët janë autoktonë në trojet e veta etnike, shekuj me radhë?!... Madje, Dick Marty duhet ta dijë, sikurse edhe Evropa plakë se në këto “dy vende” nuk janë dy popuj, por është një popull dhe ai është POPULLI (KOMBI) SHQIPTAR, ndërsa, të tjerët që jetojnë në “ato dy vende”, janë pakica tjera kombëtare, siç janë pakicat gjithkund në botë.

Madje, në pjesën e dytë të deklaratës së tij, Dick Marty, del edhe më konfuz, por, jo edhe i paqëllimshëm. Po, zotëria e tij, a e di se në rajon, ata burra dhe gra që zë ngoje, janë shqiptarë autoktonë, që para se të jenë gjithçka tjetër ata kanë të drejtën e tyre ekskluzive të jenë shqiptarë dhe të trajtohen barabar me popujt e tjerë të Evropës demokratike dhe të botës së civilizuar, në Shqipërinë e tyre - SHQIPËRI?!... Kjo do t’i flinte Dick Marty-t dhe të tjerëve, sepse, kjo ëhstë e vërteta.

Por, ajo po shihet për dritë dielli, e, po dihet, tashmë, botërisht. Atë që e nisi kryekrimineli i Evropës, Slobodan Milosheviçi, me paramilitarët, policinë dhe ushtrinë e tij, po e vazhdon Dick Marty me ushtrinë e tij “parlamentare” në Këshillin e Evropës.

Burojë, më 26 janar 2011

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Make a website for freeWebnode